11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kuptojë vlerën e tyre. Ky botëkuptim i mundëson njeriut që t’i ruajë më mirë begatitë që ka dhe emëson që ta falënderojë më tepër Allahun i cili ia ka falur këto dhunti.ç) Agjërimi e shëron njeriun:Në lidhje me këtë temë Pejgamberi ynë ka thënë kështu: “Agjëroni që të jeni të shëndoshë”. 3Organet e tretjes të cilat lodhen brenda njëmbëdhjetë muajve, në saje të agjërimit gjejnë pushim.Pas Ramazanit e kryejnë detyrën e tyre më mirë. Shkencëtarët tregojnë se agjërimi në aspektin shëndetësortrupit tonë i sjell dobi të ndryshme. Fituesi i çmimit Nobël, shkencëtari i njohur francesa, dr.Aleksis Karel, në lidhje me agjërimin thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen materiet ushqimore tëgrumbulluara në organizëm, pastaj në vend të tyre vijnë materie të reja, kështu që në trup realizohet njëfreski. Agjërimi në aspektin shëndetësor është shumë i dobishëm”. 4d) Agjërimi e stërvit njeriun të jetë i durueshëm:Njeriu duke agjëruar e ushtron veten të mos hajë e pijë në një kohë të caktuar, kështu që me lehtësimund t’i durojë vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohet në jetën e tij dhe është në gjendje t’itejkalojë ato si dhe dhembjet e ndryshme. Kur ka nevojë, ai nuk ligështohet nga lufta me armikun. Nëkëtë drejtim di t’ju përballojë vështirësive që mund t’i dalin para.Kush e ka farz agjërimin e RamazanitKushtet për të qenë agjërimi farz janë:1) Të jetë musliman,2) Të jetë mentalisht i shëndoshë,3) Të jetë në moshë madhore.Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, i cili ka arritur në moshën madhore dhe është mentalishti shëndoshë, e ka farz agjërimin në muajin e Ramazanit. Fëmijët të cilët nuk kanë arritur në moshën epjekurisë, nuk janë të detyrueshëm të agjërojnë. Mirëpo, është e pëlqyeshme që fëmijët dalëngadalë tëushtrohen në agjërim pa shkaktuar dëm në shëndetin e tyre.Gratë gjatë të përmuajshmeve dhe gjendjes së lehonisë nuk mund të agjërojnë dhe nuk mund tëfalin namaz. Pasi të kalojë kjo gjendje, ditët e kaluara i agjërojnë ditë për dite, ndërsa namazet e pafaluranuk i përsërisin.Duaja e iftarit:Leximi i kësaj duaje në iftar është sunet:“Alllahumme leke sumtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ala rizkike eftartu, ve savmel’gadimin shehri ramadane nevejtu, fagfirli ma kaddemtu ve ma ahhartu. ”Kuptimi: “O Zot, për Ty agjërova, Ty të besova, në Ty mbështetem dhe me rrizkun Tënd iftar pobëj. Vendosa ta agjëroj ditën e nesërme të Ramazanit, andaj m’i fal mëkatet e kaluara dhe të ardhmet!”Kur dhe si bëhet nijeti për agjërim?Për të qenë agjërimi i vlefshëm është kusht që të bëhet nijet. Agjërimi pa nijet nuk është ipranueshëm.Për agjërimin e Ramazanit mund të bëhet nijet prej akshamit dhe deri në kohën para zevalit (paradreke).Si zakonisht nijeti për të agjëruar bëhet pasi që të përfundojë syfiri. Mirëpo, ai i cili nuk është zgjuarnë syfir, por që është çuar pas kohës së imsakut, madje edhe pasi të ketë lindur dielli, deri në kohën eparadrekës (përafërsisht një orë para dreke), mund ta bëj nijet për të agjëruar atë ditë. Mjafton që pasimsakut mos të ndodhë diçka që e prish agjërimin. Pasi të kalojë koha e zevalit, nuk bëhet nijet për tëagjëruar.3 Keshfu’l-Hafa,v. 2,f. 33.4 Enciklopedija e jetës tema mbi agjërimin.95

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!