20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Unit 7

Who is going to pay?

Faqe 34- 39, libri i nxënësit dhe Faqe 27-30 fletore e punës (Workbook)

Si zakonisht mësimi fillon me kontrollin individual dhe frontal të detyrave të shtëpisë. Në

mënyrë frontale, mësuesi i drejton klasës pyetjet në fund të pjesës, faqe 29. Nëse e shikon

të arsyeshme, mësuesi mund të pyesë disa nxënës që ta rilexojnë pjesën. Ndoshta ndonjë

nxënës i mirë mund ta thotë ngjarjen me fjalët e veta. Në mënyrë frontale pyetet edhe

fjalori në faqen 33. Një nxënës lexon përkufizimet e fjalëve, ndërsa të tjerët duke i mbajtur

librat mbyllur, gjejnë fjalët që ju korrespondojnë këtyre përkufizimeve.

Mësimi i ri fillon me tregimin e përmbajtjes së copës nga mësuesi. Nxënësit e

dëgjojnë mësuesin, me libra mbyllur. Pastaj mësuesi e lexon pjesën ndërsa nxënësit e

ndjekin leximin e tij, me libra hapur. Pyeten dy nxënës ta rilexojnë copën. Mund të

praktikohej intonacioni dhe ritmi i fjalive që përmban ushtrimi II “Phonetics”.

Ora që vijon i kushtohet ushtrimeve që ngulisin shprehi të të folurit të nxënësve:

Ushtrimi IV, Practice the following, faqe 35, libri i nxënësit; ushtrimi VIII, Dialogue,

i cili zhvillon njëkohësisht shprehi të të folurit dhe mendimin krijues të nxënësve; dhe

ushtrimi IV, Mix and Match, ushtrimi V, Will or Going to?, faqe 28, dhe ushtrimi VII,

faqe 28-29, fletore e punës (Workbook).

Njohurit gramatikore përforcohen nëpërmjet këtyre ushtrimeve: ushtrimi V, faqe 35-

36, libri i nxënësit. Ushtrimi V, faqe 35-36, po aty. Ushtrimi VI dhe VII, faqe 36, po

aty. Ushtrimet IX, X, XI dhe XII faqe 37-38, po aty. Dhe ushtrimi VI, faqe 28, fletore

e nxënësit.

Në ushtrimet që zhvillojnë shprehi të leximit të nxënësve, mund të planifikoheshin:

ushtrimet XIII dhe XIV, libri nxënësit faqe 38 dhe ndonjë pjesë tjetër leximi, në fund

të librit, e cila mund të jepej edhe si detyrë shtëpie.

Aspektet më të vështira të nxënit janë ato që ngulisin shprehi të shkrimit. Këto janë

ushtrime që mësuesi mund të planifikojë, duke filluar nga ushtrimi më i lehtë tek ai

më i vështirë: Testing your vocabulary, në faqen 30, fletore e nxënësit, ushtrimet IX

dhe X, faqe 29, po aty, ushtrimi XIII, faqe 30, po aty. Dhe të gjithë ushtrimet nga faqja

36 deri në faqen 38, të librit të nxënësit.

Ushtrimi XI, faqe 29, Learn the poem by heart, në fletoren e punës, mund të jepej si

detyrë shtëpie bashkë me ushtrimin XV, në faqen 39 të librit të nxënësit.

Zgjidhjet:

Ushtrimi VI, faqe 36, libri i nxënësit.

1. When are you going to visit me again?

2. What are you going to wear to the party?

3. What time is Tom going to call you tonight?

4. How long are your friends going to stay here?

5. What time are you going to get up tomorrow?

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!