21.11.2016 Views

VOTRA_nr2 (1) me ndryshime

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Muzeu Historik Kombëtar,

të njohësh identitetin përmes objekteve

Në një intervistë për revistën “Votra”, drejtori i këtij institucioni të veçantë për nga rëndësia

historike, z.Melsi Labi, zbulon pak nga unikaliteti i disa prej 5000 objekteve

që prezantohen në muze për vizitorët vendas dhe turistët e huaj

Shpresa Mezini

tiranË, shqipËri

M

uzeu Historik

Kombëtar,

institucion i

një rëndësie

të veçantë, që mbart dhe përcjell

përmes objekteve unike

pjesë nga historia e Shqipërisë

kohë pas kohe mbetet vend

me vlera kombëtare të mëdha,

por edhe destinacion kyç

turistik për vizitorët vendas

dhe turistët e huaj. Në një

intervistë ekskluzive për revistën

“Votra”, drejtori i Muzeut

Kombëtar, Melsi Labi, flet për

rëndësinë e këtij institucioni

kulturor, për veçantitë e rreth

5000 objekteve që pozicionohen

në pavijone të ndara, që

mbartin histori të periudhave

të ndryshme nëpër të cilat ka

jetuar Shqipëria dhe shqiptarët

në vite; për problematikat

që kanë mbërthyer muzeun

sot; por edhe për shtetasit që

interesohen më shumë për të

njohur historinë e Shqipërisë,

një vend i largët për ta. Mes

të tjerash, drejtori i Muzeut

Kombëtar na njeh edhe

me detaje nga koleksionet e

familjeve të mëdha historike

në vendin tonë. “Kemi koleksion

të adjutantit të Princ Vidit,

të Mbretit Zog. Kemi marrë së

fundmi koleksionet e familjes

së ministrit tonë të Jashtëm në

periudhën e pushtimit fashist,

konkretisht, Rauf Ficos ose të

periudhës pas kalimit të Luftës

së Dytë Botërore në atë të

Mbretit Zog deri në vitet ’45.

Do të marrim edhe disa objekte

personale të Enver Hoxhës,

të cilat janë në fonde dhe nuk

janë shfaqur për publikun”,

shprehet për revistën “Votra”,

zoti Labi.

Çfarë ofron Muzeu Kombëtar

si vlerë kombëtare, por edhe

si vend turistik për vizitorët

shqiptarë dhe turistët e huaj?

Muzeu Historik Kombëtar i

përmbledh në njëfarë mënyre

të gjitha llojet e tipologjive.

Në të gjen objekte unikale, të

jashtëzakonshme. Për këtë

arsye këmbëngulim që të

jetë qendra e muzeologjisë

shqiptare. Për turistët, por

edhe për vizitorët vendas

ofrojmë aktivitete nga më të

ndryshmet dhe një pjesë e

mirë e tyre janë edukative.

Janë vërtetë për t’u vlerësuar

dhe për t’u mbajtur mend. Ato

që janë si vlerë kombëtare

janë aktivitete që ne zhvillojmë

me rastin e kremtimit të

shumë datave të caktuara,

personazheve ose pikave

kryesore në historinë e popullit

tonë, duke nxjerrë gjithmonë

në pah vlerat që kanë sjellë

këta personazhe, shembullin

e mirë. Pra, vlerën që kanë

përcjellë këto pika kyçe në

historinë e kombit tonë dhe

ne të tilla kemi shumë, sepse

fatmirësisht ne

nuk vuajmë as

për heronj dhe

as për pika të kujtesës

në kuadër

të rritjes së

identitetit kombëtar,

por edhe

të vetidentifikimit

si shtet europian.

Në total muzeu

numëron 360-

380 aktivitete në

vit. Interesi për të

vizituar këtë institucion

kulturor

si vend turistik

është i lartë,

prandaj edhe aktivitetet në një

pjesë të madhe të rasteve janë

informuese mbi historinë, por

edhe se çfarë është Shqipëria

sot. Përfshirë këtu të gjitha

bukuritë natyrore, të trashëgimisë

kulturore, me muzetë,

kalatë, vendet arkeologjike.

Pra, turistët qofshin këta vendas,

emigrantë shqiptarë ose

të huaj mësojnë në muze për

të gjithë historikun e objekteve

që ndodhen në ambientet e

tij, por edhe për të tjera që jo

domosdoshmërisht gjenden

në këtë institucion. Interes i

lartë vërehet edhe te shtetasit

e huaj, sepse Shqipëria ka një

histori që pak e njohin, për këtë

arsye vizita në Muzeun Historik

Kombëtar u shërben atyre për

të mësuar mbi historinë ose

informacionet e nevojshme,

që gjenden po ashtu edhe në

sajtet e këtij institucioni. Në to

gjenden edhe informacione

për të gjitha marrëdhëniet e

ndërlikuara në historinë tonë

deri më sot. Nisur nga kjo them

me bindje se po, ka interes për

të njohur Shqipërinë. Shumica

e turistëve e sidomos të

mbërritur nga jashtë shtangen,

emocionohen, mësojnë gjëra

të reja, por kërkojnë shërbime

të reja teknologjike, që ne

fatkeqësisht jo vetëm që nuk

i kemi në muze, por edhe si

shoqëri shqiptare jemi pak të

ngadaltë në këtë drejtim. Kulturën

e shërbimeve ne e shohim

ende si të njerkës. Vetëm

së fundmi është futur si logjikë,

por prapë jo kudo, gjë që duhet

të ishte e para.

Nëse me gjuhën tuaj do

të bënit një përmbledhje

të rreth 5000 objekteve që

mbart ky muze, si do t’i

vlerësonit?

Një pjesë e tyre janë unikale,

super fantastike, me vlera

kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nuk ruhen në mënyrë

të përshtatshme, por janë perla

të historisë së Shqipërisë, por

edhe të Ballkanit. E kam fjalën

këtu për objektet arkeologjike,

ato të Mesjetës, ku çdo pavijon

ka veçantinë e tij deri te

pavijoni i terrorit

komunist, që

për mua është

përkufizim i

gabuar, por

ka qenë një

institucion dhe

disa organizma

të tjera që e

kanë marrë

këtë vendim

ligjor në kohë,

pavarësisht se

unë mendoj që

ka disa gabime

në këtë drejtim.

Edhe në këtë

pavijon ndodhen

objekte unikale që janë të

papërsëritshme.

Sa është numri i vizitorëve

në një ditë në Muzeun Kombëtar

dhe në cilat periudha

interesi është më i lartë?

Këto janë alternativa që varen,

sepse lidhen me shumë

faktorë, që nga koha deri te

fluksi i turistëve nga agjencitë

turistike, me të cilat ne kemi

një marrëdhënie të ngushtë

për të marrë një informacion,

54 magazine.com

DIMËR 2016-2017 DIMËR 2016-2017 magazine.com 55

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!