20.01.2015 Views

Biologji 7-8-9 - Albas

Biologji 7-8-9 - Albas

Biologji 7-8-9 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

FORMIMI BIOLOGJIK I NXËNËSVE

Formimi biologjik i nxënësve merr një rëndësi të madhe e të veçantë (jo vetëm përgatitja

teorike, por edhe ajo e lidhur me jetën e përditshme), për faktin se, gjithnjë e më shumë kemi

një evoluim të pandalshëm të koncepteve biologjike dhe të arritjeve të mëdha të kësaj fushe

në praktikën e përditshme.

Shekulli i njëzetë, me të drejtë, u quajt shekulli i biologjisë. Në këtë shekull disiplinat

biologjike morën një hov shumë të madh dhe, si rezultat, edhe arritjet e tyre ishin shumë të

larta.

Formimi biologjik në shkollën tonë është konceptuar si renditje e koncepteve sipas një

rendi të caktuar logjik, të shtrirë që nga cikli i ulët (klasat 3, 4 dhe 5) në lëndën dituri natyre

e deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, në lëndën e biologjisë.

Këto koncepte janë trajtuar në mënyrë përgjithësuese sipas parimit koncentrik dhe atij të

integrimit (ndërlëndor dhe brenda lëndës).

Ky trajtim përgjithësues mbi bazën e koncepteve të biologjisë moderne çon edhe në

kompaktësinë e informacionit dhe në rritjen e mundësisë që formimi biologjik të jetë i plotë

dhe bashkëkohor.

Ja disa nga vlerat e domosdoshmërisë së formimit biologjik të nxënësve:

• Njohjen e nxënësve me parimet dhe ligjet bazë të shkencës së biologjisë;

• Përdorimin e modeleve të gjalla si burim informacioni për të dhënë zgjidhje efikase në jetë;

• Nxit fantazinë e nxënësve;

• Njohje më të mirë të botës së gjallë dhe të mjedisit ku jetojnë, si dhe kujdes më të madh për to;

• Njohje më të mirë të vetvetes;

• Kuptim më të drejtë të lidhjeve që ekzistojnë në natyrë dhe gjetjen e rrugëve të reja për shfrytëzimin

e drejtë dhe të balancuar të natyrës;

• Na bën më humanë.

Bazat e formimit biologjik - konceptet biologjike

Çfarë janë konceptet

Konceptet janë kategori që përdoren për të grupuar objektet, ngjarjet dhe karakteristikat

në bazë të vetive të tyre të përbashkëta. Ato janë elemente që ndihmojnë të thjeshtojnë dhe

të përmbledhin informacionin. Në një botë pa koncepte, çdo objekt do të shihej si unik dhe

ne nuk do të kishim mundësi të bënim përgjithësime.

Konceptet, përgjithësisht, mund të ndahen në këto kategori:

Koncepte të thjeshta, që përfaqësojnë një element të caktuar të njohurive, p.sh.: kërcelli

si organ i bimës.

Koncepte të përbëra, këto në vetvete përmbledhin një tërësi elementesh, si p.sh.:

kërcelli, pjesët përbërëse të tij, llojet e kërcejve, funksioni i kërcellit.

Koncepte të përgjithshme, këtu futen koncepte që në vetvete përmbledhin ligjësitë e

natyrës, si: shkëmbimi i lëndëve, ndërtimi qelizor i gjallesave, qeliza si njësi themelore e

jetës, shumimi dhe zhvillimi individual i gjallesave, lloji, përshtatshmëria, mjedisi, biosfera,

biocenoza etj.

Një aspekt i rëndësishëm në formimin e koncepteve është përcaktimi i tipareve kyç ose

i karakteristikave të konceptit. Këto përbëjnë drejtimet që përcaktojnë elementet e konceptit

ose, ndryshe, dimensionet që e bëjnë atë të ndryshojë nga një koncept tjetër.

Të analizojmë së bashku formimin e një koncepti biologjik për të njohur më mirë procesin

në formimin e konceptit p.sh., “bimë” janë disa tipare parësore që të ndihmojnë në formimin

dhe dallimin nga objektet e tjera natyrore. Ndër to përmendim se bima është gjallesë që

lind, rritet dhe thahet, që është e përbërë nga gjethe të gjelbra të vendosura në mënyra të

ndryshme në një kërcell, nga rrënjët e futura në tokë me përmasa e forma të ndryshme,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!