11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Statusi i atyre që e përcjellin imamin nga rekati dytë:Ai i cili nuk e ka arritur imamin në ruku, aty ku e ka arritur e bën nijetin, merr tekbir dhe lidhet pasimamit. Kështu e vazhdon namazin bashkë me imamin. Në uljen e fundit e lexon “Ettehijjatin” dhepret që imami të japë selam. Kur imami të japë selam në anë të djathtë duke thënë “Allahu ekber”, ai padhënë selam ngrihet në këmbë për ta falur rekatin të cilin nuk e ka arritur. Në këmbë lexonSubhaneken, eudhu-besmelen, Fatihanë dhe një sure. Pastaj e bën rukunë, sexhden dhe rri ulur. Gjatëqëndrimit ulur lexon: Ettehijjatin, Allahumme sal-li, Allahumme barik, Allahumme rabbena dheAllahumme rabbenagfirli. Pastaj e përfundon namazin duke dhënë selam më parë në anën e djathtë epastaj në të majtë.Statusi i atyre që e ndjekin imamin nga rekati i tretë:Ai i cili e arrin imamin në rekatin e tretë, në një namaz katërrekatesh, në uljen e fundit e lexon“Ettehijjatin” dhe pret që imami të japë selam. Kur imami jep selam në anë të djathtë, nuk jep selam,por duke thënë “Allahu ekber” ngrihet në këmbë dhe dy rekatet që nuk i ka arritur i plotëson kështu:Këndon subhaneken, eudhu-besmelen, Fatihanë dhe një sure. Pasi ta bëjë rukunë dhe sexhden dukethënë “Allahu ekber” ngrihet në këmbë. Pasi ta lexojë Besmelen, Fatihanë dhe një sure bën rukunë,sexhden dhe rri ulur. Gjatë qëndrimit ulur këndon: Ettehijjatin, Allahumme sal-li, Allahumme barik,Allahumme rabbena dhe Allahumme rabbenagfirli. Dhe, duke dhënë selam së pari në anë të djathtë epastaj në të majtë, e përfundon namazin.Ai i cili e ndjek imamin në namazin e akshamit dhe të vitrit të cilat janë trerekatëshe, rekatin që earrin, e fal bashkë me imamin. Në uljen e fundit e lexon “Ettehijjatun” dhe pret që imami të japë selam.Kur imami jep selam në anë të djathtë, ai nuk jep selam, por thotë “Allahu ekber”, ngrihet në këmbë,lexon Subhaneken, eudhu-besmelen, Fatihanë dhe një sure. Pasi ta bëjë rukunë dhe sexhden, rri ulur.Duke qëndruar ulur lexon vetëm Ettehijjatin dhe duke thënë “Allahu ekber” ngrihet në këmbë, lexonBesmelen, Fatihanë dhe një sure. Pasi ta bëjë rukunë dhe sexhden rri ulur. Gjatë qëndrimit ulur lexon:Ettehijjatin, Allahumme sal-li, Allahumme barik, Allahumme rabbena dhe Allahumme rabbenagfirli.Dhe, duke dhënë selam së pari në anë të djathtë e pastaj në të majtë, e përfundon namazin.Si vepron ai që e arrin imamin në rekatin e katërt në një namaz katërrekatësh:Ai përsëri rekatin që e ka arritur e falë bashkë me imamin, në uljen e fundit e lexon “Ettehijjatun”dhe pret që imami të japë selam. Kur imami jep selam në anë të djathtë, nuk jep selam, por thotë“Allahu ekber” ngrihet në këmbë, lexon Subhaneken, eudhu-besmelen, Fatihanë dhe një sure. Pasi tabëjë rukunë dhe sexhden, rri ulur dhe lexon vetëm Ettehijjatun dhe duke thënë “Allahu ekber” ngrihetnë këmbë dhe e lexon Besmelen dhe Fatihanë. Pasi të bëjë rukunë dhe sexhden, ashtu siç e kërkonrregulli ngrihet në këmbë. Në këmbë lexon vetëm Besmelen dhe Fatihanë, e bën rukunë, sexhden dherri ulur. Gjatë qëndrimit ulur i lexon: Ettehijjatin, Allahumme sal-li, Allahumme barik, Allahumme rabbenadhe Allahumme rabbenagfirli. Dhe, duke dhënë selam së pari në anë të djathtë e pastaj në tëmajtë, e plotëson namazin.Ai që e arrin imamin në rekatin e fundit pasi që imami të ketë bërë rukunë, kur imami të japë selam,ai duke thënë “Allahu ekber” ngrihet në këmbë, e plotëson namazin duke filluar që nga fillimi deri nëmbarim.Namazi i xhumasëDita e xhuma për muslimanët është një ditë e shenjtë. Pikërisht për këtë shkak muslimanët këtë ditëduhet ta përjetojnë me gëzim si ditë feste, duhet të pastrohen, të vishen bukur dhe të shkojnë në xhami.Pejgamberi a.s. ka thënë kështu:“Ditën e xhuma ai i cili merr abdest sipas të gjitha regullave, shkon për ta falur xhumanë dhe edëgjon hutben me vëmendje, i falen mëkatet që i ka bërë në kohën mes dy xhumave”. 1010 Rijadus-Salihin, v. 2, f. 44082

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!