27.10.2014 Views

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nazmi Maliqi

lehtësimin e procesit të zgjidhjes së kontesteve, ndërtimi i paqës ka rrol

kyç.

Në konkluzën e Konferencës ndërkombëtare për ndërtimin e

paqes, të mbajtur në vitin 1986, është dhënë ky përkufizim:

“Ndërtimi i paqës është pozitiv, përpjekje e prhershme koperuese

njerëzore që t’i ndërtojë urat ndërmjet popujve dhe grupeve të

konfrontuara. Qëllimi i tij është të vë mirkuptim dhe bashkëpunim dhe

ti mënjanojë gurët e mosbesimit, të ftikës dhe urrejtjes. 201

Aktiviteti i OKB për ndrtimin e paqes zbatohet nëpërmjet byrove,

siç janë: UNHCR, UNEP, UNDRO dhe një varg agjencishë të pavarura,

siç janë WHO, UNICEF, UNESKO, UNDO etj.

Gjithashtu, në aktivitetet për ndërtimin e paqes janë përfshirë

njëvarg organizatash joqeveritare, dhe shpesh herë paralelisht me

misionet për ruajtjen e paqes.

Kordinimi i aktiviteteve për ruajtjen e paqes me forma të tjera të

përfshirjes së OKB gjatë ballafaqimit me konfliktet paraqet nevojën në

rritje. Në këtë kuptim, synimi për realizimin më të mirë të aktiviteteve

për ndërtimin e paqes është ndërthurur me vendimin e Asamblesë së

përgjithshme për të vënë pozitën e re të OKB për lidhshmërinë dhe

kordinimin e aktiviteteve në kuadër të OKB.

Ekzistojnë disa situata kur OKB është e autorizuar të hyjë në një

vend pa pajtimin e qeverisë, domethënë Këshilli i Sigurimit mund të

vendosë të përdorë forcat tokësore, detare dhe ajrore si domosdoshmëri

për ruajtjen ose kthimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

1. 8. Integrimi i rajonit ballkanik në strukturat

evroatlantike si segment i rëndësishëm

për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

E ardhmja e popujve të Ballkanit qëndron në Evropë, domethënë

në Bashkimin Evropjan dhe në NATO, si dy shtylla kryesore të

stabilitetit dhe përparimit të kontinentit në dekadat e ardhsme. Integrimi

në strukturat euroatlantike do të thotë demokraci, respektim i të drejtave

të njeriut dhe të drejta themelore, paqe me fqinjët, rregullimi i

mërdhënjeve të brendëshme ndërmjet vendeve dhe funkcionimi i

ekonomisë së tregut. Ndër vendet të ish Jugosllavisë tani për tani vetëm

201

Lidija Georgieva, Mekanizmat e kultivimit të paqes dhe të sigurisë, Univerziteti

“Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Filozofik, Shkup, 1997

178

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!