12.07.2015 Views

Matematika 1 - Albas

Matematika 1 - Albas

Matematika 1 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “<strong>Matematika</strong> 1”Mësimi 1/5Tema: Majtas - djathtasObjektivat:Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:• të përcaktojë saktë anët midis dy objekteve;• të përcaktojë vendndodhjen e objekteve të ndryshme, nisur nga pozicioni i tyre;• të vizatojë objekte nisur nga një pozicion i dhënë.Koncepte kryesore:majtas, djathtasMjete:petëza, laps, ngjyraStruktura e mësimit ERREvokimi (Diskutim)Realizimi i kuptimit (Të nxënit në bashkëpunim)Reflektimi (Këmbim në dyshe)Zhvillimi i mësimitEvokimi (Diskutim)Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të kryejnë veprime si më poshtë:Thoni “Mirupafshim!” me dorë. Me cilën dorë përshëndetët?Ngrini dorën e majtë.Ngrini dorën e djathtë.Mbani në dorën e djathtë lapsin dhe në të djathtën vizoren.Nëse mësuesi/ja sheh se ndonjë nxënës ka probleme me përcaktimin e të djathtëse të majtës, ngre një nxënës në tabelë, duke i vendosur me ngjitës shirit një letër nësecilin krah me shkronjën përkatëse ( M, D ).Më pas ngre një tjetër nxënës, duke i dhënë në njërën dorë një gomë dhe në tjetrënnjë mprehëse lapsash. Nxënësi duhet t’i mbajë duart prapa, t’i shkëmbejë sendet menjëri-tjetrin. Një tjetër nxënës do të zgjedhë njërën dorë e do zbulojë se ç’send bie.Loja mund të përsëritet.Duke qenë se konceptet majtas - djathtas janë paksa të vështira, sepse kanë të bëjnëedhe me referentin, mësuesi/ja zhvillon disa lojëra.Tre nxënës vendosen në radhë. Mësuesi/ja pyet, duke iu referuar nxënësit të mesit.- Cili është djathtas ...........(emri i nxënësit të mesit)?- Cilin ka majtas............. (emri i nxënësit të mesit)?Nxënësit përcaktojnë vendndodhjen e sendeve përreth (majtas, djathtas), duke pasursi referent veten.13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!