20.01.2015 Views

Biologji 7-8-9 - Albas

Biologji 7-8-9 - Albas

Biologji 7-8-9 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

të mësimdhënies lidhet, së pari, më nxënësin, me vetë mësuesin, me nivelin e përgjithshëm

të klasës dhe me tërësinë e objektivave dhe të aktiviteteve të mundshme në klasë. Kështu,

ndryshe vepron në zgjedhjen e një aktiviteti lidhur me njohjen e botës bimore apo shtazore një

mësues në Tiranë, që ka pranë objekte të përshtatshme, siç është: Kopshti Botanik, Kopshti

Zoologjik apo Muzeu i Shkencave Natyrore, dhe ndryshe një mësues i një rrethi tjetër, që për

nga mungesa objektive, do të përdorë herbariume apo koleksione të parapërgatitura për të

zhvilluar një aktivitet praktik njohës.

Fillimisht, u kushtohet kujdes veprimtarive hyrëse. Mbasi futet në klasë, mësuesi tërheq

vëmendjen e nxënësve për vendosjen e qetësisë, për qëndrimin drejt dhe në vendet e tyre.

Mësimi duhet të fillojë pasi të jenë ulur nxënësit në vendet e tyre dhe, kur është vendosur

qetësia dhe të jenë siguruar kushtet normale për punë. Përsëritja e mësimit të kaluar ose,

më mirë, kontrollimi i përvetësimit të tij mund të fillojë edhe me detyrat e shtëpisë, që

referojnë përmbajtjen e tij dhe, më pas, me anë të pyetjeve të përgatitura me kujdes. Gjatë

kësaj veprimtarie duhen aktivizuar sa më shumë nxënës. Veprimtaritë hyrëse duhet të zënë

vendin e duhur, sepse u paraprijnë veprimtarive njohëse, që do të pasojnë dhe, në shumë

raste, sigurojnë vazhdimësinë ose lidhjen me njohuritë e fituara më parë. Në disa raste,

veprimtaritë hyrëse mund të tërheqin vëmendjen dhe interesin e nxënësve, kur ndërtohen

në formën e ushtrimeve përsëritëse e përmbledhëse. Rëndësi ka që veprimtaritë hyrëse,

sido që të realizohen, duhet të tërheqin vëmendjen e nxënësve dhe përqendrimin e tyre në

mësimin e ri që do të zhvillohet.

Në planifikimin e orës së mësimit, mësuesi duhet t’u lërë vendin e duhur veprimtarive

zhvilluese. Kjo nënkupton drejtimin që duhet t’i jepet zgjidhjes së pavarur të pyetjeve jashtë

tekstit dhe që synojnë zgjerimin e njohurive, komentimit të figurave etj. Në mësimet e lëndës

së biologjisë duhet t’u kushtohet kujdes demonstrimit të objekteve ose eksperimenteve

afatgjata, prandaj mësuesi duhet t’i sigurojë ato e t’i kontrollojë për ecurinë normale të

mësimit.

Çdo orë mësimi mbaron me një mbyllje, që duhet të përfaqësojë edhe momentin kulmor

të saj. Në mësimet e lëndës së biologjisë rekomandohet që për këtë qëllim më mirë të vihen

në punë nxënësit, sesa vetë mësuesi të bëjë një përsëritje të asaj që është mësuar.

Kur mësimi i zhvilluar është vazhdim i një teme të gjerë, mund t’u kërkohet nxënësve, me

anë të pyetjeve ose vrojtimit të një figure apo objekti, të gjejnë lidhjen ndërmjet asaj që kanë

mësuar më parë dhe asaj që kanë marrë me mësimin e dhënë. Por me gjithë rekomandimet,

përzgjedhja e këtyre veprimtarive është tërësisht opsionale dhe e lirë të realizohet sipas

kërkesave reale të nxënësve dhe të mësuesit, si dhe bazuar në temën mësimore.

Në procedurën e planit mësimor, mësuesi duhet të bëjë edhe parashikimin për kohën

që duhet të zërë çdo veprimtari e planifikuar. Koha duhet të parashikohet e mjaftueshme

për secilën prej tyre. Sido që hyrja dhe mbyllja mund të duken dytësore, edhe atyre u duhet

lënë koha e duhur. Gjithsesi, kohën më të madhe duhet ta zërë të nxënit. Jo rrallë, sidomos

mësuesve fillestarë, u mbetet kohë nga veprimtaritë e planifikuara. Në të tilla raste, mësuesi

duhet të aktivizojë nxënësit për të rifreskuar, me anë të pyetjeve apo vrojtimit të objekteve,

elementet më të vështira të mësimit.

Struktura e mësimit sipas filozofisë të të menduarit kritik

Evokimi

Evokimi është faza e diskutimit para dhënies së përmbajtjes.

- Mësuesi tregon apo identifikon temën e mësimit.

- Pyet nxënësit çfarë dinë rreth saj (temës).

- Kërkon të dijë prej nxënësve çfarë presin nga ajo, dëshirojnë apo kanë nevojë të

mësojnë rreth saj (idetë radhiten në tabelë).

Realizimi i kuptimit

Kjo është pjesa më e rëndësishme e mësimit.

Në këtë fazë marrin kuptim njohuritë e reja, ndodh të nxënit e kuptimshëm dhe të

vetëdijshëm pas kryerjes së fazës së parë, fazës së evokimit. Nxënësit kërkojnë informacion

relativ në lidhje me parashikimet e bëra.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!