27.10.2014 Views

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Toleranca politike në funksion të paqës

1.1. Përcaktimi konceptual i konflikteve

Në bisedën e përditshme me fjalën konflikt shpesh nënkuptohet

përleshja ndërmjet dy ose më shumë njerëzve ose grupeve, të cilët

përdorin forcën, si mjet për të fituar ose për t’u mbrojtur. 162 Pastaj,

përdorim force shpesh nënkupton shkaktim të lëndimit trupor ose dëmit,

edhepse shpesh pranohet se është e mundshme të flitet për zbatim të

dhunës psikologjike ndaj kundërshtarëve. Një përcaktim i këtillë i

konfliktit është mjaft i kufizuar, prandaj edhe i gabueshëm, sepse mund

të eksistojë konflikt i vërtetë edhe atëherë kur njëra palë e pjesëmarrësve

nuk manifeston sjellje të dhunëshme.

Përkundër faktit se konfliktet janë pjesë përbërëse e jetës së

përditshme, të paktë janë ata të cilët janë të gadshëm të pranojnë se

gjithnjë ballafaqohen dhe aktivishtë marrin pjesë në konflikte. Mendoni

se çfarë mund të kuptoni me fjalën konflikt. Kur do të dëgjoni, me siguri

se do të mendoni se keni të bëni me fjalët që i përmendëm më lart, të

cilat i hasnin shumë shpeshë njerëzit e moshave të ndryshme dhe viseve

të ndryshme anë e mbanë rruzullit të Tokës. 163

Gjersa nuk kuptohet se konflikti është problem i përbashkët që

mund të zgjidhet vetëm me përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët, të

dya palët në konflikt nuk mund të fitojnë. 164 Në literaturën profesinale

mund të hasen shumë përkufizime për konfliktin. Disa prej tyre

theksojnë sjelljen e pjesëmarrësve në konflikt (qoftë kur kemi të bëjmë

me qëndresë të fshehur ose agression të hapur), dikush përqëndrohet në

burimin e konfliktit (siç janë mjetet e kufizuara ose interesat e kundërta),

të tjerët marrin qëndrimet dhe ndjenjat që paraqiten në konflikt (siç janë

stereotipet, armiqësitë).

Përkufizimi që do t’i përmblidhte të gjitha aspektet themelore të

konfliktit duhet të përqëndrohet në në tre përbërësit themelor të tij:

- palën në konflik,

- sjellja konfliktuoze dhe

162 J.S Fridrih, dallon tri forma të detyrimeve, fizike -forcë të madhe, zbatimin

e akcionit ushtark dhe akcionin e policisë.

163 “Çështë konflikti? Konflikti është: grindje, mosdurim, urrejtje, rrahje, moskuptim, hidhërim, përleshje,

mllef, dështim, gabimi, dhunë, mosshtegdalje, betejë, dhembje, frikësim, shkatërrim, mosbesim, zhdukje,

luftë, armiqësi, humbje.” Shih: Violeta Petroska Beshka, Konfliktet, faqe,2-5, Shkup, 1995

164 Violeta Petrovska, Beshka, Konfliktet, faqe 55, Fakulteti Filozofik,

Shkup 1995

143

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!