11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

prishin edhe namazin e xhenazes. Namazi i xhenazesë falet në çdo kohë, përveç kohëve në të cilat ështëmekruh falja e namazit.Ruknet e namazit të xhenazes janë: katër tekbiret dhe qëndrimi në këmbë. Dhënia e selamit ështëvaxhib. Në namazin e xhenazes nuk ka ruku dhe sexhde.Sunetet e namazit të xhenazes1. Imami i cili do ta falë namazin e xhenazes, duhet të qëndrojë drejt gjoksit të kufomës.2. Leximi i “Subhanekes” pas tekbirit të parë.3. Leximi i “Allahumme sal-li dhe Allahumme barik” pas tekbirit të dytë.4. Leximi i duave pas tekbirit të tretë.Mënyra e faljes së namazit të xhenazes:Kufoma e pastuar dhe e mbështjellë me qefin vihet në vendin ku do të falet namazi - “Musalla”.Xhenazja vihet para xhematit, ndërsa imami qëndron pranë gjoksit të xhenazes. Xhemati duke qenë ikthyer kah kibla në këmbë rreshtohen pas imamit. Është mustehab që xhemati të formojnë tri safë.Gjatë bërjes së nijetit duhet të përmendet nëse kufoma është burrë apo grua, fëmijë mashkull apofemër.Imami i cili prin në namaz, nijetin e bën kështu “Vendosa për Allahun ta fal namazin e xhenazes qëështë i pranishëm, duaja qoftë për këtë burrë” (nëse i vdekuri është burrë).Nëse i vdekuri është grua, atëherë thuhet: “Duaja qoftë për këtë grua”.Nëse i vdekuri është fëmijë djalë, thuhet: “Duaja qoftë për këtë djalë”.Nëse është vajzë, thuhet: “duaja qoftë për këtë vajzë”.Xhemati që i është bashkangjitur imamit nijetin e bën kështu: “Vendosa për Allahun ta fal namazine kësaj xhenazeje që është <strong>këtu</strong>, (nëse i vdekuri është burrë thuhet) duaja qoftë për këtë burrë”.Nëse i vdekuri është grua, atëherë thuhet: “Duaja qoftë për këtë grua”.Nëse i vdekuri është fëmijë djalë, thuhet: “Duaja qoftë për këtë djalë”.Nëse është vajzë, thuhet: “Duaja qoftë për këtë vajzë”.Nëse dikush nga xhemati nuk ka njohuri për të vdekurin se a është ai burrë apo grua, nijetin e bënkështu: “Vendosa për Allahun ta fal namazin e xhenazes të cilin do ta falë imami, duaja qoftë për tëvdekurin, iu bashkangjita imamit”.Pasi të bëhet nijeti, imami me zë, ndërsa xhemati pa zë, duke thënë “Allahu ekber” marrin tekbirine parë, ashtu si në namazet e tjera duart ngrihen te veshët dhe pastaj lidhen nën kërthizë.Edhe imami edhe xhemati lexojnë Subhaneken pa zë. Në fund të Subhanekes për dallim nganamazet e tjera lexohet edhe “ve xhel-le thenauk”.Pas leximit të Subhanekes duke thënë “Allahu ekber” merret tekbiri i dytë, imami me zë, ndërsaxhemati pa zë, por pa i ngritur duart te veshët. Pas tekbirit, edhe imami edhe xhemati, pa zë lexojnë“Allahumme sal-li, Allahumme barik”.Përsëri pa, ngritur duart, duke thënë “Allahu ekber” merret tekbiri i tretë dhe lexohet duaja exhenazesë. Ai që nuk e di duanë e xhenazesë në vend të saj mund ta lexojë duan e kunutit. Në qoftë senuk e di edhe duanë e kunutit e lexon ajetin “Rabbena atina fiddunja haseneten ve fil’ahireti hasenetenve kina adhabennar”.Pas kësaj, përsëri pa i ngritur duart, thuhet “Allahu ekber” merret tekbiri i katërt dhe pa lexuar gjë,së pari duke kthyer kokën në anë të djathtë thuhet “Esselamu alejkum ve rahmetullah, e pastaj në anë tëmajtë dhe kështu përfundon namazi i xhenazes.Duatë të cilat lexohen pas tekbirit të tretë në namazin e xhenazes:Së pari për çdo xhenaze lexohet kjo dua:88

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!