11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

AgjërimiKushti i tretë i fesë islame është agjërimi i mujait të Ramazanit.Agjërimi realizohet duke e bërë nijet dhe duke u larguar nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intimeprej fillimit të agimit deri në perëndim të diellit.Muaji i Ramazanit ndonjë vjet zgjat 29 ditë, e ndonjë vjet 30 ditë. Muaji i Ramazanit edhe kur është29 ditë, agjërimi është i plotë, ngase farz është të agjërohet i tërë muaji. Pejgamberi a. s. ka agjëruarnëntë muaj të Ramazanit. Prej atyre katër Ramazane kanë qenë 29 ditë, ndërsa pesë nga 30 ditë.Muaji i Ramazanit për muslimanët është një muaj i shenjtë dhe shumë i bekuar. Dielli i islamit ështëlindur në këtë muaj dhe në këtë muaj filloi të zbresë libri i lartë Kur’ani fisnik i cili ndriçoi tërë botën.Në këtë muaj gjendet nata e Kadrit e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Në këtë muaj realizohetagjërimi i cili brendësinë tonë na e pastron nga mendimet e këqija dhe anën e jashtme na e pastron ngasjelljet e këqija.Allahu i lartësuar thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhepër ata që ishin para jush, kështu bëheni të devotshëm”. 1Agjërimi është një ibadet i rëndësishëm i cili në këtë botë na mbron nga të këqijat, e në botën tjetërna mbron nga xhehenemi dhe bëhet shkaktar për faljen e mëkateve tona. I dashuri ynë, pejgamberi nalajmëron me këtë sihariq: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim të plotë dhe duke shpresuarnë shpërblimet nga Allahu xh. sh. i falen mëkatet e kaluara”. 2Dobitë e agjërimita) Agjërimi na e zbukuron moralin tonë:Agjërimi gjithnjë na e përkujton Allahun dhe e zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë. Zemrën tonë na epastron nga ndjenjat dhe mendimet e këqija dhe na mbron nga keqbërsia ndaj tjerëve. Agjërimi, duke nabërë të mundur të përfitojmë cilësi më të bukura të moralit, na bën si engjëj (na shndërron në melek sh.p.) Agjërimi na i mbron sytë nga harami, na e mbron gjuhën nga fjalët e rrejshme dhe të shëmtuara,veshët nga të dëgjuarit e haramit, lukthin nga ushqimi haram, duart nga veprimet haram dhe këmbëtnga ecjet të cilat janë haram.Sigurisht urtësia e domosdoshmërisë së agjërimit është realizimi i detyrës së robit ndaj Allahut dheruajtja nga veprat e këqija.b) Agjërimi e zhvillon ndjenjën e mëshirës dhe ndihmës:I pasuri i cili në jetën e vet nuk di se ç’është uria, nuk mund t’i kuptojë vështirësitë dhe urinë që epërjetojnë të varfërit. Mirëpo, nëse ky person agjëron, praktikisht e kupton se ç’do të thotë uria dhe mëmirë i percepton vështirësitë e të vobektëve në zemrën e tij njëkohsisht ndaj tyre zgjohet ndjenja edhimbjes dhe mëshirës. Si rezultat i kësaj, zgjatet dora e ndihmës ndaj skamnorëve dhe fillon përpjekjapër largimin e vështirësive të tyre.c) Agjërimi ia mëson njeriut vlerën e dhuntive që i posedon:Njeriu, pasi t’i dalin prej dore begatitë që i ka, e kupton vlerën e tyre, mirëpo meqë puna kambaruar, kjo nuk ka kurrfarë dobie. Njeriu duke agjëruar, pasi që largohet nga shumë begati, arrin ta1 Sureja Bekare, 183.2 Rijadu’s –Salihin, v. 2, f. 48994

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!