27.10.2014 Views

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Toleranca politike në funksion të paqës

kolektiv dhe zbatimit të privatizimit të rastësishëm. Kjo fazë fillestare

është edhe shumë e vështirë sepse përfshinë ndryshimet fundamentale

në proceset e instaluara politke dhe ekonomike. Nevoitet guxim dhe

qëndrueshmëri, sepse bëhet thjeshtë një këcim në diç të panjohur.

Periudhë, në fakt është kritike, sepse suksesi i saj është edhe

kusht për fazën e dytë, fazë në të cilën ngarendja për stabilizim më të

madh politik duhet të kombinohet me përpjekje për transformim sa më

të pranishëm ekonomik. Këto janë miratimi i kuhstetutës së re dhe

sistem të ri zgjdhor, mbajtja e zgjedhjeve, zgjedhjet legjitime

demokratike, vënjen e administratës së decentralizuar rajonale dhe

bashkimi në një koalicion stabil demokratik- elitë të re politike, deri në

atë shkallë në të cilën proceset demokratike depërtojnë në shoqëri me

qëllim që të institucionalizohet funkionimi qeveritar. Njëkohësisht,

duhet të nxitet edhe një transformim më i madh ekonomik, përfshirë

këtu vënjen e sektorit banker, pastaj demonopolizimi, si dhe privatizimi

në shkallë të ulët dhe të madhe, i mbështetur në të drejtat e definuara

juridiko pronësore. Në këtë fazë, Perëndimi mund të ndihmojë

nëpërmjet sigurimit të kredive për projektet nga infrastruktura, ndihmë

teknike dhe menexhuese, preference dhe qasje tregëtare, si dhe me

investime të huaja. 153

Kur kjo fazë nëse përfundon me sukses, mund të kalohet në

fazën e tjetër, në të cilën me të vërtetë fillojnë situata dhe procese të

gjithanshme demokratike në mënyre të përhershme, ndërsa zhvillimi

ekonomik është si pasojë e zhvillimit të gjithanshëm të iniciativës

private. Në këtë fazë formohen partitë demokratike stabile dhe krijohet

kulturë politike demokratike, me gjyqe të pavarura dhe kulturë juridike.

Në ekonomi, ekziston shkalla e lartë e privatizimit, paraqitja e lobit

kapitalist dhe realizimi i kulturës afariste. Paraqiten investime të mëdha

të jashtme dhe vendi përfshihet në organizatat kryesore të Perëndimit,

siç është Bashkimi evropjan dhe Aleanca veri-atlantike (NATO). Kjo

fazë mund të përshkruhet si përfshirje në konsolidimin politik dhe nxitje

e përhershme e ekonomisë. Për t’u konkretizuar kjo, mund të nxjerrim

një vlerësim se Polonia, Republika e Çekisë dhe Hungaria gjenden në

prag të kësaj faze, për është vërtetuar edhe përfshirja e tyre në NATO. 154

153

Shih, Gullikstad. E (1994) Colective Security Post- Cold War Europe, Hupi Report

154 NATO Enlargement And Central Europe, A study in civil-military

Realations, Washington, 1996

133

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!