21.11.2016 Views

VOTRA_nr2 (1) me ndryshime

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Humbja e babait, motivi për të krijuar

organizatën ndërkombëtare

të mjekëve shqiptarë

Dr. Mario Ademaj

Amerikë

“Jeta është një dhuratë nga Zoti

dhe ajo çfarë ti bën me jetën

për njerëzit në nevojë është

dhurata ndaj Zotit”. Këto janë

fjalët që më ka mësuar babai

qëkur isha fëmijë. Familja ime

ka qenë gjithmonë e bashkuar

dhe asnjëherë s’kemi qenë të

pasur, sepse pasuria jonë

gjithmonë ka qenë dashuria

dhe mbështetja. Unë tani jam

mjek në një spital shumë të

njohur në Amerikë dhe ndihem

shumë krenar për këtë.

Por jeta time ka qenë tepër e

vështirë. Në fakt, pasioni im

për kujdesin e shëndetit të të

tjerëve është zbuluar përmes

një fatkeqësie. Në fakt, pacienti

tim i parë që më ka mësuar

shumë për jetën dhe humanizmin

ka qenë babai im, Luan

Ademaj.

Babai im ka qenë një luftëtar.

E quaj luftëtar jo se ka luftuar

në ushtri, po ka luftuar me

kancerin në shtatë vitet e fundit

të jetës. Në fakt, kur u diagnostikua

me kancer të pankreasit,

mjekët i dhanë vetëm 6 muaj

shpresë për të jetuar. Të gjendur

në një shtet të huaj, në Amerikë,

prindërit s’dinin as anglishten

dhe as mënyrën se si funksiononte

sistemi shëndetësor. Ky

lajm tepër i hidhur na çorientoi

si familje. Të gjithë: unë, motra

ime, mamaja dhe babai, ndienim

sikur na u ngul një thikë

në zemër. S’na besohej. Unë

me motrën ishim të vegjël, por

të paktën kishim mësuar anglishten

dhe filluam ta përdorim

gjuhën për të ndihmuar babanë

se si të kujdesej për sëmundjen

që e kishte kapluar. Luftuam

së bashku si familje. I mbaj

mend shumë mirë ato ditë. Isha

i vogël dhe i trembur. Por,

megjithatë, kontaktova disa

doktorë, lexova disa libra

mjekësorë, investigova çdo

opsion për kimioterapi për

babanë. Por puna më e

rëndësishme që bëmë për

babanë ishte mbështetja

morale që i dhamë.

Babai im, pavarësisht përpjekjeve

të shumta ndërroi

jetë para 3 vjetësh. Por,

luftoi edhe 7 vjet pasi i thanë

doktorët që i kishin mbetur

vetëm 6 muaj jetë. Kjo është

një ngjarje e pabesueshme

në degën e Mjekësisë në

aspektin e statistikave për

llojin e kancerit që kishte. Besoj

se përveç trajtimit mjekësor që

i dhanë doktorët e shkëlqyer

që takuam, ishte morali i

lartë dhe optimizmi që kishte

babai, sepse ne të gjithë ishim

mbështetja e tij. Lufta s’ishte

vetëm midis babait tim dhe

kancerit, lufta ishte mes familjes

sonë të bashkuar dhe kancerit.

Dhe si përfundim babai doli

fitimtar nga kjo luftë, pasi jeta e

tij u zgjat me 7 vjet. Midis këtyre

7 viteve, babai ishte me ne kur

motra ime me bashkëshortin e

saj lindën fëmijën e parë dhe

gjithashtu ai e pa ëndrrën time

të realizuar kur u zgjodha ndër

150 studentë nga 5000 konkurrentë

për të filluar shkollën e

Mjekësisë në institucionin më të

lartë në Amerikë, në universitetin

“Wisconsin School of Medicine

and Public Health”.

Nga këndvështrimi im, babai

ishte pacienti im i parë. Eksperienca

e tij, e familjes

sime, kundër kancerit, më

tregoi që kujdesi për njerëzit

ishte pasioni im në jetë. Më

saktësisht, desha t’u shërbej

njerëzve që kanë nevojë për

ndihmë dhe që gjenden në të

njëjtën situatë si ajo që u gjet

familja ime, jo vetëm me karrierën

time, por ta kthej këtë

në qëllimin e jetës sime. Prej

kësaj u frymëzua dhe lindi

“Albanian International Medical

Team”, një organizatë ndërkombëtare

që sjell shërbime

mjekësore falas për shqiptarët

rreth botës. Me ndihmë të disa

njerëzve dhe vullnetarëve të

shkëlqyer, kemi organizuar

disa klinika falas rreth botës

për shqiptarët që kanë nevojë

për ndihmë, në Amerikë dhe

brenda Shqipërisë. Çdo vit, ne

zgjedhim një vend me popullsi

në nevojë që s’kanë shërbime

mjekësore dhe u sjellim

kontrolle falas, medikamente

falas, teste falas, elektrokardiogramë

etj. Tani kemi 3 vjet

përvojë dhe organizata është

rritur dhe janë shtuar mbi 25

doktorë dhe mbi 50 vullnetarë.

Kemi dhënë shërbime për mbi

3000 njerëz deri tani, komplet

falas dhe të organizuar nga

kontribute nga njerëz humanë

rreth botës.

Nga një fatkeqësi dhe dhimbje

e madhe, u rrit një organizatë

humane për njerëzit në nevojë.

Ia premtova babait që do

ta dedikoj jetën time për të

ndihmuar njerëzit në vështirësi.

Jeta ka dy stinë, stina e

gëzimit dhe stina e dhimbjeve.

Në gëzimet e jetës është

kollaj për të gjetur njerëz që të

festojnë me ty, por në periudha

të errëta në jetë ose të

dhimbshme është e vështirë të

gjesh njerëz që të mbështesin.

Prandaj, unë kam vendosur të

bëhem mjek, dua të jem aty

për njerëzit e sëmurë në këto

periudha të rënda të jetës,

sepse e kemi provuar vetë

peshën e kësaj fatkeqësie në

jetë. Ju pres dhe ju, shqiptarë

rreth botës, për t’u bashkuar

me mua dhe me “Albanian

International Medical Team”,

në shërbimet tona humane

për shëndetin e njerëzve rreth

botës.

Faleminderit!

32 magazine.com

DIMËR 2016-2017 DIMËR 2016-2017 magazine.com 33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!