20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Unit 5

Mother Teresa

Faqe 23-28 libri i nxënësit dhe Faqe 19-22 fletore e punës (Workbook)

Mësimi fillon me kontrollin idividual dhe frontal të detyrës së shtëpisë. Kontrollohet

ushtrimi VI në faqen 18, të fletores së punës ose çdo ushtrim tjetër që mësuesi ka

dhënë si detyrë shtëpie. Rilexohet nga disa nxënës ushtrimi XII “Reading” në librin e

nxënësit, faqe 21. Për të vlerësuar lexim-kuptimin e copës, mësuesi i drejton klasës të

shtatë pyetjet kuptimore në fund të ushtrimit XII. Si kontroll individual i dijes mund të

pyetet edhe ushtrimi XIV “Vocabulary”, në librin e nxënësit. Dy-tre nxënës të mirë

lexojnë me zë të lartë përkufizimet e fjalëve në anglisht. Të gjithë nxënësit e tjerë i

mbajnë librat mbyllur dhe gjejnë fjalët që u përgjigjen këtyre përkufizimeve. Nxënësit

e mirë që i gjejnë të gjithë fjalët që ju korrespondojnë këtyre përkufizimeve,

vlerësohen me nota të mira.

Unit V, Mother Teresa, fillon me prezantimin e pjesës me gojë nga mësuesi. Nxënësit

e ndjekin shpjegimin e mësuesit me libra mbyllur. Pastaj ata hapin librat dhe ndjekin

leximin e copës nga mësuesi i cili i shpjegon fjalët e reja në kontekst. Pastaj dy nxënës

e rilexojnë pjesën. Praktikohet intonacioni zbritës i fjalive të ushtrimit II: Practice the

following for rhythm.

Një orë tjetër e veçantë mund të organizohet për zhvillimin e shprehive të të folurit.

Fillohet me ushtrimin II, faqe 19-20, fletore e nxënësit (Workbook). Ushtrimi tjetër

me të njëjtën natyrë është dialogu IV, faqe 20-21, po aty. Ky dialog zhvillon

mendimin krijues të nxënësve pasi ata e aplikojnë atë në situata të tjera të ngjashme.

Edhe ushtrimi VIII, faqe 26, libri i nxënësit ndihmon në zhvillimin e të folurit.

Nxënësit e shoqërojnë të folurit me gjeste, lëvizje dhe pantomimë. Ushtrimi e

gjallëron klasën, rrit vëmendjen në mësim, dhe zhvillon shprehi të komunikimit para

audiencës, duke luftuar ndrojtjen. Ushtrimi IX, faqe 22, fletore e punës (Workbook)

mund të grupohej gjithashtu në këtë seancë mësimore.

Në ushtrimet për ngulitjen e shprehive gramatikore mund të grupoheshin: Ushtrimi XI

faqe 27, libri i nxënësit. Ushtrimi I, faqe 19, fletore e punës (Workbook), dhe ushtrimi

III, Grammar faqe 23-24 libri i nxënësit.

Ushtrimet që ndihmojnë në zgjerimin e fjalorit të nxënësit janë: ushtrimi VIII, faqe 23-24,.

Në këtë ushtrim nxënësit duhet të shkruajnë fjalët poshtë secilës figurë korresponduese.

Punohet edhe ushtrimi XIV, Vocabulary, faqe 28 në librin e nxënësit. Në fillim lexohen

me zë të lartë fjalët bashkë me përkufizimet e tyre. Orën që vjen ato pyeten gojarisht. Për

të thyer monotoninë e orës së mësimit, këtyre ushtrimeve mund t’ju bashkëngjiteshin

ushtrimet IX, faqe 28 dhe XII dhe XIII, në faqen 28 të librit të nxënësit.

Në ushtrimet për zhvillimin e shprehive të të shkruarit bëjnë pjesë: Ushtrimi III, faqe

23-24, libri nxënësit, ushtrimi V, faqe 24-25, po aty, ushtrimi II, faqe 19, libri i

nxënësit, dhe ushtrimi IV, po aty. Ndërsa ushtrimi V dhe VI, në faqen 20 të fletores së

punës, (Workbook), mund të jepej si detyrë shtëpie.

44

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!