20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libri anglishtja pёr klasёn e tetё (English 8) ka disa vite që është në përdorim, kёshtu

qё mёsuesi tashmё e ka eksperimentuar atё me nxёnёsit e vet. Pa dashur të ndikojmë

në mënyrën e planifikimit të materialit didaktik në çdo njësi mësimore të librit të

nxënësit dhe fletores së punës (Workbook), si edhe në përvojën e fituar, përbërjes dhe

nivelit të klasës, ne po japim vetëm disa rekomandime duke e venë theksin kryesisht te

zgjidhja e disa ushtrimeve për t’ia lehtësuar punën mësuesit.

Libri ёshtё i ndarё nё tri pjesё. Pjesa e parë fillon me përsëritje dhe vazhdon deri të

mësimi VII. Pastaj vjen mësimi i dytë i përsëritjes (Unit VIII). Pas kësaj përsëritjeje

mund të zhvillohet një detyrë kontrolli: Test I.

Pjesa e dytë e librit fillon nga mësimi Unit IX deri te Unit XII. Me fjalë të tjera, pjesa

e dytë përmban katër mësime (Unit IX, X, XI dhe XII) Në fund të këtyre katër

mësimeve është planifikuar përsëritja e dytë: Unit XIII dhe menjëherë pas kësaj

përsëritjeje mund të zhvillohet detyra e dytë e kontrollit: Test II.

Pjesa e tretë e librit është lënë qëllimisht më skematike. Këtu përfshihen vetëm tre

mësime: Unit XIV, XI dhe XVI. Edhe çështjet gramatikore që trajtohen në këta tre

mësime janë të pakta. Trajtohet përciptazi kushtorja dhe frazeologjia. Në pjesën e tretë

të librit, mësuesi dhe nxënёsi kanë dorë të lirë. Këtu do të rritet puna e pavaruar e

nxënësve. Në këtë udhëzues metodik janë përfshirë tri tema të rëndësishme me të cilat

nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavaruar. Do t’i mbrojnë këto punime para klasës

dhe do t’i ruajnë ato në arkivat e tyre elektronike. Pas këtyre tre mësimeve të pjesës së

tretë të librit ka një orë tjetër përsëritjeje. Detyrën e tretë e kontrollit (Test III) është

mirë që ta përgatisë vetë mësuesi nga materialet dhe ushtrimet e bollshme që

përmbajnë të dy librat. Ose mësuesi mund të mjaftohej me vlerësimin e performancës

së punëve të katër punëve të pavaruara që nxënësit do t’i mbrojnë para klasës. Një

mënyrë tjetër për të vlerësuar performancën e fundvitit për secilin nxënës, është që t’ju

caktohet atyre si punë e pavarur përgatitja për të 20 faqet e shtojcës në fund të librit të

nxënësit me titull: Texts for reading and talking. Kjo punë e pavarur mund të

kontrollohej si një lloj provimi me gojë, ngaqë tekstet janë të pajisura me aparat

metodik, me fjalor dhe pyetje kuptimore.

Libri ёshtё i pajisur edhe me njё tabelё pёr zgjedhimin e foljeve tё parregullta tё cilat

pasohen nga njё kolonё me pёrkthimin e tyre nё gjuhёn shqipe. Tabela e foljeve tё

parregullta duhet pёrdorur vetёm si material referues apo konsultues. Për anglishten e

klasës së tetë dhe të klasës së nëntë, programi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka

planifikuar 3 orë në javë. Tabela e lёndёs (Contents) nё libёr mund t’i shёrbente

mësuesit si orientim pёr tё hartuar planin e tij kalendarik. Tё katёrmbёdhjetё njёsitё e

reja mёsimore (Units) do tё zhvillohen me nga pesё orё secila, dmth 13 x 5 = 65 orё.

Shto kёtu edhe katёr mёsimet e pёrsёritjes me nga tri orё secila bёjnё (4x3=12). Pra,

65+12=77 orë të njësive mësimore plus 3 teste nga një orë (77+3=80). Duhet të

shtojmë edhe katër orë për punën e pavarur të nxënësve në internet, temat e të cilave u

përmendën më sipër, bëjnë 80+4=84 orё gjithsej. Nga 90 orë gjithsej për të gjithë vitin

shkollor, të parashikuar në programin e Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs, 6 orё

mbeten nё dispozicion tё mёsuesit, d.m.th. (90 – 84 = 6).

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!