11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Qëllimi i krijimit tonëNjeriu, i cili në gjithësi ka një pozitë të zgjedhur, është i stolisur me tru, mendim dhe kapcitete tëlarta, është i krijuar për një ideal të lartë.Urtësinë e krijimit tonë dhe qëllimin e ardhjes tonë në këtë botë All-llahu i lartësuar në Kur’aninfisnik e ka treguar qartë. Ai thotë kështu:Unë xhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për asgjë tjetër përveçse të më njohin dhe të më adhurojnë mua. 1Do të thotë qëllimi thelbësor i ardhjes sonë në këtë botë është ta njohim dhe ta adhurojmë Allllahun.Njeriu nuk është një krijesë që ekziston për një moment të shkurtër, e pastaj të zhduket e tëhumbet. Njeriu është një krijesë e nderuar, kandidat për jetën më të lartë dhe të amshuar. Njeriu ështëudhëtar për në botën e amshuar. Kjo botë është si një stacion në rrugën që shkon për në botën eamshuar. Njeriu pasi të qëndrojë një kohë <strong>këtu</strong> do të vazhdojë rrugën dhe do të arrijë në atdheun e tij tëvërtetë.Pejgamberi ynë i dashur këtë udhëtim e ka shprehur kështu:“Unë në këtë botë jam sikur udhëtari që pushon nën hijen e një druri dhe pastaj çohet dhe vazhdonrrugën”. 2Qëllimi i ardhjes sonë në këtë botë nuk është vetëm të hamë e të pimë, të shtrihemi e të flemë dhet’i shijojmë dëshirat kalimtare. Ne <strong>këtu</strong> kemi ardhur që të përgatitemi për një jetë më të lartë. Zoti ynëka kërkuar prej nesh që të përgatitemi për atë jetë të lartë dhe njëkohësisht na i ka treguar rrugët qëarrijnë atje.Kur e zbatojmë detyrën e ibadetit në pajtueshmëri me qëllimin e krijimit tonë, ne e fitojmë rizanë eAll-llahut, po edhe në ahiret e fitojmë jetën e lumtur dhe të amshuar.Kohën duhet ta vlerësojmë mirëKoha është pasuria më e vlefshme e njeriut. Ditët që kalojnë nuk është e mundur të kthehen prapë.Pikërisht për këtë shkak jetën e kësaj bote e cila është e shkurtër dhe kalimtare, duhet ta vlerësojmëshumë mirë. Në lidhje me këtë Pejgamberi a. s. na paralajmëron:“Dije vlerën e pesë sendeve para se të të vijnë pesë sende tjera:1) vlerën e jetës para se të vijë vdekja,2) të shëndetit para se të të kaplojë sëmundja,3) të kohës së lirë para se të ziheni,4) të rinisë para se të arrijë pleqëria, dhe5) të pasurisë para varfërisë. 3Dynjanë mund ta krahasojmë me një shkollë, ndërsa veveten si një nxënës në këtë shkollë. Kështupra, duhet të jemi sikur nxënësi i cili i mëson mësimet mirë, duke i kryer detyrat në kohë dhe në provimështë i suksesshëm, pra ibadetet duhet t’i kryejmë në kohë, ashtu siç janë të porositura. Mos të lejojmëtë biem në gjendjen e nxënësit që nuk i ka mësuar mësimet, që nuk i ka kryer detyrat në kohë dhe përshkak të mossuksesit në provim pendohet.1 Kaptina Dharijat,562 Rijadus-salihin v. 1,f. 515.3 Keshful Hafa v. 1, f. 148.11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!