21.11.2016 Views

VOTRA_nr2 (1) me ndryshime

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“O vend e vatër

O nënë e babë…” -

Fan Noli

Dashuria për flamurin kuqezi,

dhe fëmijët tanë

Afërdita Delaj

manhattan, AMERIKË

K

ëtë 28 Nëntor

festohet

104-vjetori

i Festës

së Flamurit. I flamurit tonë

të ngjyrosur me gjakun e të

rënëve për lirinë dhe kufijtë

e tokës shqiptare, me shqiponjën

dykrenore në qendër,

që mbron e paepur shpirtin

shqiptar e që të ketë gjithmonë

Shqipëri e shqiptarë,

sado të jemi të shpërndarë

nëpër botë.

Ashtu të cunguar, të përzënë,

të vuajtur e të përgjakur,

shqiptarët e Shqipërisë etnike

duhet dhe do ta valëvisin

flamurin e kuq me shqiponjën

dykrenore brez pas brezi.

Është ky flamur që u ngrit i

lirë në qiell me krenari nga

Heroi ynë Kombëtar, Gjergj

Kastrioti Skënderbeu, u

qëndis nga duart e arta të

Marigosë që të valëvitet në

duart e Ismail Qemalit në

Foto: Alba Pro

nëntorin e 1912-s në Vlorën

heroike; flamur që udhëhoqi

luftëtarët nëpër beteja duke

u bërë edhe më i kuq nga

gjaku i trimave të UÇK-së të

rënë për mbrojtjen e trojeve

shqiptare.

Ky flamur është mbuloja mbi

djepin e djemve që rriten

sikur lisat, kur nënat u këndojnë

ninullat, por është

edhe prijatar që shoqëron

dasmorët me tupan e klarinetë

dhe me këngët e dashurisë,

kur vashat shqiptare,

sikur zana, veshin vellon e

nusërisë.

Gjunjëzohemi para tij sikur

bacë Isa Boletini, e puthim

me gjithë dashurinë e zemrës

deri në asht, e ngremë

lart me krenarinë e shqiptarit

dhe i këndojmë me vargjet e

rilindësve.

“Betimi mbi flamur” -

E titullon Asdreni himnin

në vitin 1908.

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshir` e një qëllim,

Të gjith` atij duk` ju betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frikohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t`i mbajmë

Të mprojmë atdhenë më çdo

kënt,

Të drejtat tona ne s`i ndajmë;

Këtu armiqtë s`kanë vënt.

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,

Te ty betohemi këtu,

Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,

Për nder` edhe lavdimn` e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet

Atdheut kush iu bë theror;

Për jet` ay do të kujtohet

Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!

“Nën hijen e tij qofshim dhe

në dorën tonë valoftë!” - uron

Migjeni.

“U bë Shqipëria! Po u bë

duke vuajtur me buzëqeshje,

duke u kurajuar me këngën

e jetës dhe të vdekjes nër

dhëmbë: me Himnin e saj

Kombëtar shqiptar!” - shkruan

me penë e me zemër

Lasgush Poradeci.

“Këngë a vaj? Çë je? Thuejma

zemër kombi!” - i këndon

me shpirt e me shkronja

Migjeni.

“Mbi njat flamur Perëndia

me dorë t’vet ai ka shkrue:

Për shqiptarët do të jetë

Shqipnia…” - At Gjergj Fishta

“O flamur, yll i lirisë,

valëvit me plot shkëlqim;

E prej qiellit t’Shqipërisë

Të dëgjohet në amëshim-

Beqir Çelaj

O Flamur gjak, o Flamur

shkabë,

O vënd e vatër, o nënë e

babë,

Lagur me lot’, djegur me

flagë,

Flamur i kuq, Flamur i zi.-

Fan Noli

Flamuri ynë kuqezi tani më

tepër se kurrë ka nevojë për

dashuri nga të gjithë ne, që

të përshëndesë qiellin çdo

mëngjes dhe jo vetëm në

sipërfaqe me rroba e me

emblema, por me dashuri të

thellë që të jetë e sinqertë

e të zërë vend. Këtë dashuri

askush nuk e dhuron më

bukur se fëmijët, sepse ata

e dinë se çfarë i lumturon

dhe çfarë i mërzit prindërit e

tyre. Ata i kuptojnë prindërit

e tyre kur flasin me dashuri

për mëmëdheun apo edhe

kur ngrysen në fytyrë nga

vuajtjet në atë tokë që i rriti e

që mban eshtrat e të parëve

të tyre. Pikërisht këtë mbase

kishte parasysh edhe mbesa

ime, Leila, e cila, kur pa

flamurin shqiptar të valëvitej

plot krenari në Nju-Jork, tha:

“Kjo është shqiponja që do

babi im. Ai e do shumë atë

shqiponjë”. Ashtu si Leilën,

dua të shikoj çdo fëmijë

shqiptar anekënd botës: të

marrë shembull nga prindërit

e tij për dashurinë ndaj flamurit

kuqezi.

Fëmijët duan t’i dinë e t’i

këndojnë këngët që këndohen

në parada, në dasma,

në koncerte apo për festat

8 magazine.com

DIMËR 2016-2017 DIMËR 2016-2017 magazine.com 9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!