11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dispozita e Vaxhibit: Ai që e kryen vaxhibin fiton sevabe, ndërsa ai që e braktis pa arsye, meritondënim.3) Sunet:Sunet quhen gjërat të cilat i ka bërë Pejgamberi a. s. jashtë farzit dhe vaxhibit.Suneti ndahet në dy grupe:a) Suneti Muekkede: Suneti Muekkede quhen gjërat të cilat Pejgamberi a. s. në të shumtën e rastevei ka bërë dhe rrallëherë i ka lëshuar, siç është falja e suneteve të sabahut, drekës dhe të akshamit.b) Suneti Gajri Mukkede: Quhet veprat të cilat Pejgamberi a. s. shpeshherë i ka bërë, siç është faljae suneteve të ikindisë apo sunetet e para të jacisë.Dispozita e Sunetit: Ai që e zbaton sunetin, fiton sevabe dhe e meriton shefaatin e Pejgamberit a.s., ndërsa ai që e braktis sunetin duke e ditur rëndësine tij, qortohet.4) Mustehab:Mustehab quhen gjërat të cilat Pejgamberi a. s. ndonjëherë i ka vepruar e ndonjëherë jo. Kështuështë falja e namazit të paraditës.Dispozita e Mustehabit: ai i cili i zbaton gjërat të cilat janë mustehab, fiton sevabe, ndërsa ai i cilinuk i zbaton nuk qortohet.5) Mubah:Të tilla janë gjërat të cilat mukel-lefi është i lirë t’i kryejë apo mos t’i kryejë, siç është ulja, ecja apofjetja.Dispozita e Mubahit: ai që e kryen një punë që është mubah, nuk fiton sevabe, por edhe ai që nuk ekryen nuk bën mëkat.6) Haram:Haram quhen gjërat të cilat sipas fesë sonë prerazi janë ndaluara të veprohen, siç është mbytja enjeriut pa të drejtë, vjedhja, pirja e alkoolit, bixhozi, ngrënia e mishit të derrit, mosdëgjimi i prindërveetj.Dispozita e haramit: Ai i cili bën haram, dënohet dhe gjykohet, ndërsa ai i cili largohet nga haramiduke u frikësuar nga Allahu, fiton sevabe. Ai që e mohon haramin del nga feja.7) Mekruh:Mekruh janë gjërat të cilat nga feja jonë kërkohet që të mos veprohen, por që nuk janë reptësisht tëndaluara si harami.Mekruhi ndahet në dy pjesë:a) Keraheti Tahrimije - mekruhi afër haramit, siç është braktisja e vaxhibit.Dispozita e tij: ai që ruhet nga ky mekruh, fiton sevabe, ndërsa vepruesi bën mëkat.b) Keraheti Tenzihijje - mekruh afër hallallit, siç është lëshimi i suneteve dhe mustehabeve.Dispozita e tij: ai që mbrohet nga këto mekruhe, fiton sevabe, ndërsa vepruesi nuk meriton dënim.8) Mufsid:Mufsid është ai që e fillon një ibadet dhe e prish atë, siç është biseda gjatë faljes së namazit, ngrëniadhe pirja me vetëdije gjatë agjërimit. Të folurit (biseda) gjatë namazit dhe ngrënia e pirja gjatë agjërimit eprishin atë vepër.Dispozita: ai që i prish ibadetet me vetëdije, meriton dënim, ndërsa ai që i prish ato me harresë nukka dënim.16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!