11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Adabet e abdestit1) Marja e abdestit dhe përgatitja për namaz para se të hyjë koha e namazit.2) Kthimi ka kibla gjatë marrjes së abdestit,3) Ulja në një vend më të lartë,4) Moskërkimi i ndihmës gjatë marrjes së abdestit,5) Mosfolja gjatë marrjes së abdestit nëse nuk është e domosdoshme,6) Pas marrjes së abdestit shqiptimi i shehadetit drejt kibles.Si merret abdestiSë pari përvishen krahët deri mbi bërryla, pastaj, nëse ka mundësi, kthehemi ka kibla dhe ulemi nënjë vend më të lartë. Bëhet nijet, “E bëj nijet të marr abdest për riza të All-llahut” dhe lexohet“Eudhubillahi minesh-shejtanirraxhim, bismil-lahir-rahmanir-rahim”Pastaj me radhë:Lahen duart tri herë deri në byzylyk, madje nëse gjendet unazë në gishta lëvizet që të mundësohetlarja e gishtit nën unazë.Pastaj me dorën e djathtë tri herë futet ujë në gojë dhe në secilën herë uji duhet tundur mirë. Pastajme dorë të djathtë tri herë futet ujë në hundë ndërsa me dorë të majtë pastrohet hunda.Lahet e gjithë fytyra tri herë.Lahet krahu i djathtë bashkë me bërylin tri herë dhe gjithashtu edhe krahu i majtë tri herë.Pas kësaj me dorën e djathtë të lagur i jepet mes’h kokës. Përsëri lagen duart dhe me gishtat treguesfshihen brendësitë e veshëve dhe me gishtat e mëdhenj fshihen pjesët e jashtme të veshëve, ndërsa metre gishtat e tjerë që na kanë ngelur i jepet mes’h qafës.Pastaj lahen këmbët duke filluar nga e djathta deri në zog tri herë. Duke e larë këmbën e djathtë,është mirë të fillohet nga gishti i vogël drejt të madhit dhe gjatë larjes së të majtës nga gishti i madh drejttë voglit.Gjithashtu gjatë larjes së këmbëve duhet pasur kujdes të pastrohen vendet mes gishtërinjëve. 33Mekruhet e abdestitMekruhet e abdestit janë këto:1) Përdorimi i ujit më tepër sesa kemi nevojë,2) Përdorimi i ujit më pak se normalja pa pasur nevojë,3) Pëplasja e ujit në fytyrë,4) Gjatë marrjes së abdestit të folurit pa nevojë,5) Marrja e abdestit në një vend të papastër.Gjërat të cilat e prishin abdestinAi i cili është me abdest, nëse ballafaqohet me gjërat që vijojnë, abdesti i prishet:1) Rrjedhja e gjakut, qelbit dhe limfës (ujit të verdhë) nga cilado pjesë e trupit,2) Vjellja me gojën plot,3) Kur pështyn, nëse gjysma apo më tepër se gjysma e pështymës është gjak,4) Kryerja e nevojës së madhe, të voglës, apo lëshimi i gazrave nga prapanica,5) Alivanosja apo dehja,6) Qeshja gjatë faljes së namazit (qeshja jashtë namazit nuk e prish abdestin),3 Duat e abdestit gjenden në fund të librit33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!