20.02.2013 Views

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

Udhëzues metodik Gjuha angleze 5, 8, 9 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Përgjigjet e ushtrimit janë dhënё të përmbysura, në mënyrë që nxënësit nëse punojnë

në mënyrë të pavarur, të jenё në gjendje të bëjnë vetёvlerësimin e punës së tyre.

Po në atë faqe, Ushtrimi VII prezanton mbiemrat dhe sidomos ngjyrat: (green, old,

yellow, blue, orange). Nxënësi duhet të bëjë plotësimet në fund të figurave duke

shkruar mbiemrat përkatës. Në faqen 57 janë 11 figura që ilustrojnë veprime të

ndryshme: (brushing, cleaning, feeding, fixing (car), painting, reading, washing

window). Nxënësi duhet t’i shkruajë fjalitë poshtë secilёs figurë.

Të 10 fjalët që emërtojnë objekte me ngjyra të ndryshme, tek ushtrimi IX, faqe 58,

janë ilustruar me figura. Nxënësi duhet t’i plotësojë vendet bosh duke dhënë

drejtshkrimin e saktë të mbiemrave. Ushtrimi është i tipit lojë argëtuese ose fjalëkryq.

Përgjigjet janë dhënë në formë të përmbysuar në mënyrë që nxënësi të bëjë

vetëvlerësimin e punës së tij.

Përemrat pronorë ngulitet më tej nëpërmjet ushtrimeve të fletores së punës nga faqa 24

deri 26. Atje, ushtrimi I, përmban shprehjen: “Are you busy?” Në përgjigje të saj

nxënësi duhet të bëjë plotësimet poshtë secilës figurë. Pas këtyre plotësimeve,

nxënësit ndahen në çifte dhe pyesin njërit tjetrin: “Are you busy? Dhe tjetri përgjigjet

sipas fjalive poshtë figurave.

Ushtrimi II, në faqen 25 (fletore e punёs) nëpërmjet dialogut ngulit intonacionin

ngritës dhe zbritës. Ky dialog duhet të praktikohet nga të gjithë nxënësit, deri sa secili

të pёrvetësojë intonacionin e duhur. Ushtrimi III, ngulit shprehi të leximit. Figura

paraqet një pallat me disa apartamente. Secila familje kryen një aktivitet të cilin duhet

ta përshkruajë nxënësi, pasi të bëhet përputhja e copës së leximit me aktivitetet që

kryhen nga secila familje që tregohet në figurë. Ushtrimi IV, po në atë faqe, përsërit

pjesët e trupit të cilat janë përvetësuar tashmë nga nxënësit.

Në faqen 26, ushtrimi V është i tipit: Nursery rhyme. Do të përdoret kryesisht për të

thyer gjuhën dhe për të praktikuar intonacionin.

Në ushtrimin VI, nxënësi duhet të plotësojë pemёn e familjes, duke vendosur fjalët që

tregojnë pjesëtarët e familjes.

Në ushtrimin VII, faqe 27, nxënësit duhet të plotësojnë fjalitë me përemrat pronorë:

her, his, their, its. Ata mund të punojnë në mënyrë të pavarur dhe pastaj të

kontrollojnë rezultatet e tyre me përgjigjet në fund të ushtrimit, të cilat janë dhënë në

formë të përmbysur.

Në listën fjalëve, në fund të faqes 27, nxënësi duhet të bëjë përkthimin i tyre në gjuhën

shqipe. Mësuesi bën korrigjimin në fletoret e nxënësve.

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!