11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

5. Besimi në botën e ardhshme (ahiret)Ashtu siç kanë një përfundim njerëzit dhe qeniet e tjera, ashtu edhe bota në të cilën jetojmë, njëditë do ta përjetojë fundin e vet. Kur të vijë koha që ka caktuar Allahu xh. sh., të gjitha qeniet do tëvdesin duke u prishur rregulli i qiejve dhe i tokës do të ndodhë momenti të cilin e quajmë “Kijamet”dhe gjithësia do ta marrë një formë të re.Pas kijametit pasi të kalojë një afat i caktuar e pastaj të gjithë njerëzit do të ringjallen dhe do tëdalën në huzurin (praninë) e Allahut dhe çdonjëri do të meret në pyetje për atë që e ka vepruar nëdynja.Njeriut do t’i jepet në dorë “Fletorja e veprave” ku nga ana e melekve “Kiramen Katibin” janë tëshkruara të mirat dhe të këqijat dhe ai në fletoren e veprave do ta shohë atë që ka vepruar në dynja.Të gjitha të këqijat që janë bërë në këtë botë fshehurazi apo haptazi do të dalin në shesh. Të miratdhe të këqijat do të maten me peshojën e drejtësisë, e cila i mat gjërat detajisht.Njeriu çka ka vepruar në këtë botë, shpërblimin do ta gjejë në ahiret. Drejtësia hyjnore çdo gjë dota vendosë në vendin e vet dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.Ata të cilët gjatë jetës së kësaj bote i kanë zbatuar urdhrat e Allahut xh. sh., janë larguar nga gjërat tëcilat i ka ndaluar Ai dhe u kanë bërë mirë njerëzve të tjerë, do të fitojnë jetën e lumtur dhe të amshuarnë xhenet.Jeta në xhenet është e pafund. Atje nuk ka vdekje. Xheneti është një vend ku njeriu do të gjejëgjithçka që dëshiron me përplot bukuri të pakrahasueshme. Ai që hyn aty, kurrë nuk do të dalë prej atydhe me gëzim dhe hare do të jetojë aty përjetë.Xhehenemi është vendi ku do të dënohen me zjarr ata të cilët nuk kanë besuar dhe ata që kanëbesuar, por kanë bërë mëkate. Ata që kanë vdekur pa iman do të qëndrojnë përgjithmonë aty.Ata që kanë besuar, mirëpo nuk i kanë zbatuar obligimet fetare, do të qëndrojnë një kohë të caktuarnë xhehenem dhe, pasi ta marrin dënimin e merituar, do të dalin prej aty dhe do të hynë në xhenet.Nga kjo kuptojmë se koha e cila fillon me ringjalljen pas vdekjes dhe që vazhdon deri në amshimquhet “Dita e ahiretit”.6. Besimi në kader“Kader” quhet dija dhe caktimi i Allahut që në ezel i përfshin të gjitha gjërat që do të ndodhin nëgjithësi, kohën kur do të ndodhin, vendin, veçoritë e tyre dhe si do të ndodhin ato.Ndërsa koha e gjërave të caktuara në ezel, si krijimi i këtyre gjërave bashkë me atë që është caktuar,quhet “kada”.Nëse kaderin mund ta krahasojmë me një plan, kada do të ishte realizimi i këtij planit në praktikë.Në gjithësi çdo gjë vjen me caktimin dhe krijimin e Allahut. Nuk ka Krijues tjetër, përveç Allahut.Të besosh në Kada dhe Kaderi do të thotë: të besosh se gjithçka që ndodh, qoftë e mirë apo ekeqe, është caktuar nga Allahu dhe kur do të vijë koha e realizimit të asaj (të së caktuarës), përsërikrijohet nga Allahu xh.sh.Përgjegjësia e njeriutVeprat e njeriut janë dy llojesh:E para veprat të cilat realizohen me krijimin e Allahut jashtë dëshirës së njeriut, siç është: dridhja edorës me rastin e ndonjë sëmundjeje, funksionimi i zemrës, qafa e gjatë apo e shkurtër etj. Njeriu përkëto vepra nuk është përgjegjës, pasi që këto realizohen drejtpërsëdrejti me dëshirën dhe krijimin eAllahut.25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!