11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kush e ka farz faljen e namazit të xhumasëPër të qenë farz falja e namazit të xhumasë, përveç këtyre kushteve, duhet të jesh musliman, të jeshmentalisht i shëndoshë dhe në moshën madhore. Gjithashtu duhet të plotësohen edhe gjashtë kushte tëtjera.Kushtet për të qenë farz namazi i xhumasë:1) Të jetë i gjinisë mashkullore (femrat nuk e kanë farz),2) Të jetë i lirë,3) Të mos jetë në udhëtim,4) Të jetë i shëndoshë,5) Të mos jetë i verbër,6) T’i ketë këmbët e shëndosha.Personi i cili nuk i plotëson këto sharte, nuk e ka farz faljen e namazit të xhumasë. Mirëpo, nëse aicili gjendet në këto rrethana shkon në xhami dhe e fal xhumanë, xhumaja e tij e zëvendëson namazin edrekës të asaj dite.Për të qenë namazi i xhumasë i vlefshëm, duhet të plotësohen gjashtë kushte.Kushtet e vlefshmërisë së namazit të xhumasë1) Të falet xhumaja në kohën e drekës,2) Të këndohet hutbeja para farzit të xhumasë,3) Vendi ku do të falet xhumaja duhet të jetë i hapur për të gjithë njerëzit.4) Të gjendet xhemat, pra, përveç imamit, të jenë së paku edhe tre veta,5) Ai që ia fal xhumanë xhematit duhet të jetë person i autorizuar nga organet përkatëse.6) Vendi ku do të falet xhumaja duhet të jetë qytet apo në statusin e qytetit.Namazi i xhumasë përbëhet prej dhjetë rekateve: katër sunete të para, dy farze dhe katër sunete tëfundit. Ai falet në ditët e premte në kohën e namazit të drekës dhe për atë ditë e zëvendëson namazin edrekës. Farzi i namazit të xhumasë nuk falet individualisht, por me xhemat.Si falet namazi i xhumasëDitën e premte pasi të këndohet ezani i kohës së drekës, së pari falen katër rekete sunete të para tëxhumasë. Nijeti bëhet kështu: “Vendosa për Allahun t’i fal katër sunetet e para të xhumasë së sotme”.Katër sunetet e para të xhumasë falen njësoj si katër sunetet e drekës. Pas faljes së suneteve brendaxhamisë këndohet sërish ezani, imami hip në minber dhe e këndon hutben. Kur të përfundojë hutbejakëndohet ikameti dhe falen me xhemat dy rekatet farze të xhumasë. Xhemati e bën nijetin kështu:“Vendosa për Allahun ta fal farzin e xhumasë së sotme, i mbështetem imamit”.Pas farzit falen katër rekatet sunete të fundit të xhumasë. Falja e këtyre është e njëjtë sikur falje ekatër të parave. Nijeti bëhet kështu: “Vendosa për Allahun t’i fal sunetet e fundit të xhumasë”.Kështu përfundon namazi i xhumasë.Pastaj ai që dëshiron i fal edhe katër rekate “Ahiri dhuhër-dreka e fundit” dhe dy rekate sunete tëkohës.Nijeti për drekën e fundit bëhet kështu: “Vendosa për Allahun ta fal drekën e fundit kohën e sëcilës e kam arritur por që nuk e kam falur”.Këto katër rekate falen si farzi i drekës. Por megjithatë më mirë është të veprohet sikur te sunetet -në çdo rekat duke shtuar një sure pas Fatihasë.Për dy sunetet e kohës nijeti bëhet kështu: “Vendosa për Allahun ta fali sunetin e kësaj kohe”. Kynamaz falet njëjtë sikur suneti i sabahut.83

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!