09.07.2015 Views

“Matematika 9” - Albas

“Matematika 9” - Albas

“Matematika 9” - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KREU IKUPTIMI I NUMRITMësimi 1.1Tema: Numrat natyrorë, veprimet me toObjektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:I. Të përkufizojë veprimet me numrat natyrorë. Të formulojë vetitë e veprimeveme numrat natyrorë. Të formulojë kuptimin e numrave të thjeshtë.II. Të ilustrojë në boshtin numerik vetitë e mbledhjes së numrave natyrorë.Të gjejë PMP-në (SHVP-në) e dy numrave duke u mbështetur te rregullapraktike.III. Të vërtetojë duke i ilustruar në boshtin numerik vetitë e mbledhjes. Të gjejëPMP-në (SHVP-në) për më shumë se dy numra duke u mbështetur te përkufizimi.Libër mësuesi për tekstin “Matematika 9”Metoda që rekomandohet:1. Mësimdhënia jo e drejtpërdrejtë.2. Ilustruesi grafik.3. Punë individuale.Mjetet ndihmëse:1. Teksti Matematika 9.2. Teksti Ushtrime Matematika 9.3. Vizore, shkumësa me ngjyra, lapsame ngjyra.Zhvillimi i temës së re:1. Shkruani një numër natyror.Shkruani tre numra natyrorë të njëpasnjëshëm. Këtu mësuesi të tregohet ikujdesshëm, sepse nxënësi mund të gabojë, ai mund të shkruajë p.sh.: 3, 5, 8.Mësuesi/ja do të kërkojë numra të tillë, si: 3, 4, 5. Këtu ai/ajo kontrollon nxënësit sipunojnë.- Pse themi se numrat 3, 4, 5 janë të njëpasnjëshëm?Nxënësit përgjigjen: sepse 4 = 3 + 1, 5 = 4 + 1.Mund të ndodhë që nxënësi të shprehet: Sepse 4 është më e madhe se 3 dhe 5më e madhe se 4.U kërkohet nxënësve të paraqitin në boshtin numerik këta numra.2. Veprimet me numrat natyrorë.Mësuesi/ja u drejtohet nxënësve:Shprehni numrin 5 si shumë e dy numrave:5 = 4 + 1, ose 5 = 3 + 2Ndaluni te 5 = 2 + 3.Dimë se 3 = 1 + 1 + 1, prandaj themi se 5 = 2 + 1 + 1 + 1Mësuesi/ja mund të kërkojë nga nxënësit përkufizimin e shumës së numrit 2me numrin 3.Nëse nxënësit nuk arrijnë të shprehen saktë ndërhyn mësuesi/ja:Shuma e numrit 2 me 3 është numri që fitohet nga numri 2, duke shtuar në mënyrëtë njëpasnjëshme 3 njësi. Kërko ilustrimin në boshtin numerik. Nxënësit shohinpërkufizimin në tekst.11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!