11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pejgamberi ynë,hz. Muhammedi a. s.Pejgamberi ynë ka lindur duke aguar mëngjesi i natës së hënë më 20 prill të vitit 571 në Mekke. Kjodatë përputhet me 12 rebiul evvelin (sipas kalendari hixhri). Babai i tij quhet Abdullah, ndërsa e ëmaEmine. Babai i tij nuk ka pasur mundësi ta shohë të vetmin bir të tij, pasi që ndërroi jetë dy muaj parase të lindte Muhammedi a. s. Në moshën 6 vjeçare i ndërroi jetë edhe nëna e tij.Allahu i lartësuar duke e edukuar në formën më të bukur, e stolisi me vlera dhe moral të lartë. Kurarriti në moshën dyzetvjeçare, e caktoi si pejgamber të fundit.Muhammedi a.s., pejgamberi i fundit dhe më i madhi, robi më i dashur i Allahut xh. sh. i lindur sinjë diell i lumturisë, në saje të dritës së imanit që vendosi në zemrat e besimtarëve, fshiu besimet errejshme: në vend të injorancës solli diturinë, në vend të padrejtësisë solli të vërtetën dhe drejtësinë, nëvend të urrejtjes dhe armiqësisë solli dashurinë ndaj njeriut. Kështu u formua vëllazëria islame. Kështugruaja e fitoi vlerën që i takonte në familje dhe në shoqëri.Pejgamberi ynë i dashur duke e kumtuar Kur’anin, i cili është libri i fundit hyjnor, i tregoi njerëzisërrugët për t’u bërë i lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Me parimet e moralit që ua mësoi njerëzve dukei zbatuar së pari vetë, u bë shembulli më i bukur në mesin e shoqërisë. Zemra e tij ishte e mbushurpërplot mëshirë dhe dashuri ndaj njeriut. Ai parapëlqente të rrijë vetë i uritur duke e shpërndarë atë që ekishte. Ai ishte jashtëzakonisht modest: Kurrë nuk bënte dallim mes të pasurit dhe të varfërit, ulej dhehante ushqim bashkë me skamnorët e të varfërit, vizitonte shtëpitë e më të varfërve dhe i pyeste përgjendjen e tyre.Pejgamberi ynë i dashur si kryefamiljar ishte shembëlltyrë për të tjerët. Ai kishte jashtëzakonishtsjellje të mirë edhe ndaj grave. Atyre u ndihmonte në punët e shtëpisë. Ai kështu ka thënë:“ Më i miri në mesin tuaj është ai i cili sillet mirë ndaj grave”.Ai e donte shumë mysafirin personalisht dhe i shërbente atij. Askujt nuk i ka thënë fjalë të keqe,asnjëherë nuk ka pasur qëndrime që do t’ia thyente zemrën dikujt dhe gjatë jetës së tij asnjë njeri nuk eka qortuar. Ishte fjalëmbël e buzëqeshur. Kur bisedonte me të tjerët, i dëgjonte ata dhe nuk uandërpriste fjalën. Të metat që i vërente te njerëzit, nuk ua thoshte publikisht për të mos i turpëruar.Jeta e tij ishte e thjeshtë dhe e pastër. Trupin gjithnjë e mbante të pastër dhe kujdesej shumë përpastërtinë e teshave. Gjithnjë fliste drejt. Ai asnjëherë nuk kthente nga fjala e dhënë dhe fare nuk idonte rrenacakët. Për shkak të personalitetit të tij të drejtë dhe të besueshëm është quajtur“Muhammed’ul Emin” Muhammedi Besnik.Ai është më bujari në mesin e njerëzve: asnjëherë nuk e kthente lypësin pa i dhënë diçka, mirëpokrahas kësaj lypjen nuk e donte. Për t’i shpëtuar nga kjo, lypësve ua tregonte rrugët e punës dhe tëfitimit. Ai nuk hakmerej ndaj askujt dhe e donte faljen. i nderonte të vjetrit, ndërsa ndaj të vegjëlvetregonte dashuri dhe mëshirë. Nuk e donte përtacinë dhe ndejtjen kot. Gjatë ndërtimit të mesxhidit, kapunuar si punëtor dhe personalisht ka mbajtur gurë. Pejgamberi ynë ka jetuar një jetë të thjeshtë: çkakishte nga pasuria ua shpërndante skamnorëve. Kështu u bë shembëlltyrë për njerëzinë duke treguardrejtësinë sociale në shoqëri jo vetëm me fjalë, por edhe me sjellje praktike.Nga jeta 23-vjeçare e pejgamberisë, 13 vjet i kaloi në Mekke dhe 10 vjet në Medine. Shumëpërpjekje bëri për t’i dhuruar njerëzisë lumturinë dhe me ndihmën e Allahut arriti sukses duke i tejkaluartë gjitha vështirësitë. Si pejgamber i fundit, detyrën e tij e kreu në mënyrë të përsosur. Në vitin632 në moshën 63 vjeçare u shpërngul nga kjo botë dhe u takua me Zotin (shkoi në afërsi të Zotit.)Sa të lumtur janë ata që vijojnë rrugën e tij. . .24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!