10.07.2015 Views

“Dituri Natyre 5” - Albas

“Dituri Natyre 5” - Albas

“Dituri Natyre 5” - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Në fund ajo nxjerr një përfundim (pohim) rreth ndotjes së ujërave, të cilin e shkruan nëtabelë. Ndërtimi i njohurive: Përmbledhje e pohim-mbështetjes.U jepet nxënësve ky pohim:“Njeriu gjatë veprimtarisë së tij po ndot ujërat çdo ditë e më shumë”.Ndahen nxënësit në grupe dhe u shpërndahet skica bosh e një “përmbledhjeje pohimmbështetje”.Kjo skicë paraqitet dhe në tabelë nga mësuesja.Nxënësit do t’i karakterizojnë mbështetjet e ndryshme për pohimin e dhënë në pesëmënyra, si: fakte, statistika, shembuj, autoriteti i ekspertit (specialistit), logjika dhe arsyeja,të cilat i nxjerrin gjatë leximit të informacionit në tekst dhe të materialeve shtesë që kanësjellë mësuesja e nxënësit (moduli i ujit + internet).Përfaqësuesit e grupeve prezantojnë punën e tyre para klasës.Mësuesja bën përmbledhjen e tyre në tabelën e saj që mund të ketë këtë formë.Ndotja e ujëravePohim:Mbështetje:Njeriu gjatë veprimtarisë së tij po ndot ujërat çdo ditë e më shumë.1. Fakte.Në lumenj, liqene, dete derdhen ujërat e zeza, mbetjet urbane eindustriale, plehrat kimike që depërtojnë në tokë, nafta, plastika etj.2. Statistika.- Shumë qenie të gjalla ujore po zhduken.- Shumë plazhe po zhduken nga ujërat e zeza, nafta etj3. ShembujPlazhi në Durrës e Pogradec është shumë i ndotur në disa zona.Në një zonë (Tirana e Re) në Tiranë ka ndodhur nga përzierja e ujit tëpijshëm me ujërat e zeza..........................................(Nxënësit sjellin shembuj nga zona (qyteti) ku banojnë)4. Autoriteti i ekspertit.Duke u bazuar në informacionin e nxjerrë nga module për ndotjen e ujitdhe interneti del se: (Këto materiale mund të sigurohen nga mësuesi dhenxënësit),- Nga autoritetet lokale vendore nuk bëhen kontrolle dhe matje tësasisë së ndotjes që vjen nga ujërat e zeza.- Burimi kryesor i ndotjes së ujërave janë ndotjet urbane, industriadhe bujqësia.- Në vendin tonë tani po vendosen impiantet e para për pastrimine ujërave të zeza (në Pogradec). Përforcimi: Shkrim i lirë.Jepet tema: Çfarë do të bëje ti për të mbrojtur ujërat e qytetit tënd?Pas përfundimit të shkrimit, disa prej nxënësve lexojnë shkrimet e tyre.Diskutohet rreth tyre dhe vlerësohen shkrimet më të mira.47

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!