27.10.2014 Views

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Toleranca politike në funksion të paqës

të cilat duhet të jenë objekt i elaborimit të dokumentit përkatës shtetëror

i cili emërohet si politikë e mbrojtes së shtetit.

Përveç përcaktimit të interesave, qëllimeve dhe detyrave të

shtetit në lëmin e mbrojtjes nacionale, dokumenti Politik për mbrojtjen

duhet të përcaktojnë edhe veprimtarinë, detyrat dhe mënyrën e realizimit

të qëllimeve të parashtruara nga ana e orgnait më të lartë shtetror. Këtu,

në radhë të parë, mendohet për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,

Kryetarin e Republikës së Maqedonisë , Qeverinë dhe, forcat e

armatosura dhe të tjera.

1.3. Rregullimi normativ i mbrojtjes në

Republikën e Maqedonisë

Me sjelljen e Kuhtetutës së re të Republikës së Maqedonisë, me

të cilën ajo përkufizohet si shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, janë

krijuar edhe parasupozimet themelore për brojtje të pavarur. Kushtetuta

e Republikës së Maqedonisë mbrojtjen e trajton në kaptinë të veçantë,

në të cilën i bëhet e mundshme sistemit të mbrojtjes të rregullohet me

ligj të veçantë, në të cilin në mënyrë precize janë rregulluar të drejtat

dhe obligimet e qytetarëve, organeve të pushtetit shtetëror dhe e forcave

të armatosura, si dhe e ARM, si armatë e qytetarëve të Republikës së

Maqedonisë. Kjo do të thotë se Republika e Maqedonisë, si shtet i

pavarur dhe demokratik, vetë i vendos të gjtha funkcionet shtetrore, ndër

të cilat edhe për mbrojtjen, “që do të thotë se me Kushtetutë janë vënë

edhe korrnizat e sistemit për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë, me

çrast janë përkufizuar funkcionet e forcave të armatosura.”

Me këtë janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet e qytetarëve në

lidhje me mbrojtjen, që përfshihet në nenin 28 të Kushtetutës, në të cilin

thuhe se mbrojtja e Republikës së Maqedonisë është e drejtë dhe

obligim për çdo qytetarë dhe se ajo prcaktohet me Ligjin e mbrojtjes”. 127

Me një fjalë, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i jep të

gjitha supozimet relevante për krijimin e sistemit dhe organizimit të

mbrojtjes, i cili duhet të mbështetet në resursat disponuese njerëzore,

materiale, teknike dhe natyrore të Republikës së Maqedonisë si shtet.

Në vendet e vogla, siç është ky i yni, duke u mbështetur në NATOparametrat,

modeli i tashëm i mbrojtjes është pothuejse më i mundshmi.

127

Shih më gjërësisht: Trajan Gocevski, Sistemi politik dhe ekonomik i

mbrojtjes së RM. Univerziteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, 1997

115

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!