20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Unit 1

On the first day of school

Libri i nxënësit, faqe 3- 7 dhe Fletore e punës (Workbook), faqe 3-6

Synimi i këtij mësimi është të ngulisë shprehi të përdomit të Present Simple, si dhe të

freskojë shprehi të të folurit të nxënësve. Mësimi fillon me një tekst të shkurtër të ditës

së parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Mësuesi lexon me zë të lartë tekstin, i shpjegon

fjalët në kontekst, ndërsa nxënësit e ndjekin leximin e tij duke i mbajtur librat hapur.

Tekstin e ri mund ta lexojnë dy-tre nxënës me shqiptim të mirë. Pastaj nxënësit i

mbyllin librat dhe mësuesi i drejton klasës gjashtë pyetjet në fund të pjesës të cilat

masin nivelin e dëgjim-kuptimit të brendisë së copës nga nxënësit. Ushtrimi II,

phonetics, faqe 3, libri i nxënësit, në fillim lexohet nga mësuesi, pastaj përsëritet nga

disa nxënës duke e vënë theksin tek intonacioni zbritës i fjalive.

Duke ndjekur parimin didaktik nga e lehta te e vështira, mësuesi mund të punojë me

nxënësit ushtimin IV: Which happened first?, në faqen 5, libri i nxënësit. Përkufizimet e

fjalorit, në faqen 7, jepen në anglisht. Mësuesi mund ta kontrollojë përvetësimin e

fjalorit, duke caktuar nxënës me shqiptim të mirë që të lexojnë përkufizimet, ndërsa

nxënësit e tjerë, me libra mbyllur, duhet të gjejnë fjalët që ju korrespondojnë këtyre

përkufizimeve. Ky ushtrim mund të kombinohej me ushtrimin VIII, faqe 5-6, në fletoren

e nxënësit (Workbook). Nxënësve ju kërkohet që të përputhin figurat e ilustruara me

fjalët e duhura. Nxënësi e shkruan fjalën poshtë secilës figurë.

Në një etapë më të mëvonshme zhvillohen ushtrimet e leximit. Lexohet dhe

shpjegohet ushtrimi IX, faqe 6, libri i nxënësit. Pasi të jetë lexuar dhe shpjeguar kjo

copë leximi, nxënësve mund t’ju drejtohen të shtatë pyetjet në fillim të faqes 7. Ky

ushtrim mund të kombinohej me ushtrimin XI. Time for fun.

Ushtrimet që ngulisin shprehi të shkrimit zhvillohen në etapën e fundit. Këto ushtrime

shkrimi mund të zhvillohen në klasë: ushtrimi VII, faqe 4, fletore e nxënësit

(Workbook), ushtrimi IX, po aty, ushtrimi XI, XII, faqe 5, po aty. Ushtrimet e tjera të

fletores së nxënësit janë më të lehta dhe mund të jepen si detyrë shtëpie.

E përsërisim, nuk duhet të ketë orë të veçantë gramatike. Gramatika në këtë mësim

shpjegohet në formë dialogu, me metodën induktive: nga shembujt te rregullat.

Zgjidhjet:

Zgjidhja e ushtrimit IV: sipas radhës së veprimeve është kjo: 8; 2; 7; 4; 10; 6; 9; 5; 3;

ose: I do my homework; I eat dinner; I read a book; I kiss Mom and Dad good night; I

brush my teeth; I undress and put on my pyjamas; I get into bed; I turn off the light; I

fall asleep; I begin to dream.

Zgjidhja e ushtrimit V, faqe 5, po aty. Nxënësit duhet t’i shkruajnë shprehjet poshtë

secilës figurë, sipas kësaj renditjeje të figurave: ride to school; brush my hair; brush

my teeth; turn off the light; get into bed; have breakfast dhe do my homework.

Zgjidhja e ushtrimit VI, po aty: 1. hear; 2. leave; 3. speaks; 4. look at; 5. count; 6.

cut; 7. copies; 8. help; 9. draws; 10. follow; 11. understand.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!