12.07.2015 Views

Libri i mesuesit - matematika 8.indd - Albas

Libri i mesuesit - matematika 8.indd - Albas

Libri i mesuesit - matematika 8.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Numrat, kuptimi i tyre1.3Tema: Numrat dhjetorë të fundmë. Kthimi i numrit dhjetor në thyesëObjektivi i përgjithshëm: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:Të kthejë numrat dhjetorë në thyesë dhe anasjellas.Objektivat sipas niveleve:N. I. Të përkufi zojë numrat me presje dhjetore (numrat dhjetorë).Të shkruajë numra dhjetorë të fundmë.Të dallojë pjesën e plotë nga pjesa dhjetore.N. II. Të shkruajë një thyesë si numër dhjetor dhe anasjelltas.Të paraqesë në boshtin numerik numrat dhjetorë të fundmë.N. III. Të krahasojë numrat dhjetorë të fundmë.Të përgjithësojë rregullën e shumëzimit (pjesëtimit) të numrit dhjetor me fuqi të dhjetës.Fjalë kyç: numër i fundmë dhjetor, thyesë, krahasimi i numrave dhjetorë.Mjete: Matematika 8, tabela me rregullën e pjesëtimit.Struktura ERR Metoda, teknika e veprimtari KohaEvokimiTabela krahasueseRealizimi i kuptimitDiskutimReflektimiPema e mendimeveZhvillimi i mësimitEvokimi: Tabela krahasuesePunohet rubrika Punë përgatitore së bashku me nxënësit. Atyre u drejtohen pyetjet:- Cilat janë kufi zat e pjesëtimit?- A mund të shkruhet një thyesë si numër dhjetor?Dy nxënësve u jepet (për të pjesëtuar dy numra) nga një pjesëtim në tabelën e zezë. Të tjerët punojnë nëfl etore, p.sh.:11 : 5 = 2,210 : 2 = 5 ose 10 2 = dhe -10-10-100Pas punës, secili nxënës shpjegon me fjalët e tij pjesëtimin. Krahasohen këto pjesëtime. Jepen ndryshimetmidis gjetjes së herësve. Lexohet tabela përmbledhëse sipas tre hapave të dhënë. Për përforcim jepet përzgjidhje dhe pjesëtimi: 12 : 5 = ....Pas punës, nxënësit shpjegojnë pjesëtimin e kryer dhe tregojnë pjesët përbërëse të numrit me presje:pjesën e plotë (2) dhe pjesën dhjetore (4).Mësuesi/ja jep në tabelë disa numra:5; 0,6...; 2,5; 0; − 1 ; 2; 2,4.2- Cilës bashkësi i përkasin këta numra?Mësuesi/ja shpjegon përkufi zimin numrave dhjetorë. Këtë përkufi zim e përsërisin disa nxënës, të cilëtkrahasojnë pjesëtimet:12 : 5 = 2,4 me 2 : 3 = 0,66..Përcaktohen ndryshimet midis numrave dhjetorë të fundmë dhe numrave periodikë.Realizimi i kuptimit: DiskutimMbyllen librat. Jepen për zgjidhje ushtrimet:3,5 · 10 =...; 3,5 · 100 =... ; 3,152 · 1000 =...; 31,52 : 10 =... .Kontrollohen zgjidhjet dhe jepen shpjegime në tabelë.- Çfarë zbuloni nga pjesëtimi i një numri me 10?17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!