27.10.2014 Views

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nazmi Maliqi

Rezime

Republika e Maqedonisë si shtet multietnik dhe multifetar, pas përfundimit të

luftës shqiptaro-maqedonase dhe pas Marrëveshjes së arritur në Ohër, duhet më

guximshëm të lëviz drejtë implementimit të marrëveshjes, që të krijohen kushtet reale

për lëvizje, drejtë shteteve që kanë demokraci të zhvilluar. Në shtetet ku shumica e

qyterarëve të saj kanë një mirëqenie sociale dhe ekonomike, ku jeta ka kuptim,

komunikimi është efikas dhe ka nxitje pozitive që qytetarët të mësohen të jetojnë me

ndyshime progresive. Sipas këtij modeli të ndërtimit të shoqërive civile, krijohet mandej

edhe konstatimi logjik se me pranimin e vlerave demokratike, njëherit pranohen edhe

vlerat e përbashkëta për paqë dhe kultura për paqe, sepse nuk do të ekzistojë

arsyeja që njerëzit të jenë në konflikt njëri me tjetrin, për shkak dallimeve që kanë në

veçoritë nacionale, fetare dhe përcaktimeve partiake apo politike.

Nëse pranohet si vlerë e përbashkët mirëqenja ekonomike, standardet

demokratike dhe pranimi si vlerë e përbashkët paqa dhe stabiliteti, atëherë

imponohet arsyja te qytetarët e Maqedonisë si kulturë nacionale, fetare, politike dhe se

ardhmëria e tyre nacionale, fetare, ekonomike, politike dhe ardhmëria e shtetit, ndoshta

asnjëherë nuk do të varet nga lufta apo forca dhe nga krijimi i aleancave të

padëshiruara luftarake, dhe duke i shfrytëzuar ato, njëri kundër tjetrit.

Në këtë drejtim, edhe pse Dokumenti i Ohrit është nën nivelin e kërkesave të

shqiptarëve, ka gjasa reale që të kuptohet dhe të pranohet edhe si vlerë e

përbashkët shqiptaro-maqedonase. Nëse është ashtu, atëherë nuk ka edhe arsye të

zvarritet implementimi i këtij dokumenti, nëse edhe më tej ekziston arsyeja e ekzistimit

të Maqedonisë si shtet. Nga këta ndryshime që parashihen në Marrëveshjen kornizë,

ndoshta edhe mund të krijohen rrethana të dëshirura që edhe Kushtetuta e re

Maqedonisë të kuptohet dhe të pranohet si vlerë e përbashkët shqiptaromaqedonase.

Etika kolektive e bazuar në autoktoninë e shqiptarëve dhe maqedonasve,

duhet të jetë e bazuar në vlerat pozitive. Këta angazhime për gjetjen e vlerave të

përbashkëta në mes maqedonasve dhe shqiptarëve me siguri se do të ndodhin apo

edhe do të konkretizohen, atëherë kur fillojnë dy taboret, shqiptarë dhe maqedonas të

kuptojnë drejtë, se ky shtet nuk mund të jetë stabil nëse nuk respektohen të drejtat dhe

liritë e njeriut, nëse nuk ndërtohet shteti juridik dhe nëse elitat e tyre politike injorohen

në mes veti, apo edhe nëse ekziston edhe injorim politik edhe në mbrenditë e tyre

nacionale. Në këtë drejtim, edhe pse Marrëveshja e Ohrit është nën nivelin e kërkesave

të shqiptarëve, me ndryshimet e parapara kushtetuese mund të krojohen rrethana të

dëshirura, që edhe Kushtetuta e Maqedonisë, të kuptohet dhe të pranohet si vlerë e

përbashkët shqiptaro-maqedonase. 217

217 Nazmi Maliqi, Gjurmë politike, faqe 182- 186,

Grafoteks, Kumanovë, 2001

222

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!