11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2) Ibadetet që kryhen me pasuri, si është dhënia e zekatit.Një person, ibadetet që bëhen me pasuri, mund t’i realizojë duke autorizuar një person tjetër. P. sh.një musliman ashtu siç mund t’ia japë zekatin një të varfëri me dorën e vet, po ashtu këtë mund ta bëjëedhe nëpërmjet të ndonjë të autorizuari.3) Ibadetet që bëhen edhe me pasuri edhe me trup: një ibadet i këtillë është Haxhi.Muslimani i cili ka farz haxhin duhet ta kryejë personalisht. Mirëpo, personi i cili ka para, por ështëi sëmurë, saqë nuk mund të shkojë në haxh, është i gjymtë apo i moshuar, mund ta kryejë haxhin dukedërguar një tjetër në vend të tij (bedel sh. p. )Kush quhet mukel-lefMukel-lef i thuhet personit të mençur i cili ka arritur në moshën madhore.Mukel-lefi është përgjegjës për zbatimin e urdhrave të fesë dhe për largimin nga ndalesat e saj. Përtë qenë mukel-lef një kusht është mençuria dhe mosha, pubertiteti.Ata të cilët nuk janë të mençur dhe fëmijët që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë nuk janë mukellef.Te fëmijët koha e pubertitetit ndryshon sipas kushteve klimatike dhe zhvillimit trupor. Koha epjekurisë te djemtë fillon nga 12 deri në 15 vjet, ndërsa te vajzat nga 9 deri në 15 vjet. Kur një fëmijë t’imbushë pesëmbëdhjetë vjet, qoftë vajzë apo djalë, ai llogaritet se e ka arritur moshën madhore edhenëse nuk ka shenja të pjekurisë.Dispozitat rreth mukel-lefitDispozitat fetare në lidhje me detyrat e mukel-lefit janë tetë lloje. Këto quhen “efali mukel-lefin –detyrat e mukel-lefit”.1) Farzi:Farz quhet çdo gjë që sipas fesë sonë është urdhëruar saktësisht dhe që duhet të punohet. Kështuështë falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit etj.Dispozita e farzit: ai i cili e zbaton farzin shpërblehet (arrin sevab sh. p.), ndërsa ai që e braktis paarsye, meriton dënim. Ndërkaq ai i cili e mohon farzin, del nga feja.Farzi ndahet në dy lloje:a) Farzi ajn: është farzi të cilin duhet ta zbatojë çdo mukel-lef. Kështu është falja e pesë kohëve tënamazit, agjërimi i muajit të Ramazanit ejt.b) Farzi kifaje: është farz të cilin nëse disa mukel-lefë e zbatojnë, të tjerët lirohen nga përgjegjësia.Kështu është falja e namazit të xhenazes. Nëse disa muslimanë e falin namazin e xhenazes, meqë farzirealizohet, të tjerët nuk ka nevojë të falin namaz tjetër të xhenazes për atë të vdekur.Sevabi i farzit kifaje i kaplon ata të cilët e kryejnë atë, ndërsa nëse ky farz nuk realizohet, atëherëgjynahu i përfshin të gjithë ata që gjenden në atë vend. Pikërisht për këtë arsye nëse në një vend ndërronjetë një njeri dhe askush nuk ia fal namazin e xhenazes, të gjithë të pranishmit janë mëkatarë përkëtë.2) Vaxhib:Vaxhib quhen veprat të cilat nuk janë të urdhëruara prerazi si farzi, por me një argument të fortë tëbëhen të obligueshme për t’u vepruar, siç është falja e namazeve të Bajrameve, dhënia e sadakatul fitritapo prerja e kurbanit.15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!