11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ta njohim xhaminëXhamitë janë pjesë e pandarë e shoqërisë muslimane. Ato janë simbol i vendeve islame. Populliturk gjatë historisë i ka kushtuar rëndësi të veçantë ndërtimit të xhamive. Nga gjiri i këtij populli kanëdalë arkitektë, mjeshtëria e të cilëve edhe sot e kësaj dite është e paarritshme. Ata lanë xhami kryevepra,të cilat nuk e kanë shoqen askund në botë.Xhamia: Vendi në të cilën muslimanët bëjnë ibadet bashkërisht quhet xhami.Mesxhid: Kështu quhet vendi ku falet namaz. Xhamitë e vogla quhen mesxhide.Si zakonisht nëpër mesxhide falen pesë kohët e namazit, ndërsa jo edhe namazi i xhumasë dhe ibajrameve.Pjesët e xhamisë:Mihrabi: Është pjesa me gji (e futur në mur sh. p.) në drejtimin e kibles ku imami qëndron gjatëudhëheqjes së xhematit në namaz.Minberi: Është vendi i lartë me shkallë që imami ligjëratat e së premtes dhe të bajrameve i jep ngaky vend.Qursija: Është vendi pak i ngritur ku ulen ligjëruesit gjatë ligjërimeve nëpër xhami.Minarja: Është ndërtesa e lartë e ngjitur me xhaminë e ndërtuar enkas për t’u thirrur ezani.Sherefeja: Kështu quhet pjesa që e rrethon minaren me dalje nga ku këndohet ezani. Deri <strong>këtu</strong>dilet nëpërmjet shkallëve që gjenden mbrenda minaresë. Si zakonisht nëpër minare gjendet një sherefe.Mirëpo, ka minare që kanë më tepër se një sherefe.Alem: Është pjesa që vihet në maje të minaresë në formë të gjysmëhënës.Mënyra e faljes së namazit me xhematStatusi i atyre që e ndjekin imamin që nga rekati i parë:Ai që falet pas imamit, e bën nijetin për namazin të cilin do ta falë, por edhe e cek se e përcjellimamin, si për shembull mund të shohim sesi falet farzi i drekës:1) Nijeti bëhet kështu: “Vendosa për Allahun ta fal farzin e drekës së sotme, iu mbështetaimamit”.Ai i cili falet me xhemat në të gjitha namazet që e përcjell imamin, në fund të nijetit e shton fjalinë“iu mbështeta imamit”.2) Pasi të marrë imami tekbir, menjëherë pas tij merr edhe xhemati, i lidhin duart, e lexojnë“Subhaneken” pa zë dhe heshtin. Xhemati përveç Subhanes në asnjë rekat tjetër në këmbë nuk lexonasgjë, pos në namazet që lexohet me zë, kur imami ta përfundojë suren Fatiha xhemati thotë pa zë“amin”.3) Në ruku xhemati thotë tri herë “Subhane rabbijel’adhim” imami duke thënë “Semiallahu limenhamideh” pasi të drejtohet në këmbë, xhemati thotë; “Rabbena lekel hamd”. Edhe në sexhde xhematitri herë thotë “Subhane rabbijel’ala”.4) Gjatë uljeve xhemati bashkë me imamin lexon: Ettehijjatin, Allahumme sal-li, Allahumme barik,Allahumme rabbena, Allahumme rabbenagfirli dhe bashkë me imamin japin selam.Ai i cili falet me xhemat pas imamit, duke marrë tekbir, duke shkuar në ruku, duke u kthyer ngarukuja, gjatë shkuarjes në sexhde, duke u kthyer nga sexhdeja dhe duke dhënë selam, duhet të mos dalëpara imamit, por ta përcjellë atë.Ai i cili e arrin imamin në ndonjë rekat pa u çuar nga rukuja, pra nëse pasi ta bëjë nijetin në këmbëe arrin atë në ruku, llogaritet se atë rekat e ka plotësuar.81

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!