10.07.2015 Views

“Dituri Natyre 5” - Albas

“Dituri Natyre 5” - Albas

“Dituri Natyre 5” - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Libër mësuesi për tekstin“Dituri <strong>Natyre</strong> 5”Përgatitur nga:Adriana KAMBALaura GJINIMiriana MAJA1Botime shkollore <strong>Albas</strong>


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Botues:Latif AJRULLAIRita PETRORedaktore:Natasha PEPIVANIRedaktore letrare:Vasilika DINIArti grafik:Ledia KOSTANDINI© <strong>Albas</strong>, Tiranë 2008Të gjitha të drejtat janë të rezervuaraShtëpia Botuese <strong>Albas</strong>Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Construction”, zyra nr. 2Tel/Fax: ++ 355 4 2379184e-mail: albas_tr@yahoo.comNë Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105Tel: 044 344047e-mail: albas_te@yahoo.comNë Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47Tel: 038 5457139e-mail: albas_pr@yahoo.com2


3Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”4


5Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”6


7Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”I. MJEDISI FIZIKI. a Sistemi diellor; TokaPërmbajtja e lëndësI. 1. 1 – Gjithësia, Sistemi Diellor.................................................................10I. 1. 2 – Toka në lëvizje................................................................................11I. 1. 3 – Rrotullimi i Tokës rreth Diellit..........................................................13I. 1. 4 – Eklipsi i Hënës, Diellit.....................................................................14I. 1. 5 – Hëna, sateliti ynë............................................................................15I. 1. 6 – Udhëtimi drejt Hënës......................................................................17I. 1. 7 – Dielli, ylli ynë...................................................................................18I. 1. 8 – Çfarë shohim natën në qiell............................................................19I. 1. 9 – Në brendësi të Tokës......................................................................21I. 1. 10 – Kontinentet....................................................................................23I. 1. 10 – Kontinentet (model2).................................................................... 24I. 1. 11 – Vullkanet........................................................................................25I. 1. 12 – Tërmetet........................................................................................27I. 1. 13 – Matja dhe mbrojtja nga tërmetet...................................................28I. b TingulliI. b. 1 - Tingulli.............................................................................................30I. b. 2 – Natyra e tingullit..............................................................................31I. b. 3 – Veshin pas murit, Një telefon prej fi lli. ...........................................32Veprimtari praktike..........I. b. 4 – Kur zëri udhëton e kur jo.................................................................33I. b. 5 – Nga ndryshojnë tingujt e lartë nga ata të ulët?...............................35I. b. 6 – Notat e larta dhe të ulëta të muzikës..............................................36I. b. 7 – Si mund të kontrolloni zërin?..........................................................37I. b. 8 – Sa shumë zhurmë!.........................................................................38I. b. 9 – Dallimi i tingujve.............................................................................40II. LËNDËT DHE VETITË E TYRE– UjiII.1.II.2.– Uji.................................................................................................41– Uji sipërfaqësor dhe nëntokësor..................................................428


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”II.3.II.4.II.5.II.6.II.7II.8.II.9.II.10.II.11.II.12.II.13.– Uji, një pasuri..........................................................................43– Vetitë fi zike të ujit....................................................................44– Ndotja e ujërave......................................................................46– Të pastrosh ujin me mjete të thjeshta.....................................48- Uji i pastër................................................................................49– Si vjen uji nëpër shtëpi............................................................51– Ajri...........................................................................................52– Djegia e lëndës........................................................................54– Ngrohja globale – Efekti serë..................................................55– Ndotja e ajrit.............................................................................57– Përsëritje. Vlerësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja......................59III. GJALLESAT DHE PROCESET E JETËSIII.1.1 - Natyra e jetës ...............................................................................60III.1.2 – Sekreti i jetës: Qeliza....................................................................62III.1.3 – Nga qeliza tek organizmi..............................................................63III.1.5 – Punë praktike................................................................................65III.2.1 – Bimët dhe mjedisi. Kërkim dhe vëzhgim..................................66III.2.2 – Nevojat e bimëve........................................................................67III.2.3 – Vëzhgimet e një natyralisti.........................................................69III.3.1 – Ndërtimi dhe funksionimi i bimëve Ndërtimi i bimëve............71III.3.2 – Rrënja.........................................................................................72III.3.3 – Kërcelli........................................................................................74III.3.4 – Llojet e kërcejve..........................................................................76III.3.5-6 – Ndërtimi dhe funksioni i gjethes..............................................78III.3.7 – Mësoni më shumë për gjethet....................................................80III.3.8 – Funksionet e gjethes..................................................................81III.3.9 – Bimët pa lule...............................................................................82III.3.10 – Për të pasur një pemë duhet një lule.......................................83III.3.11 – Nga fara te bima.......................................................................85III.3.13 – Shumimi vegjetativ te bimët.....................................................88III. 4.1 – Njeriu dhe mjedisi. Bashkëlidhja e bimëve, kafshëve dhe njeriut 89III.4.2 – Bimët në ndihmë të njeriut................................................................90III.4.3 – Bimët që shërojnë.............................................................................92III.4.5 – Bimët zbukuruese në mjediset tona .................................................94Përseritje........................................................................................................959


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”- Çfarë është?- Ku ndodhet?Galaktika:- Si janë? - Si ndahen? - Cilët e përbëjnë?- Çfarë është?- Cilët e përbëjnë?- Ku ndodhen?- Në ç‘rrugë kalojnë?Sistemi Diellor:- Si renditen?- Si grupohen? Përforcim: Rrjedhshmëria gojore e dyshes.Nxënësit do të punojnë në dyshe për të “përmbledhur” atë që lexon e mëson. Nxënësi 1për 60 sekonda do t’i tregojë shokut diçka që mban mend nga pjesa që lexoi. Për 1 minutënxënësit ndërrojnë rolet. Tani, nxënësi 2 do t’i tregojë shokut ç‘gjë interesante mësoi, porduke u kujdesur të mos përsëritë ato ç’ka tha shoku. Vazhdohet kështu për 40 sekonda, 20sekonda etj. (koha zgjidhet nga mësuesi). E rëndësishme është që nxënësit të rishikojnëmaterialin dhe të pyesin nëse kanë paqartësi......... Jepet detyrë shtëpie ushtrimi 5 në tekst.Mësimi 1.1.2Tema: Toka në lëvizje Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë elemente që vërtetojnë se Toka është në lëvizje.- Të përcaktojë pasojën e rrotullimit të Tokës rreth vetes.- Të vlerësojë efektin e rrotullimit të Tokës në jetën tonë të përditshme. Koncepte kryesore: Rrotullim i Tokës, dita, nata Mjete: teksti i nxënësitStruktura: PNP Metoda dhe teknika KohaEvokimDiskutim për njohuritë paraprake.Ndërtim i njohurive Pyetja sjell pyetjen.PërforcimMbajtja e strukturës së shënimeve.11


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Ndahet teksti në paragrafë. Nxënësit do të punojnë në dyshe. Ata do të lexojnë paragrafëte do të vendosin së bashku se cilat janë termat kryesorë. Këta terma do t’i shkruajnëanash tekstit. Pasi nxënësi i parë mbaron së lexuari paragrafi n e parë, nxënësi i dytë bënpyetje për tekstin duke përdorur termat e shkruar anash. Nxënësi i dytë e shkruan pyetjennë skedë të vogël. Pasi nxënësi i dytë bie dakord me përgjigjen e nxënësit të parë, atae shkruajnë atë në pjesën e pasme të skedës. Vazhdohet duke këmbyer rolet derisa tëlexohet i gjithë teksti.Mësuesi ndalon nxënësit pas leximit të paragrafi t të parë, rishikon termat, pyetjet, përgjigjete sugjeron korrigjime. Vepron kështu në përfundim të leximit të çdo paragrafi sa herë eshikon të arsyeshme.3. Përforcimi i njohurive: Shkrim i shpejtë.Në 5 minutat e fundit të orës nxënësit do të shkruajnë shumë shkurt dhe shumë shpejtnë lidhje me temën “ Formimi i stinëve...”. Në këtë shkrim nxënësit do të përmbledhinmendimet në lidhje me temën dhe informacionin që morën. Disa nxënës lexojnë shkrimet etyre. Mësuesi do të përqendrohet në idetë e hedhura në letër e jo në paraqitjen e shkrimit.(Mënyrën si po e shkruajnë: me gabime apo me shkrim të parregullt). Jepet një fjali epambaruar si temë.........Detyrë shtëpie jepet Ushtrimi 5.Mësimi 1.1.4Tema: Eklipsi i Hënës, Diellit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë eklipsin e Hënës dhe eklipsin e Diellit.- Të shpjegojë si ndodh eklipsi i Hënës dhe ai i Diellit.- Të përdorë informacionin e dhënë në tekst për të krahasuar eklipsin e Hënës metë Diellit.- Të krahasojë duke përcaktuar të përbashkëtat dhe dallimet midis eklipsit të hënësdhe të diellit. Mjete: foto të eklipsit të Hënës dhe Diellit, enciklopedi për fëmijë Koncepte kryesore: eklipsi i Hënës dhe i Diellit, koronaStruktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënitLapsat në mesNdërtimi i njohuriveLexim i imtë me kodim i tekstitPërforcimi i njohuriveDiagrami i VenitZhvillimi i mësimit Përgatitje për të nxënit. Lapsat në mes.U paraqiten nxënësve foto ku tregohet se:1. Toka ndodhet midis Hënës dhe Diellit dhe2. Hëna ndodhet midis Tokës dhe Diellit.U drejtohen nxënësve pyetje, si:- Çfarë vini re? Ç’mendoni se po ndodh? Ju ka ndodhur t’i jetoni (t’i shikoni në tëvërtetë) këto dukuri?Nxënësit do të shprehin mendimet në një grup prej 5-7 vetash (e përcakton14


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Di Dua të di MësovaHëna është trup qiellor qëlëviz rreth Tokës.Ajo është satelit i Tokës.Ne shohim forma tëndryshme të Hënës.Në Hënë nuk ka jetë.Hëna është e vogël, porduket e madhe se ështëafër Tokës.Ndërtim: 20 min “Dua të di”. Në këtë fazë nxënësit shtrojnë pyetjet që kanë rrethHënës, të cilat shkruhen në shtyllën “Dua të di”. Më pas hapin librat dhe lexojnë materialindhe u përgjigjen pyetjeve në mënyrë të pavarur.Di Dua të di MësovaPse Hëna duket vetëm ditën?Pse në Hënë nuk ja jetë?Sa kohë i duhet për t’u rrotulluarrreth Tokës?Cilat janë fazat e Hënës?Kur ka shkuar njeriu për herë tëparë në Hënë?Sa kohë i duhet për të shkuar njëanijeje kozmike?Një pjesë të përgjigjeve ata do t’i gjejnë në tekstin e tyre, ndërsa një pjesë tjetër ngaenciklopeditë. Përforcimi: Plotësimi në dërrasë i kolonës “Mësova”Mësova:Hëna nuk ka dritën e saj, ajo pasqyron dritën eDiellit.Në Hënë nuk ka ajër, ujë apo lagështi. Ka gropadhe shkëmbinj.Temperatura gjatë ditës është 123 0 C dhe gjatënatës –123 0 C.Hënës i duhen 27 ditë për t’u rrotulluar rrethTokës.Dielli ndriçon pjesë të ndryshme të Hënës dhekjo pjesë e pasqyruar duket në Tokë.Themi se Hëna është e plotë, kur shihet faqja endriçuar prej Diellit.Katër fazat janë: Hëna e plotë, Gjysmë Hënë,Çerek Hënë, Hëna e Re.Njeriu ka shkuar për herë të parë në Hënë nëvitin 1969.16


Në këtë fazë të fundit nxënësit skicojnë 4 fazat e dukshme të Hënës.........Detyrë shtëpie. Nxënësit përfundojnë punën e nisur në klasë.Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mësimi 1.1. 6Tema: Udhëtime drejt Hënës. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përcaktojë kohën kur fi lloi ëndrra e njerëzimit për të udhëtuar drejt Hënës.- Të krahasojë udhëtimet drejt Hënës në kohë të ndryshme.- Të renditë 3-4 fl uturime që janë bërë drejt Hënës duke u mbështetur në informacionine tekstit si dhe në materiale të tjera burimore.- Të përshkruajë një udhëtim drejt Hënës duke u mbështetur në imagjinatë.- Të vlerësojë rëndësinë e udhëtimit drejt Hënës duke argumentuar mendimin evet. Mjete: Foto, materiale për fl uturimet e astronautëve.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënitImagjinatë e drejtuarNdërtimi i njohuriveDRTA ose lexim i drejtuarPërforcimiRrjeti i diskutimitZhvillimi i mësimit Përgatitje për të nxënët : Imagjinatë e drejtuar.Nxënësit tregojnë nëse u pëlqejnë udhëtimet dhe ftohen të bëjnë një udhëtim imagjinar.Nxënësit mbyllin sytë dhe dëgjojnë mësuesen:- Ky udhëtim është i veçantë, i ndryshëm nga çdo udhëtim tjetër që keni bërë.Më i bukuri. Ai që keni ëndërruar shumë. Jeni veshur me një kostum kozmonauti.Ndodheni brenda një anijeje kozmike. Ju nuk peshoni, nuk ecni, por qëndronipezull... Jeni të kënaqur, por edhe të emocionuar. Emocioni po kthehet në ankth.Ju arritët. Jeni duke zbritur nga anija. Tani shkelët mbi sipërfaqen e Hënës. Pokërceni mbi të...Tani hapni sytë dhe më thoni:- Ç’patë? Ç’ju bëri përshtypje? Si u ndjetë? Çfarë ju mungon më shumë në këtëçast? A doni të pyesni për diçka?Pyetjet mund të shkruhen në tabelë. Nxënësit do të shkruajnë (përgjigjet) mendimet e tyre.Diskutohet rreth tyre si dhe rreth pyetjeve që mund të dalin. Ndërtimi i njohurive: DRTA ose lexim i drejtuar.Nxënësit lexojnë titullin dhe vërejnë fi gurat. Japin mendime e parashikime, për përmbajtjene paragrafi t të parë, duke i argumentuar ato. Pasi lexojnë paragrafi n e parë, ata krahasojnëpërmbajtjen e tij me parashikimin e tyre. Vazhdohet kështu me të gjithë tekstin. Mësuesikujdeset për të sqaruar konceptet kryesore gjatë leximit me ndalesa. Diskutohet rrethinformacionit të marrë në tekst dhe informacioneve të sjella nga vetë nxënësit.17


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Përforcimi: Rrjeti i diskutimit.Paraqitet në tabelë pyetja:ArsyetPoA ia vlen të udhëtosh drejt Hënës?JoPërfundimeNxënësit do të punojnë në dyshe për të nxjerrë anët kundërshtuese të çështjes. Ngamësuesi kërkohen argumente për të dyja anët e rrjetit të diskutimit. Pas diskutimit menxënësit plotësohet “Rrjeti i diskutimit” në tabelë dhe arrihet në një përfundim të cilinnxënësit do e shkruajnë edhe në fl etët e tyre......... Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2 në tekst.Mësimi 1.1.7Tema: Dielli, ylli ynë Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë veçoritë e Diellit.- Të krahasojë Diellin me Tokën dhe yjet e tjerë.- Të vlerësojë rolin e Diellit për ekzistencën e jetës në Tokë. Mjete: Libri i nxënësit, enciklopedi Koncepte kryesore: Dielli, lëmsh gjigant, i zjarrtë, sistemi diellor, njollaStruktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënit Rendit – Grupo – EmërtoNdërtimi i njohurive Ditar dy pjesëshPërforcimi i njohurive Shkrim i lirëZhvillimi i mësimit Parashikimi 10 min. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalën Dielli dhe i nxit nxënësittë shkruajnë sa më shumë fjali të munden në lidhje me të. Kështu do të kenë emërtime tëtilla, si: yll gjigant, yll i zjarrtë, i afërt me Tokën, shumë i rëndësishëm për jetën në Tokë,ndonjëherë duket më i kuq, ndonjëherë duken disa njolla.Për të gjitha këto emërtime mësuesi/ja kërkon shpjegime dhe më pas i rendit në tabelë përt’i përdorur në fazën e dytë të mësimit. Ndërtimi 20-25 min. Nxënësit hapin librat.18


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”ThëniaKomentiDielli yll i zjarrtë– Dielli është një lëmsh gjigant gazesh që digjen.Temperatura në sipërfaqen e tij është 5500 0 C.Dielli yll gjigant – Dielli është aq i madh sa mund të mbajë brenda1 milion Toka, por po ta krahasojmë me yje të tjeranë Gjithësi nuk është aq i madh.Dielli një yll i veçantë – Falë forcës tërheqëse të tij bën që planetëttë rrotullohen rreth tij dhe të formojnë SisteminDiellor.Herë pas heredallohen disa njolla– Këto pika të errëta quhen njollat e Diellit. Këtojanë zona pak më të ftohta në sipërfaqen e Diellit.Dielli shumë irëndësishëm për jetënnë Tokë– Pa dritën e Diellit Toka do të ishte errësirë dhedo të ishte shumë e ftohtë. Kështu që në të nukdo të kishte jetë.Mësuesi lexon komentet e nxënësve dhe i plotëson kur është e nevojshme. Përforcimi 10 min. Shkrim i lirë me temë “Dielli burim i jetës në Tokë”.Nxënësit punojnë të pavarur për disa minuta. Bëhet vlerësimi i disa nxënësve duke pasurparasysh dhe punën e bërë në fazat e tjera........ Detyrë shtëpie: Komentoni shprehjen “Ku hyn Dielli nuk hyn mjeku”.Mësimi 1.1.8.Tema: Çfarë shohim natën në qiell Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë në gjendje:- Të përshkruajë çfarë sheh natën në qiell.- Të klasifi kojë yjet sipas ngjyrës.- Të emërtojë yjësitë si: Arusha e Madhe, Arusha e Vogël. Mjete: Libri i nxënësit, enciklopedi, pamje të qiellit natën. Konceptet kryesore: yje, yjësi.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënitImagjinatë e drejtuarNdërtimi i njohuriveHartë konceptiPërforcimi i njohuriveRrjeti i diskutimit.19


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Parashikimi 10 min. Imagjinatë e drejtuar.Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të mbyllin sytë, të qëndrojnë në heshtje dhe të përfytyrojnësikur shohin qiellin natën. U kërkohet të qëndrojnë kështu për rreth 2 min.Mësuesi/ja drejton pyetjet:- Çfarë shihni në qiell? (yje, hënën)- Si janë ato? (Disa më të mëdhenj, disa më të vegjël, disa mëtë kuq, disa më të zbehtë)- Po tjetër çfarë shikoni? (Disa formojnë fi gura kafshësh, bimësh).Lihen nxënësit të lirë të thonë atë çka ata shohin me sytë e mendjes pa ndërhyrë apokomentuar. Ndërtimi 25 min. Jepet tema “Çfarë shohim natën në qiell”.Nxënësit kanë njohuri fi llestare rreth kësaj teme, prandaj mësuesi ngulmon që ata tëzgjerojnë njohuritë dhe t’i ruajnë në kujtesë. Ndahen nxënësit në grupe dyshe dhe ukërkohet t’u përgjigjen pyetjeve të përgatitura nga mësuesja.- Pse yjet shihen natën?- Ç’thonë yjet?- Pse disa shndritin më shumë e disa më pak?- Pse yjet nuk kanë të njëjtën ngjyrë?- Në sa grupe klasifi kohen yjet?- Cila quhet yjësi?- Kush i ka vënë emrat e yjësive?- Ç’mund të themi për Yllin Polar?- Po për yjet e zodiakut?Nxënësit punojnë në dyshe për t’u dhënë përgjigje pyetjeve. Ata mund të ngrenë pyetjetë tjera për shoku-shokun dhe mbajnë shënime për çdo pyetje-përgjigje. Mësuesi/japërmbledh informacionin nga përgjigjet e nxënësve.masa gazesh ndriçuesee kuqe,portokalli,e verdhë,e bardhëNgjyra varet nga temperaturaYjet:Yjësitë:Ndriçimi varet nga largësia me Tokën.Yjet e zodiakutGrup yjesh që përbëjnë një fi gurëtë dukshmeEmërtimet me emramitologjikë Përforcimi. Rrjeti i diskutimit. Mësuesja përdor skemën:Po A ndikojnë yjet në jetën e njeriut? JoNxënësit japin komentet e tyre. Mësuesi/ja shënon në dërrasë përfundimet.20


Mësimi 1.1.9Tema: Në brendësi të TokësLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Fiton ai grup që argumenton më mirë........ Detyrë shtëpie: Të vizatojnë Arushën e Madhe dhe Arushën e Vogël si dhe shenjëne tyre të zodiakut. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:Të përcaktojë cilat janë forcat e brendshme dhe të jashtme që ndryshojnë Tokën.Të renditë shtresat kryesore që përbëjnë Tokën në brendësi.Të përshkruajë secilën shtresë.Të nxjerrë përfundimin e rëndësishëm se në kore është shtresa e vetme në të cilënekziston jeta. Mjete: Pamje të ndryshme të sipërfaqes së Tokës që mund të tregojnë vargmale,oqeane, vullkane, shtëpi të shkatërruara nga tërmete. Konceptet kryesore: shtresat e Tokës, kore, forca të brendshme, forca të jashtme,bërthamë, planetStruktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDiskutim për njohuritë paraprake.Ndërtimi i njohuriveTë nxënit me këmbime (grupet e ekspertëve)Përforcimi i njohuriveOrganizimi grafi k i analogjisëZhvillimi i mësimit Parashikimi:Mësuesi/ja vë në qendër të dërrasës fjalën Toka dhe shkruan gjithë përgjigjet e nxënësverreth saj.Toka:rrotullohet rreth vetesrrotullohet rreth Diellitka një satelit, Hënënnë sipërfaqe ka male, kodra,fusha, oqeane, dete etj.i vetmi planet i sistemit diellor ku ka jetëndryshon nën ndikimin e njeriutndodhin vullkanendodhin tërmeteNxënësit i shoqërojnë përgjigjet e tyre me pamjet që kanë sjellë, për të cilat ata janëporositur një orë më parë. Ndërtimi 10 min. Të nxënit me këmbim (Grupet e ekspertëve).Në këtë temë do të shohim pse ndryshon Toka, si është e përbërë ajo në brendësi.Ndahet klasa në grupe me nga 4 nxënës.Në çdo grup emërtohen nxënësit me shkronjat nx nxA Bnx nxC D21


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”U kërkohet nxënësve të hapin librat dhe mësuesi/ja ka përgatitur skeda me pyetje apokërkesa që do t’i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë tekstin.Nxënësi A:Nxënësi B:Nxënësi C:Nxënësi D:1. Nga se shkaktohen ndryshimet e Tokës?2. Cilat janë forcat e brendshme, cilat janë të jashtme?1. Si është sipërfaqja e tokës?2. Cilat janë 3 shtresat kryesore të brendësisë së Tokës?1. Përshkruaj koren, mantelin, bërthamën.1. Ç’është litosfera?2. Si ndërtohet litosfera?3. Ç’ndodh kur pllakat lëvizin?Pasi jepen pyetjet dhe i tregohet secilit grup ku do të përqendrohen, bashkohen në grupetë gjithë nxënësit me shkronjën AEksperti EkspertiEksperti EkspertiA AA BEksperti EkspertiA AkthehetEksperti EkspertiC DE kështu me radhë. Nxënësit e njërit grup diskutojnë rreth materialit të tyre dhe bëhenekspertë. Më pas këta ekspertë kthehen në grupin fi llestar ku japin mësim për atë çkamësuan. Më pas mësuesi/ja zhvillon një diskutim duke përmbledhur informacionin që japinnxënësit. Përforcimi: Organizimi grafi k i analogjisë. TokakorebërthamëplanetPjeshkaka lëkurë të butëbërthamë të fortëfrutëKoncepti i riKoncepti i njohurTokaPjeshkaNgjashmëritë:formë të njëjtëPërbëhen nga 3 shtresa:Dallimet:në përmasafunksioni:Toka:kore,manteli,bërthamaPjeshka:lëkura,pjesa e butë,bërthama22TokaplanetPjeshkafrutë....... Detyrë shtëpie: Arsyetoni pse korja është shtresa e vetme ku zhvillohet jeta.


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Përforcimi 10 min. Ruaje fjalën e fundit për mua.Nxënësit gjatë fazës së ndërtimit punojnë me tekstin dhe e paraqesin grafi kisht. Në këtë fazëatyre u kërkohet të gjejnë në tekst pjesë që i kanë çuditur, zemëruar apo entuziazmuar.Nxënësit gjejnë pjesën, e citojnë para klasës dhe kërkojnë komentet e shokëve. Çdonxënës dëgjon citimet e shokëve dhe në fund lexon komentin e tij që e ka shkruar që nëfi llim, pasi zgjodhi pjesën për koment. Pas tij nuk komenton njeri....... Detyrë shtëpie: Nxënësi të përshkruajë një nga kontinentet dhe ta shoqërojë mevizatim.Mësimi: 1.1.10 Model IITema: Kontinentet Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:• Të përshkruajë pllakat tektonike si elemente të kores së Tokës.• Të shpjegojë si formohen kontinentet.• Të shpjegojë si formohen malet, humnerat, gropat detare. Mjete: Tabela ilustruese për lëvizjen e shtresave tektonike të Tokës. Koncepte kryesore: lëvizje e kontinenteve, pllaka tektonike, gropa detare, humnera.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDiskutim për njohuritë paraprake.Ndërtimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimevePërforcimi i njohuriveDiagrami i VenitZhvillimi i mësimit Parashikimi: diskutim për njohuritë paraprake.U sugjerohet nxënësve për diskutim koncepti Kontinent duke e shkruar atë në dërrasën ezezë, kurse nxënësit në fl etë.U lihet tri minuta kohë të mendojnë e të renditin në letër lidhje apo marrëdhënie rrethtermit.Më pas pyeten nxënësit për këto duke fi lluar me nxënësit më pak aktivë për të rriturpërfshirjen e tyre dhe të gjithëve në diskutim.Renditen mendimet e nxënësve pa komente.Nxiten nxënësit të pyesin rreth termave të renditur me qëllim që të qartësohen apopërpunohen termat.Gjatë pyetjeve e përgjigjeve të shpejta nxënësit bisedojnë me njëri-tjetrin dhe zbulojnëtemën. Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve.Paraqitet në tabelë një organizues grafi k: “qëllimi – veprimi – përfundimi”.Qëllimi Veprimi Përfundimi- Pse u ndanëkontinentet?- Si formohen malet?- Si formohen gropatdetare?-Lëvizin ngadalë e vazhdimisht-Lëvizin pllakat tektonike dukeu përballur me njëra-tjetrën-Lëvizin pllakat tektonike dukeu ndarë nga njëra-tjetra- Formimi i shtatëkontinenteve- Formimi i maleve- Formimi i gropave detare ehumnerave24


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Hapen librat.Nxënësit udhëzohen të lexojnë paragrafi n e parë (pastaj me radhë) duke regjistruarinformacionin e duhur në skicën e grafi kut.Para se të fi llojnë të mbajnë shënime, u tërhiqet vëmendje në struktura të veçanta të tekstitqë t’i përdorin ato siç duhet.Nxënësit punojnë në dyshe kur lexojnë dhe vendosin çfarë të zgjedhin për të arritur në:(Plotësohen tabelat e sipërme) Përforcimi: Diagrami i Venit.Organizohet klasa për të plotësuar Diagramin e Venit në lidhje me të përbashkëtat dhendryshimet gjatë formimit të maleve dhe gropave.(Mësuesi e plotëson tabelën pasi ta kenë plotësuar nxënësit në fl etë.)Ngjashmëritë:-Male, kodra:Ndryshimet:-Gropa detare, humnera:duke u përballur(ndeshur) menjëra-tjetrën-shkaktohen ngalëvizja e pllakavetektonikeDuke u ndarë nganjëra-tjetra...... Detyrë shtëpie. Gjeni kuriozitete rreth formimit të kontinenteve.Mësimi 1.1.11Tema: Vullkanet Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë në gjendje:- Të përkufi zojë ç‘është vullkani.- Të dallojë dy llojet e tyre sipas mënyrës si del llava.- Të shpjegojë përbërjen e llavës.- Të përshkruajë pjesët e një vullkani. Mjete: Pamje vullkanesh, “Enciklopedia për fëmijë”. Maket vullkani nëse është emundur. Koncepte kryesore: vullkan, llavë, zona vullkanike, lumenj të zjarrtë, mbështjellëse,bërthamëStruktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiParashikimi me terma paraprakë.Ndërtimi i njohurive Di – Dua të di – Mësova më shumë 10 ‘Përforcimi i njohuriveDi – Dua të di – Mësova më shumë Parashikimi.Zhvillimi i mësimitShkruhen në tabelë katër terma (të zgjedhur më parë).Vullkan Zjarr Tokë Llavë2525


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Nxiten nxënësit që të krijojnë një tekst të shkurtër ku të përdorin këto terma dhe lidhje emarrëdhënieve me to.Mendojnë për 3 minuta dhe pastaj shkëmbejnë mendime në grupe (2 ose 4-5 nxënës).Më pas shkruajnë tekstin.Lexohen disa prej teksteve dhe diskutohet rreth tyre. Ndërtimi i njohurive: D-D-MParaqitet ose vizatohet në dërrasë tabela e mëposhtme:Di Dua të di Mësova më shumë:Vullkani është i zjarrtëdhe i frikshëm.Llava që del është enxehtë.Del nga brendësia etokës.Ç’janë në të vërtetëvullkanet?Ç’është krateri?Cilat janë pjesët evullkanit?Shtresa prej materiali tëzjarrtë shkëmbor.Në kolonën e parë Di shkruhen njohuritë që dolën nga faza e parashikimit, pra çfarë dinënxënësit.Në kolonën e dytë Dua të di, nxënësit bëjnë pyetje rreth njohurive që duan të mësojnë (tëdinë) për ta. Nga pyetjet e nxënësve mësuesi përzgjedh e shkruan ato që kanë lidhje memësimin.Siç punon mësuesi në dërrasë ose fl etë, edhe nxënësit në dyshe plotësojnë tabelën e tyre(në fl etë).Pasi plotësohet kolona e dytë hapen librat.Drejtohen të punojnë me tekstin për të kërkuar e gjetur informacionin që u përgjigjetpyetjeve të tyre.Këto shkruhen në kolonën e tretë Mësova më shumë. Përforcimi: Harta e konceptit.Kur të plotësohet grafi ku D-D-M krijohet një hartë koncepti që bashkon të gjithë informacionine përfshirë në kolonat e mësipërme e sidomos në kolonën e tretë.......Detyrë shtëpie: Jepet pyetja 4 e rubrikës Aktivizohu dhe përgjigju.(Harta bëhet duke përdorur kartorë e rrathë)26


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mësimi 1.1. 12Tema: Tërmetet Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të emërtojë tërmetet si dëshmi e dukshme e aktivitetit të brendshëm të Tokës.- Të përcaktojë vendndodhjen e epiqendrës dhe vatrës së tërmetit.- Të përdorë informacionin e tekstit për të treguar zonën ku ndodhin tërmetet.- Të bëjë lidhjen e zonave ku ndodhin tërmetet me zonat ku ndodhin vullkanet.- Të përshkruajë pse ndodhin tërmetet.Mjete: pamje ilustruese, enciklopedia për fëmijë Konceptet kryesore: tërmet, shtypje e lartë, shkarje, lëkundje sizmike, epiqendër,vatër, zonë sizmike.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDiskutim për njohuritë paraprake.Ndërtimi i njohuriveShënime mbi shënimePërforcimi i njohuriveShkrim i shpejtëZhvillimi i mësimit Parashikimi: Diskutim për njohuritë paraprake.U jepet nxënësve për diskutim termi Tërmet duke e shkruar në tabelë dhe nxënësit eshkruajnë në fl etë. U lihen tri minuta kohë të mendojnë dhe renditin në fl etë terma të tjerë,koncepte, lidhje e marrëdhënie rreth termit kryesor Tërmet.Më pas pyeten nxënësit për këto duke fi lluar me nxënës që janë më pak aktivë për t’ipërfshirë në diskutim. Shkruhen në tabelë mendimet e nxënësve pa i komentuar ato.Nxiten nxënësit të pyesin rreth atyre që shkruhen në tabelë. Gjatë pyetjeve e përgjigjeve tëshpejta nxënësit bisedojnë me njëri-tjetrin dhe kështu zbulojnë temën. Ndërtimi i njohurive: Shënime mbi shënime.Shkruhet në tabelë fjala Tërmet dhe qartësohen nxënësit se fjala që do të zbërthehet mëtej është ajo e shënuar si treguesi 1, më pas u tregohet se pas këtij treguesi vijnë ato menumrin 2 e kështu me radhë. Nga çdo tregues 2 vijnë ato me numrin 3. Çdo tregues ështëemër, mbiemër apo grup emëror.Nxënësit punojnë në dyshe në fl etë të bardha dhe mësuesi/ja bën shënimet në tabelë.Fillohet me treguesin 1 e pastaj me 2, duke i plotësuar e saktësuar.1 Tërmet2 - Dëmet3 - më të mëdha se vullkanet3 - janë të paparashikueshme.2 - Zonat3- përputhen me ato me aktivitet vullkanik3- rreth skajit të pllakave tektonike të Tokës.2 - Si ndodhin3 - Shkarjet, valëzime të Tokës3- lëkundje vertikale ose horizontale.27


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”2 - Lëkundje sizmike3 - epiqendra3 - vatra3 - në zonat me lëkundje sizmike ndërtesat.....3 - tërmeti më i rëndë në Shqipëri......Nxënësit që janë më afër me njëri-tjetrin shkëmbejnë grafi kët që kanë krijuar dhe komentojnëpunën e njëri tjetrit. Përforcimi: Shkrim i shpejtë.Shkruhet tema “Tërmetet” dhe nxënësit për një kohë të shkurtër (3-4 minuta) shkruajnëçfarë mësuan rreth temës. Lexohen disa prej punimeve të tyre dhe komentohen ato nganxënësit....... Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3, faqe 29, te rubrika Aktivizohu e përgjigju.Mësimi 1.1.13Tema: Matja dhe mbrojta nga tërmetet Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të emërtojë shkallën Rihter si njësia matëse e intensitetit të tërmetit.- Të emërtojë aparatin që përdoret për të matur intensitetin e tërmetit.- Të renditë 4 deri në 5 masa mbrojtëse që duhen marrë gjatë lëkundjeve të tërmetittërmetit.- Të përshkruajë pasojat e tërmeteve e duke u mbështetur në informacionin etekstit.Mjete: Pamje ilustruese, enciklopedi etj. Konceptet kryesore: sizmograf, shkalla Rihter, shkalla MerkaliStruktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDi – Dua të di – Mësova më shumëNdërtimi i njohuriveLexim i drejtuar.Përforcimi i njohuriveShkrim i lirëZhvillimi i mësimit Parashikimi: Di- Dua të di- Mësova.Paraqitet në dërrasën e zezë tabela: (nxënësit punojnë në fl etë).Di Dua të di MësovaKëtu shkruhen disanga njohuritë që kanënxënësit për tërmetet.Këtu shkruhen çfarëduan të dinë për matjen,aparatet, shkallënRihter (ndihmohen ngamësuesi/ja).28Vatra - epiqendraAparati - sizmografShkalla RihterShkalla Merkali Ndërtimi i njohurive: Leximi i drejtuar.Lexohet titulli “ Mbrojtja nga tërmetet” dhe nxënësit japin parashikimin për pjesën që vjen.Pastaj lexohet paragrafi dhe bëhet krahasimi me parashikimin. Kështu vazhdohet dhe përparagrafët në faqen 31 deri në fund. Parashikimi në këtë faqe bëhet duke u nisur ngafi gura.


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Përforcimi i njohurive: Shkrim i lirë.U jepet nxënësve tema “ Toka në lëvizje e ndryshim”. Ata do të punojnë në mënyrë tëpavarur për rreth 10 minuta. Shkrimi do të përmbajë deri në 6-7 fjali. Në përfundim lexohene diskutohen punimet e nxënësve.Nënlinja 1. 2 TingulliMësimi 1.2.1Tema: Tingulli Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë tinguj të ndryshëm në një mjedis të caktuar.- Të shpjegojë ç’është tingulli.- Të provojë si prodhohet tingulli nga dridhjet.- Të prodhojë tinguj duke përdorur mjete të thjeshta, si: vizore, llastik.Mjete: trekëndësh metalik, magnetofon me disqe apo kaseta të ndryshme, vizore,llastik i hollë Konceptet kryesore: tingull, dridhje, ngacmime nervore,Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiStuhi mendimesh në dysheNdërtimi i njohuriveLexim dhe pyetjePërforcimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimeveZhvillimi i mësimit Parashikimi: Përgatitja për të nxënit. Stuhi mendimesh në dyshe (Punë në dyshe).Mësuesi/ja hap për 2 minuta apo pak më shumë magnetofonin dhe vë një disk në të cilin karegjistruar tinguj të ndryshëm, si: një këngë për fëmijë, një cicërimë zogu, një të lehur qeni,boritë e makinave në trafi k, zhurmën e një aeroplani, një pjesë orkestrale të Moxartit.U kërkon nxënësve të shkruajnë në një fl etë mendimet e tyre rreth tingujve që dëgjuan.Më pas u kërkon atyre të krijojnë dyshe dhe të shkëmbejnë mendimet me shokët e tyre.Mësuesi/ja shkruan në dërrasë mendimet e tyre. Nxënësit do t’i përshkruajnë tingujt si tëpëlqyeshëm dhe të papëlqyeshëm, të lartë, të ulët etj. Ndërtimi: Punë në dyshe.U rekomandohet nxënësve të lexojnë në dyshe nga teksti pjesën nga Ç’ është tingulli gjerte Veprimtari. Njëri nga nxënësit lexon pjesën të ndarë në paragrafë dhe tjetri vendosanash librit termat kryesorë. Pasi nxënësi i parë mbaron së lexuari pjesën e parë, i dyti bënpyetjen për tekstin duke përdorur termat anash librit. Në qoftë se nxënësi i dytë pajtohet mepërgjigjen, ata e shkruajnë në skedë. Sigurisht, mësuesi ndjek nga afër punën e dyshevedhe mund t’i ndihmojë me pyetje, si:- Ç’është tingulli?- Ç’kanë të përbashkët tingujt?- Ç’ janë dridhjet?30


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”- Si arrijnë dridhjet në veshin tonë?- Kush i përcjell dridhjet?Në këtë mënyrë nxënësit e kanë zbërthyer tekstin dhe mësuesi bën përmbledhjen e punëssë dysheve në dërrasë. Përforcimi: Mbajtja e strukturuar e shënimeve.Nxënësit janë të ndarë në grupe me 4-5 nxënës dhe zhvillojnë veprimtarinë e përshkruarnë libër në fq.33.Nxënësit vëzhgojnë dhe mbajnë shënime në grup.Mësuesi ndjek nga afër punën e grupeve dhe përmbledh në dërrasë përgjigjet e tyre....... Detyrë shtëpie. Përpiqu të dëgjosh me kujdes tingujt që prodhohen në park .Bëj një klasifi kim të tyre në tinguj të pëlqyeshëm dhe të papëlqyeshëm.Mësimi 1.b.2Tema: Natyra e tingullit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të shpjegojë natyrën valore të tingullit.- Të bëjë dallimin mes tingujve të ulët, të lartë, të dobët, e të fortë.- Të provojë se fortësia e një tingulli varet nga forca e burimit që prodhon tingullin.- Të shpjegojë ç’është jehona.- Të provojë praktikisht në mjedisin e shkollës ku mund të prodhojë një jehonë tëfortë. Mjete: gotë qelqi, plastikë, shkop druri.Koncepte kryesore: përhapja e tingullit, valë zanore, tinguj të fortë, tinguj të dobët,amplitudë, decibel, jehonë.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiPërmbledhja e strukturuar.Ndërtimi i njohurivePërvijimi i të menduarit.Përforcimi i njohuriveRrjeti i diskutimit.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Përmbledhja e strukturuar. Punë me të gjithë klasën.Mësuesi/ja fl et shkurt rreth natyrës së tingullit. Orën e kaluar mësuam: Ç’është tingulli dhesi arrin në veshin tonë?Sot do të mësojmë:- Si përhapet tingulli?- Ku përhapet tingulli, përveçse në ajër.- A ekzistojnë tingujt në boshllëk?- A janë të ngjashëm tingujt?Për të gjitha këto do të japim përgjigje në mësimin e sotëm.Sigurisht gjatë kësaj faze nxënësit nxiten të bëjnë pyetje dhe komente në mënyrë që tëmbajnë gjallë interesin për fazën e dytë të mësimit. Ndërtimi: Përvijimi i të menduarit, Punë me grupe.31


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mësuesja përgatit skeda me çështjet kryesore ose i shkruan ato në dërrasë të zezë.1. Tingulli përhapet në formë valore.2. Tingujt përhapen në ajër, lëngje, trupa të ngurtë.3. Tingujt ndahen në të fortë dhe të dobët.4. Forca e një tingulli varet nga forca e burimit që e prodhon.5. JehonaNxënësit lexojnë me vëmendje tekstin në bazë të çështjeve të mësipërme dhe në grupete tyre përkatëse përpiqen të ndërtojnë skemat e tyre rreth materialit që studiojnë. Mësuesindjek nga afër punën e grupeve dhe udhëzon se si të bëjnë lidhjet brenda materialit. Atamund të përdorin rrathë, shigjeta, katrorë etj. Kështu pasi grupet prezantojnë punën e tyremësuesi bën përmbledhjen në dërrasë.Në ajërNë lëngjeNë trupa tëngurtëpërhapenFortësia e tingullitvaret nga forca eburimit.Tingujta) sipërfaqet e forta i pasqyrojnëb) sipërfaqet e buta i përthithimJEHONA- valë zanore që përplaset nënjë sipërfaqe dhe kthehet mbrapsht.Matetme decibelTinguj tëfortëndahen TingujtTinguj tëdobëtShkaktojnëdridhje tëmëdhaShkaktojnëdridhje tëvoglaPërforcimi: Rrjeti i diskutimit.Mësuesja shtron para nxënësve pyetjen:ArsyetNxënësit ndahen në dy grupe sipaspërgjigjeve Po/ Jo. Secili grup jepargumentin e vet. Mësuesi shënonpërgjigjet e secilit grup dhe në fundfiton grupi që jep argumente mëbindëse.POA mund të prodhojmëkëtu në mjedisin e shkollësnjë jehonë?JO..... Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5, nëfaqen 35 (nxënësit i përgjigjen pyetjesme shkrim).PërfundimeMësimi 1.b.3Tema: Veshin pas murit, një telefon prej filli. Veprimtari praktike Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë si përhapet tingulli në disa trupa të ngurtë (dru, plastikë, alumin).- Të ndërtojë vetë një telefon të thjeshtë prej fi lli.32


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”- Të përcaktojë me anë të provave se kur është dëgjimi më mirë në telefonin e ndërtuarnga ai vetë. Mjete: gota plastike, gota alumini, fi lli, leukoplast, tavolinë druri Konceptet kryesore: përhapja e tingullit në dru, alumin, plastikë Metoda: Mësimdhënie e drejtpërdrejtë.Zhvillimi i mësimitHapi i parë: Ndahet klasa në grupe me nga 6 nxënës dhe u tregohet nga mësuesi si dotë veprojnë. Do të zhvillojnë veprimtaritë sipas radhës dhe do të mbajnë shënime që dot’i ndihmojnë për të nxjerrë përfundime. Kështu në veprimtarinë e parë: ata do të kryejnëgoditje në tavolinë dhe këtë goditje do ta dëgjojnë nëpërmjet një gote plastike, një gotealumini dhe duke vënë veshin në tavolinë. Nxënësit mbajnë shënime, diskutojnë me njëritjetrindhe arrijnë në konkluzionet përkatëse.(Mësuesi u kujton se në cilat trupa zëri përhapet më shpejt)Për mësuesinKu përhapet zëri?Zëri përhapet në të gjitha mjediset materiale, ku më shumë a ku më pak, varësisht ngagjendja agregate e tyre. Duke pasur parasysh se zëri përhapet nëpërmjet goditjevetë grimcave, ai nuk përhapet në zbrazëti (vakuum), përhapet me shumë vështirësinë materialet e forta poroze, si: tapë, plastikë etj. (Kujtojmë se, kur duam të kemihapësira të izoluara akustike, pjesa e tyre e brendshme vishet me materiale poroze,si mbeturina druri, tapë, polisterol etj.)Zëri përhapet shpejt nëpër materiale të forta, përhapet më ngadalë në lëngje dheshumë më ngadalë në gazra.Hapi i dytëGrupet krahasojnë konkluzionet e tyre dhe mësuesi bën përmbledhjen e konkluzionevenë dërrasë.Hapi i tretëNxënësit kanë sjellë mjetet nga shtëpitë e tyre dhe ndërtojnë telefon me gota plastike e fi ll.Ashtu siç janë në grupe me nga 6 veta, ata formojnë dyshet që fl asin në telefon. Nxënësitmbajnë shënime në bazë të pikave që përshkruhen në veprimtarinë e dhënë në libër. Çdogrup arrin në konkluzionet e veta. Grupet krahasojnë konkluzionet e tyre dhe mësuesja ipërmbledh në dërrasë......Detyrë shtëpie. Të përmirësojnë telefonin e ndërtuar nga vetë ata.Mësimi I. b. 4Tema: Kur zëri udhëton dhe kur jo Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë shpejtësinë e tingullit nga shpejtësia e dritës.- Të krahasojë shpejtësinë e tingullit me shpejtësinë e dritës.33


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Mësimi 1.b.5Tema: Nga ndryshojnë tingujt e lartë nga ata të ulët? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:Të dallojë tingujt e lartë nga ata të ulët.Të prodhojë tinguj të lartë dhe të ulët.Të krahasojë tingujt me lartësi të ndryshme.Të provojë nëpërmjet eksperimentit që lartësia e tingujve është e ndryshueshme.Të përcaktojë faktorët që ndikojnë në lartësinë e një tingulli. Mjete: shishe, ujë i ngjyrosur, kuti kartoni, 3 llastiqe me trashësi të ndryshme, laps Koncepte kryesore: tingull i lartë, tingull i ulët Metoda: Mësimdhënie e drejtpërdrejtë, diskutim, eksperiment, krahasim, analizëZhvillimi i mësimitHapi I: Një nxënësi, mësuesi/ja ia mbyll sytë me shami. Dy shokë të tij e thërrasin nëemër. Nxënësi do të dallojë se cilët ishin shokët që e thërritën. Diskutohet në klasë rrethfaktit se çfarë i bën tingujt të ndryshëm nga njëri-tjetri, si mund ta dallosh një tingull nganjë tjetër.Hapi II: Ndahet klasa në grupe me nga 6 nxënës. Çdo grup do të kryejë eksperiment metri shishe të njëjta të përshkruara më parë në Veprimtarinë 1. Gjatë eksperimentit nxënësitmbajnë shënime duke u mbështetur në pyetjet 1, 2, 3 në tekst. Diskutohen e krahasohenpërfundimet e secilit grup dhe nën drejtimin e mësueses arrihet në një përfundim.Hapi III: Kryhet prova me shishet me ujë të ngjyrosur në të cilat do të prodhohen tingujtë ndryshëm. Bëhet krahasimi i tingujve duke u bazuar në lartësinë e ujit në shishe.Hapi IV: Nxënësit do të punojnë përsëri në grupe për të kryer Veprimtarinë 2 që përshkruhetnë tekst. Mësuesi ndjek hap pas hapi provën me llastiqet. Është shumë e rëndësishme qënxënësit të mbajnë shënime në lidhje me pyetjet e tekstit. Diskutohet rreth përfundimeveqë kanë nxjerrë nxënësit. Krahasohen ato. Mësuesi/ja ndalet në përcaktimin e faktorëveqë ndikojnë në lartësinë e një tingulli........Detyrë shtëpie. Të ndërtojnë një mjet me llastiqe të gjerësive e trashësive tëndryshme dhe të prodhojnë tinguj.Për mësuesinTingujt e lartë nga ata të ulët ndryshojnë në varësi të faktit se sa shpesh lëkundetobjekti që prodhon tingullin. Sa më shpesh të lëkundet objekti aq më i lartë ështëtingulli dhe anasjellas, që do të thotë sa me i vogël është numri i dridhjeve, aq më iulët është tingulli.1. Në rastin e shisheve, kur fryjmë në to, ajri brenda dridhet dhe krijon valë zëri.Lartësia e zërit në këtë rast varet nga gjatësia e kolonave dridhëse të ajrit.A) Kur shishja ka pak ujë dridhja e ajrit (vajtja-ardhja e valës së ajrit) është më e35


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”gjatë, prandaj kemi dridhje më të vogla dhe tinguj më të ulët. Në këtë rast shpejtësiae dridhjes së ajrit është më e vogël.B) Sa më shumë të jetë e mbushur shishja, aq më e shkurtër është rruga vajtjeardhje e ajrit nga gryka e shishes në sipërfaqen e ujit. Në këtë rast, dridhja e ajritështë më e madhe e si pasojë tingulli më i lartë.2. Në rastin e llastiqeve, sa më i hollë të jetë llastiku, aq më shpesh do të dridhetdhe do të lëshojë tingull të lartë. E kundërta ndodh me llastikun e trashë. Sa mëi tendosur të jetë llastiku aq më shpesh dridhet dhe lëshon tingull të lartë. Sa mëi shkurtër të jetë llastiku aq më shpesh do të dridhet dhe do të lëshojë tingull tëlartë.* Me shpeshtësi kuptojmë numrin e dridhjeve në një, kohë të caktuar (shumë, pak). Mësimi 1.b.6Tema: Notat e larta dhe të ulëta të muzikës Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë thëniet e vërteta nga ato të rreme në lidhje me tingullin dhe cilësitë etij.- Të përcaktojë lidhjen midis lartësisë së zërit me frekuencën e valëve të zërit.- Të emërtojë njësinë matëse të frekuencës së valës së zërit.- Të krahasojë tinguj të prodhuar nga instrumente të ndryshme me tinguj tëprodhuesve artifi cialë të zërit.- Të vlerësojë rolin e prodhuesve artifi cialë të zërit në ditët e sotme. Mjete: kitarë, fyell, prodhues artifi cialë të zërit. Koncepte kryesore: frekuencë, prodhues artifi cial, hertz.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDy gënjeshtra dhe një e vërtetëNdërtimi i njohurive Di – Dua të di – Mësova më shumë 10 ‘Përforcimi i njohuriveRrjeti i diskutimitZhvillimi i mësimit Parashikimi: Dy gënjeshtra dhe një e vërtetë.Nxënësit do të dëgjojnë disa tinguj të prodhuar nga instrumente të ndryshme (kitarë, fyell)dhe prodhues artifi cialë (tastierë). Do t’u kërkohet të shkruajnë në një fl etë dy gënjeshtradhe një të vërtetë në lidhje me tingujt që dëgjuan dhe cilësitë e tyre (3 fjali). Disa nxënësdo të lexojnë fjalitë e tyre. Shokët do të përpiqen të gjejnë thënien e vërtetë nga ato tërremet. Ndërtimi i njohurive: Di - Dua të di – Mësova.Thëniet e vërteta do të shkruhen në kolonën e parë Di të tabelës DDM që mësuesi/jaka paraqitur në tabelën e zezë dhe të tabelave të grupeve të nxënësve. Nxënësit do tëplotësojnë në grupe me nga 5-6 veta kolonën Dua të di të tabelës. Përfaqësuesit e grupeveparaqesin pyetjet e përgatitura. Mësuesi/ja i përmbledh ato në tabelën e saj duke bërëedhe korrigjimet e mundshme. Ai/ajo i fton nxënësit të kërkojnë përgjigjet e pyetjeve të tyreduke lexuar tekstin. Në përfundim të leximit nxënësit plotësojnë kolonën e tretë të tabelës.36


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punimet e tyre dhe mësuesi/ja bën përmbledhjen,korrigjimin e saktësimin e informacionit. Përforcimi: Rrjeti i diskutimit.Mësuesi/ja paraqet në tabelë pyetjen :ArsyetPoA duhen përmirësuarprodhuesit artifi cialë të zërit?JoPërfundimiPunohet me të gjithë klasën. Nxënësit do të nxjerrin anët kundërshtuese të çështjes. Atado të japin argumente pro e kundër për të dyja anët e rrjetit të diskutimit. Shkruhen nëtabelë argumentet e tyre si dhe përfundimi i nxjerrë....... Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2, në faqen 43 të tekstit. Mësimi 1.b.7Tema: Si mund të kontrolloni zërin Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të provojë se si kontrollohet zëri.- Të provojë se si mbytet zëri.- Të kategorizojë katër prej materialeve të dhëna, që mbytin zhurmat.pambuk, bukë peshku, copa të vogla polisteroli. Koncepte kryesore: zbutje e zërit, mbytje e zërit, drejtim i zërit. Metoda: Mësimdhënie e drejtpërdrejtë.Mjete: karton për ta përdorur në vend të megafonit, kuti kartoni, orë tavoline, lesh,Zhvillimi i mësimitHapi I. Drejtim i zërit.Kryhet me nxënësit veprimtaria e parë sipas përshkrimit në libër.Nxënësit mbajnë shënim se sa qartë dëgjuan në të tri rastet, duke i krahasuar ato.Në fund të saj nxirren përfundimet sipas pyetjeve në libër.(Përfundimet shkruhen në tabelë)1. - Kur e dëgjuat më mirë nxënësin? Përse?Përgjigje të mundshme:Kur foli duke përdorur kartonin e rrotulluar në formë koni.Sepse kartoni nuk e lejon zërin të përhapet gjithandej.2. - Kur përdoren megafonat? Cili është qëllimi i tyre?37


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Përgjigjet e mundshme:Megafonat përdoren kur fl itet në mjedise të mëdha, të hapura, përpara shumëdëgjuesve.Qëllimi i përdorimit të megafonave është të pengojnë përhapjen e zërit në të gjithadrejtimet dhe ta drejtojnë përpara dëgjuesve.3. - Ku ngjasojnë megafonat me vendosjen e harkuar të orkestrave?Përgjigje e mundshme:Të dyja përdoren për drejtimin e zërit.Hapi II. Mbytja e zërit.Shtrohet pyetja: - A mund të kontrollojmë lartësinë e zërit?Kryhet veprimtaria, sipas hapave në libër, në grupe nxënësish (5 - 6 vetë). Nxënësit mbajnëshënim në fl etoren e punës, largësinë për çdo material zhurmëmbytës që përdorin.Pasi përfundojnë, krahasojnë rezultatet me njëri-tjetrin.Analizohen rezultatet dhe nxirren përfundimet sipas pyetjeve në libër.Përfundimet e nxjerra shkruhen në tabelë.Në fund mësuesi bashkë me nxënësit bëjnë një rishikim të përfundimeve të nxjerra për tëarritur në përfundimet se:Zëri mund të drejtohet (kontrollohet).Zëri (zhurmat) mund të mbyten duke përdorur materiale që e thithin atë.Mësimi 1.b.8Tema: Sa shumë zhurmë! Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të renditë 3-4 shkaktarë të ndryshëm të zhurmave.- Të krahasojë tingujt me zhurmat.- Të dallojë zhurmat si shkaktarë të sëmundjeve të ndryshme.- Të vlerësojë rëndësinë e matjes së zhurmës.- Të përcaktojë materialet mbrojtëse ndaj zhurmave. Mjete: çekiç, shkop, kapakë tenxhereje, magnetofon, kavanoz, lugë. Koncepte kryesore: ndotje e mjedisit nga zhurma, ulçer, ndërthurje valësh, dridhje tërregullta e të parregullta, decibel, tingujt thyhen; pasqyrohen.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiPërvijimi i të menduaritNdërtimi i njohurive Ditari dypjesësh 10 ‘Përforcimi i njohuriveRrjeti i diskutimitZhvillimi i mësimit Parashikimi: Përvijimi i të menduarit.Përgatiten nxënësit për të dëgjuar disa lloje zhurmash që do të prodhohen në klasë memjete të zgjedhura më parë nga mësuesi. Pasi dëgjojmë zhurmat, nxitet diskutimi menxënësit me anë të pyetjeve:- Çfarë ndjetë kur dëgjuat zhurmat?38


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”- Kush i shkaktoi këto zhurma?- A keni dëgjuar zhurma të tjera dhe ku?- Do t’ju pëlqente t’i dëgjonit përsëri?- Çfarë bëni ju për t’u mbrojtur nga zhurmat?Përgjigjet e nxënësve sistemohen në një organizues grafi k me rrathë e shigjeta nëtabelë.zhurmatshkaktohen1.2.3. Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh.Ndahen nxënësit në grupe. Ndahet teksti në paragrafë. Jepet për lexim paragrafi i parë.Udhëzohen që në fi llim të bëjnë nënvizime në fjalitë që iu bëjnë përshtypje e që janë tërëndësishme. Pas leximit dhe nxjerrjes së citimeve, ato hidhen në tabelë .Citim1. Zhurmat shkaktojnë sëmundje.2. Zhurmat prodhohen nga dridhjet eparregullta.3. Ato prodhohen nga mjete pune,makineri.4. _____________________________5. _____________________________Komenti i nxënësve- Janë të dëmshme, ndotin mjedisin.- Ne duhet të mbrohemi nga zhurmat.- Edhe ne prodhojmë zhurma.__________________________________Përfaqësuesit e grupeve paraqesin komentet. Mësuesi/ja mund të bëjë pyetje të mëtejshmepër t’i nxitur e për të orientuar diskutimin në çështjet që mësuesi i gjykon të rëndësishme.Kështu veprohet edhe me paragrafët e tjerë në tekst. Në fund bën përmbledhjen ekomenteve në tabelë, të cilat duhet të përkojnë me çështjet kryesore të mësuarit.1. Dridhjet e parregullta prodhojnë zhurma.2. Zhurmat shkaktohen nga ______________3. Zhurmat maten me ______________4. Zhurmat shkaktojnë dëme. ______________5. Zhurmat mund të kontrollohen. ______________Këto mund të plotësohen tek organizuesi grafi k, i cili fi lloi që në etapën e parë të orëssë mësimit.Përforcim: Rrjeti i diskutimit.Nxënësit do të diskutojnë rreth pyetjes së shtruar:POA është e domosdoshmetë maten zhurmat?JO39


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Nxënësit punojnë në grupe për të nxjerrë anët e brendshme të çështjes duke argumentuarmendimin e tyre. Mësuesi/ja plotëson në tabelë dhe ndalet te përfundimiPoArsyetJoPërfundimi...... Detyrë shtëpie. Të ndërtojnë një organizues grafi k për temën “Sa shumë zhurmë”.kontrollohenzhurmatmatenshkaktohen1.2.3.duketzvogëlohenMësimi 1.b.9Tema: Dallimi i tingujve. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të prodhojë tinguj me mjete të ndryshme.- Të bëjë dallimin ndërmjet tingujve të ndryshëm.- Të përcaktojë vetitë e tingujve që i bëjnë ata të dallueshëm nga njëri-tjetri.për të lidhur sytë. Koncepte kryesore: dallimi i tingujve, veti të zërit. Metoda: Mësimdhënie e drejtpërdrejtë, eksperiment, vëzhgim, analizë, sintezë.Mjete: dy shufra metalike, dy shkopinj druri, lodra fëmijësh që lëshojnë tinguj, shallZhvillimi i mësimitHapi I. Shtrohen pyetjet:- Sa të dallueshëm janë tingujt?- A ka dy zëra (tinguj) që janë plotësisht të njëjtë?Për t’iu përgjigjur pyetjeve, kryhen veprimtaritë e përshkruara në libër me grupe prej 4-5nxënësish. Njëri prej tyre regjistron në fl etore rezultatet e çdo veprimtarie.Kryhen veprimtaritë 1, 2, 3, 4 nga çdo grup nxënësish.Hapi II. Pasi kryhen veprimtaritë, analizohen rezultatet dhe çdo grup nxjerr përfundimet.Ballafaqohen përfundimet e çdo grupi duke u lexuar nga një anëtar i secilit grup.Hapi III. Mësuesja shkruan në tabelë përfundimet me radhë:40


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”1. .......................................2. .......................................3. .......................................4. Në përgjithësi për të njohur zërat përdoren (shfrytëzohen) dy veti të tingullit:lartësia,fortësia.Linja 2. Lëndët dhe vetitë e tyreMësimi II.1Tema: Uji. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë me fjalë të thjeshta burimet e ndryshme nga vjen uji.- Të argumentojë rëndësinë e ujit për jetën.- Të krahasojë ujin e ëmbël me ujin e kripur. Mjete: fl etë të bardha për çdo nxënës. Koncepte kryesore: mjedis jetësor, i domosdoshëm për jetën, ujë i ëmbël, akullnajë,qarkullimi i ujit.Struktura: ERR Metoda dhe teknika KohaEvokimDiskutim për njohuritë paraprake.Realizimi i kuptimit Lexim i drejtuar.Refl ektimiShkrim i shpejtë.Zhvillimi i mësimit Evokimi: Diskutim për njohuritë paraprake.Shënohet në tabelë (ose në fl etë të madhe të bardhë) termi Uji.Lihen nxënësit për tri minuta të renditin në fl etët e tyre fjalë që lidhen me këtë term.Më pas pyeten nxënësit për fjalët, lidhjet a marrëdhëniet rreth termit dhe shkruhen ato nëtabelë (fl etë). Aktivizohen të gjithë nxënësit. Kur secili të ketë ofruar një lidhje, u kërkohettë japin ide të mëtejshme. Renditen në tabelë mendimet e tyre (pa i komentuar ato).Nxiten të pyesin rreth temave për t’i qartësuar ato dhe për të zgjeruar të kuptuarit e tyre.(Që në fi llim të etapës u kujtohet nxënësve të respektojnë njëri-tjetrin gjatë diskutimit). Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar.Lexohet titulli Uji (paragrafi i parë).Nxënësit japin parashikimin e tyre për përmbajtjen e paragrafi t.Pastaj lexohet paragrafi dhe bëhet krahasimi i informacionit me atë që parashikuan ata. Nëkëtë moment mësuesja sqaron koncepte a pyetje që mund t’u lindin nxënësve.Kështu vazhdohet dhe me paragrafët e tjerë me nëntitujt:Nga vjen uji?Nga vjen uji i pijshëm?Uji i kripur dhe uji i ëmbël.A e dini se...41


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Reflektimi: Shkrim i shpejtë.Lihen nxënësit për pak minuta të hedhin në letër gjithçka që mbajnë mend për ujin. Pasi ishkruajnë ballafaqojnë e përforcojnë njohuritë e tyre për mësimin......Detyrë shtëpie. Argumento me shkrim në fl etore “Pse themi se pa ujë nuk ka jetë?” Mësimi 2.2Tema: Uji sipërfaqësor dhe nëntokësor. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të evidentojë format kryesore të ndodhjes së ujit sipërfaqësor dhe nëntokësor.- Të bëjë dallimet ndërmjet ujit sipërfaqësor dhe nëntokësor.- Të argumentojë kripësinë e ujit të deteve e oqeaneve.Mjete: fl etë, pamje ilustruese nga libri enciklopedik për fëmijë “Gjithçka që duhet tëdini”Koncepte kryesore: ajsberg, kripësi, ujë termal, gejzer, shkëmb, ujëmbajtës.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDiskutim për njohuritë paraprake.Ndërtimi i njohuriveAnaliza e tipareve semantike.Përforcimi i njohuriveDiagrami i Venit. Parashikimi: Diskutim për njohuritë paraprake.Shkruhet në tabelë nga mësuesja (dhe nxënësit në fl etë) titulli:pellgakullajsberglumëpusUji sipërfaqësor dhe nëntokësorburimdet(etj.)U kërkohet nxënësve të mendojnë e gjejnë sa më shumë fjalë që lidhen me termat dhe t’ishkruajnë në fl etë. Më pas nxënësit lexojnë fjalët që kanë gjetur dhe mësuesi/ja i shkruanpa asnjë koment. Nxiten nxënësit të pyesin rreth fjalëve të shkruara që të qartësohen përato. Gjatë pyetjeve e përgjigjeve nxënësit bisedojnë dhe zbulojnë çfarë dinë për temën. Ndërtimi i njohurive: Analiza e tipareve semantike.Vihen nxënësit të lexojnë e studiojnë informacionin e ri në tekst. Pasi nxënësit kanë marrëinformacionin, udhëzohen për të punuar në një tabelë, synimi i së cilës është dallimi iveçorive, ngjashmërive, cilësive të ujërave sipërfaqësorë e nëntokësorë.Mësuesja hap tabelën e saj në një letër të madhe (fl ipçart) dhe grupeve të nxënësve ushpërndan tabelat e parapërgatitura në format A 4.42


Kategoriae ujitSipërfaqësornëntokësori kripuriëmbëli ngrohtëiftohtëLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5”ingrirëPërmbangazei pijshëmlumenjtëliqenetakullidetetoqeanetuji termalburimetgejzerët - + - ? + - - + - +Nxënësit plotësojnë:me + cilësinë qët ka uji sipas kategorisë.me – cilësinë që nuk e ka.me ? për cilësinë që nuk janë të sigurt.Për mësuesin – gejzer (geyser) → Burim me natyrë vullkanike, me nxjerrje tëfuqishme të avullit, ujit e gazit vullkanik – tipike për Islandën.idëmshëmPasi grupet plotësojnë tabelat, përfaqësuesit i paraqesin ato duke i lexuar. Ndërkohëmësuesi plotëson tabelën e madhe sipas të dhënave të nxënësve. Reflektimi: Diagrami i Venit.Nxënësit me grupe, të drejtuar nga mësuesja, bëjnë diagrame të Venit për të paraqitur tëpërbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet kategorive të ujit.P.sh.,Grupi I – ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore,Grupi II – lumenjtë me detet,Grupi III - burimet me gejzerë etj.Pasi përfundojnë, përfaqësuesit e grupeve i paraqesin para klasës.Bëhet vlerësimi i grupit për saktësinë e plotësimit të detyrës, shpejtësinë dhe paraqitjen esaj....... Detyrë shtëpie. Pyetja 3 te rubrika “Aktivizohu dhe përgjigju”.Mësimi 2.3Tema: Uji, një pasuri. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të renditë fakte për shpërndarjen e pabarabartë të ujit në sipërfaqen e Tokës.- Të shpjegojë rëndësinë e ujit për ekonominë e një vendi.- Të nxjerrë përfundimin: uji një tretës universal.- Të vlerësojë ujin si një pasuri e paçmuar. Mjete: foto, revista, postera në të cilat tregohet për përdorimet e ujit në familje, bujqësi,industri, bujqësi; vende që vuajnë mungesën e ujit dhe vende me ujë të bollshëm. K oncepte kryesore: vende në zhvillim, tretës, tretësirë, pasuri e pazëvendësueshme.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiPërmbledhje e strukturuar.Ndërtimi i njohuriveLexim/ Përmbledhje në dyshe.Përforcimi i njohuriveShkrim i lirë43


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar.Mësuesi/ja prezanton temën dhe mjetet që do të përdoren duke i ngjitur në tabelë:foto, pamje të ndryshme në të cilat duken përdorimet e ndryshme të ujit nëfamilje, në bujqësi, në industri, vende ku uji është i bollshëm dhe vende që vuajnëmungesën e ujit.Pastaj, pasi nxënësit i vëzhgojnë ato, mësuesi/ja paraqet shkurt pikat kryesore të mësimitduke i shkruar në tabelë ose letër të madhe.Një sasi e vogël (1% e ujit të lumenjve e burimeve) është i pijshëm.Nga uji varet ekonomia e vendeve.Shpërndarja e pabarabartë e ujit.uji-tretës universal.Uji-pasuri që duhet kursyer. Ndërtimi i njohurive: Lexim/Përmbledhje në dyshe.Mësuesja u thotë nxënësve të krijojnë dyshe, (me nxënësin në krah) ku njëri do të lexojëparagrafi n me zë dhe pastaj do të bëjë një përmbledhje të tij (shkurt, por të përmbajë idetëkryesore të paragrafi t).U lihet koha e nevojshme, pastaj kontrollohet përvetësimi duke dëgjuar përmbledhjet edisa nxënësve. Mund të bëhen sugjerime po qe e nevojshme. Pas kësaj nxënësi tjetër bënpyetje për pjesën (paragrafi n). U lihet koha e mjaftueshme për ta bërë këtë dhe përsërikontrolloni sa e kanë kuptuar duke dëgjuar pyetje prej disa nxënësve. Përsëri mund të bënisugjerime për përmirësim kur është rasti. Përsëritet procedura për paragrafët në vazhdim,por duke ndërruar rolet brenda dyshes, pas çdo paragrafi . Përforcimi. Shkrim i lirë.U jepet nxënësve tema: Si mundem unë ta ruaj ujin?Pasi përfundojnë së shkruari, disa prej nxënësve i lexojnë ato....... Detyrë shtëpie. Shkruaj një mesazh për ujin si pasuri që duhet mbrojtur.Mësimi 2. 4Tema: Vetitë fizike të ujit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë ndryshimet fi zike të ujit.- Të përkufi zojë ndryshimet fi zike të lëndës.- Të nxjerrë përfundimin mbi vetitë fi zike.- Të krahasojë ujërat e forta me ujërat e butë.- Të ndërtojë një hartë koncepti për vetitë fi zike të ujit. Mjete: letër e bardhë e madhe, lapustila, shishe me ujë mineral, shishe me ujë tëngrirë etj. Koncepte kryesore: cikël i ujit, ndryshime fi zike të lëndës, ujë i butë, ujë i fortë.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDil rrotull, fol rrotull.Ndërtimi i njohurive Harta e konceptit.Përforcimi i njohuriveDiagrami i Venit.44


Zhvillimi i mësimitLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Parashikimi: Lojë – Dil rrotull, fol rrotull.Mësuesi/ja ngre nxënësit në këmbë të lëvizin në pjesën më të lirë të klasës dhe u drejtonkëtë pyetje:- Çfarë dini për vetitë (cilësitë) e ujit?Nxënësit duke lëvizur nëpër klasë mendojnë pak çaste për këtë. Në momentin që mësuesi/ja përplas pëllëmbët e duarve një herë, nxënësit ndalojnë në vend dhe i tregojnë shokut qëgjendet më pranë atë që në rreth pyetjes që bëri mësuesi/ja. Lihen nxënësit të bisedojnëpër pak kohë.Kur mësuesi/ja përplas pëllëmbët dy herë, ata ndërpresin bisedën dhe rifi llojnë të lëvizin.Kjo përsëritet edhe një ose dy herë të tjera. Pastaj nxënësit ulen në vendet e tyre dhemësuesi/ja u kërkon të tregojnë çfarë i kanë thënë shoku-shokut për vetitë e ujit.Këto, mësuesi/ja, i shkruan në tabelë ose në letër të madhe të bardhë.Nxënësit mund të bëjnë edhe pyetje të cilat gjithashtu renditen në letër. Diskutohet dhendalet në çështjet kryesore. Ndërtimi i njohurive: Harta e konceptit (përkufi zimit).Në një fl etë të madhe të bardhë paraqitet një hartë koncepti (e parapërcaktuar) që përmbankonceptin “vetitë fi zike të ujit” dhe pyetje rreth tyre.Nxënësit vihen të punojnë në dyshe për të ndërtuar hartën e tyre të konceptit për vetitëfi zike të ujit. Këtë ata do ta bëjnë pasi të lexojnë informacionin e dhënë në librin e tyre, poredhe duke përdorur informacionin e shkruar në tabelë në etapën e parë të orës së mësimit.Në hartë mund të përfshihen dhe informacione të tjera lidhur me temën (nga burime tëndryshme).Çfarë është uji?Një pyetje të tjetër ngamësuesi.Substancë e lëngshme qëmerr formën e enës.Vetitë e ujit:Si ndryshon gjatë ciklit?- ngrin- shkrin- bymehet- avullon- kondensohetPasi nxënësit të kenë përfunduar hartat e tyre, u kërkohet të formulojnë dhe të shkruajnënjë përkufi zim për vetitë fi zike të ujit, duke përfshirë çështjet më të rëndësishme, konceptet,vetitë që jepen në informacionin që studiuan në libër dhe që u përfshi në hartë.Shembull: Uji është një substancë e lëngshme që merr formën e enës që e mban. Gjatëciklit të tij ai ndryshon vazhdimisht gjendjen fi zike: ngrin, shkrin, bymehet,avullon, kondensohet, ndryshon ngjyrën, shijen në varësi të shtresave me tëcilat kontaktohet, por sasia e tij nuk ndryshon në kohë. Ujërat mund të jenë tëbutë ose të fortë, sipas sasisë së kripërave të kalciumit që përmbajnë. Përforcimi: Diagrami i Venit.Vihen nxënësit në dyshe të ndërtojnë diagramin e Venit për të krahasuar ujërat e buta meujërat e forta, për të gjetur të përbashkëtat dhe ndryshimet.45


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Pas përfundimit i paraqesin duke ballafaquar idetë e tyre.ujë i fortëujë i butë......Detyrë shtëpie: Përgjigju me shkrim “Pse nuk ngrin uji i deteve dhe i oqeaneve?”.Mësimi 2.5Tema: Ndotja e ujërave. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të renditë gjashtë ndotës të ujërave.- Të përshkruajë si përfundojnë ndotjet në lumenj, dete etj.- Të shpjegojë rrezikimin e gjallesave ujore nga nafta e anijeve cisternë.- Të argumentojë pse ndotja teknike dëmton mjediset ujore.- Të vlerësojë rolin e njeriut në mbajtjen pastër të ujërave. Mjete: Pamje të ndryshme për të ilustruar ndotjen e ujërave, materiale me informacionpër ndotjen e ujërave të marra nga interneti dhe module për ujin. Koncepte kryesore: pesticide, shkarkesa industriale, ndotja teknike.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiVëzhgim, Stuhi mendimesh.Ndërtimi i njohurivePërmbledhje e Pohim – Mbështetje.Përforcimi i njohuriveShkrim i lirë.ShënimËshtë mirë që përpara se të zhvillohet kjo orë mësimi, të përdoret një orë nga veprimtaritëjashtë kurrikulare (edukim mjedisor) për të vëzhguar ujërat (liqen, lumë, det) e zonës kubanon.Gjatë vëzhgimit nxënësit të mbajnë shënime për llojet e ndryshme të ndotjeve që do tëshohin. Mund edhe t’i fotografojnë ato dhe në mësim t’i përdorin për ilustrim të diskutimit.Zhvillimi i mësimitParashikimi: Stuhi mendimesh.Shkruhet në tabelë tema “Ndotja e ujërave”.Nxënësit japin mendime rreth saj duke sjellë edhe shembuj nga vëzhgimi i ujërave që kanëbërë më parë.Mësuesja i shënon në tabelë pa bërë komente për to.Ndotja e ujërave46


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Në fund ajo nxjerr një përfundim (pohim) rreth ndotjes së ujërave, të cilin e shkruan nëtabelë. Ndërtimi i njohurive: Përmbledhje e pohim-mbështetjes.U jepet nxënësve ky pohim:“Njeriu gjatë veprimtarisë së tij po ndot ujërat çdo ditë e më shumë”.Ndahen nxënësit në grupe dhe u shpërndahet skica bosh e një “përmbledhjeje pohimmbështetje”.Kjo skicë paraqitet dhe në tabelë nga mësuesja.Nxënësit do t’i karakterizojnë mbështetjet e ndryshme për pohimin e dhënë në pesëmënyra, si: fakte, statistika, shembuj, autoriteti i ekspertit (specialistit), logjika dhe arsyeja,të cilat i nxjerrin gjatë leximit të informacionit në tekst dhe të materialeve shtesë që kanësjellë mësuesja e nxënësit (moduli i ujit + internet).Përfaqësuesit e grupeve prezantojnë punën e tyre para klasës.Mësuesja bën përmbledhjen e tyre në tabelën e saj që mund të ketë këtë formë.Ndotja e ujëravePohim:Mbështetje:Njeriu gjatë veprimtarisë së tij po ndot ujërat çdo ditë e më shumë.1. Fakte.Në lumenj, liqene, dete derdhen ujërat e zeza, mbetjet urbane eindustriale, plehrat kimike që depërtojnë në tokë, nafta, plastika etj.2. Statistika.- Shumë qenie të gjalla ujore po zhduken.- Shumë plazhe po zhduken nga ujërat e zeza, nafta etj3. ShembujPlazhi në Durrës e Pogradec është shumë i ndotur në disa zona.Në një zonë (Tirana e Re) në Tiranë ka ndodhur nga përzierja e ujit tëpijshëm me ujërat e zeza..........................................(Nxënësit sjellin shembuj nga zona (qyteti) ku banojnë)4. Autoriteti i ekspertit.Duke u bazuar në informacionin e nxjerrë nga module për ndotjen e ujitdhe interneti del se: (Këto materiale mund të sigurohen nga mësuesi dhenxënësit),- Nga autoritetet lokale vendore nuk bëhen kontrolle dhe matje tësasisë së ndotjes që vjen nga ujërat e zeza.- Burimi kryesor i ndotjes së ujërave janë ndotjet urbane, industriadhe bujqësia.- Në vendin tonë tani po vendosen impiantet e para për pastrimine ujërave të zeza (në Pogradec). Përforcimi: Shkrim i lirë.Jepet tema: Çfarë do të bëje ti për të mbrojtur ujërat e qytetit tënd?Pas përfundimit të shkrimit, disa prej nxënësve lexojnë shkrimet e tyre.Diskutohet rreth tyre dhe vlerësohen shkrimet më të mira.47


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”..... Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 te rubrika “Aktivizohu dhe përgjigju”.Mësimi II. 6Tema: Të pastrosh ujin me mjete të thjeshta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të renditë disa mënyra të thjeshta të pastrimit të ujit.- Të përshkruajë dekantimin dhe fi ltrimin, si dy nga mënyrat kryesore të pastrimit tëujit.- Të nxjerrë përfundimin se dekantimi dhe fi ltrimi janë dy mënyra tepër të përdorshmepër pastrimin e ujit.- Të bëjë dallimin mes dekantimit dhe fi ltrimit.Mjete: kavanoz, pambuk, qymyr, zhavorr i larë, rërë, karbon i copëzuar imët, letërfi ltruese. Koncepte kryesore: pastrim, dekantim, fi ltrim, vlim, mjete të thjeshta.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimi Diskutim i drejtuar. 5-7 ‘Ndërtimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimeve.Përforcimi i njohuriveDiagrami i Venit.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Diskutim i drejtuar.Përgatitja për të nxënë. Punë me gjithë klasën 5 min.Mësuesi/ja u shtron nxënësve pyetjen “Si e gjejmë ujin në natyrë?”. Pasi merr përgjigjet enxënësve ajo ndërton një tabelë shumë të thjeshtë.i pastërtejdukshëmPara tyre shtron pyetjen “Si duhet të jetë ujiqë përdorim?”.Si mund ta pastrojm tabelë?i ëmbël Ujii kripurNdërtimi i njohurive: Mbajtja estrukturuar e shënimeve.Punë në grupe me nga 6 nxënës. Nëi papastërkëtë fazë të mësimit do t’i jepet zgjidhjei turbulltproblemit. Nxënësit hapin librat, lexojnë nëheshtje paragrafi n e parë, në të cilin vetëmi përzier me grimca të ngurta sa përmenden disa metoda të pastrimit tëujit. Nxënësit mbajnë shënime.Më pas ata fi llojnë veprimtarinë praktike sipas udhëzimeve në tekst. Nxënësit kryejnëfi ltrimin. Sigurisht që për çdo hap që kryejnë mbajnë shënime. Shkruajnë përfundimet enxjerra. Mësuesi/ja i nxit që të përpiqen të paraqesin grafi kisht veprimtarinë e bërë. Pasigrupet paraqesin punën e bërë, mësuesi/ja përmbledh punën e tyre në dërrasë.48


Si mund të pastrojmë ujin:Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”a. dekantimi ose shtresimi: b. filtrimi: c.vlimi:- dheu ose grimcatshtresohen në fund tëenës.- uji kalon nëpër njëfi ltër ku lë grimcat.- në natyrë uji lëpapastërtitë nështresat me copëzatë vogla si rërë osezhavorr.- një pjesë e mirëe bakterevengordhin ngatemperatura elartë. Përforcimi: Diagrami i Venit.Mësuesi/ja shtron pyetjen: - Çfarë kanë të përbashkët dhe ku dallojnë mes tyre dekantimidhe fi ltrimi?Nxënësit punojnë për rreth 5 min të pavarur. Mësuesi/ja përmbledh përgjigjet e tyre nëdërrasë.Të përbashkëtat:Dekantimi:Filtrimi:- grimcat e lëndëssë ngurtë biennë fund.- janë dy mënyra përpastrimin e ujit.Hasen në natyrë dhenë kushte laboratori.- uji kalon në njëterren me copëzatë vogla ku lëpapastërtitë..... Detyrë shtëpie. Ushtrimi 4 në libër.Mësimi 2. 7Tema: Uji i pastër Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë avullimin dhe kristalizimin si procese që veçojnë kripërat nga ujiose anasjellas.- Të përkufi zojë kripësinë.- Të shpjegojë ç’është distilimi.- Nuk duhet.- Të vlerësojë rolin e proceseve si ai i avullimit, distilimit dhe ç’kripëzimit, si proceseqë njeriu i përdor për të plotësuar nevojat e veta për ujë të pastër.Mjete: ujë, ujë i kripur, distilator, provëza, llambë me alkool.Koncepte kryesore: avullimi, kripësi, kristalizim, distilim, çkripëzim.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDiskutim i drejtuar.Ndërtimi i njohuriveMësimdhënie e ndërsjellë.Përforcimi i njohuriveDiagrami i Venit.49


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Përgatitja për të nxënë. Punë me të gjithë klasën.Në orën e mëparshme mësuesi u ka dhënë nxënësve si detyrë shtëpie të tregojnë si eveçojmë kripën apo sheqerin nga uji duke pyetur prindërit. Mësuesi/ja drejton pyetjen:- Si mund ta veçojmë kripën nga uji?Nxënësit tregojnë se në natyrë ndarja bëhet nëpërmjet avullimit të ujit. Nën ngrohtësinë ediellit uji avullon dhe mbetet në kripore. Ndërsa në kushtet e shtëpisë e vëmë ujin në zjarrdhe e lëmë të vlojë e të avullojë derisa në enë të mbetet kripa. Pra, avullimi është një ngamënyrat për të ndarë ujin nga kripërat. Ndërtimi i njohurive: Mësimdhënia e ndërsjellë. Punë në grupe me nga 5-6 nxënës.Kjo fazë kërkon kohë më shumë, kështu që mësuesi u lë pak kohë dy fazave të tjera.Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve si punohet në këtë teknikë.Secili do të marrë përsipër rolin e mësuesit dhe do të ketë 5 detyra:1. Të lexojë tekstin.2. Të përmbledhë atë që lexon.3. Të bëjë pyetje për të.4. Të sqarojë fjalët e vështira.5. Të parashikojë ç’do të ndodhë më tej.Mësuesi punon vetë një paragraf. Sipas shembullit të mësuesit nxënësit praktikojnëmësimdhënien e ndërsjellë. Vetë mësuesi i ndihmon grupet duke u përcaktuar pjesët nëtekst në bazë të aftësive që kanë nxënësit.Nxënësi i parë në grup – avullimi; i dyti – kristalizimi; i treti – distilimi; i katërti – çkripëzimi.Shembull.1. Nga një litër ujë deti i avulluar mbetën 35 g përzierje kripërash, ku pjesën më tëmadhe e zë kripa e gjellës.2. Kripësi quhet sasia në gram e kripërave të tretura në 1 kg ujë deti. Kripësia ështëmë e madhe atje ku avullimi është më i madh.3. Pyetje: - Si mendoni ju, nga e marrim kripën që përdorim në gjellë? Le tashohim.4. Sqarohen fjalët e vështira.Përforcimi: shtu siç u punua kjo pjesë punohen edhe pjesët e tjera nga nxënësit. Për tëshkurtuar kohë mësuesi/ja kërkon që përmbledhjen ta bëjnë nxënësit vullnetarë për secilingrup. Çfarë kanë të përbashkët distilimi dhe çkripëzimi?Në bazë të përgjigjeve mësuesi/ja ndërton diagramin.Të përbashkëtat:Distilimi:Ç’kripëzimi:- përftohet ujëshumë i pastër,jo i pijshëm;përdoretnë mjekësi,laboratorë.- pastrojnë ujin.- i heq ujit kripën;përftohet ujëi pijshëm;proces shumë ikushtueshëm...... Detyrë shtëpie. Argumento pse në det notohet më mirë se në liqen.50


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mësimi 2. 8Tema: Si vjen uji nëpër shtëpi Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë emër-trajtimin uji para se të dërgohet nëpër shtëpi.- Të shpjegojë pse uji duhet pastruar para se të përdoret.- Të ndërtojë grafi kun e rrugës që ndjek uji para se të vijë nëpër shtëpi.- Të hartojë disa rregulla rreth kursimit të ujit të pijshëm. Mjete: pamje të ndryshme të ujësjellësve.Konceptet kryesore: impiant, rrjeta, kimikate, fi ltrohet, klor, rezervuar.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiImagjinatë e drejtuar.Ndërtimi i njohuriveLexim, përmbledhje dyshe.Përforcimi i njohuriveShkrim i shpejtëZhvillimi i mësimitParashikimi: Imagjinatë e drejtuar. Përgatitja për të nxënë. Punë me të gjithëklasën.Mësuesi u kërkon nxënësve të përshkruajnë rrugën që ndjek uji për të ardhur deri nështëpi. U jep atyre disa fjalë, si: rezervuar, impiant për pastrim, tuba, kimikate.Lihen nxënësit të lirë të punojnë për rreth 5 – 7 min, më pas ata lexojnë punimet. Mësuesi/ja ndjek me vëmendje punën e tyre duke u kërkuar nxënësve të shtrojnë ndonjë pyetjerreth mënyrës së tyre të parashikimit. Ndërtimi i njohurive, materiali: Lexim, përmbledhje dyshe. Punë dyshe.Nxënësit hapin librat dhe ndahet në 4 pjesë kryesore. Njëri nga nxënësit e lexon pjesën,pastaj bën përmbledhjen e pjesës së lexuar. Nxënësi tjetër mund të bëjë pyetje rrethpërmbledhjes së bërë nga shoku.Pas çdo pjese ata shkëmbejnë rolet me njëri-tjetrin. Mësuesi/ja, për t’u ardhur në ndihmëdysheve, shpjegon fjalorin si:- rrjeta- kimikate- ndotës- rezervuar- kulla e ujit- forca e rëndesësImpiant për pastrimin e ujit:Gjithashtu mësuesi/ja mund t’i ndihmojë dyshet me pyetjet:- Pse duhet pastruar uji?- Ç’do të thotë uji pompohet në një impiant pastrimi?- Përse duhen kimikatet?- Po fi ltrat nga se janë të përbërë?Pasi nxënësit lexojnë dhe përmbledhin në dyshe, u kërkohet të paraqesin grafi kishtmaterialin, të cilin mësuesi e paraqet në dërrasë51


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”rezervuariUji i burimit pompohet ka rrjete të shtohen kimikatemëdhapërzihen kimikatetku kalon uji?nëpër për t’ufi ltruarstacion pompimishtohen kimikateklor ose fl ouruji pompohetnë kullën e ujitkulla e ujitNdotësat e rëndëbien në fund tërezervuaritforca rëndesës evendosur e tërheqposhtëuji nështëpitëtona Përforcimi: Shkrim i shpejtë. Punë me të gjithë klasën.Mësuesi/ja tregoni disa mënyra se si mund ta kursejmë ujin e pijshëm. Nxënësit punojnënë mënyrë individuale për rreth 5-7 min. Mësuesi/ja veçon disa prej tyre dhe i shkruan nëdërrasë. Nxënësit bëjnë shkrimin e tyre në fi sha dhe i vendosin në muret e klasës...... Detyrë shtëpie. Ç’dini ju rreth analizave bakteriologjike dhe kimike të ujit? Pseduhen bërë ato para përdorimit?ose Detyrë Si furnizohet me ujë një qytet apo fshati ku jetoni? Tregoni rrugën qëpërshkon uji.Mësimi 2. 9Tema: Ajri Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë ajrin si përbërje gazesh.- Të provojë se oksigjeni ndihmon djegien.- Të provojë rëndësinë jetike të oksigjenit për jetën e gjallesave. Mjete: qirinj, gota qelqi me madhësi të ndryshme, vazo me lule, qese plastike. Koncepte kryesore: ajri, përzierje gazesh, atmosferë, mantel, oksigjen, azot, djegie.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDiNdërtimi i njohurive Dua të diPërforcimi i njohurive MësovaZhvillimi i mësimit Parashikimi: Punë me grupe. Di.Mësuesi/ja jep temën “Ajri”. Ndan në grupet katërshe fl etë të bardha, të cilat janë ndarë në3 kolona sipas rendit :Di Dua të di Mësova52


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Në fazën e parë të mësimit ata plotësojnë kolonën Di me njohuritë që kanë rreth ajrit.Mësuesi përmbledh atë çfarë ata kanë shënuar në këtë kolonë.DiDua tëdiMësovaAjri është i padukshëm. Praninë e tij e ndiejmë, kur fryn erë, kur vihetnë lëvizje ventilatori etj. Ajri është një përzierje gazesh. Ndërtimi i kuptimit: Dua të di. Punë në grupe.Nxënësit vazhdojnë të qëndrojnë të ndarë në grupe. Lexojnë me kujdes tekstin dhendërtojnë pyetje që i plotësojnë në rubrikën Dua të di.Di Dua të di Mësova- Si quhet manteli që mbështjell Tokën?- Për çfarë i shërben atmosfera Tokës?- Sa është trashësia e saj?- Cila është përbërja e ajrit?- Pse bimët nuk jetojnë pa ajër?- Pse njerëzit dhe kafshët nuk jetojnë dot paoksigjen?-Si e provojmë se oksigjeni ndihmon djegien?Mësuesja ndjek me kujdes pyetjet duke i sugjeruar se për disa pyetje të bëra do të zhvillojnëeksperimente.Eksperimenti I. Ndizet një qiri dhe lihet të digjet për pak kohë. Nxënësit shikojnë se aivazhdon djegien normalisht. Pra, oksigjeni ndihmon djegien. Mbi të vendoset një gotëqelqi. Nxënësit shohin se qiriu fi ket.Eksperimenti II. Ndizen tre qirinj të vegjël dhe mbi ta vendosen gota qelqi nga më evogla te më e madhja. Nxënësit do të shohin se në vazon më të madhe qiriu do të fi ket ifundit, sepse sasia e oksigjenit ndihmon djegien.Mësova. Punë në grupe. Nxënësit dhe mësuesja plotësojnë tabelën.Di Dua të di MësovaAtmosfera e mbron Tokën nga i nxehti dhe i ftohti i madhsi dhe nga disa rreze të dëmshme.Ajri është i përbërë nga azoti gati 80 %. Pjesa tjetër ështëoksigjen dhe një pjesë shumë e vogël përbëhet ngadyoksidi i karbonit si dhe gaze të tjera.Rreth 1 ditë më parë mësuesja së bashku me nxënësit vënë një vazo me lule në një qese,53


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”së cilës ia mbyllim fort grykën. Do të shohin se lulja ka fi lluar të vyshket. Kjo tregon sebimët nuk jetojnë dot pa ajër.Përforcimi : Po kështu mësuesi/ja u kërkon nxënësve të argumentojnë rëndësinë që kaoksigjeni për jetën e njerëzve dhe të kafshëve. Nisur nga njohuritë që kanë marrë në klasate mëparshme, nxënësit tregojnë se oksigjeni është përbërës i rëndësishëm i gjakut. Paoksigjen trupi i njeriut nuk jeton.Kështu kolona Mësova merr një pamje më të plotë dhe me përgjigjet e fundit.- Bimët nuk jetojnë dot pa ajër. Ato thithin dyoksidin e karbonit dhe nxjerrin oksigjengjatë procesit të fotosintezës.- Njerëzit dhe kafshët thithin oksigjen.- Oksigjeni ndihmon djegien.- Ajri përmban avuj uji, pluhur dhe substanca të dëmshme.Shënim: Mësuesi/ja mund të tregohet i kujdesshëm në ndarjen e kohës sipas fazave, pasisiç shihet faza e tretë kërkon më shumë kohë...... Detyrë shtëpie. Argumento rëndësinë që ka oksigjeni për jetën e njerëzve. Sillshembuj nga jeta e përditshme.Mësimi 2. 10Tema: Djegia e lëndës Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë ndryshimet fi zike nga ato kimike të lëndës.- Të përcaktojë djegien si bashkim i një lënde me oksigjenin.- Të bëjë lidhjen e djegies me çlirimin e energjisë.- Të shpjegojë si krijohet shiu acid.- Të vlerësojë dëmet, pasojat e shiut acid.- Të hartojë një plan për të ulur masën e shiut acid. Mjete: qiri, shkrepëse, foto, pamje të vendeve të prekura nga shiu acid. Koncepte kryesore: djegie e lëndës, ndryshime kimike, shi acid. Metoda: Mësimdhënie e drejtpërdrejtë, diskutim, krahasim, analizë, sintezë, krijim.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i fton nxënësit të mendojnë veten në një ditë dimri shumë të ftohtë. Atajanë jashtë, sapo kanë dalë nga shkolla. U drejton pyetjet:- Ç’do të dëshironit më shumë në këtë çast?- Do t’ju pëlqente të ngroheshit pranë oxhakut?Më pas nxënësit vërejnë fi gurën e tekstit dhe diskutojnë rreth pyetjes.- Si mendoni, nga vjen nxehtësia?Pas disa përgjigjeve të nxënësve, mësuesi/ja u shpjegon atyre se djegia është bashkimi injë lënde me oksigjenin, duke e shoqëruar me skemë në tabelë:54


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”qymyr + oksigjen → dyoksid karboni + energjiduke u ndalur në faktin se gjatë këtij veprimi çlirohet energji.Hapi II. Kujtohen së bashku me nxënësit ndryshimet fi zike të lëndës. Ata tregojnë meshembuj se ç’ndodh me lëndën në këto raste.- Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve ç’janë ndryshimet kimike të lëndës.- Kryhet prova me qiririn.- Punohet me atë pjesë të tekstit ku fl itet për ndryshimet kimike të lëndës; djegien eqiririt, djegien e ushqimit.Hapi III. Mësuesi/ja u tregon nxënësve se të gjitha këto ndryshime ndodhin edhe nënatyrë dhe ndalet në paraqitjen e shiut acid; shkaktarët e krijimit të tij; ndikimin e tij mbimjedisin.Punohen njëkohësisht fotot e tekstit dhe pamjet ku tregohen pyje e lumenj të dëmtuar ngashiu acid. Nxitet diskutimi rreth veprimeve të mundshme që mund të merren për të ulurmasën e shiut acid.Hapi IV. Udhëzohen nxënësit për të hartuar një plan për të ulur masën e shiut acid.Nxënësit do të punojnë në grupe:Grupi I - do të punojë për të hartuar një letër që i drejtohet qeverisë ose një fi gure politikenë lidhje me temën;Grupi II - do të modelojë një kolazh që ilustron ndikimin e shiut acid mbi një komponent tëcaktuar (pyll, lumë etj.);Grupi III - do të përgatisë poster ku i bëhet thirrje çdo individi (në shkollë apo komunitet)për të kursyer energji; për të ecur në këmbë ose biçikletë; për të përdorur transportin publiketj.Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën e tyre. Diskutohet me klasën e japin ide përpërmirësime.Sugjerim. Për përfundimin e kësaj detyre mësuesja mund të përdorë orë mësimi nga“Veprimtaria jashtë kurrikulare” (edukimi mjedisor). Është mirë që trajtimi i këtyre temavenë këto lëndë të kryhet në të njëjtën kohë. Mësimi 2. 11Tema: Ngrohja globale – Efekti serrë Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë ngrohjen globale duke u mbështetur në informacionin që ka përtë.- Të shpjegojë lidhjen midis ngrohjes globale dhe ndryshimit të klimës.- Të përcaktojë shkaktarët e ngrohjes globale duke shfrytëzuar edhe informacionine tekstit.- Të vlerësojë rolin e shtresës së ozonit për të ndaluar rrezet ultravjollcë të Diellit.- Të krahasojë konceptin “Ngrohje globale” me konceptin “Serrë”.55


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Mjete: enciklopedi për fëmijë, materiale nga interneti që kanë lidhje me temën. Koncepte kryesore: efekti serrë, ngrohje globale, shtresa e ozonit, gaze – serrë,Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiStuhi mendimeshNdërtimi i njohuriveSistemi ndërveprues i shënimevePërforcimi i njohuriveOrganizuesi grafi k i analogjisëZhvillimi i mësimit Parashikimi: Stuhi mendimesh.U jepet nxënësve në tabelë tema “Ngrohja globale”. Nxiten ata për të shkruar të gjithamendimet që kanë në fl etët e tyre. Më pas mësuesi/ja shkruan në tabelë të gjitha idetë enxënësve. Pranohen të gjitha idetë e nxënësve edhe nëse nuk janë shumë të qarta oseshumë të sakta. Nxiten nxënësit që të ndërtojnë argumente mbi idetë e njëri-tjetrit. Ndërtimi i njohurive: Sistemi ndërveprues i shënimeve (INSERT).Nxënësit do të lexojnë tekstin e do të vendosin në anë të tij shenjat. Mësuesi/ja i udhëzonnxënësit për përdorimin e shenjave:v - pohon se ajo që lexuan nxënësit, është e njohur prej tyre,+ - një pjesë e informacionit është e re për nxënësit,- - nëse informacioni që lexojnë kundërshton ose është i ndryshëm nga ajo qëdinë ose mendonin se dinin,? - informacion i paqartë ose ka diçka më shumë që duhet të dinë rreth këtijinformacioni.Pasi mbaron leximi i tekstit dhe nxënësit vendosin shenjat, mësuesi/ja drejton pyetjet:- Cilat njohuri që i kishit më parë janë pohuar në tekst?- Çfarë informacioni të ri nxorët gjatë leximit?- Cilat janë pyetjet që keni?Pas diskutimit të përgjigjeve të pyetjeve, nxënësit do të punojnë dyshe për të renditurinformacionin në tabelë.V + - ?Mësuesi/ja bën përmbledhjen e informacionit në tabelë, pasi nxënësit kanë bërë komentete diskutimet e tyre. Ajo ndalet në shpjegimin e atij informacioni për të cilin nxënësit kanënevojë. Përforcimi: Organizuesi grafi k i analogjisë.- Për të krijuar një lidhje analogjie me konceptin e ri “Ngrohje globale” mund tëzgjidhet si koncept i njohur nga mësuesi/ja koncepti “Serrë”.- Paraqitet organizuesi grafi k i analogjisë në tabelë. Zhvillohet një diskutim menxënësit rreth karakterëve të përbashkëta e të veçanta për të dy konceptet.Paraqiten ato përkatësisht në kolonën e ngjashmërive dhe ndryshimeve.Shkruhen të përmbledhura ngjashmëritë e dallimet e dy koncepteve në tabelë nga mësuesi/ja.56


Koncepti i ri:Ngrohje globaleNgjashmëritë:- Toka ngrohet nga rrezet e Diellit,të cilat refl ektohen mbrapsht nëhapësirë.- Serra ngrohet nga rrezet e Diellit.- Pjesa më e madhe e rrezatimit thithetnga sipërfaqja e Tokës dhe e ngrohatë.- Një pjesë e rrezatimit thithet nga toka,bimët e lulet.- Shtresa e gazeve pengon nxehtësinëe tepërt të largohet nga Toka.- Xhami i serrës pengon një pjesë tënxehtësisë të largohet nga serra.Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Koncepti i njohur:SerraDallimet:- Gazet serrë (ngrohja globale)krijohen si nga burime natyrore,po ashtu edhe nga aktivitetetnjerëzore (pa dëshirën e tyre).- Serrat krijohen vetëm ngaaktivitetet njerëzore (medëshirën e tyre).- Ngrohja globale është negative,sepse sjell rritjen e temperaturëssë sipërfaqes së Tokës.- Serra është pozitive, sepse rritlule e bimë.Nëse kjo metodë është enjohur nga nxënësit, atamund ta plotësojnë këtë grafi korganizues të analogjisë nëgrupe me nga 5-6 nxënës. Ijepet i shkruar në fl etë ngamësuesi/ja.Kategoritë e marrëdhënieve:Ngrohja globale dhe serratkonservojnë ngrohtësinë errezeve të Diellit...... Detyrë shtëpie. Të shkruajnë një hartim me imagjinatë “Shqipëria nën efektin emadh të ngrohjes globale, në vitin 2020”. Nxënësit do të vendosin veten në rolin eshkencëtarëve që trajtojnë problemin dhe të shoqërojnë krijimin e tyre edhe me vizatim.Do të përqendrohen në këto drejtime:1. Si do të jetë Shqipëria në vitin 2020?2. Ç’do të ndodhë me mjedisin?3. Sa të shëndetshëm do të jenë njerëzit?Mësimi 2. 12Tema: Ndotja e ajrit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të emërtojë disa lloje ndotësish të ajrit.- Të shpjegojë ndikimin e këtyre ndotësve në shëndetin e njeriut.- Të krijojë pyetje-përgjigje duke u mbështetur në informacionin e dhënë në tekst.- Të krahasojë disa lloje ndotësish.- Të vlerësojë domosdoshmërinë e kontributit të secilit për mbrojtjen e ajrit,mjedisit.- Të krijojë postera për informimin e komunitetit në lidhje me ndotësit e ajrit(mjedisit).57


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Mjete: fl etë të bardha, vazelinë, fl etë kartoni, bojëra. Koncepte kryesore: mikrogjallesa, baktere, smogu.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDil rrotull, fol rrotull.Ndërtimi i njohurive Procedura pyet sërish.Përforcimi i njohurive Rrjeti i diskutimit.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Dil rrotull, fol rrotull.Para disa ditësh (6-7 ditë) mësuesi/ja bashkë me nxënësit kanë ngjitur në parvazin edritares dy fl etë të bardha të lyera me vazelinë. Njërën fl etë e kanë lënë jashtë 3 ditë;tjetrën 6 ose 7 ditë.Këto dy fl etë mësuesi/ja i ngjit në tabelën e zezë bashkë me 1 fl etë të bardhë. U kërkonnxënësve të vëzhgojnë e të krahasojnë këto fl etë.Nxënësit ngrihen të shkojnë në një vend të hapur në klasë ku me shenjën e mësuesit/es (përplasje duarsh, muzikë etj.) fi llojnë të ecin lirshëm. Mësuesi/ja përsërit shenjëndhe nxënësit ndalin dhe fl asin me shokun ngjitur në lidhje me fl etët e ngjitura në tabelë.Përsëritet ky proces 4 herë në mënyrë që nxënësit të kenë kohë të shkëmbejnë mendimepër secilën nga pyetjet e mëposhtme:a. Pse fl etët ndryshojnë nga njëra-tjetra?b. Cilët janë ndotësit që janë ngjitur pas fl etës?c. Çfarë i shkakton ato?d. Si mund të ndikojnë ato mbi ne?Pasi të ulen në vendet e tyre, disa nxënës do të thonë mendimet para klasës. Disa nxënëstë tjerë mund të pyesin. Shkruhen këto mendime e pyetje në tabelë nga mësuesi/ja dheduke u mbështetur në to, do të përcaktohen dy çështje të rëndësishme:1. Ekzistojnë ndotës në ajër.2. Ndikimi i këtyre ndotësve është shumë i dëmshëm për shëndetin. Ndërtimi i njohurive: Procedura pyet sërish.Ndahet teksti në paragrafë. Nxënësit do të punojnë dyshe. Nxënësi i parë lexon paragrafi nI me zë të lartë. Nxënësi i dytë bën pyetje rreth pjesës së lexuar. Nxënësi i parë përgjigjetdhe, pasi kanë rënë dakord për përgjigjet e dhëna, vazhdojnë me paragrafi n II dukeshkëmbyer rolet. Nxënësi i dytë lexon dhe nxënësi i parë bën pyetjet. Vazhdohet kështume të gjithë paragrafët në tekst. Pas leximit të çdo paragrafi mësuesja kontrollon pyetjepërgjigjete nxënësve dhe ndalet për të sqaruar apo për t’i saktësuar ato. Përforcimi: Rrjeti i diskutimit.Pas punës me tekstin paraqitet në tabelë rrjeti i diskutimit që ka në qendër pyetjen:ArsyetPoA mund të kujdesemi ne përtë pastruar ajrin?PërfundimiJo58


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Nxënësit diskutojnë për të nxjerrë anët kundërshtuese të çështjes. Kërkohet të japinargumente për të mbrojtur mendimin e tyre..... Detyrë në klasë. Për përfundimin e kësaj detyre mësuesi/ja mund të përdorë një orëmësimore nga “Veprimtaria jashtë kurrikulare” (Edukim për mjedisin).Nxënësit do të përgatisin poster që do të ketë për qëllim të informojnë komunitetin(fqinjët eshokët e shkollës) për ndotësit e ajrit dhe masat parandaluese që mund të marrin.Mësimi 2.13Tema: Përsëritje Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përzgjedhë thëniet e vërteta në lidhje me ujin e ajrin.- Të përshkruajë ajrin e ujin si elemente të domosdoshme për jetën.- Të ndërtojë një hartë koncepti për ujin, ajrin.- Të krijojë një mesazh mjedisor.- Të gjykojë si të domosdoshëm rolin e secilit për mbrojtjen e ujit e ajrit. Mjete: Fletë të bardha. Koncepte kryesore: uji, ndotja e ujërave, ajri, ndotja e ajrit.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDy gënjeshtra dhe një e vërtetëNdërtimi i njohuriveHarta e konceptitPërforcimi i njohuriveRuaje fjalën e fundit për mua Parashikimi: Dy gënjeshtra dhe një e vërtetë.Klasa do të ndahet në 4 grupe të mëdha.Grupi I - në mënyrë individuale do të shkruajë në një fl etë dy gënjeshtra dhe një tëvërtetë në lidhje me “UJIN”.Grupi II - në mënyrë individuale do të shkruajë në një fl etë dy gënjeshtra dhe një tëvërtetë në lidhje me “Ndotjen e ujit”.Grupi III - në mënyrë individuale do të shkruajë në një fl etë dy gënjeshtra dhe një tëvërtetë në lidhje me “AJRIN”.Grupi IV - në mënyrë individuale do të shkruajë në një fl etë dy gënjeshtra dhe një tëvërtetë në lidhje me “Ndotjen e ajrit”.Nxënësit do të lexojnë ç’kanë shkruar. Shokët do të diskutojnë për të gjetur cila nga trithëniet (fjalitë) është e vërteta. Ndërtimi i njohurive: Harta e konceptit.Nxënësit do të punojnë në grupe për të ndërtuar një hartë koncepti për Ajrin (Grupi I, II)dhe një për Ujin (Grupi III, IV).Nxënësit do të ndihmohen nga mësuesja me pyetje të tilla, si:- Çfarë është?- Ku gjendet?- Si është?- Pse është i rëndësishëm?- Nga se rrezikohet? etj.59


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Pasi kanë ndërtuar hartën e konceptit, u kërkohet nxënësve të shkruajnë një përkufi zim tëplotë për konceptin ajër dhe ujë. (Udhëzohen nxënësit që përkufi zimi të përmbajë fjali tëgjata ku të tregohen veçoritë e fjalës, karakteristikat e saj si dhe shembuj të veçantë).Përfaqësuesit e grupeve të paraqesin punën para klasës. Mësuesja kërkon mendimeedhe nga nxënësit e grupeve tjera dhe plotëson e saktëson punën e nxënësve në tabelë.(Mund të shtojë degëzime të tjera në hartat e konceptit të nxënësve.)Përforcimi i njohurive: Ruaje fjalën e fundit për mua.Mësuesja kërkon nga secili nxënës të krijojë një mesazh mjedisor. Ata do ta shkruajnë nënjë fl etë (në anën e përparme të saj). Në anën e kundërt të fl etës çdo anëtar i grupit do tëshkruajë një koment për këtë mesazh. Më pas, të gjithë nxënësit në secilin grup ndajnëmesazhin e tyre me anëtarët e tjerë të grupit. Pra, nxënësi i parë lexon mesazhin e tij dhenuk ka të drejtë ta komentojë atë derisa të gjithë nxënësit e tjerë të grupit të japin mendimeose komente. Në këtë çast, nxënësi i parë lexon komentin e tij, pra ka fjalën e fundit nëdiskutim. Vazhdohet kështu me mesazhet e nxënësve të tjerë.Disa mesazhe të mundshme:1. Ne nuk mund të jetojmë pa ajër.2. Kujdesi për ajrin është kujdes për jetën.3. Duhet ta mbajmë ajrin të pastër.4. Të protestojmë së bashku për mbrojtjen e ajrit nga ndotësit.5. Ajri është i rëndësishëm për tokën dhe jetën e shëndetshme.6. Uji është i rëndësishëm për jetën.7. Ne duhet ta përdorim ujin me kursim dhe ta ruajmë atë.8. Duhet ta mbajmë ujin të pastër për një jetesë të shëndetshme.9. Mbrojeni ujin; ai u përket të gjithëve.10. Vlerësoni rëndësinë e ujit për jetën.Shënim: Në fund të kapitullit është parashikuar një projekt. Mësuesi duhet të lexojëudhëzimin për t’i paraprirë punës.Linja 3. Gjallesat dhe proceset e jetësNënlinja 3. 1 Të njohim dhe të studiojmë të gjallënTema III.1.1: Natyra e jetës Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë qeniet e gjalla nga ato jo të gjalla.- Të përshkruajë veçoritë e botës së gjallë.- Të renditë funksionet bazë gjatë aktit jetësor për qeniet e gjalla.- Të bëjë dallimin mes botës së gjallë dhe jo të gjallë.- Të vlerësojë rolin e secilit funksion bazë të jetës, si hallkë pa të cilën, nuk do tëishte i mundur cikli jetësor. Mjete: Pamje të ndryshme në letër ose fi lmike, ku paraqiten qenie të gjalla dhe jo tëgjalla. Koncepte kryesore: qenie të gjalla, qenie jo të gjalla, cikël jetësor.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDil rrotull-fol rrotull.Ndërtimi i njohuriveNjë rri-tre ikin.Përforcimi i njohuriveImagjinatë e drejtuar.60


Zhvillimi i mësimitLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Parashikimi: Dil rrotull-fol rrotull. Punë me të gjithë klasën.Mësuesi/ja ka përgatitur për çdo nxënës skeda të veçanta me pyetje.- A është i gjallë një copë dru i prerë i gatshëm për t’u bërë mobilie?- Po një copë në trungun e një peme në pyll është e gjallë?- Në sa grupe do t’i klasifi konit sendet e mëposhtme: qen, peshk, koral, gur, rërë,kripa e gjellës, metale?Veprimtaria zhvillohet fare thjesht: Ngrihen të gjithë nxënësit në këmbë para klasës dhefi llojnë të ecin lirshëm nëpër klasë. Mësuesi përplas duart dhe nxënësit fl asin me shokunqë ka ngjitur, rreth skedës që kanë në dorë. Skedat mund të jenë të njëjta ose të ndryshme.Rëndësi ka që nxënësit të shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin. Pasi mësuesi përplasduart dy herë, nxënësit vazhdojnë të ecin lirshëm në klasë. Veprimtaria përsëritet 2-3 herë.Më pas nxënësit ulen dhe mësuesi kërkon mendimet e nxënësve, të cilat i shkruan nëdërrasë ose në një tabak të madh letre.Qenie të gjallaqen, peshk, bimëQenie jo të gjallagur, rërë, metaleNjë copë dru i prerë është jo i gjallë.Një copë dru në trungun e një peme në pyll është i gjallë. Si mendoni ju, ku është dallimi?Pse e bëjmë këtë klasifi kim? Mësuesja dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve duke utreguar se kësaj pyetjeje do t’i japin përgjigje në pjesën tjetër të mësimit. Ndërtimi i njohurive: Një rri- tre ikin. Punë në grupeNxënësit ndahen në grupe me nga katër nxënës. Mësuesi u vë numër tavolinave dukenumëruar në drejtim orar. Nxënësve u jepet teksti që do të studiojnë në bazë të tri pyetjevekryesore:- Cilat janë karakteristikat e qenieve të gjalla?- Ç’përfshin cikli jetësor?- Cilat janë funksionet bazë të “jetës” së çdo gjallese?Nxënësit lihen të punojnë në grupet e tyre për rreth 15 minuta. Më pas u kërkohet nxënësveme numër 1 të shkojnë te tavolina me numër 2, nxënësit me numër 2 te tavolina me numërtre, nxënësit me numër tre te tavolina me numër 4. Vetëm numri 4 nuk lëviz. Nxënësit qëshkojnë vizitorë pyesin anëtarin e mbetur se si i është përgjigjur ai pyetjeve të bëra. Pas5-8 minutash të gjithë kthehen në vendet e tyre dhe raportojnë atë çka mësuan në grupete tjera. Mësuesi/ja përmbledh përgjigjet e nxënësve:- Një qenie e gjallë karakterizohet nga cikli jetësor.- Çdo gjallesë lind, rritet dhe vdes.- Gjatë ciklit jetësor çdo gjallesë kryen funksionet bazë të “jetës”:a) Lëviz duke reaguar ndaj ngacmimeve.b) Ushqehet, merr frymë dhe prodhon mbetje që i nxjerr jashtë.c) Riprodhohet duke i dhënë jetë gjallesave të ngjashme me të. Përforcimi: Imagjinatë e drejtuarMësuesi u parashtron nxënësve një situatë të tillë.- Të gjitha gjallesat kryejnë funksionet bazë të jetës. Provoni të imagjinoni sikur nëkëtë cikël jetësor të mungojë riprodhimi. Çfarë mund të ndodhë?61


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Lihen nxënësit të punojnë në heshtje për rreth 7 minuta. Më pas kërkohet mendimi i tyre.Me anë të përgjigjeve synohet që nxënësit të vlerësojnë shumë rolin e riprodhimit. Pa tëgjallesat do të zhdukeshin.Nxënësit mund të sjellin shembuj të kujdesit që i kushton njeriu kafshëve të buta dhe tëegra, po kështu dhe bimëve......Detyrë shtëpie. Trego me fjalët e tua ciklin jetësor të një bime dhe vizatoje.III.1.2Tema: Sekreti i jetës: Qeliza Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë qelizën si njësia më e vogël e gjallesave, që ka karakteristikatbazë të jetës.- Të përshkruajë ndërtimin e një qelize bimore dhe shtazore të parë me mikroskop.- Të krahasojë qelizën bimore me atë shtazore.Mjete: tabela të zmadhuara me pamjen e qelizave bimore dhe shtazore në brendësi(parë në mikroskop). Konceptet kryesore: qeliza, organizma njëqelizorë, organizma shumëqelizorë,membranë qelizore, bërthamë, kromozome, citoplazmë.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiPërmbledhja e strukturuarNdërtimi i njohurive Diagrami piramidalPërforcimi i njohurive Imagjinatë e drejtuarZhvillimi i mësimit Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar. Punë me të gjithë klasën.Mësuesi drejton pyetje rreth mësimit të kaluar:- Çfarë e dallon një qenie të gjallë nga jo të gjallë?- Cilat janë funksionet bazë të jetës?Në këtë mësim do të mësojmë se:Ndryshimi thelbësor që dallon të gjallën nga jo e gjalla, ka një sekret. Të gjithagjallesat pavarësisht nga ndryshimet mes tyre, ndërtohen nga grimca të vogla nëtë cilat është mbyllur sekreti i jetës: Qeliza.Në këtë mësim do të shohim veprimtarinë, pamjen jashtme dhe ndërtimin ebrendshëm të qelizës. Ndërtimi i njohurive: Diagrami piramidal. Mësuesi ndan klasën në grupe me 4-5nxënës.U shpërndan nxënësve skeda me pyetje ku do të përqendrohen, të cilat i ndihmojnë tëpërzgjedhin informacionin e duhur. Po kështu u shpërndan fl eta të bardha apo skeda ku ukërkon të shkruajnë informacionin rreth pyetjes së bërë.Kështu ka përgatitur pyetjet:- Cila është veprimtaria e qelizës?- Cilët quhen organizma shumëqelizorë?- Cilët quhen organizma njëqelizorë?62


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”- Si është ndërtuar një qelizë shtazore në brendësi?- Si është ndërtuar një qelizë bimore në brendësi?Nxënësit punojnë në heshtje dhe mbushin fl etët. Mësuesi çdo përgjigje të nxënësve eshkruan në skedë dhe i vendos sipas radhës. Më pas u kërkon nxënësve të bëjnëkategorizim të titujve për secilin grupim. Këta tituj i vendos mbi fl etët si një shkallë tjetërdhe më pas vendos dy drejtkëndësha që përfaqësojnë dy shkallët e majës së piramidës.Kështu diagrami i përfunduar ka këtë formë.VeprimtariaNjësia më e vogël e gjallesave që ka karakteristikat bazë të jetësPamja ejashtmeQelizaFunksioniNdërtimi iqelizës bimoreNdërtimi i qelizësshtazore- lind- ushqehet- merr frymë- rritet- e ndjeshmendajngacmimeve- riprodhohet- vdesËshtë shumë evogël, sa nukshihet me sy tëlirë, përveçsenë raste tëveçanta.Qelizat kanëfunksione tëndryshme.Qelizat elëkurësndryshojnënga ato tëmuskujve.- membranëqelizore- bërthamë- kromozome- citoplazma- mur qelizor- kloroplaste- membranëqelizore- bërthamë- kromozome- citoplazmë Përforcimi: Imagjinatë e drejtuar.U kërkohet nxënësve të përqendrohen mirë në dy ndarjet e fundit të diagramit piramidal,ku paraqitet ndërtimi në brendësi i një qelize bimore dhe shtazore.Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përfytyrojnë veten sikur janë qeliza shtazore dhe duantë shndërrohen në qeliza bimore. Mësuesi/ja i ndihmon ata të fantazojnë duke i ndihmuarme pyetjet:- Çfarë duhet të ndryshoni?- Pse duhen bërë këto ndryshime?Nxënësit sjellin argumentat e tyre.Mësuesi paraqet përmbledhjen në dërrasë......* Detyrë shtëpie. Nxënësit ndahen në dy grupe A dhe B.Grupi A: Të vizatojë në fl etore qelizën bimore dhe të përshkruajë funksionin e secilës pjesëtë qelizës.Grupi B: Të vizatojë në fl etore qelizën shtazore dhe të përshkruajë funksionin e secilëspjesë të qelizës. I II.1.3Tema: Nga qeliza tek organizmi Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë qelizat sipas formës dhe funksionit.- Të përshkruajë organizimin e qelizave në inde, organe dhe aparate.- Të shpjegojë si formohet organizmi.- Të vlerësojë rolin e secilës hallkë në formimin e organizmit.Mjete: Tabela me pamje të qelizave, indeve, organeve, aparateve te kafshët dhebimët.63


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Konceptet kryesore: qeliza, inde, organe, aparate, organizëm, funksion i rëndësishëmjetësor.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiPërmbledhje e strukturuar.Ndërtimi i njohuriveLexim, Përmbledhje në dyshe.Përforcimi i njohuriveRolet dramatike, Shkrim i lirë.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar. Punë me të gjithë klasën.Mësuesi ka sjellë në klasë pamje të zmadhuara të qelizave të ndryshme. I paraqet paraklasës që të ngjallë kuriozitetin e tyre duke shtruar pyetjen:- Çfarë paraqesin ato?- Çfarë mësuam për qelizën orën e kaluar?Mësuesi bën një përmbledhje të shpejtë mbi qelizën. Ekzistojnë 200 lloje qelizash meforma të ndryshme: të sheshta, sferike, cilindrike, të zgjatura, si një fi je, si një spirale etj.,në bazë të funksionit që kryejnë. Mësuesi/ja përshkruan: rruazat e kuqe, qelizat dhjamore,qelizat në gjëndrat e pështymës, qelizat muskulore.E gjithë kjo përmbledhje zgjat 8 minuta, sa për të përgatitur nxënësit që të jenë të interesuarpër pjesën tjetër të mësimit.Ndërtimi i njohurive: Lexim/Përmbledhje në dyshe. Punë në grupe me nga dynxënës.Teksti “Nga qeliza tek organizmi” është i ndarë në paragrafë të shkurtër. Mësuesi ushpjegon nxënësve procedurën.Ndahen në grupe dyshe. Njëri nga nxënësit do të lexojë pjesën dhe pastaj do të bëjë njëpërmbledhje të saj. Nxënësi tjetër do të bëjë pyetje për pjesën. Në qoftë se shikojnë se ekanë përvetësuar paragrafi n do të shkëmbejnë rolet në paragrafi n pasardhës, përndryshedo të lexojnë dhe përmbledhin dhe një herë paragrafi n.Shembull.Nga qelizat tek indet.Qelizat që kanë formë, madhësi dhe funksion të njëjtë grupohen për të formuarindet. Secili prej indeve kryen funksione të ndryshme, p.sh: mbulues (indi që përbënlëkurën tonë), mbështetës (indi kockor), indi muskulor.Pyetje nga nxënësi i dytë:- Si formohen indet?- Cilat janë disa nga funksionet e indeve?Si me këtë paragraf nxënësit do të punojnë me paragrafët:- Nga indet tek organet.- Nga organet tek aparatet.- Nga aparatet tek organizmi. Përforcimi: Rolet dramatike. Shkrim i lirë.Mësuesi e ndan klasën në grupe dhe u jep etiketat që ka përgatitur më parë meemërtimet:- Qeliza- Inde64


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”- Organe- AparateSecili grup ka për detyrë të përshkruajë veten sipas emërtimit.Nxënësve u rekomandohet përveç informacionit shkencor, të fusin në këto përshkrime dheelemente komike apo çfarëdo tjetër, që të mund ta bëjnë sa më tërheqës.Lihen grupet të punojnë në heshtje për rreth 5 minuta.Vetë grupi përzgjedh një përfaqësues për të interpretuar rolin.Pas interpretimit nxënësit vënë re se mungon organizmi. Vetë ata theksojnë se tërësia eaparateve formon organizmin. Një organizëm funksionon mirë në qoftë se të gjitha hallkate tij funksionojnë mirë...... Detyrë shtëpie. Të përshkruajnë aparatin tretës te njeriu, bazuar në njohuritë emëparshme.3.1.5Tema: Punë praktike Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përdorë mikroskopin.- Të (shquajë) dallojë në mikroskop qelizat bimore të cipës së qepës, të drurit tëlapsit, të fi jeve të myshkut.- Të bëjë dallimin mes qelizave bimore të vëzhguara me mikroskop. Mjete: Mikroskop, xham mbulues, qepë, dru lapsi, fi je myshku. Koncepte kryesore: Vëzhgim, mikroskop, eksperiment, qeliza, përfundime.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiLeksion i shpejtë.Ndërtimi i njohuriveMbajtje e strukturuar e mësimeve.Përforcimi i njohuriveTuri i galerisë.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Leksion i shpejtë. Punë me të gjithë klasën.Mësuesi u tregon nxënësve një mikroskop me dritë si një mjet kryesor për të vëzhguargjallesat që nuk shihen me sy të lirë.Pjesët e mikroskopit: 1. tryeza2. objektiva me fuqi të ndryshme zmadhuese3. vidha e madhe4. vidha e vogël5. okulari, vendi i shikimitMësuesi në këtë leksion të shpejtë tregon mënyrën e përdorimit të mikroskopit. Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve.Mësuesi e ndan klasën në grupe me nga 6 nxënës ose në pamundësi për të pasur shumëmikroskopë në klasë përgatit një tavolinë pune për katër nxënës.65


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Në këtë fazë nxënësit do të kryejnë tri eksperimente:1) Vëzhgimi me mikroskop i qelizave të cipës së qepës.2) Vëzhgimi me mikroskop i qelizave të drurit të lapsit.3) Vëzhgimi me mikroskop i kloroplasteve në qelizat e bimëve.Për çdo rast ata do të mbajnë shënime.Eksperimenti 1: Qelizat bimore të cipës së qepës kanë bërthamë. Këto qeliza nuk kanëkloroplaste me ngjyrë të blertë (klorofi l) pasi këto qeliza nuk bëjnë fotosintezë.Eksperimenti 2: Dhe në këto qeliza dallohet bërthama, forma e tyre është si tub. Disa kanëngjyrë më të errët dhe disa më të çelët. Kjo pasi janë zhvilluar në kohë të ndryshme.Eksperimenti 3: Në këto qeliza dallohet ngjyra e gjelbër, sepse këto qeliza përmbajnëkloroplaste. Përforcimi: Turi i galerisë.Nxënësit të ndarë në grupe vizatojnë të zmadhuara qelizat e para me mikroskop. Këtovizatime vendosen në dërrasë dhe në këtë mënyrë, ata krahasojnë qelizat ndërmjet tyre......Detyrë shtëpie. Nxënësit përfundojnë në shtëpi punën e nisur në klasë. Të gjejnëngjashmëritë dhe dallimet mes qelizave të para në mikroskop.III.2. Bimët dhe mjedisiIII.2.1Tema: Kërkim dhe vëzhgim Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë eksperimentin.- Të përdorë mjete të thjeshta për mbjelljen e një fare fasuleje.- Të parashikojë cila nga farat e mbjella do të mbijë.- Të përcaktojë kushtet që ndikojnë në mbirjen e një fare. Mjetet: letër kuzhine, tri gota plastike të tejdukshme, 120 fara fasuleje, 6 kuti këpucëshme kapak, ujë, gota kimike të shkallëzuara. Konceptet kryesore: eksperiment, kushte të caktuara, mbirja e farës.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiMbajtja e strukturuar e shënimeveNdërtimi i njohurive(kjo metodë shtrihet në të gjithë orën).Përforcimi i njohuriveZhvillimi i mësimitMbajtja e strukturuar e shënimeve.Hapi I: Ndahet klasa në grupe. Secili grup ka pesë gota plastike, 20 fara fasuleje, një kutikëpucësh me kapak, ujë, gotë kimike të shkallëzuar.66


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Hapi II: Nxënësit zhvillojnë eksperimentin sipas udhëzimeve të dhëna në libër.Hapi III: Çdo nxënës mban shënime në fl etoren e tij.Hapi IV: Mësuesi u kërkon nxënësve të parashikojnë cilat nga farat do të mbijnë.Pasi nxënësit punojnë në mënyrë individuale, mësuesi u kërkon të bëjnë parashikime nëgrup.Hapi V: Mësuesi u kërkon nxënësve të paraqesin atë çka zhvilluan dhe parashikimet etyre në një tabelë.Shih tabelën:GotaEmërtimet efaraveKushtet e mbjelljesParashikimi përmbirjenAUjitje me pak ujë.Kutia e mbyllur. Vend Do të mbijë.i ngrohtë.BPlot me ujë. Vend ingrohtë.Nuk do të mbijë.C Pa ujë. Frigorifer. Nuk do të mbijë.DUjitje me pak ujë.Vend i ngrohtë.Do të mbijë.EUjitje me pak ujë.Vend i ngrohtë.Do të mbijë.PërfundimetPër çdo parashikim të nxënësve mësuesi pyet nxënësit:- Pse mendoni se do të mbijë?- Pse nuk mund të mbijë?Përfundimet e kësaj ore mbeten të hapura, pasi nxënësit do të vëzhgojnë nga afër , cilanga farat do të mbijë e para dhe do të plotësojnë kolonën e fundit. I II.2.2.Tema: Nevojat e bimëve Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përcaktojë kushtet e domosdoshme për rritjen e një bime.- Të shpjegojë ndihmën e kushteve të mjedisit në rritjen e një bime.- Të përshkruajë përshtatjen e bimëve ndaj kushteve të mjedisit.- Të bëjë dallimin ndërmjet bimëve të rritura në kushte të përshtatshme dhe bimëveqë përshtaten ndaj mjedisit ku jetojnë. Mjetet: Pamje të ndryshme me bimë me lule. Koncepte kryesore: Nevojat e bimëve, lagështirë, dritë, temperaturë, lloji i tokës,përshtatje.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiHartë konceptiNdërtimi i njohuriveGrupi i ekspertëvePërforcimi i njohuriveDiagrami i Venit67


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Hartë koncepti. Punë me grupe.Mësuesi/ja u tregon nxënësve një bimë dhe u kërkon atyre ta emërtojnë. I vë nxënësit tëpunojnë në dyshe dhe të krijojnë një hartë koncepti, nisur nga njohuritë e mëparshme. Pasinxënësit punojnë për rreth 5-7 minuta, mësuesi/ja bën në dërrasë përmbledhjen e hartaveqë kanë bërë nxënësit.Çfarë është?Ku gjendet?Në natyrëGjallesëDritëNgrohtësiSi është i ndërtuar trupi?RrënjëKërcellGjetheLuleFrytFarëBimaVetushqehetThith ujë dhe kripëramineraleKa nevojëFormon lëndënushqimoreLagështiTokëPasi nxënësit diskutojnë rreth hartës së konceptit të formuar, mësuesi shtron pyetjen. - Akanë nevojë të gjitha bimët njësoj për dritë, lagështi apo ngrohtësi?Përgjigja është JO.Bimët përshtaten. Le të shohim si përshtaten. Pasi mësuesi ka krijuar këtë situatëpritshmërie kalon në fazën tjetër të mësimit. Ndërtimi i njohurive: Grupi i ekspertëve. Punë në grupe.Në orët e mëparshme e kemi shpjeguar si funksionon kjo metodë. Mësuesi e ndan klasënnë grupe me nga pesë nxënës. Secili anëtar është përgjegjës për të lexuar një pjesë.Mësuesi ka përgatitur për çdo nxënës fl etën e ekspertit me 2- 3 pyetje, të cilat i ndihmojnëtë përmbledhin më mirë tekstin e lexuar. Kështu mësimi ndahet në pesë çështje.Drita Për nxënësit e grupit A mësuesi ka përgatitur pyetjet:Nxënësi A - Çfarë tregon eksperimenti i bërë me fasulen?Eksperti A - Pse drita e diellit është baza e ekzistencës së bimëve?TemperaturaNxënësi BEksperti BLagështiaNxënësi CEksperti C- Si e shprehim nxehtësinë që vjen nga rrezet e diellit?- Çfarë sjellin temperaturat shumë të larta apo shumë të ulëta për bimët?- Pse bimët në shkretëtirë ku temperaturat janë të larta dhe reshjet janëtë pakta, kanë shumë rrënjë?68


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”TokaNxënësi ÇEksperti ÇSerratNxënësi DEksperti D- Pse kaktuset i kanë shndërruar gjethet në gjemba?- Pse gjethet e bimëve që rriten në ujë janë të gjera?- Pse themi se toka është një faktor i rëndësishëm në jetën e bimëve?- Ç’konkluzione nxirrni duke parë fi gurat që paraqesin lloje tëndryshme tokash?- Ç’ janë serrat?- Çfarë ka arritur njeriu me anë të tyre?Nxënësit lexojnë në mënyrë të pavarur pjesët e përzgjedhura. Mësuesi i rigrupon nxënësitsipas shkronjës që kanë. Ata diskutojnë dhe krahasojnë përgjigjet e tyre, shënimet, kërkojnëshpjegime në mënyrë që të kthehen në ekspertë për pjesën e tyre.Mësuesi zhvillon një diskutim me të gjithë klasën duke bërë kështu organizimin einformacionit. Përforcim: Shkrim i lirë.Ndahen nxënësit në dy grupe dhe për secilin grup mësuesi jep temën:1) Jam një lule që rritem në mal.2) Jam një lule që rritem në sera.Nxënësit punojnë të pavarur për rreth 7 minuta.Më pas përfaqësuesit e secilit grup lexojnë punët e tyre. Sigurisht që në përshkrimet e tyredalin në pah dallimet dhe ngjashmëritë mes tyre.E para është e detyruar t’u përshtatet kushteve të mjedisit.E dyta rritet në kushte të përshtatshme që ia krijon njeriu.........Detyrë shtëpie: Pika 3 dhe 4 e librit në faqen 91. III. 2.3Tema: Vëzhgimet e një natyralisti Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përcaktojë mjediset ku rriten bimë dhe ku jo.- Të shpjegojë përshtatjen e bimëve ndaj kushteve të mjedisit.- Të bëjë dallimin ndërmjet bimëve gjetherënëse dhe bimëve halore.- Të përcaktojë në një hartë bimësinë nga rrëza e një mali e deri në majë. Mjetet: pamje të ndryshme me pyje halorë, pyje me dru gjetherënës, pamja e një malinga rrëza në majë. Koncepte kryesore: mjedise të ndryshme, drurë gjetherënës, pyje halore, kullotaalpine, likene, myshqe, lëndë dyllore.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiParashikim me termat.Ndërtimi i njohuriveMësim i përqendruar mbi argumentet.Përforcimi i njohurive Organizues grafi k.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Parashikim me termat.69


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mësuesi/ja jep në dërrasë disa fjalë kyç, si: bimë, male të larta, fundi i deteve, shpella,akullnaja. U thuhet nxënësve se këto fjalë do të ndeshen gjatë mësimit.U kërkohet atyre të krijojnë një tekst me karakter shpjegues me termat e mësipërm. Pas3-4 minutash nxënësit lexojnë para klasës tekstet që kanë krijuar. Mësuesi/ja dëgjon mekujdes tekstet e krijuara nga nxënësit dhe herë pas here ndërhyn me pyetje.Nxënësit do të arrijnë në përfundimin se bimët rriten në të gjitha mjediset, nga fundi ideteve e deri në malet më të larta.Bimët nuk rriten në brendësi të shpellave të errëta ose në thellësitë e mëdha të oqeaneveku nuk arrijnë rrezet e diellit ose në zonat me akullnaja apo borë të përhershme. Ato rritenshumë në vende me lagështirë e më rrallë në vende të thata. Ndërtimi: Mësim i përqendruar mbi argumentet. Punë në dyshe.Mësuesi/ja u jep nxënësve një listë të elementeve të një argumenti në formën e pyetjeve.- Cila është pyetja kryesore që bëhet në këtë mësim?- Çfarë përgjigje ofron ti?- Çfarë arsyesh jepen në mbështetje të kësaj përgjigjeje?- Çfarë provash jepen në mbështetje të çdo arsyeje?- Cilat fakte duhet t’i pranojmë pa diskutim?- Çfarë është lënë pa thënë?Mësuesi/ja lexon një pjesë të mësimit për t’u treguar nxënësve si do të veprojnë.Pse bien gjethet? (Pyetja)I ftohti do t’i shkatërrojë gjethet. (Arsye)Uji i ngrirë nuk mund të thithet nga rrënjët. (Arsye)Të gjithë ne i kemi parë se si zverdhen dhe bien gjethet. (Provë)Ky është një fakt që e pranojmë pa diskutim.Në pyjet ekuatoriale klima dhe lagështia e favorizojnë rritjen e bimëve (bimëvegjethegjera nuk u bien gjethet).Ashtu siç u punua kjo pjesë e tekstit, nxënësit punojnë në dyshe, duke sjellë provat dhearsyet e tjera.Formulo një hipotezë që shpjegon se, përse drurët bëhen më të lartë, kur shkohet ngamaja në rrëzë të malit?Mësuesi ndjek nga afër punën e dy nxënësve dhe diskuton me ta për elementët që kanëgjetur.Pra nxënësit do të arrijnë në përfundimet e rëndësishme:- Tiparet e bimës lidhen ngushtë me kushtet e mjedisit ku jeton.- Në vendet me lagështirë rriten bimë gjethegjera, sepse ato janë të përshtatshmepër të avulluar shumë ujë.- Në vendet e ftohta e të thata rriten bimë me gjethe si gjilpërë (halorë), sepse këtoe mbrojnë bimën nga avullimi i tepërt.- Mbi 2000 m gjenden livadhet alpine.- Në vendet me akuj nuk ka bimësi. Përforcimi: Organizues grafi k. Punë në dyshe.Mësuesi shpërndan për çdo dyshe pamjen e një mali nga rrëza në majë. Në të ai shënonvetëm lartësitë dhe u kërkon nxënësve të plotësojnë llojin e bimësisë si dhe ta plotësojnënë vizatim. Për çdo plotësim apo vizatim mësuesi drejton pyetje.Mësuesi/ja afi shon në dërrasë punët e nxënësve, sigurisht dhe duke vlerësuar punimetmë të mira.....Detyrë shtëpie. Pika 5 e tekstit.70


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”mbi 3000 mmbi 2000 mmbi 1000 mrrëza e malitIII. 3 Ndërtimi dhe funksionimi i bimëveMësimi III. 3.1Tema: Ndërtimi i bimëveObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të ilustrojë me shembuj domosdoshmërinë e bimëve që nga kohërat e lashta ederi më sot.- Të përshkruajë karakteristikat e përgjithshme të bimëve.- Të bëjë dallimin e bimëve me kafshët dhe njerëzit.- Të përcaktojë rolin e secilës pjesë të një bime të zhvilluar në procesin e sajjetësor.Mjete: Pamje të ndryshme me bimë.Koncepte kryesore: botanikë, kloroplaste, fotosintezë, ndërtimi i një bime tëzhvilluar.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiShkrim i lirë. Punë individuale.Ndërtimi i njohuriveLexim-Përmbledhje në dyshe. Punë në grupe.Përforcimi i njohuriveShënime mbi shënime. Punë në grupe Metoda: shkrim i lirë, lexim/përmbledhje në dyshe; shënime mbi shënime.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Shkrim i lirë. Punë individuale.Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i përgjigjen pyetjes:- Pse bimët janë të domosdoshme?Nxënësit punojnë në mënyrë individuale për rreth 5 minuta e më pas u jepet mundësia tëdëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Mësuesi/ja sigurisht thekson se njerëzit kanë qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë ebimëve që në kohërat e lashta. Gjithashtu mësuesi shpjegon “Ç’është botanika?”. Ndërtimi i njohurive: Lexim-Përmbledhje në dyshe. Punë në grupe.71


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mësuesi/ja hap librin dhe u tregon nxënësve tekstin që do të punojnë në dyshe. Ndahetteksti në paragrafë në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë përpunimin e tekstit. Kjo procedurëështë shpjeguar dhe një herë, por po e rikujtojmë.Njëri nga nxënësit lexon paragrafi n dhe e përmbledh, ndërsa tjetri bën pyetje rreth materialittë përmbledhur.Në qoftë se shohim që paragrafi është përvetësuar, në paragrafi n tjetër nxënësit ndërrojnërolet.Mësuesi ndjek nga afër punën e dysheve.Rëndësi i kushton përgjigjeve për pyetjet:- Ku dallojnë bimët nga kafshët dhe njeriu?- Pse bimët nuk varen nga gjallesat e tjera për të mbijetuar?- Pse gjallesat e tjera varen nga bimët? Përforcimi:. Shënime mbi shënime. Punë në grupeMësuesi/ja u kërkon nxënësve të organizojnë informacionin mbi mënyrën si është endërtuar një bimë e zhvilluar si dhe të përcaktojnë rolin e secilës pjesë të bimës.Mësuesi/ja ilustron, p.sh.: bima do të ketë tregues 1. Pjesët e saj me treguesin 2 dhe roline secilës pjese me treguesin 3.Nxënësit punojnë në grupe për të paraqitur informacionin. Përfaqësuesit e grupeveparaqesin punën e grupeve.Një formë e paraqitjes mund të jetë kjo:1. Bima2. Rrënjët3. Mban bimën të fi ksuar në tokë.3. Thith ujë dhe kripërat minerale në tokë.2. Kërcelli3. Mban degët e gjethet.3. Brenda tij rrjedhin lëndët ushqyese.2. Gjethja3. Përmban lëndë me ngjyrë të blertë – klorofi lin.3. I shërben bimës për frymëmarrjen.3. Përgatit ushqimin për bimën.2. Lulet3. Përmbajnë pjesë të nevojshme për shumimin e bimës.....Detyrë shtëpie. Përgjigjju me shkrim pyetjes “Pse bimët e gjelbra ndryshojnë ngakafshët?”.Mësimi III. 3.2Tema: Rrënja Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përcaktojë funksionin dhe llojet e rrënjëve.- Të përshkruajë ndërtimin dhe llojet e rrënjëve.- Të ilustrojë me shembuj lloje rrënjësh.- Të provojë orientimin e rrënjës ndaj tokës dhe ujit.- Të krahasojë rrënjën boshtore me atë xhufkore.72


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Mjete: rrënjë të ndryshme bimësh, fara fasuleje të mbjella disa ditë më parë. Koncepte kryesore: rrënjë, ndërtimi i rrënjës, funksioni i rrënjës, llojet e rrënjëve.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiDiskutim i drejtuar.Ndërtimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimeve.Përforcimi i njohuriveDiagrami i Venit.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Diskutim i drejtuar. Punë me të gjithë klasën.Nxënësit kanë sjellë në klasë rrënjë të ndryshme apo pamje të ndryshme rrënjësh.Mësuesi/ja vë në qendër të dërrasës fjalën “Rrënjë”. U kërkon nxënësve të tregojnë çfarëdinë rreth saj. Në bazë të përgjigjeve të nxënësve mësuesi/ja plotëson skemën në tabelë.- ka forma tëndryshme.Rrënja- shërben:organ i bimës- rri nën tokë.- ndonjëherë pjesë të sajdalin në sipërfaqe.- të thithë ujin dhekripërat minerale.- të fi ksojë bimën.- të transportojëujin dhe kripëratminerale. Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve. Punë në dyshe.Para se të nisë ndërtimin e kësaj faze, mësuesi/ja shtron para nxënësve pyetjen:- Si është ndërtuar rrënja?Nxënësit japin përgjigjet e tyre bazuar dhe në atë çfarë kanë në duar. Kësaj pyetjejedhe pyetjeve të tjera do t’i japin përgjigje në mënyrë më të plotë në këtë mësim.Mësuesi/ja ndan klasën në dyshe dhe u tregon si do ta organizojnë informacionin.Ata duhet të përzgjedhin informacionin e vendosur në kuti apo rrathët që u përgjigjenpyetjeve:- Si është ndërtuar rrënja?- Cili është funksioni i rrënjës?- Si orientohet rrënja?- Cilat janë llojet e rrënjëve?Nxënësit punojnë në dyshe me materialin e dhënë në libër, i cili është i përmbledhur sipaskatër çështjeve kryesore.Mësuesi ndjek nga afër punën e dysheve.Kështu ata punojnë për rreth 20 min.Më pas mësuesi i nxit të krahasojnë punën e grupit të tyre me grupin ngjitur.Mësuesi/ja bën përmbledhjen e punës së grupeve në dërrasë.Një përmbledhje e zgjeruar mund të jetë tabela e mëposhtme. Ajo mund të paraqitet edheshkurt, thjesht duke i renditur pjesët e rrënjës apo llojet e tyre.73


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Si është e ndërtuar?Zona thithëse e pajisur me qime,zona e rritjes. Qeliza që rritenpër së gjati, kësula formohet ngashtresa qelizore mbrojtëse, përrritjen maja, pjesa e funditfi ksohet në tokë.Si orientohet rrënja?- Rrënja lëviz në drejtim të tokësdhe të ujit (dy eksperimentete bëra). Po kështu vëzhgimete bëra, kur bimët që rriten nëshkëmb i zgjasin rrënjët derisa tëgjejnë tokë.Rrënja organi bimës.Cili është funksioni i rrënjës?Të fi ksojë bimën në tokë,të thithë ujin dhe kripëratminerale nga toka, tëtransportojë lëndët ushqyesete kërcelli.Cilat janë llojet e rrënjëve?Rrënjë boshtore, rrënjë xhufkore,rrënjë të përkohshme qëzhvillohen nga kërcelli osegjethet dhe shërbejnë simbështjellje për bimët. Përforcimi: Diagrami i Venit.Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vizatojnë rrënjë boshtore dhe rrënjë xhufkore. Më pasu kërkon të punojnë në grupe për krahasimin e tyre. Mësuesi/ja bën përmbledhjen epërgjigjeve të nxënësve në dërrasë sipas skemës........Detyrë shtëpie. Paraqisni me vizatim ndërtimin e një rrënje.M ësimi III. 3.3Tema: Kërcelli- Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin e kërcellit.- Të shpjegojë rolin e sythave.- Të provojë aftësinë e kërcellit për të përcjellë lëndët ushqyese nga rrënjët te gjethjadhe anasjellas.- Të vlerësojë rolin e kërcellit si organ jetësor për bimën. Mjete: kërcej të bimëve të ndryshme të sjella nga nxënësit, bojë e kuqe, kavanoz meujë, pikatore, kërcell me gjethe, lente zmadhuese. Konceptet kryesore: kërcell, nyja, ndërnyja, sythat, gypa përcjellës, limfë epapërpunuar, limfë e përpunuar.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiParashikim me terma paraprakë.Ndërtimi i njohurivePërvijim i të menduarit.Përforcimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimeve.74


Zhvillimi i mësimitLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Parashikimi: Parashikim me terma paraprakë. Punë në dyshe.Mësuesi/ja ndan klasën në dyshe (një ditë më parë i ka porositur nxënësit të sjellin kërcejtë bimëve të ndryshme në klasë).Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalët: kërcell, përcjell, lëndë ushqyese, sytha. Me këtofjalë u kërkon nxënësve të bëjnë një përshkrim të shkurtër rreth kërcellit. Ata punojnë nëdyshe për rreth 5 min.Nxënësit lexojnë përshkrimet e tyre, kurse mësuesi/ja ndërhyn duke iu treguar nxënësveku i janë afruar asaj çfarë do të mësojnë në tekst. Ftohen nxënës të tjerë të bëjnëparashikime. Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit. Punë në grupe.Mësuesi/ja ndan klasën në grupe me nga 4 nxënës dhe u tregon konceptet kryesore që dotë shqyrtojnë në këtë mësim.Ndërtimi i kërcellit.Llojet dhe roli i sythave.Roli i kërcellit te bima.Mësuesi/ja shpjegon dhe fjalorin: limfë e papërpunuar, limfë e përpunuar, ripërtëritjesezonale.Paraqitet në dërrasë një skemë e paplotësuar, e cila do t’i ndihmojë nxënësit për tëzbërthyer më mirë tekstin.Pas këtij hapi nxënësit punojnë sipas grupeve me tekstin e skemën. Pasi përfaqësuesite grupeve paraqesin punën e tyre, mësuesi përmbledh punën e tyre në një tabelë nëdërrasë.gjethetluletfrutatmban:faratKërcellidy lloje gypash:a) përcjellin limfën epapërpunuar nga rrënjate pjesët e tjera të bimësb) përcjellin limfën epërpunuar nga gjethet tepjesët e tjera të bimës.nyjatka:gjethetndërnyjata) sythi i majësformon degë të rejasythat:c) sytha lulorëb) sythi anësor formon luledegë anësore Përforcimi: Mbajtja e strukturuar e shënimeve.Për këtë fazë mësuesi që në fi llim të ditës ka përgatitur eksperimentin në sytë e nxënësvenë mënyrën që është e përshkruar në libër, që kur të vijë ora e diturisë gjithçka të jetëgati.Nxënësit do të mbajnë shënime sipas skemës: Qëllimi/ Veprimi/ Përfundimi75


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Qëllimi: Veprimi: Përfundimi:Të provojë rolintransportues tëkërcellit.Eksperimenti:Ngjyrosim ujin me bojë tëkuqe. Fusim një kërcell megjethe e lule për disa orë. Nëqoftë se e presim kërcellindhe e shohim me një lentezmadhuese do të vëmë re seka shumë pika të kuqe.Kërcelli, gjethet dhelulet ngjyrosen mengjyrë të kuqe.Uji i ngjyrosur ngjitetnëpërmjet kërcellit.• Pikat e kuqe janëshenjat e gypavetë vegjël nëpër tëcilët kalon uji.Kështu nëpërmjet kësaj përmbledhjeje nxënësit provojnë aftësinë e kërcellit për të përcjellëlëndë ushqyese si dhe argumentojnë rolin e kërcellit si organ jetësor për bimën........Detyrë shtëpie: Të vizatojnë një kërcell me pjesët përbërëse të tij.Mësimi III. 3.4Tema: Llojet e kërcejve Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë drurët, shkurret dhe barishtet nga lloji i kërcellit.- Të përshkruajë shndërrimet nëntokësore dhe mbitokësore që pëson kërcelli tedisa bimë.- Të provojë ekzistencën e lëndëve ushqimore te tuberët.- Të vlerësojë tuberët si grumbullime lëndësh ushqimore, të cilat njeriu i përdor siushqim. Mjete: pamje të ndryshme të barishteve, shkurreve, drurëve, rizoma, qepë, patate, poqe se e lejon stina loze, stolone dhe kacavjerrës, patate e vënë në një enë qelqi disa ditëmë parë ashtu sikurse paraqitet në eksperimentin e përshkruar në libër. Koncepte kryesore: drurë, shkurre, barishte, shndërrime nëntokësore dhe mbitokësoretë kërcellit, rizoma, qepë, tuberët, lozet, stalonet, kacavjerrës.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiHartë koncepti.Ndërtimi i njohuriveMësimdhënie e ndërsjellë.Përforcimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimeve.76


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Zhvillimi i mësimitNë orën e mëparshme mësuesi ka dhënë si detyrë që nxënësit të vizatojnë në fl etore njëkërcell me pjesët përbërëse të tij.Gjatë kontrollit të detyrave mësuesi/ja shtron pyetjen:- Si i ndajmë bimët nisur nga kërcelli? Provoni ta paraqitni këtë me anë të një skeme.Mësuesi/ja ndan klasën në dyshe dhe ata punojnë për rreth 5 min në një skemë përorganizimin e njohurive.Mësuesi/ja merr përgjigjet e nxënësve dhe nisur nga skemat e tyre bën një skemë nëdërrasë.Kërcelli:drurëbarishterrënjë, trungkryesorme shumë kërcej që dalindrejtpërdrejt nga tokapemëshkurreMësuesi/ja tregon para klasës një qepë dhe pyet:- Si mendoni ju, çfarë është kjo një fryt apo një kërcell?Nxënësit japin mendimet e tyre dhe mësuesi/ja krijon një gjendje pritshmërie në klasë.Përgjigjen nxënësit do ta marrin në fazën e dytë të mësimit. Ndërtimi i njohurive: Mësimdhënie e ndërsjellë. Punë në grupe.Mësuesi/ja ndan klasën në grupe me nga 4 nxënës dhe çdo grup ka një tekst.Këtë mënyrë e kemi shpjeguar dhe më parë, por po rikujtojmë gjërat kryesore. Ndahetteksti në paragrafë, gjë të cilën e ka bërë libri dhe çdo nxënës i grupit do të luajë roline mësuesit për paragrafi n, kështu, secili nxënës do të lexojë, përmbledhë, bëjë pyetje,sqarojë pjesët e vështira, parashikojë ç’ndodh më tej.Grupet punojnë të pavarur, pasi mësuesi/ja demonstron se si do të punojnë. Çdo grup,përveç punës me materialin në libër, do të vazhdojë skemën e nisur në fazën e parë.Pasi i lë të punojnë të pavarur për rreth 20 min, mësuesi/ja i dëgjon përmbledhjet e bëranga anëtarët e grupeve si dhe mbledh fl etët ku ata kanë paraqitur skemat e bëra ngagrupet.Mësuesi/ja bën një përmbledhje të skemave të bëra nga nxënësit në dërrasë. Një mënyrëparaqitjeje do të ishte kjo.77


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”lozet stolonet kacavjerrësitransformohen në kërcej mbitokësorKërcellidruribarishterrënjë, trung kryesorme shumë kërcej që dalindrejtpërdrejt nga tokapemëshkurretuberë transformohen në kërcej nëntokësorë.rizomeqepë (bulb)tuberë Përforcimi: Mbajtja e strukturuar e shënimeve.Tashmë nxënësit janë familjarizuar me këtë metodë pasi ajo u përshtatet më së mirieksperimenteve.Qëllimi: Veprimi: Përfundimi:Të provojëekzistencën elëndëve ushqimoretek tuberët.Eksperimenti ipërshkruar në libër.Nga tuberi i patateslindi një bimë e re.Kjo provon se tuberi ipatates përmban lëndëushqimore.Nxënësit japin shembuj të tjerë tuberësh, si: karota, rrepa, panxhari i kuq, panxhari isheqerit.Mësuesi/ja pyet:- Çfarë kanë të veçantë shndërrimet nëntokësore si tuberët?Nënvizon përgjigjet e nxënësve, të cilët theksojnë se në tuberë grumbullohet me shumicëlëndë ushqimore, prandaj njeriu i përdor si ushqim.Në tavolinat tona janë mjaft të rëndësishëm tuberë si patatja, karota etj....... Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3 në libër.Mësimi III. 3.5-6Tema: Ndërtimi dhe funksioni i gjethes Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:78


79Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”- Të përshkruajë ndërtimin e gjethes.- Të shpjegojë zhvillimin e procesit të fotosintezës.- Të bëjë dallimin midis gjethes së thjeshtë dhe të përbërë.- Të përcaktojë përmes eksperimentit rëndësinë e dritës për fotosintezën.- Të argumentojë rolin e kloroplasteve në jetën e bimës.Mjete: gjethe të thjeshta dhe të përbëra, bimë mëllage, alkool, jod, furnelë elektrikedhe degë me gjethe. Skicë për procesin e fotosintezës. Koncepte kryesore: llapë, nervura, këllëf i gjethes, kloroplaste, gojëza, fotosintezë,klorofi l.Metodat: mësimdhënie e drejtpërdrejtë, vëzhgim, krahasim, eksperiment, analizë,sintezë.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja ka siguruar më parë gjethe, të cilat ua shpërndan nxënësve nëpërbanka (2-3 gjethe mundësisht me degëza të vogla). Nxënësit i marrin dhe i vëzhgojnë atopër pak kohë. Gjethet duhet të jenë të thjeshta dhe të përbëra.Pasi i vëzhgojnë, mësuesi/ja ndalet në përcaktimin e pjesëve të gjethes, duke e treguar atëpara klasës dhe duke kërkuar nga nxënësit t’i tregojnë duke i prekur te gjethet e tyre.Njëkohësisht në skicën e gjethes, të vizatuar më parë në tabelë, mësuesi/ja emërton pjesëte gjethes: këllëfi , bishti, nervurat dhe llapa.Hapi II. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që gjethet që kanë përpara t’i ndajnë në dy grupe:me një llapë dhe me disa llapa. Pasi nxënësit i ndajnë, ajo/ai i emërton ato. Gjethet me njëllapë quhen të thjeshta dhe me disa llapa quhen të përbëra.Hapi III. Mësuesi/ja paraqet në tabelë ose në letër të madhe, skicën e zmadhuar kutregohet procesi i fotosintezës klorofi liane. Ajo/ai u ka ndarë dhe nxënësve fl etë ku ështëfotokopjuar fi gura e tekstit, por pa emërtimet e lëndëve. Mësuesi/ja u shpjegon nxënësvesi ndodh ky proces, duke fi lluar nga rruga e ujit dhe e lëndëve minerale, gojëzat dhedyoksidi i karbonit, klorofi li dhe energjia diellore, proceset dhe shndërrimet që ndodhin.Gjatë shpjegimit ajo/ai dhe nxënësit vendosin emërtimet në vendet e duhura në skicë.Në përfundim e shpreh fotosintezën me barazimin:Ujë + dyoksid karboni + energji = sheqer + oksigjenKëtë e shkruajnë edhe nxënësit në fl etët e tyre.Hapi IV. Kryhet eksperimenti për të provuar domosdoshmërinë e dritës në procesin efotosintezës.Për këtë një bime mëllage në klasë i është mbuluar disa ditë më parë gjysma e një gjetheje,sipas udhëzimeve në libër.Vazhdohet zhvillimi i eksperimentit duke ndjekur rrugën e përshkruar në libër mepërpikëri.Pasi zhvillohet eksperimenti, në bashkëpunim me nxënësit, nxirret përfundimi i cili shkruhetnë tabelë (si në libër).Pas përfundimit punohet me nxënësit rubrika në fund:“ Unë zbulova se...” dhe “Aktivizohu dhe përgjigju”.


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”...... Detyrë shtëpie: ushtrimi 3.Mësimi III. 3.7Tema: Mësoni më shumë për gjethet Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë gjethet sipas formës së llapës, sipas buzës e nervurave.- Të kategorizojë, përmes një skice, llojet e gjetheve.- Të krijojë një herbarium me lloje të ndryshme gjethesh.Mjete: gjethe të shumëllojshme bimësh, fl etë të mëdha të bardha, fl etë të mëdhakartoni (me ngjyra) për herbariumin. Koncepte kryesore: nervura rrjetore, buzë me lobe, me vriguj, elips.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiImagjinatë e drejtuar.Ndërtimi i njohurivePërvijim i të menduarit.Përforcimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimeve.Shënim: Kjo orë do të zhvillohet pasi nxënësit të kenë bërë një ekskursion në një pyll apark ku të kenë vëzhguar e grumbulluar lloje të ndryshme gjethesh.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar.U kërkohet nxënësve të mbyllin sytë dhe të imagjinojnë ditën kur ishin në pyll apo nëpark.- Imagjinoni sikur po rendni pas gjetheve dhe po i mblidhni ato. Ato janë shumë,njëra më e bukur se tjetra, njëra më e ndryshme se tjetra. Keni grumbulluar shumëgjethe. Mendoni ç’do të bëni me to.Tani hapni sytë dhe mendoni për herbariumin që do të krijoni. I gruponi gjethetsipas ngjashmërisë.Nxënësit punojnë në grupe dhe mësuesi/ja vëzhgon nëpër klasë dhe sugjeron kur e shehtë nevojshme. Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit.Mësuesi/ja paraqit në një fl etë të madhe skicën e përvijimit të të menduarit dhe u shpërndandhe nxënësve në çdo grup prej 4-5 nxënës një skicë të tillë.Nxënësit do të vëzhgojnë grupimet e tyre të gjetheve për të krahasuar formën e llapës,nervurat, buzët me fi gurat në tekst.Më pas, do të plotësojnë skicën në fl etën e tyre.Skica mund të ketë këtë formë:FormaGJETHJANervuratBuzët80


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Përfaqësuesit e grupeve paraqesin skicat e tyre dhe mësuesi/ja bën përmbledhjen nëskicën e vet në tabelë duke plotësuar e saktësuar nëse e sheh të nevojshme. Përforcimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve.Nxënësit do të punojnë përsëri në grupe dhe do të mbajnë shënime sipas skemës: Qëllimi/Veprimi/PërfundimiQëllimi: Veprimi: Përfundimi:Të mësojmëmë shumë përgjethet.Grumbullimi igjetheve.Klasifi kimi i tyre.Krahasimi i tyre.Krijimi i herbariumit.Gjethet janë tëshumëllojshme.Ato ndahen sipas formëssë llapës, sipas nervuravedhe sipas buzëve anësoretë tyre.Nxënësit tregojnë skemat e tyre. Mësuesi/ja bën përmbledhjen në tabelë (të ngjashme memodelin e sipërm.)Fillohet puna për ngjitjen e gjetheve në herbarium (në kartonë ose fl etore vizatimi), sipasgrupeve.Mësuesi/ja vëzhgon e ndjek punën e nxënësve.Kjo punë mund të vazhdohet jashtë kësaj ore mësimore.Mësimi III. 3.8Tema: Funksionet e gjethes Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë tri funksionet kryesore të gjethes.- Të provojë përmes eksperimentit procesin e frymëmarrjes.- Të provojë me eksperiment procesin e avullimit.- Të ilustrojë me skemë procesin e frymëmarrjes.- Të argumentojë përmes krahasimit frymëmarrjen dhe fotosintezën si dy procese tëkundërta. Mjete: një degë bime me 10-12 gjethe, një gotë me ujë gëlqereje të kulluar, një vazome bimë me gjethe të gjera, qese plastike, skica e librit e fotokopjuar pa shënime e shigjetapër nxënësit dhe për mësuesin, lapustila. Koncepte kryesore: fotosinteza klorofi liane, frymëmarrje e gjethes, avullimi i gjethes. Metoda: Mësimdhënie e drejtpërdrejtë, vëzhgim, krahasim, eksperiment, analizë.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja ka siguruar më parë fotokopje të skicës së librit për nxënësit në çdodyshe dhe një të zmadhuar për vete, por pa asnjë shënim. Ua shpërndan ato.Për gjethen e parë – nxënësit fl asin si ndodh fotosinteza, duke bërët shënimet eduhura: dielli, shigjeta që tregon oksigjenin, shigjeta që tregon dyoksidin e karbonitdhe emërtohet procesi.81


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Hapi II. Mësuesi/ja u tregon nxënësve se përveç fotosintezës gjethja kryen edhe funksionetë tjera, si: frymëmarrja dhe avullimi. Për këtë kryhet prova me bimën me 10-12 gjethe qëështë vendosur një ditë më parë brenda në dollap.Kryhet prova sipas udhëzimeve në tekst, nxiten diskutime rreth mënyrës së kryerjes dherezultateve të nxjerra të cilat i shkruan në tabelë.Plotësohet skica me gjethen e dytë, për frymëmarrjen.Hapi III.FMësuesja ndalet në analizën e dy proçeseve fotosintezë dhe frymëmarrje, sidy procese të kundërta, duke shkruar skemën në tabelë dhe nxënësit në fl etën e tyre.Frymëmarrja: sheqer + oksigjen = ujë + dyoksid karboni + energjiFotosinteza:ujë + dyoksid karboni + energji = sheqer + oksigjenHapi IV. Procesi III që kryhet në gjethe është avullimi. Për këtë kryhet eksperimenti ipërshkruar në libër me bimën e mbuluar me qese plastike (në fi llim të ditës). Nxitet diskutimidhe nxirret përfundimi. Plotësohet skica me gjethen e tretë nga mësuesja në tabelë dhenxënësit në fl etën e tyre....... Detyrë shtëpie. Plotëso rubrikën “Aktivizohu dhe përgjigju”.Mësimi III. 3.9Tema: Bimët pa lule Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë algat, fi eret, myshqet e likenet si katër prej bimëve pa lule.- Të përshkruajë veçoritë e bimëve pa lule (alga, fi ere, myshqet e likenet).- Të shpjegojë shumimin me spore të fi ereve.- Të shpjegojë bashkëjetesën te likenet.- Të nxjerrë përfundimin mbi tiparin e përbashkët të algave me bimët.- Të çmojë rëndësinë e algave në natyrë. Mjete: myshk, liken, fi er, alga, letra të bardha për nxënësit dhe mësuesin. Koncepte kryesore: spore, portal, bashkëjetesë, alga, myshqe, likene.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiPërmbledhje e strukturuar.Ndërtimi i njohuriveLexim/përmbledhje në dyshe.Përforcimi i njohuriveShënime mbi shënime.Zhvillimi i mësimit: Parashikimi: Përmbledhja e strukturuar.Mësuesi/ja njeh nxënësit me temën duke e shkruar atë në tabelë. Gjithashtu ajo shkruanemrat e bimëve pa lule duke ua treguar ato nxënësve që t’i shohin e t’i prekin:- alga- fi ere- myshqe- likenePasi nxënësit i vëzhgojnë ato me kujdes, mësuesi/ja u paraqet shkurt pikat kryesore tëmësimit, p.sh.:82


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”1. Algat – bimët e para në Tokë ...2. Fieret – nuk kanë gypa përcjellës ...3. Myshqet - ...4. Likenet - ...5. Sporet –Në fund të etapës mësuesi/ja bën pyetje dhe nxit nxënësit për komente. Ndërtimi i njohurisë: Lexim/Përmbledhje në dyshe.Nxënësit do të punojnë në dyshe me shokun/shoqen që kanë pranë për studimin einformacionit në libër sipas paragrafëve. Njëri prej nxënësve (brenda dyshes) lexonparagrafi n me zë dhe pastaj bën një përmbledhje me çështjet kryesore të paragrafi t. U lihetkoha e nevojshme, pastaj mësuesi/ja dëgjon përmbledhjet nga disa nxënës për të kontrolluarpërvetësimin. Pas kësaj nxënësi tjetër (brenda dyshes) bën pyetje për paragrafi n. Përsëriu lihet koha e mjaftueshme për të bërë këtë dhe sërish mësuesi/ja kontrollon grupet dukedëgjuar pyetjet e përgjigjet e disa nxënësve.Përsëritet procedura për paragrafët e tjerë, por duke ndërruar rolet brenda dyshes. Mësuesi/ja gjatë dëgjimit të nxënësve bën sugjerime, ndërhyrje kur e sheh të nevojshme.1. Bimet pa lule2. Algat3.3.3.2.Fieret3.3.3.2. Myshqet3.3.3.2.Likenet3.3.3. Përforcimi i njohurive: Shënime mbi shënime.Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve (ashtu siç janë në dyshe)fl etë të bardha për të bërë skicën e grafi kut organizues“shënime mbi shënime”, metodë me të cilën nxënësit janënjohur edhe herë të tjera. Mësuesi/ja vendos në tabelëfl etën e vet të madhe ku shkruan me treguesin 1 kategorinëkryesore të mësimit “Bimët pa lule”. U tregon nxënësve osei pyet për treguesit me nr. 2 që do të jenë ato kategori që nëmaterial janë shembuj që rrjedhin nga kategoria 1. Nxënësitdo të punojnë në dyshe për të plotësuar treguesit 3 dhe 4.Pasi nxënësit përfundojnë skicimin e shënimeve duke bërëkështu edhe përforcimin e informacionit, ata i paraqitinmodelet e tyre para shokëve dhe mësuesit/es duke diskutuardhe mësuesi/ja plotëson skicën e vet në tabelë....... Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5 tek “Aktivizohu dhepërgjigju” në fl etore.Mësimi III. 3.10Tema: Për të pasur një pemë duhet një lule Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të emërtojë pjesët e lules.- Të përcaktojë funksionin e lules.- Të përshkruajë procesin e pjalmimit të bimës.- Të shpjegojë pllenimin te bimët.- Të bëjë dallimin midis organit riprodhues e qelizës seksuale.- Të krahasojë fruta të llojeve të ndryshme.83


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mjete: bimë me lule, bimë pa lule, lule, foto, vizatime, fl etë pune për çdo nxënës tëpërgatitura nga mësuesja, fruta të ndryshme. Koncepte kryesore: organ riprodhues, qelizë seksuale, pjalmim, pllenim, fryti. Metoda: Vëzhgim, diskutim, analizë, sintezë, krahasim.Zhvillimi i mësimit:Hapi I.Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve bimë me lule dhe bimë pa lule. Nxënësit janë të ndarënë grupe me nga 5-6 vetë. Në pamundësi për të siguruar këto bimë, mësuesja u shpërndangrupeve të nxënësve foto ose vizatime të këtyre bimëve. U kërkohet nxënësve që tëvëzhgojnë me kujdes për të gjetur ndryshimet. Diskutohet rreth përfundimeve të nxënësvedhe mësuesi/ja ndalet në faktin se: “Bimët që lulëzojnë qoftë edhe një herë në jetë quhenbimë me lule”.Hapi II.Për secilin nxënës mësuesja ka përgatitur një fl etë pune, ku në njërën anë të saj ka vizatuarnjë bimë me lule. Nxënësit do të emërtojnë pjesët kryesore të kësaj bime (rrënja, kërcelli,gjethja, lulja) dhe do të plotësojnë fjalinë e shkruar në fund të faqes. Në këtë fjali do tëtregojnë rolin që luan njëri prej këtyre organeve në ushqimin e bimës.P.sh., Rrënja ka këtë rol në ushqimin e bimës: ____________Gjethja ka këtë funksion në ushqimin e bimës: ____________Hapi III.Diskutohet me nxënësit për rolin e lules në një bimë. Mësuesi/ja u tregon nxënësve se luletjanë organet e riprodhimit (shumimit) të bimëve me lule. Nxënësit kthejnë fl etën e punësnë anën tjetër ku është vizatuar një lule si ajo e fi gurës në tekst. Nëse mundet, mësuesi/jasiguron edhe disa lule të një bime për grupet e nxënësve, me qëllim vëzhgimi.Nxënësit, nën drejtimin e mësuesit/es do të emërtojnë pjesët e lules duke mbajtur shënimnë fl etën e tyre. Ata ndihmohen edhe nga shënimet që bën mësuesi/ja në tabelë.Hapi IV.Mësuesi/ja ndalet në paraqitjen e qelizave seksuale mashkullore e femërore si dhe tëorganeve riprodhue mashkullore e femërore duke u kujdesur për të bërë dallimin midistyre.Hapi V.Diskutohet me nxënësit rreth pyetjes së paraqitur në tekst: “Si arrin pjalmi nga një lule tetjetra?”Nxënësit japin mendime e më pas nxiten të gjejnë në tekst përgjigjen e plotë të pyetjes. (Tëgjitha mënyrat e pjalmimit).Hapi VI.Nxënësit lexojnë pjesën në tekst ku fl itet për pllenimin dhe bëjnë pyetje në lidhje mepaqartësitë që kanë. Mësuesja shpjegon në tabelë duke ilustruar me foto (vizatim) procesine pllenimit....... Detyrë në klasë: Të paraqesin me anë të një skeme të thjeshtë ciklin e shumimit tënjë bime me lule.84


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Nxënësit do të punojnë në grup. Përfaqësuesit e grupeve do të paraqesin punën e tyre nëtabelë. Mësuesi/ja kujdeset që të saktësohen e plotësohen punimet e nxënësve.Hapi VII.Mësuesja u tregon nxënësve disa lloje frutash, si: fruta të thata e fruta me tul e lëng. (Nëpamundësi përdoren vizatime të tyre). Kërkohet nga nxënësit të tregojnë cilat prej tyrepreferojnë dhe pse. Diskutohet me nxënësit për të gjetur ndryshimet midis këtyre frutavedhe grupohen ato në:1. fruta të thata2. fruta me tul e me lëng....... Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1 në tekst.Mësimi 3.3.11Tema: Nga fara te bima Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përkufi zojë përbërjen e një fare duke u mbështetur edhe në vëzhgime.- Të dallojë farat njëthelbore nga farat dythelbore.- Të përshkruajë mënyrat e udhëtimit të farave.- Të përcaktojë fazat e zhvillimit të bimës.- Të parashikojë se cilën nga farat e mbjella do të mbijë.Mjete: farë misri, fara fasuleje, foto ose vizatime ku tregohen ndryshimet e bimëvegjatë ciklit jetësor të tyre.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaParashikimiPërmbledhje e strukturuar.Ndërtimi i njohuriveLexim i drejtuar.Përforcimi i njohuriveShkrim i lirë.Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar.Mësuesi/ja paraqet temën dhe mjetet (fara misri, fara fasuleje). Në pamundësi për tësiguruar këto lloje farash, mësuesi/ja paraqet foto ose vizatim të zmadhuar të tyre. Më pas,shkurt, mësuesi/ja paraqet cështjet kryesore të mësimit, të cilat i shkruan në tabelë:- Përbërja e farës.- Llojet e farave.- Përshtatja e farës me vendin ku mbin e zhvillohet.- Fazat e mbirjes e të zhvillimit të farës:a) parashikime të nxënësve:.....b) përfundimi: 1. Rrënja 2, ......, 5. .... . Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.Nxënësit do të vëzhgojnë farat ose vizatimet e tyre me kujdes e do të përpiqen të gjejnëndryshimin ndërmjet tyre si dhe përbërjen e secilës. Ata i hapin farat e tyre (prerja e tyre)për t’i vëzhguar më mirë. Japin mendimet e tyre, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.Lexohet pjesa “Fara bën parashikime”. Nxënësit do të bëjnë krahasimin e parashikimit të85


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”tyre me informacionin e dhënë në tekst. Mësuesi/ja shkruan përfundimet në lidhje me:1. përbërjen e farës; 2. llojet e fareve dhe ndalet edhe një herë në përkufi zimit e përbërjessë farës dhe në dallimin ndërmjet dy llojeve të farave.Kërkohet nga nxënësit të japin parashikime për udhëtimin e farës, mënyrën e udhëtimitsi dhe vendin që ajo zgjedh për t’u zhvilluar. Mësuesi/ja i shkruan këto parashikime nëkolonën përkatëse në tabelë.Lexohet pjesa “Fara ndërmerr udhëtimin”. Krahasohet informacioni i dhënë në tekst meparashikimin e nxënësve. Mësuesi/ja ndalet në mënyrat e udhëtimit të farës dhe vendin kuajo do të zhvillohet e mban shënime të përmbledhura në tabelë.Nxënësit do të japin parashikimet e tyre për fazat nëpër të cilat kalon fara për t’u zhvilluar.Shkruhen nga mësuesi/ja ato në tabelë. Më pas nxënësit vëzhgojnë foton ku paraqitetcikli i zhvillimit të një fare në tabelë ose tekst dhe krahasojnë fazat e zhvillimit të farës meparashikimet e tyre. Shkruhen këto faza në tabelë nga mësuesi/ja. Përforcimi i njohurive: Shkrim i lirë.Zhvillohet një bisedë të lirë me nxënësit rreth pyetjeve:- Farë, e cilës bime do të dëshirojë të ishe ti?- Në ç’kushte do të dëshiroje të rriteshe?Jepen udhëzime nga mësuesi/ja për hartimin e një shkrimi të lirë me temë “Unë jam farae ...”.Nxënësit do të plotësojnë emrin e bimës që do të donin të ishin. Në këtë shkrim do tëtregojnë “historinë” apo “udhëtimin e kësaj fare”. Disa nxënës lexojnë shkrimet e tyre.Diskutohet rreth tyre.......Detyrë: Jepet rubrika “Të mësojmë së bashku”. Mësuesi/ja udhëzon për zbatimin ekërkesave të ushtrimit dhe kërkon nga çdo nxënës të parashikojë se cila nga farat do tëmbijë.Pas përfundimit të këtij eksperimenti nxënësit do të krahasojnë parashikimin e tyre merezultatet e arritura e do të nxjerrin përfundime në lidhje me kushtet e përshtatshme përmbirjen dhe rritjen e një bime.Mësimi III. 3.12Tema: Bimët farëzhveshura dhe farëveshura Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë bimët farëzhveshura nga ato farëveshura.- Të renditë tri bimë farëzhveshura.- Të emërtojë pesë bimë farëveshura.- Të përshkruajë procesin e shumimit te bimët farëveshura dhe ato farëzhveshura.- Të ndërtojë një hartë koncepti për bimët farëzhveshura e farëveshura.- Të përcaktojë ndryshimin midis bimëve njëthelbore dhe atyre dythelbore.Mjete: foto bimësh halore, barishtore, bishtajore, shkurresh etj.; bimë njëthelbore,dythelbore ose foto të tyre. Koncepte kryesore: farëzhveshuraa, farëveshur, njëthelbore, dythelbore.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënit Rendit – Grupo – Emërto.Ndërtimi i njohuriveLexim/përmbledhje në dyshe.Përforcimi i njohuriveHarta e konceptit/përkufi zimit.86


Zhvillimi i mësimitLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Përgatitja për të nxënit: Rendit – Grupo – Emërto.Paraqiten në tabelë foto të bimë halore, barishtore, bishtajore, shkurresh, drurësh etj.U jepet nxënësve fjala bimë dhe kërkohet që në një kohë të shkurtër (2-3 min) të shkruajnësa më shumë fjalë që emërtojnë bimë dhe që kanë lidhje me to (për këtë nxënësit mund tëndihmohen duke parë fotot). Mësuesi/ja i rendit në tabelë këto fjalë e lidhjen ndërmjet tyredhe kërkon nga nxënësit të shpjegojnë ç’lidhje kanë me njëra – tjetrën fjalët e shkruara nëtabelë. Nxënësit do të punojnë në grupe me nga 4-5 veta për të grupuar fjalët e rendituranë tabelë sipas karakteristikave të përshkrimit. Ata tregojnë grupimet e bëra që mësuesi/jai paraqet në tabelë. Diskutohet me nxënësit për të gjetur një emërtim të përshtatshëm përgrupimet e bëra. Duke krahasuar grupimet e bëra nën drejtimin e mësueses arrihet nëkategorizimin e bimëve farëzhveshura e farëveshura. Ndalet në dallimin midis tyre (bimëtfarëzhveshura nuk kanë lule të vërteta, ndërsa ato farëveshura kanë rrënjë, kërcell dhelule me thekë e pistil). Ndërtimi i njohurive: Lexim/përmbledhje në dyshe.Nxënësit do të punojnë në dyshe. Ndahet teksti në paragrafë. Nxënësi i parë do të lexojëparagrafi n e parë me zë dhe do të bëjë përmbledhjen e tij. Kërkohet nga disa nxënëstë thonë përmbledhjen e paragrafi t. Jepen sugjerime nga mësuesi/ja nëse është enevojshme. Nxënësi i dytë bën pyetje rreth këtij paragrafi . Disa nxënës thonë pyetjet etyre. Bëhen sugjerime për t’i përmirësuar ato. Nxënësi i parë jep përgjigjet e pyetjeve. Disanxënës thonë përgjigjet e tyre e mësuesi/ja ose shokët mund t’i plotësojnë e saktësojnëato. Vazhdohet kështu me çdo paragraf duke këmbyer idetë e tyre. Mësuesi/ja kujdeset qëtë jepen përgjigje për pyetjet:- Cilët janë përfaqësuesit më të njohur të bimëve farëzhveshura?- Si shumohen bimët farëzhveshura?- Pse bimët farëveshura quhen kështu?- Si i ndajmë bimët farëveshura?- Cili është dallimi kryesor midis bimëve farëzhveshura dhe atyre farëveshura?Për të kuptuar më mirë paragrafi n e fundit nxënësit mbështeten në ilustrimet e tekstit si dhenë krahasimin e farave të fasules e misrit. Përforcimi i njohurive: Harta e konceptit/përkufi zimit.Nxënësit do të punojnë në grupe me nga 4-5 veta për të ndërtuar një hartë koncepti përbimët farëzhveshura, farëveshura. Përfaqësuesit e grupeve paraqesin në tabelë këto hartakoncepti. Mësuesi/ja nxit nxënësit e grupeve të tjera për të plotësuar e saktësuar hartën ekonceptit, të paraqitur nga shokët. Një hartë koncepti mund të ishte kështu:Ç’kanë?Rrënjë,kërcell,lule me thekë e pistil.Ç’janë?Bimë në të cilat formohenfara të mbyllura ose “tëveshura” brenda frytit.Bimët farëveshuraSi shumohen?Si ndahen?Njëthelboredythelbore.Me vezë; me anë të pllenimit.87


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”...... Detyrë shtëpie. Të ndërtojnë një “Diagram Veni” ku të paraqesin të përbashkëtatdhe ndryshimet midis bimëve njëthelbore dhe atyre dythelbore.Mësimi III. 3.13Tema: Shumimi vegjetativ te bimët Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë shumimin vegjetativ nga ai seksual.- Të përshkruajë llojet e shumimit vegjetativ te bimët.- Të provojë shumimin vegjetativ te një ose 2 bimë.- Të ndërtojë pyetje e përgjigje rreth informacionit të tekstit.- Të bëjë dallimin midis shumimit vegjetativ me kërcej nëntokësorë dhe shumimitvegjetativ me kërcej mbitokësorë.- Të argumentojë rëndësinë e shumimit vegjetativ. Mjete: rizomë, patate, qepë, gjethe begonje, foto ku të paraqitet shartimi i një bime sidhe shumimi me anë të stoloneve. Koncepte kryesore: shumim vegjetativ, zhardhok, stolone, fi liza, shartim.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënit Stuhi mendimesh.Ndërtimi i njohuriveLexim dhe pyetje.Përforcimi i njohuriveMbajtja e strukturuar e shënimeve.Zhvillimi i mësimit: Përgatitja për të nxënit: Stuhi mendimesh.Paraqitet tema në tabelë me anë të një organizuesi grafi k. Nxiten nxënësit që të thonë tëgjitha mendimet që lidhen me shumimin vegjetativ të bimëve. Mësuesi/ja i shkruan ato nëtabelë duke u kujdesur që nxënësit të mos kritikojnë idetë e njëri-tjetrit. Ajo/ai i nxit ata tëndërtojnë argumente mbi idetë e njëri-tjetrit dhe i shkruan ato në tabelë. Ndërtimi i njohurive: Lexim dhe pyetje.Nxënësit do të punojnë në dyshe. Nxënësi I do të lexojë me zë pjesën e parë të mësimitderi te titulli i pjesës së dytë. Të dy nxënësit bashkë do të shkruajnë në anë të paragrafi ttermat kryesorë të tij. Nxënësi II bën pyetje për tekstin duke përdorur termat anash. Ai ishkruan këto pyetje në fl etë të vogla. Nxënësi I përgjigjet dhe, nëse të dy janë dakord mepërgjigjen, e shkruajnë atë në pjesën e pasme të fl etës.Pasi nxënësit të kenë mbaruar leximin, termat, pyetjet e përgjigjet e pjesës së parë mësuesi/ja i rishikon dhe sugjeron, korrigjon aty ku është e nevojshme.Për paragrafët e tjerë nxënësit shkëmbejnë rolet. Gjatë rishikimit të paragrafëve memësuesin/en, nxënësit do të krahasojnë përgjigjet e pyetjeve me rezultatet e provave.Shënim. Është mirë që para 1 ose 2 javësh nxënësit bashkë me mësuesin/en të kryejnëprovën me rizomën dhe begonjën. Për këtë mund të shfrytëzohet një nga orët e lira nëdispozicion të mësuesit. Meqë kjo temë zhvillohet në stinën e pranverës është e mundurdhe prova e shumimit të luleshtrydhes me anë të stoloneve (kjo provë do më shumë kohë).88


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Në pamundësi për t’i kryer këto prova, mësuesi/ja duhet të përdorë foto që ilustrojnë llojete shumimit vegjetativ te bimët si dhe te patatet e qepët për të treguar sythat e mbirë tepatatja dhe kërcellin e luspat mishtore te qepa.Këto foto si dhe patatja e qepa përdoren gjatë rishikimit të paragrafi t me mësuesin/en. Përforcimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve.Nxënësit do të punojnë në grupe me nga 4-5 veta. Atyre do t’u jepet një organizues grafi ki paraqitur në një fl etë të bardhë. Për të plotësuar këtë organizues grafi k nxënësit do tëmbështeten në informacionin e tekstit si dhe në pyetjet e përgjigjet që kanë shkruar nëskedat e tyre gjatë pjesës së dytë.Pas plotësimit të këtij organizuesi grafi k, ku nxënësit kanë strukturuar shënimet e tyre,përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën e tyre para klasës. Mësuesi/ja plotëson nëtabelë këtë organizues grafi k (nëse koha nuk është e mjaftueshme mund të plotësohet nëtabelë nga mësuesi/ja që shkruan mendimet e përgjigjet e nxënësve).Çfarë ndryshimeshka midis shumimitvegjetativ e atijseksual?Shumimi vegjetativrealizohetnëpërmjet organevevegjetative: kërcell,gjethe, rrënjë.Shumimi seksualrealizohet me anë tëlules (farës).Shumimi vegjetativ te bimëtCila është rëndësia e tij?Njeriu përdor forma tëndryshme të shumimitvegjetativ në shumimin ebimëve të kultivuara.Cilat janë formate shumimitvegjetativ?Me kërcejnëntokësorë: mezhardhok, me bulb.Me kërcejmbitokësorë: meanë të copave,me shartim, mestolone.......Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3 në tekst.III. 4 Njeriu dhe mjedisiMësimi III. 4.1Tema: Bashkëlidhja e bimëve, kafshëve dhe njeriut. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë lidhjen midis bimëve, kafshëve dhe njeriut.- Të shpjegojë lidhjen midis bimëve, kafshëve dhe njeriut.- Të vlerësojë rëndësinë e përdorimit të bimëve me lule nga njeriu.- Të përcaktojë fushat e përdorimit të bimëve nga njeriu. Mjete: pamje ose foto ku tregohet lidhja e kafshëve, bimëve dhe njeriut si dhe përdorimete ndryshme të bimëve nga njeriu. Koncepte kryesore: mbijetesë, lëndë drusore, fi lizat e lirë, lino.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënitShkrim i shpejtëNdërtimi i njohuriveDDMPërforcimi i njohuriveHarta e konceptit / përkufi zimit89


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Zhvillimi i mësimit: Përgatitja për të nxënit: Shkrim i lirë.Nxënësit për një kohë të shkurtër (4 min) do t’i përgjigjen me shkrim pyetjes:- Si e ndien ti veten të lidhur me bimët dhe kafshët?Në përfundim të shkrimit disa nxënës do të lexojnë atë që kanë shkruar dhe nxitendiskutime të shkurtra rreth saj. Ndërtimi i njohurive: Di – Dua të di - Mësova.Shkruhet tema në tabelë dhe kërkohet nga nxënësit të mendojnë rreth saj. Ata do t’idiskutojnë idetë me njëri-tjetrin në grupe me nga 4-5 veta dhe do t’i hedhin në kolonën Di.Mësuesi/ja i përmbledh mendimet e nxënësve në tabelë e në DDM, të cilën e ka vizatuarnë dërrasën e zezë. Kërkohet nga nxënësit të mendojnë ç’pyetje kanë në lidhje me temëne t’i shkruajnë ato në kolonën Dua të di në tabelat e tyre duke shtuar edhe ndonjë ide tëvetën.Nxënësit do të lexojnë tekstin me qëllim që të gjejnë përgjigjet e pyetjeve të tyre aty. Mëpas ata plotësojnë kolonën Mësova në tabelën DDM. Përfaqësuesit e grupeve paraqesinpara klasës përgjigjet e pyetjeve dhe ndonjë ide interesante që zbuluan gjatë leximit tëtekstit. Mësuesi/ja hedh përmbledhjen e tyre në tabelën e vet duke u kujdesur të jepenpërgjigje në lidhje me çështjet kryesore:Bimët formojnë lëndë ushqyese për vete dhe kafshët dhe pasurojnë atmosferënme oksigjen. Lëndët e trupit të gjallesave të ndryshme, pasi vdesin shpërbëhen nëlëndë minerale që bima i përdor për procesin e fotosintezës. Njeriu i përdor bimëtnë fusha të ndryshme për të plotësuar nevojat e veta. Përdorimi i bimëve me lulenga njeriu është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm në jetën e tij. Përforcimi i njohurive: Harta e konceptit/përkufi zimit.Nxënësit do të punojnë në grupe për të krijuar një hartë koncepti për përdorimin e bimëvenga njeriu. Më pas mësuesi/ja bën një përmbledhje në hartën e vet të konceptit në tabelë.Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit për të krijuar hartën e konceptit me pyetje, si:- Pse i përdor njeriu bimët?- Ku i përdor njeriu bimët? (në ç’fushë?)- Si i përdor njeriu bimët?......Detyrë shtëpie. Me ndihmën e prindërve shkruani emrat e disa bimëve që përdorennga njeriu në: ndërtim; mobilieri; ushqim; veshje; mjekësi; zbukurim; bimë aromatike.Mësimi III. 4.2Tema: Bimët në ndihmë të njeriut Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë rolin e pazëvendësueshëm të bimëve si ushqim për njeriun.- Të renditë 4-5 bimë të pasura me sheqerna, proteina, lyra, kripëra minerale.- Të nxjerrë një përfundim në lidhje me domosdoshmërinë e përdorimit të llojeve tëndryshme të bimëve në ushqimin tonë.- Të argumentojë rëndësinë e përdorimit të perimeve dhe frutave në ushqimin epërditshëm.- Të vlerësojë rolin e ushqimeve të pasura me vitamina e proteina për shëndetin.90


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5” Mjete: bimë të ndryshme si: patate, fasule, grurë, fruta të ndryshme. Koncepte kryesore: lëndë ushqimore, fi brat e kërpit, fi brat e lirit.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënit Dil rrotull – fol rrotull.Ndërtimi i njohuriveDitari dypjesësh.Përforcimi i njohuriveRrjeti i diskutimit.Zhvillimi i mësimit Përgatitja për të nxënit: Dil rrotull – shih rrotull.Njihen nxënësit me temën e mësimit dhe u kërkohet të mendojnë për të. Më pas ngrihen eshkojnë në një vend me hapësirë të klasës dhe ecin rrotull derisa mësuesi/ja bën shenjën(përplas duart, ndalon muzikën etj.). Në çastin një ndalen nxënësit të fl asin me shokunngjitur në lidhje me pyetjet që bën mësuesi/ja. Jepet shenja përsëri dhe nxënësit fi llojë tëecin. Përsëritet ky proces derisa nxënësit të kenë folur me nxënësit e tjerë tri herë e mëpas nxënësit ulen.Disa nxënës thonë mendimet e tyre para klasës; disa të tjerë pyesin. Mësuesi/ja shkruanidetë dhe pyetjet e tyre (nëse ka) në tabelë dhe ndalet në përcaktimin e dy çështjeve tërëndësishme:1. Ne i përdorim bimët për nevojat tona.2. Lëndët ushqimore i sigurojnë njeriut një jetë të shëndetshme dhe energjinë edomosdoshme për çdo veprim si dhe për rritjen dhe zhvillimin.Disa nga pyetjet që mund t’u drejtojë mësuesi/ja nxënësve në këtë fazë:a) Përse i përdor bimët njeriut?b) Pse ka rëndësi përdorimi i bimëve të ndryshme për ushqimin e njeriut?c) Pse themi: “Bimët në ndihmë të njeriut”? Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh.Nxënësit lexojnë tekstin dhe bëjnë nënvizime në pjesët që u bëjnë përshtypje ose aty kuduhet pyesin “kam pyetje”. Pas leximit të tekstit, në një fl etë të ndarë në dy pjesë nxënësitshkruajë në një njërën anë të fl etës fragmentin dhe në anën tjetër të saj komentin osepyetjet e tyre. Diskutohet e krahasohen komentet e nxënësve për të njëjtën pjesë (nësekanë zgjedhur të njëjtën pjesë) dhe, nëse mësuesi/ja e sheh të nevojshme, bën pyetjedhe jep komentin e vet duke u ndalur në pjesën më të rëndësishme të materialit ose nëmesazhin që përcjell materialiCitim/Fragment:Komenti i nxënësit:Ndërsa vitamina dhe kripëratminerale, aq të rëndësishme përshëndetin tuaj, kanë me shumicëfrutat dhe perimet.Njeriu i përdor fi brat e pambukute të leshit për të prodhuar pëlhurapër veshje.Nx. I. Disa prej tyre mbysin mikrobet.Nx. II. Ato treten mirë dhe shtojnë oreksin.Nx. III. Janë ushqim i pazëvendësueshëm për njeriun,sidomos kur përdoren të freskëta.Nx. IV. Kanë vlera të larta ushqyese.Nx. I. Veshjet prej pambuku e leshi janë të rehatshme.Nx. II. Ato janë higjienike.Nx. III. Janë të freskëta.91


JOLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Mësuesi/ja, pasi dëgjon komentet e nxënësve, bën shënimet e veta në ditarin dypjesësh tëparaqitur në tabelë (këto skema mbështeten në fragmentet e veçuara nga nxënësit dhe nëkomentet e tyre). Një model jo i plotë i këtij ditari dypjesësh është ky i mësipërmi. Përforcimi i njohurive: Rrjeti i diskutimit.Mësuesi/ja paraqet në tabelë pyetjen:ArsyetPo - A duhet të përdorim perime e fruta në ushqimin tonë të përditshëm? -JoNxënësit që mendojnë “Po” tregojnë lapsin e gjelbër, ndërsa ata që mendojnë “Jo”tregojnë lapsin e kuq. Mësuesi/ja i grupon nxënësit sipas mendimeve që kanë dhe kërkonargumente për të dyja anët e “rrjetit të diskutimit” si dhe mban shënime në tabelë ku kaparaqitur këtë rrjet diskutimi. Pas diskutimit ndalet te përfundimi, i cili shkruhet në tabelë.......Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1 në tekst.Mësimi III. 4.3Tema: Bimët që shërojnëPërfundime Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë rëndësinë e bimëve mjekësore.- Të bëjë lidhjen e bimës mjekësore me llojin e sëmundjes.- Të bëjë dallimin e mënyrave të përgatitjes së çajit mjekësor.- Të krahasojë bimët mjekësore mbi bazën e vetive të tyre. Mjete: bimë mjekësore, si: kamomili, nenexhiku, mëllaga, hithra etj. Koncepte kryesore: bimë mjekësore, efekte anësore, infuzion, paraliza efrymëmarrjes.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënit Lapsat në mes.Ndërtimi i njohuriveRrjedhshmëria gojore e dyshes.Përforcimi i njohuriveAnalizë e tipareve semantike.Zhvillimi i mësimit Përgatitja për të nxënit: Lapsat në mes.Mësuesi/ja paraqet para klasës disa pyetje:- A ke pasur shqetësime, si: kollë, dhembje fyti, dhembje barku, dhembje koke kohëte fundit?- Si i ke kuruar këto shqetësime?- A ke përdorur barna me origjinë bimore?- Si ka qenë efekti i tyre?Nxënësit diskutojnë rreth këtyre pyetjeve në grup prej 5 vetash dhe mund të mbajnë edheshënime në lidhje me përgjigjet. Nxënësi që mendon se është gati për diskutim me klasën92


BeladoniKamomiliMendra(nenexhiku)MullagaHithraEshtë tretës shumë i mirëkuron dhimbjen e barkutkuron dhimbjen e stomakutkuron rrufën e kollëntrajton pagjumësinë e ankthetLibër mësuesi për tekstin “Dituria 5”vendos lapsin në mes të tavolinës dhe pret pa folur që të njëjtën gjë të bëjnë dhe shokët egrupit. Nëse në grup ka nxënës të cilët nuk kanë ndonjë mendim rreth pyetjeve duhet qëtë thonë “pas” e të vendosin lapsin në tavolinë.Mësuesi/ja kalon nëpër grupe, zgjedh një laps në tavolinë dhe dëgjon ç’ka për të thënë izoti i lapsit. Vazhdohet kështu duke dëgjuar disa nxënës dhe duke u ndalur në përshkrimine rëndësisë së bimëve mjekësore. Ndërtimi i njohurive: Rrjedhshmëria gojore e dyshes.Nxënësit do të punojnë në dyshe për të lexuar e studiuar tekstin. Nxënësi I do të tregojë diçkainteresante nga pjesa që ka lexuar duke folur ngadalë dhe qartë për një kohë të shkurtër(1-2min, por ajo mund të rregullohet në bazë të nevojave të nxënësit nga mësuesi/ja).Nxënësi II dëgjon me vëmendje. Pas 1-2 min me shenjën e mësuesit/es nxënësit ndalojnëdhe këmbejnë rolet. Nxënësi II nuk duhet të përsërisë ato që ka thënë shoku i tij. Edhe aifl et 1-2 min. Përsëri mësuesi/ja jep shenjën, nxënësit ndalojnë. Tani e ka radhën nxënësiI që të vazhdojë me përmbledhjen e pjesës në vazhdim, por për një kohë më të shkurtër(1min). Vazhdohet kështu me rishikimin e informacionit të dhënë në tekst duke zvogëluarkohën në të cilën nxënësit do të fl asin. Në përfundim të kësaj veprimtarie nxënësit pyetennëse kanë paqartësi. Mësuesi/ja duke aktivizuar sa më shumë nxënës bën rishikimin eçështjeve kryesore të mësimit:- Përdorimi i bimëve mjekësore që në lashtësi.- Përdorimi i bimëve mjekësore me këshillën e mjekut.- Krahasimi i bimëve mjekësore me barna.- Lidhja e bimëve mjekësore të caktuara me sëmundjen që ato kurojnë.- Dallimi dhe krahasimi i mënyrave të përgatitjes së çajit. Përforcimi: Analizë e tipareve semantike.Nxënësve u shpërndahen fl etë me tabelën e analizës së tipareve semantike ku kategoriaështë “bimët mjekësore”. Ata do të plotësojnë, në dyshe, tabelat. Më pas mësuesi/ja idrejton nxënësit në plotësimin e tabelës së përgatitur për gjithë klasën në tabelën e zezëose në një fl etë të bardhë ku bëhet dhe sqarimi i pikëpyetjeve që u kanë dalë nxënësvegjatë plotësimit të tabelës.KATEGORIABimët mjeksoreValerianangadalëson rënien e fl okëvei përdoret lulja? + -- ? ?+ ? + + +i përdoret gjethja- --- - - -i përdoret fruti--përdoret pa këshillën e mjekut93


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Shënim: Nxënësit shënojnë +, nëse fjala e gëzon këtë veti e, në të kundërtën, shënojnë me –.Nxënësit vendosin (?) nëse nuk janë të sigurt ose s’kanë njohuri për atë veti......Detyrë shtëpie. Ushtrimi 2 në tekst. Shkruani ndonjë përvojë tuajën në përdorimin ebarnave me bimë mjekësore.Mësimi III. 4.5Tema: Bimët zbukuruese në mjediset tona. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë kërkesat që kanë bimët zbukuruese për t’u rritur të shëndetshme.- Të nxjerrë përfundime në lidhje me nevojat e bimëve zbukuruese për dritë,lagështi.- Të krahasojë, nëpërmjet interpretimit në një lojë me role, fi kusin dhe kaktuset.- Të vlerësojë rolin e bimëve zbukuruese në jetën e njeriut. Mjete: lloje të ndryshme bimësh zbukuruese ose foto të tyre. Koncepte kryesore: bimë zbukuruese, fi kus, kaktus, niveli i dritës, shkalla elagështirës.Struktura: PNP Metoda dhe teknika KohaPërgatitja për të nxënit Imagjinatë e drejtuar.Ndërtimi i njohuriveUdhëzuesit e të lexuarit ndërveprues.Përforcimi i njohuriveRole të specializuara në diskutim.Zhvillimi i mësimit Përgatitja për të nxënit: Imagjinatë e drejtuar.Mësuesi/ja i fton nxënësit të mbyllin sytë.Mendoni sikur ndodhen në një kopsht me lule shumëngjyrëshe. Lulet janë tëmëdha, të vogla, të kuqe, të verdha, të kaltra, të bardha. Aroma e tyre po ju ndjeknë çdo hap. Ju keni dëshirë t’i prekni, t’i ledhatoni, t’u fl isni... . Pa pyetini njëherë:Si munden ato të jenë kaq të bukura? Si munden ato të jenë kaq të freskëta? Kaqtë vërteta? Si munden ato të rriten kaq të shëndetshme? I pyetët? Pa shikoni, atoduan t’iu përgjigjen. Dëgjoni ç’po ju thonë.... Si u ndjetë?Tani i hapni sytë dhe më thoni: Do t’ju pëlqente vërtet të ndodheshit të rrethuar ngalulet? Pse?Tani shkruani ç’po ju thonë lulet, si kishin mundur ato të rriteshin aq tëshëndetshme.Disa nxënës lexojnë detyrën. Mësuesi/ja ndalet në kushtet që kërkojnë bimët për t’u rriturtë shëndetshme dhe i shkruan ato në tabelë. Ndërtimi i njohurive: Udhëzuesit e të lexuarit ndërveprues.Mësuesi/ja që më parë ka përcaktuar pjesët e tekstit (paragrafët) që duhet të shohin mevëmendje nxënësit. Ajo ka ndërtuar një udhëzues të të lexuarit ndërveprues për nxënësitqë do ta plotësojnë në grupe me nga 4 veta (ose në dyshe, si ta shikojë të arsyeshmemësuesi/ja). Mësuesi/ja kujdeset që nëpërmjet pyetjeve të këtij udhëzuesi nxënësit të bëjnënjë lidhje të kuptueshme si dhe të nxjerrin përfundimin. Mësuesi/ja përcakton paragrafët qëdo të lexohen me zë të lartë nga njëri prej nxënësve dhe ata paragrafë që do të lexohen94


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”kalimthi (nëse ka të tillë që përcjellin një informacion pak të rëndësishëm). Mësuesi/ja ushpërndan grupeve për të plotësuar udhëzuesin e të lexuarit ndërveprues. Kur ata ta kenëplotësuar atë, do ta përdorin për të raportuar para klasës.Më poshtë do të japim ndërtimin e një “udhëzuesi të të lexuarit ndërveprues” vetëm për njëparagraf të këtij mësimi. Në mënyrë të ngjashme mësuesi/ja ndërton këtë udhëzues përçdo paragraf të këtij mësimi. Udhëzuesi i të lexuarit ndërveprues për temën“Bimët zbukuruese në mjediset tona”.Paragrafi II. Lexo me zë të lartë paragrafi n. Aty është përdorur shprehja: “jepi vendin qëpëlqen”. Diskutoni, vendosni se ç’do të thotë kjo shprehje dhe shkruajeni atë.Përgjigjjuni pyetjes: - Po të ishit bimë që lulëzon, cilin vend do të pëlqenit për të jetuar?(sipas informacionit që merrni në këtë paragraf).Shënim: Nëse mësuesi/ja e sheh të arsyeshme, i ndan paragrafët midis grupeve (p.sh.:Grupi I - Paragrafi I etj.) Përforcimi i njohurive: Role të specializuara në diskutime.Mësuesi/ja e organizon klasën në grupe me nga 4 nxënës. Brenda çdo grupi nxënësitcaktojnë numrat 1- 4. Secilit prej numrave i jepet njëri prej këtyre roleve:1. Biologu, i cili ka për detyrë të japë informacione për fi kusin dhe kaktusin.2. Gjetësi i citimeve , i cili ka për detyrë të zgjedhë pjesë të caktuara nga citime të tekstit,të cilat grupi dëshiron t’i dëgjojë të thëna me zë të lartë.3 dhe 4. Interpretuesi i personazheve. Detyra e tyre është që të interpretojnë rolin e fi kusitdhe kaktusit. Ata duke u mbështetur në informacionin e biologut, në citimet e nxjerranga teksti do t’u tregojnë shokëve për veten e tyre: vendin ku jetojnë, pamjen e jashtme,kërkesat që kanë, origjinën e tyre etj.Nxënësit paraqesin punën e tyre para klasës duke u përpjekur të krahasojnë këto bimënëpërmjet dialogut dhe interpretimit. Loja në role e secilit grup do të votohet nga grupet etjera. Fiton grupi që ka grumbulluar sa më shumë pikë.....Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3 në tekst.Tema: Përsëritje e kapitullit III Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të përshkruajë zhvillimin e bimës duke u mbështetur në vëzhgime dhe prova.- Të shpjegojë mënyrat e ndryshme të shumimit.- Të organizojë informacionin në formën e një mini-projekti.- Të vlerësojë rolin e bimësisë për jetën.Mjete: fara bimësh, zhardhokë, gjethe, rizoma, stolone, bulb, aparat fotografi k, fl etëkartoni me ngjyra, materiale nga interneti (kuriozitete etj.) për bimët. Metoda: eksperiment, vëzhgim, diskutim, krahasim.95


Libër mësuesi për tekstin “Dituria 5”Zhvillimi i mësimitMësuesi/ja që në fi llim të këtij kapitulli ka shfrytëzuar një orë nga veprimtaritë e lira për tëmbjellë në vazo së bashku me nxënësit disa bimë.Çdo mësues është i lirë të zgjedhë me nxënësit bimë të ndryshme që shumohen me:- Farë (fasule, grurë etj.)- Gjethe (begonjë etj.)- Bulb (tulipan, zambak)- Zhardhok (patate)- Rizomë (grami etj.)- Stolone (luleshtrydhe)Pasi bëhet mbjellja e bimëve, mësuesi/ja i organizon nxënësit në grupe me nga 4 vetë dheu cakton atyre detyrat.Brenda grupit nxënësit caktojnë numrat nga 1 deri në 4 kështu:Nxënësit me nr. 1 në çdo grup – shënuesit - kanë për detyrë të shënojnë në fl etore çdo 2ditë ndryshimet që pëson bima gjatë zhvillimit të saj.Nxënësit me nr. 2 në çdo grup – fotografët – kanë për detyrë të fotografojnë bimën e grupittë tyre çdo 2 ditë. Në pamundësi për të bërë foto, nxënësit me nr. 2 do të jenë vizatuesit,të cilët kanë për detyrë të paraqesin me vizatime e skica zhvillimin e bimës hap pas hapiçdo 2 ditë.Nxënësit me nr. 3 në çdo grup – intervistuesit – do të intervistojnë një specialist (biolog,mësues specialist, ekologjist etj.) për një çështje a problem me bimësinë në vendin tonëpasi të kenë vendosur për këtë me grupin e tyre. P.sh.: roli i bimësisë në jetën e një vendi;bimët endemike në vendin tonë; mbrojtja e pyjeve etj.Nxënësi me nr. 4 në çdo grup – eksperti – do të organizojë të dhënat, materialet e anëtarëvetë grupit dhe do të bëjë paraqitjen e tyre para klasës.Nxënësit do të kenë kohë të mjaftueshme për të kryer detyrat e tyre dhe ia dorëzojnë atoekspertit të grupit disa ditë përpara se të zhvillohet përsëritja (ora e fundit).Meqenëse është ora e fundit e mësimit, mësuesi/ja kujdeset që nxënësit të jenë sa më tëlirë në klasë, të paraqesin, të krahasojnë, të komentojnë e vlerësojnë punët e tyre.96

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!