11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nëse mbi plagë nuk gjendet fashë, por ilaç dhe, nëse uji nuk e dëmton atë ajo lahet. Mirëpo nëse ujishkakton dëm, atëherë vetëm i jepet mes’h. Nëse edhe mes’hi është i dëmshëm, edhe ai braktiset.Gusli (larja e tërë trupit)Gusël quhet larja e tërë trupit duke mos mbetur asnjë pjesë e thatë.Rastet të cilat e detyrojnë marrjen e guslit:1) Gjendja e xhunubllëkut:a) Ejakulimi i spermës me kënaqësi qoftë nëpërmjet të të prekurit, shikuarit, apo nëpërmjetmarrëdhënieve intime (apo edhe në ëndërr).b) Marrëdhëniet intime mes burrit dhe gruas që janë në moshën madhore madje edhe nëse nuk delsperma, gjendja e xhunubllëkut shfaqet dhe gusli (larja e trupit) bëhet farz. Sperma është një lëng mengjyrë të bardhë të mbyllur që zbrazet me dëfrim prej organit gjenital.Personi që ka derdhur spermë ose që është gjendur në marrëdhënie intime, në qoftë se pastrohet pae kryer nevojën e vogël, ose pa ecur pak, apo pa fjetur dhe, nëse gjatë kësaj kohe i rrjedh pak ngasperma e mbetur, ai duhet të pastrohet edhe një herë.Mirëpo, nëse është pastruar pasi që e ka kryer nevojën e vogël, pasi që ka ecur ose pasi që ka fjeturdhe, nëse përsëri i ka rrjedhur spermë e mbetur, por pa dëfrim, nuk ka nevojë ta përsëritë guslin.Gjithashtu nuk ka nevojë të bëhet gusël në qoftë se sperma del pa kënaqësi, nga shkaku i rënies prejndonjë vendi të lartë, duke ngritur ndonjë peshë të rëndë apo nga të rrahurit.Nëse personit, i cili zgjohet nga gjumi, i kujtohet derdhja e spermës (në ëndërr ka përjetuarmarrëdhënie intime) dhe heton gjurmë të lagështisë, duhet të pastrohet.Edhe personi që zgjohet nga gjumi dhe nuk e mban mend se ka përjetuar orgazëm, mirëpo hetongjurmë të lagështisë mbi vete duhet të pastrohet.Nëse në ëndërr ka përjetuar marrëdhënie intime, mirëpo nuk gjen gjurmë të lagështisë d.m.th. Nukka derdhur spermë, atëherë nuk ka nevojë të pastrohet.Personi i cili kalon në fenë islame (nëse është xhunub), pastrimin e trupit e ka farz.Edhe gratë muslimane të cilave u përfundojnë menstruacionet apo gjendja e lehonisë duhetpastruar trupin.2) Gratë duhet të pastrohen pas çdo përfundimi të menstruacioneve mujore,3) Gusli është farz për gratë që kanë lindur pas përfundimit të gjendjes së lehonisë.Personi i cili është xhunub (pa u pastruar) i ka haram t’i kryejë këto gjëra:a) Të falë namazb) Të lexojë Kur’anc) Ta prekë Kur’aninç) Të bëjë tavaf (të rrotullohet) Qaben.d) Të hyjë në xhami pa qenë e domosdoshme.Është sunet të bëhet gusël (të pastohet trupi) në ditët e premte dhe të Bajrameve edhe pa qenëshkaqet që e detyrojnë guslin.Farzet e guslitGusli i ka tri farze:1) Larja e gojës duke e tundur ujin deri në fyt,2) Larja e hundës duke e tërhequr ujin mirë,3) Larja e tërë trupit (duke mos lënë vend të thatë sa maja e gjilpërës)Sunetet e guslitSunetet e guslit janë:1) Guslin duhet filluar me besmele,2) Bërja nijet,3) Në qoftë se në trup gjendet diçka e papastër, së pari duhet pastruar ajo.4) Larja e vendeve të turpshme,39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!