20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Unit 9 (4 orё)

Libri i nxёnёsit faqe 62-67 dhe Fletorja e punёs faqe 31 –33.

• Possessive nouns/ adjectives

Nё fillim zbёrthehet kuptimi i fjalive nёpёrmjet ilustrimeve. Nuk pёrdoret gjuha

shqipe. Nxёnёsit, duke ndjekur figurat, persёrisin nё kor shqiptimin e fjalive, duke

imituar mёsuesin. Ushtrimi përmban 8 fjali të ilustruara me figura. Pasi të

përvetësohet shqiptimi dhe kuptimi i tyre nga nxënësit, ata duhet të bëjnë komentin

apo përshkrimin e figurave në anglisht për të ushtruar të folurit.

Ushtrimi II, “Tell me about....”, faqe 63, pas shpjegimit dhe pёrsёritjes nga nxёnёsit,

mund tё zhvillohet nё formё dialogu. Qëllimi i ushtrimit është të mësojnë nxënësit

përdorimin e të kundërtave: (large-small) etj. Nё fillim dialogu vihet nё skenё nga

mёsuesi dhe nxёnёsi mё i mirё i klasёs pastaj klasa mund tё ndahen nё çifte.

Edhe ushtrimet III dhe IV do tё zhvillohen nё formё dialogu, duke ju dhёnё mundёsi

tё gjithё nxёnёsve tё aktivizohen dhe tё flasin. Ushtrimi III ngulit te nxënësi shprehi të

përdorimit të rasës gjinore: (possesive nouns and adjectives). Këto shprehi nguliten

nëpërmjet 8 mikro-dialogjeve të ilustruara me 6 figurat përkatёse.

Ushtrimi IV, në faqen 65, përmban 12 pyetje të cilave nxënësit duhet t’u përgjigjen

duke shikuar figurat përkatëse.

Faqja 66 përmban tre ushtrime interaktive. Ushtrimi i parë kërkon që nxënësi të bëjë

plotësimet e figurave me mbiemrat përkatës.Ushtrimi tjetër është i tipit lojë. Nxënësi

duhet të shkruajë zanoret e fjalёve. Çelësi i zgjidhjes së këtij ushtrimi jepet i përmbysur.

Dhe tek ushtrimi i fundit në të njëjtën faqe: (Mix and match), nxënësi duhet të gjejё të

kundërtat. Pjesa e fundit e ushtrimit IV, zhvillon komponentin e shkrimit. Ky mund tё

jepet si detyrё nё klasё ose nё shtёpi.

Ndёrsa ushtrimi V, synon tё ngulisё ortografinё dhe zhvillohet nё formё loje.

Rekomandohet qё pёrgjigja e ushtrimit tё mbulohet me njё copё letёr dhe tё hapet

vetёm sa pёr tё verifikuar saktёsinё e zgjidhjes sё ushtrimit.

Po nё tё njёjtёn faqe ushtrimi VI, Mix and match, zhvillohet nё mёnyrё tё pavarur

pastaj verifikohet zgjidhja e ushtrimit.

Nё faqen 67, ushtrimi VII, synon tё zhvillojё tё folurin e nxёnёsve. Duke u

mbёshtetur te figurat, nxёnёsit ndahen nё dyshe dhe bisedojnё.

Pastaj fillon procesi i shkrimit dhe i plotёsimit tё boshllёqeve. Shkrimi mund tё jepet

edhe si detyrё shtёpie. Nё fletoren e punёs nё faqen 31 ushtrimi I ёshtё i tipit

“dialog”, ndёrsa ushtrimi II ёshtё me plotёsim. Ushtrimet III dhe VI janё ushtrime

pёrkthimi nё gjuhёn shqipe. Ato e ndihmojnё nxёnёsin tё gjejё barasvlerёsin kuptimor

tё fjalёve tё anglishtes. Ushtrimi IV, ёshtё fonetik dhe synon tё ngulisё elementёt

prozodik, intonacionin e fjalisё dёftore dhe pyetёse. Ushtrimi i fundit VII ёshtё i tipit

quiz dhe mund tё shfrytёzohet si detyrё kontrolli.

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!