20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Unit 6 (4 orё)

Libri i nxёnёsit faqe 48-51 dhe Fletorja e punёs faqe 21-23

Çёshtjet mёsimore:

Fjalitё pyetёse dhe mohore nё present contionuous.

What is the boy doing? Is he laughing?

Fonetikё: intonacioni me ngritje dhe me zbritje.

Zhvillimi i tё folurit: Shih dialogët nё faqen 49, libri i nxёnёsit, dhe pyetje –pёrgjigjet

me ilustrime nё fletoren e punёs faqe 21-22.

Shkrimi: Ushtrimet e ndryshme me plotёsim fjalish sipas ilustrimeve qё i shoqёrojnё

nё tё dy librat. Disa prej tyre mund tё zhvillohen si detyrё shtёpie apo klase.

Shkurtimet (contractions).

Ushtrimi I shërben si model për shpjegimin e lëndës së re. Pa qenë e nevojshme t’ju

shpjegohet nxënësve gramatike, ata duke parë figurën dhe ndërtimin e fjalisë model,

duhet të formojnë fjali të reja duke përshkruar veprimet që ilustrohen me figurat në

vazhdim. Nguliten dy shprehi: Mënyra e formimit të fjalive pyetëse dhe mohore në

present continuous tense.

Në ushtrimin II jepen gjashtë aktivitete të ilustruara me figura: (eating; standing,

sitting, walking, playing, running). Fjalitë që shpjegojnë të gjashtë figurat janë

ndërtuar qëllimisht në formë mikro-dialogjesh, në mënyrë që nxënësit të ndajnë rolet,

t’i lexojnë dhe të bëjnë plotësimet e vendeve bosh, duke u mbështetur tek ilustrimet.

Ushtrimi shërben si një rast i mirë i zhvillimit të mendimit kritik dhe metodës

interaktive. Pasi ka kaluar kjo etapë e plotësimit të vendeve bosh, e punës individuale

dhe e leximit me zë të lartë, nxënësit mund t’i ‘luajnë’ këto role, duke u ndarë në çifte,

ndërsa mësuesi i kontrollon bankë për bankë, dhe pastaj fton në dërrasën e zezë

“aktorët’ më të mirë për t’i ‘luajtur’ pjesët e tyre.

Ushtrimi III (Make your own dialogue) faqe 49, shpjegon gjashtë veprime: (pulling,

eating, drinking, pushing, writing, reading). Secili prej këtyre gjashtë aktiviteve

ilustrohet me figurë dhe me dialog. Pasi bëjnë plotësimet e dialogëve në mënyrë të

pavarur, nxënësit me ndihmën e mësuesit, i lexojnë dialogët me zë të lartë dhe me role

të ndara. Pastaj ata i mёsojnë pjesët dhe i interpretojnë para klasës, duke i mbajtur

librat hapur për t’i parë figurat.

Edhe ushtrimi IV, në fund të faqes 49: “Practice the dialogue”, duhet të shpjegohet

dhe të interpretohet në të njëjtën mënyrë. E njëjta metodë duhet përdorur për të punuar

të katër ushtrimet në faqen 50 dhe 51, për të ngulitur shprehitë e përdorimit të fjalive

pyetëse dhe mohore në Present continuous tense.

Në fletoren e punës në faqen deri në faqen 23, rimerren të njëjtat konstrukte

gramatikore, të ilustruara me 16 figurë dhe me mikro-dialogë. Këto plotësime mund të

bëhen në klasë ose të jepen si detyrë shtëpie.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!