11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KurbaniRëndësia e therjes së kurbanitKurban quhet therrja e kafshës në një kohë të caktuar me nijet të ibadetit.Therja e kurbanit është një ibadet që realizohet me pasuri. Kurbani është një sakrificë që tregohetnë rrugë të Allahut, ai është një realizim i borxhit të falënderimit ndaj Allahut për begatitë që Ai ia falinjeriut.Nga ndihmesa që përfitojnë fukarenjtë nga mishi i kurbanit të cilin e therin të pasurit, e shtojnëdashurinë dhe ndjenjën e vëllezërisë mes muslimanëve. Pra, bashkë me të pasurit, gëzohen edhe tëvarfërit. Gëzimi që sjell kurbani e shton qetësinë dhe lumturinë e shoqërisë.Pejgamberi a. s. ka theksuar se therja e kurbanit për të pasurit është një detyrë me rëndësi, dukethënë: “Kush ka mundësi materiale dhe nuk ther kurban, le të mos afrohet në mesxhidin tonë”. 3Kush është i obliguar të therë kurban?Ai i cili i plotëson kushtet që vijojnë, e ka vaxhib therjen e kurbanit:1) Të jetë musliman,2) Të jetë i mençur,3) Të jetë në moshë madhore,4) Të jetë i lirë,5) Të jetë mukim (mos të jetë udhëtar),6) Të ketë pasuri apo para sa sasia e nisabit (te nisabi i kurbanit nuk është kusht që pasuria apoparaja të kalojë një vjet).I varfëri deri para ditëve të Bajramit, nëse gjatë ditëve të Bajramit përveç borxheve dhe nevojaveelementare, ka pasuri sa sasia e nisabit, pra nëse fetarisht llogaritet i pasur, therjen e kurbanit e kavaxhib.Therja e kurbanit nuk është vaxhib vetëm për burrat, por edhe për gratë të cilat fetarisht llogriten tëpasura. Pikërisht për këtë shkak gratë të cilat e kanë sasinë e nisabit, duhet të therin kurban.Kur dhe si theret kurbani?Koha e therjes së kurbanit është dita e parë, e dytë dhe e tretë e Bajramit. Në ditën e tretë pasakshamit nuk theret kurban. Për të realizuar obligueshmërinë e kurbanit kafsha duhet të theret në ditëte Bajramit. Nëse kafsha që është bërë nijet për kurban, jepet sadaka pa u therë, kurbani nuk realizohet.Mirëpo, në qoftë se kafsha e blerë, me qëllim të kurbanit, mbetet pa u therrur gjer pas ditëve tëBajramit, nëse kafsha ende gjendet, jepet sadaka e gjallë, e nëse nuk gjendet, jepet kundërvlera e saj dhenuk lihet për vitin e ardhshëm. Në rast se kafsha u jepet të varfërve e gjallë, dhuruesi nuk mund të hajëprej mishit të saj.Kurbanin, duke e çuar te vendi i therjes duhet çuar me sjellje të mirë, pra s’duhet dërguar duke eshtyrë. Thika duhet mprehur mirë që mos t’i jepet kafshës vështirësi. Sipas mundësisë, kurbanin duhetta therë vetë pronari.Kafsha, e cila do të therret kurban duhet shtrirë në anë të majtë dhe të drejtohet nga kibla.Këndohet tekbiri: “Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-lallahu ve-llahu ekber, Allahu ekber ve lillahi’l-hamd”.Personi i cili do ta therë kafshën personalisht, thotë: “Bismil-lahi Allahu ekber” dhekështu përfundon procesi i therjes duke ia prerë kafshës nën nofull, gabzherin, kanalet e frymëmarjes3 Et-Tergib ve’t-Terhib,v. 2,f. 155111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!