21.11.2016 Views

VOTRA_nr2 (1) me ndryshime

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

zone. Në këtë takim tradicional

vjetor ndërkombëtar, Kryetari i

Federatës pati thënë se në SHBA

“Rrasa e Zogut” është promotor

i turizmit jo vetëm në Junik, por

edhe më gjerë, duke qenë shembull

për shoqatat e tjera.

Në lartësinë mbi 2000 metra mbi

nivelin e detit ndodhen liqenet e

Gjeravicës, është liqeni i vogël

dhe ai i madh. Gjatë dimrit bora

qëndron në këto bjeshkë deri

në qershor, në këtë muaj në

liqene dielli rrezaton pjesën

gjysmë të shkrirë në njërën anë

mbi ujë dhe në anën tjetër sheh

borën teksa rri afër liqenit me

thellësinë dhe peshën e saj prej

bardhësie.

Aq bukur ndërthuren dimri,

pranvera e vera në këto bjeshkë

saqë të bënë të meditosh për

jetën në këtë zonë, në tebanat

prej guri dhe druri, aromën e

bukës në çerep, mishit të deles

në hell, mazën e djathin në tinar,

gjera merr miellin në hambar,

kur kalon natën në Junik, prek

syri yjet, e dashurinë e qiellit

që mezi largohet nga bjeshkët,

e diellit ia sheh dritën e rrezen,

tek ndriçon qershizën e rekën,

dëgjon gurgullimën e lumin ku

buron, nuk ka fjalë as përshkrim

hyjnor që Zoti ia ka dhanë bjeshkës

tonë.

Kjo zonë ka nevojë të ketë popullatë

të përhershme më të madhe

për të garantuar zhvillim të

qëndrueshëm ekonomik, përmes

ofrimit të shërbimeve turistike.

Meqë mundësitë natyrore ekzistojnë

me këtë rast shpresoj të

inkurajohen shqiptarët në SHBA

që të investojnë në këto anë,

konform rregullave mjedisore të

ndërtojnë një spital rehabilitues

dhe shërues për persona me

sëmundje të ndryshme që gjejnë

shërim nga bimët, ajri dhe lartësia

mbidetare në këtë zonë.

Në bjeshkët e Junikut mund të

akomodoheni tashmë në hotelin

e parë në këtë zonë, në gropën

e Erenikut, në lartësi mbidetare

1840 mld është ndërtuar, hotel

“Grand Gjeravica”. Jo vetëm

vera do ketë mundësi t’ju falë

shëndetin dhe freskinë e kohës,

por edhe gjatë dimrit akomodimi

në këtë hotel do t’ju falë shumë

kënaqësi dhe rehati.

Ndër restorantet moderne, të

cilat mund të vizitoni në Junik

janë restorant “Besi”, “Tek Ura”,

Oda e Junikut”, “Te Toni” etj.

Kafeteria më e njohur e të rinjve

është në qendër të Junikut “Bar

Friends” – këtu vërtet e shijon

kafen e mëngjesit, por edhe atë

të mbrëmjes pas vizitës së Gjeravicës,

sodit nga rrafshi majën

që ke pushtuar orë më parë,

mrekullohesh.

Gratë junikase ende punojnë

në vek, veshjen e katundit dhe

punën e dorës e çmojnë shumë.

Organizatat e grave të cilat

përgatitin ushqim tradicional për

festa të ndryshme institucionale

Foto: Sali Shoshi

dhe familjare janë OJQ “Qershiza”

dhe OJQ, të cilat mbijetojnë

nga këto organizime.

Festat tradicionale në Junik:

Ditët e Gjeravicës në qershor

dhe Ditët e Boronicës në gusht

organizohen nga SHBA Rrasa

e Zogut, ndërsa festat e tjera si

dita e shkollës fillore “Edmond

Hoxha”, asaj të mesme “Kuvendi

i Junikut” organizohen nga

mësuesit, nxënësit dhe përfaqësuesit

e qeverisë lokale. Ditët e

diasporës po ashtu realizohen

çdo vit nga kryetari i komunës

dhe festa të tjera siç është edhe

dita e gështenjës, me ç’rast

duhet përmendur që për nga

cilësia gështenjat e Junikut janë

të ëmbla shumë dhe dallojnë

nga zonat e tjera, ashtu siç njihen

edhe boronicat e Junikut.

Aktualisht në Junik funksionon

një fabrikë e lëngjeve “UNIQUE”

me prodhime vendase. Nisur

nga fakti që Juniku ofron klimë

të mirë për të investuar, për të

bërë biznes duke ndihmuar edhe

ekonominë lokale, por edhe atë

nacionale.

Kontributi i bashkatdhetarëve në

vazhdimësi ka qenë një makineri

për t’u zhvilluar ekonomikisht

zona të ndryshme në vend,

investimet në turizëm garantojnë

të ardhme të qëndrueshme,

me staf profesional dhe lehtë të

menaxhueshëm. Në këtë aspekt

kërkohet më shumë kohë, profesionalizëm

dhe vullnet gjithsesi

për të pasur produktet turistike

vendore në tregun ndërkombëtar,

e kjo arrihet bashkërisht

me banorët e zonës dhe investitorët

shqiptarë nga diaspora.

Ditët e Gjeravicës

“Pushtimi” i saj tradicionalisht

ndodh në javën e dytë të qershorit

dhe këtë vit për herë të 6

është organizuar nga Shoqata

Bjeshkatare Alpiniste nga Juniku

“Rrasa e Zogut” në bashkëpunim

me Federatën e Bjeshkatarisë së

Kosovës.

Ky organizim i cili realizohet çdo

vit dhe zgjat dy ditë, ka arritur

të marrë lëvdata nga të gjithë

bjeshkatarët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Më shumë se 300

bjeshkatarë kanë pushuar një

natë në Gropën e Erenikut, në

stanet e junikasve, të cilët vullnetarisht

i kanë liruar për këtë ditë,

duke dëshmuar bujarinë dhe

mikpritjen junikase ndër vite. Të

nesërmen është realizuar edhe

ecja me 5 udhërrëfyes, për në

majën më të lartë Gjeravicën. Në

kushte jashtëzakonisht të vështira,

me shi dhe mjegull të dendur,

koha nuk ndaloi as 3-vjeçarin

bjeshkatarin më të ri në këtë vit

2016, që pushtoi Gjeravicën.

Dhe zbritja në rrafsh u realizua

po ashtu nën organizimin

e anëtarëve të pandalshëm të

shoqatës.

Udhërrëfyesi i shoqatës, Bekim

Gaxherri, më shumë se 10 herë

në vit pushton Gjeravicën dhe

thotë se dashuria për ngjitje nuk

e ndal dot, ajri i pastër, pamje

360 shkallë e tokave shqiptare të

bën të ndihesh vërtet Unik.

Mirë se vini në Kullat e Junikut,

freskohuni me ujin e Erenikut,

pushoni në Moronicë, ngjituni në

Gjeravicë.

Foto: drenusha gaxherri

18 magazine.com

DIMËR 2016-2017 DIMËR 2016-2017 magazine.com 19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!