20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Unit 4

Childhood. Used to.....

Faqe 18-22 dhe Faqe 15-18 fletore e punës (Workbook)

Mësimi fillon me kontrollin individual dhe frontal të detyrave të shtëpisë. Në kontrollin

frontal, nxënësit i mbajnë fletoret e punës apo librin e nxënësit hapur dhe ndjekin

korrigjimin e detyrave. Po në mënyrë frontale jepen përgjigjet e pyetjeve të mësuesit për

të vlerësuar dëgjim-kuptimin e copës: A friend in need is a friend indeed.

Pasi mësuesi bën prezantimin me gojë të pjesës, nxënësit e dëgjojnë dhe i mbajnë librat

mbyllur. Pastaj mësuesi e lexon pjesën me zë të lartë dhe shpjegon fjalët në kontekst,

nxënësit e ndjekin leximin e mësuesit me librat hapur. Pjesa përmban katër pjesë të cilat

do të rilexohen dhe interpretohen nga katër nxënës të ndryshëm: A, B, C, dhe D.

Në orën e zhvillimit të të folurit të nxënësve, fillohet me ushtrimet gojore më të lehta.

Ushtrimi VI dhe VII, faqe 20, libri i nxënësit. Ushtrimi VII kërkon që nxënësit të përdorin

pantomimën dhe gjestet për të shoqëruar 13 veprimet e ndryshme. Në këtë grup futen

edhe dialogu IV, faqe 16, fletore e nxënësit (Workbook), i cili ndihmon në zhvillimin e

mendimit krijues të nxënësit, sepse kërkon që ai të krijojë dialogë të ngjashme.

Ushtrimet gramatikore që ngulisin shprehjen “used to....” janë: Ushtrimi I, faqe 15,

fletore e punës (Workbook).

Tek ushtrimet e zgjerimit të fjalorit të nxënësit bëjnë pjesë:

Ushtrimi i lehtë në faqen 16-17: Testing your vocabulary.

Jobs at home, i cili i kërkon nxënësit që të shkruajë të trembëdhjetë fjalët poshtë

secilës figurë ilustruese.

Ushtrimi XIV, faqe 22, në librin e nxënësit, është më i vështirë. Mësuesi cakton dy-tre

nxënës që kanë shqiptim të mirë, të cilët lexojnë përkufizimet në gjuhën angleze të

fjalëve, ndërsa nxënësit i mbajnë librat mbyllur dhe duhet të gjejnë fjalët

korresponduese të këtyre përkufizimeve.

Në librin e nxënësit në faqen 21 janë dy ushtrime që ngulisin shprehi të leximit:

ushtrimi XI “For Fun” dhe ushtrimi XII “Reading”. Ato në fillim shpjegohen nga

mësuesi, pastaj punohen nga nxënësit. Për të matur nivelin e përvetësimit të

përmbajtjes së kësaj cope leximi, janë hartuar 7 pyetje. Mënyra se si nxënësit ju

përgjigjen këtyre pyetjeve, tregon se sa ata e kanë kuptuar pjesën e leximit. Të mos

harrojmë se në libër qëllimisht janë përfshirë 20 copa leximi, të shoqëruara me aparat

metodik, me fjalor dhe me pyetje kuptimore. Kur klasa ka nxënës të përparuar,

mësuesi mund t’ju caktojë atyre nga një copë leximi si detyrë shtëpie shtesë, ose si

lexime jashtë-klase.

Ushtrimi VI në faqen 18 të fletores së punës, mund të jepej si detyrë shtëpie. Ka edhe

ushtrime të tjerë që nuk janë planifikuar. Ato mund të zhvillohen si ushtrime klase,

nëse mësuesi ka kohë të lirë në dispozicion.

42

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!