21.11.2016 Views

VOTRA_nr2 (1) me ndryshime

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

A do e ruajnë gjuhën amë

fëmijët shqiptarë në Greqi?

Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve, Anila Velaj, rrëfen mbi punën e saj në shtetin helen

Ilda Hoxha

TIRAnË, SHQIPËRI

P

rofesioni i mësuesit

është ndër

më fisnikët, pasi

ata që ndërtojnë

të ardhmen tonë. Mësuesit janë

bashkudhëtarë të përbashkët

të fëmijëve. Përvoja tregon se

mësuesi nuk harrohet, përkundrazi

mbetet si një personalitet,

i cili kujtohet gjithmonë me

respekt.

Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve

në Greqi, Anila Velaj

Kila, në një intervistë për revistën

“Votra” tregon mbi shkollat

shqipe në shtetin helen.

Mësuesit e diasporës dhe shoqatat

e ndryshme, për dekada

me radhë kanë luajtur rol vendimtar

për ruajtjen e gjuhës dhe

kulturës te gjeneratat e reja.

Zonja Kila rrëfen emocionet

që ndien kur del para fëmijëve

shqiptarë dhe dashurinë e

madhe që ka për këtë profesion.

Ajo tregon për “Votrën”

se në Greqi nuk ka shkolla të

mirëfillta, por kurse të mësimit

të gjuhës shqipe. Fëmijët

shqiptarë shkojnë dy herë në

javë, përkatësisht të shtunë

dhe të diel për të mësuar. Mësuesja

thekson me dhimbje se

numri i fëmijëve shqiptarë që

ndjekin këto kurse është shumë

i vogël, krahasuar me numrin e

përgjithshëm të fëmijëve shqiptarë

që janë në Greqi. Mirëpo,

përkushtimi i mësuesve është

maksimal, të cilët veç gjuhës

u mësojnë edhe historinë e

gjeografinë e Shqipërisë dhe

të Kosovës. Zonja Kila thekson

se duhet më shumë mbështetje

nga Shqipëria për të mbajtur

gjallë gjuhën, kulturën dhe

traditat tona.

Lidhja e mësuesve shqiptarë

ka rreth 70 anëtarë të saj dhe

qëllimi i vetëm i krijimit të kësaj

lidhjeje është përhapja e gjuhës

së shkruar dhe të folur në të

gjithë territorin e Greqisë.

Zonja Anila Velaj Kila, ju

drejtoni Lidhjen e Mësuesve

Shqiptarë në Greqi, si funksionon

ajo? Cili është qëllimi

i kësaj lidhjeje dhe sa mësues

kontribuojnë që fëmijët

të mësojnë gjuhën shqipe?

Në Greqi është formuar Lidhja

e Mësuesve Shqiptarë në

Greqi, kjo lidhje përbëhet

nga mësues të diplomuar në

Shqipëri. Janë diplomuar dhe

kanë emigruar në Greqi. Lidhja

e Mësuesve Shqiptarë ka rreth

70 anëtarë të saj. I vetmi qëllim

i krijimit të kësaj lidhjeje është

përhapja e gjuhës së shkruar

dhe të folur në të gjithë territorin

e Greqisë. Kemi 15 vjet si

aktivitet që nga hapja e kursit

të parë, por nuk janë shkolla të

mirëfillta, pasi zhvillohen dy orë

në javë. Kemi filluar që nga 7

marsi i 2001-it.

Kemi 16 kurse të mësimit të

gjuhës shqipe në Selanik,

Patër, Korinth, Volos, Athinë,

rreth e qark Athinës, në bashkitë

e vogla. Në këto 16 kurse

kemi 800 nxënës dhe është një

numër shumë i vogël po ta krahasojmë

me numrin e përgjithshëm

të fëmijëve shqiptarë në

Greqi. Nga të dhënat e fundit

rezulton se janë mbi 120 mijë

fëmijë shqiptarë që janë në

sistemin 9-vjeçar ose 7-17 vjeç.

Mesimi bëhet të shtunave

ose të dielave, varet si është

ambienti që na ofrohet. Shumë

pak bëhen brenda mjediseve

të shkollave publike, sepse nuk

jepet nga shteti grek, por nga

bashkitë greke e drejta për të

zhvilluar mësim. Më shumë

zhvillohet brenda mjediseve

të shoqatave dhe kemi shumë

të tilla, si për shembull, ajo e

Patrës, e Korinthit, që brenda

statusit të tyre kanë edhe

përhapjen e kulturës së gjuhës,

duke bërë të mundur edhe

hapjen e kurseve. Më pas

kurset mbështeten nga Lidhja e

Mësuesve si në bazë materiale

ashtu edhe në programe.

Çfarë programesh përdoren?

Kemi abetaren ndërkombëtare

e cila sigurohet nga Ministria

e Arsimit te Shqipërisë dhe

që përdoret në të gjithë diasporën,

si dhe gjuha 1 & 2 që

është e përshtatur. Ne mund

t’i përgatisim fëmijët edhe

për të mbrojtur gjuhën shqipe

nëse ata kanë dëshirë. Gjuha

shqipe mbrohet në Selanik

dhe në Tiranë. Deri tani nuk

kemi arritur, pasi personi që

e mbron duhet të jetë mbi

moshën 18 vjeç. Nxënësit

tanë, i mësojmë mirë të flasin

dhe të shkruajnë.

I bëni kërkesë Ministrisë së

Arsimit për tekstet?

Kërkesa sivjet është bërë që

në qershor, përpara mbylljes

së kurseve. Ne e bëjmë këtë

nëpërmjet ambasadës tonë

në Athinë, nga ambasada më

pas i dërgohet Ministrisë së

Jashtme dhe kjo e fundit e

dërgon në Ministrinë e Arsimit

dhe më pas zinxhir, ku Arsimi e

dërgon në atë të Jashtme dhe

ajo në ambasadë. Kërkesat

bëhen në kohën e duhur por

tekstet ngelen 3 muaj në Ministrinë

e Jashtme dhe nuk vijnë

në Athinë dhe nuk e dimë se

perse ndodh ky fenomen.

A lexojnë nxënësit, kanë interes

për gjuhën shqipe?

Ata që vijnë kanë interes. Ne

kemi nxënës që nuk dinë fare

shqip dhe arrijmë që brenda

vitit fëmijët të mund të komunikojnë.

Në Greqi prinderit

druhen pak që ta flasin gjuhën

shqipe në të gjitha mjediset.

Por e shoh që ata kanë interes,

pasi prindërit motivohen dhe

lexojnë. Fëmijët kanë ndihmë

edhe nga prindërit në shtëpi.

44 magazine.com

DIMËR 2016-2017 DIMËR 2016-2017 magazine.com 45

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!