22.11.2014 Views

Udhëzues për mësuesin “Dituri natyre 3” - Albas

Udhëzues për mësuesin “Dituri natyre 3” - Albas

Udhëzues për mësuesin “Dituri natyre 3” - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Udhëzues për mësuesin

“Dituri natyre 3”

Përgatitur nga:

Anila Londo

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Udhëzime metodike për tekstin Dituri natyre 3

(me autorë Latif Ajrullai dhe Fatmira Zenelaj)

I. KRITERE TË PËRGJITHSHME TË HARTIMIT TË TEKSTIT

Teksti Dituri natyre 3 (me autorë Latif Ajrullai dhe Fatmira Zenelaj) botim i shtëpisë botuese “Albas” është hartuar

duke u mbështetur në programin e miratuar nga MASH.

Kapitujt janë organizuar në mënyrë të tillë që të respektojnë renditjen lineare të temave të parashikuara në program.

I. Teksti është konceptuar mbi tri shtylla kryesore që përfshijnë:

Mësimin teorik,

Mësimin praktik dhe

Aparatin pedagogjik.

Në fillim të tekstit është vendosur një mësim hyrës, i cili është bërë me qëllim që t’u prezantojë nxënësve konceptet bazë për

natyrën e gjallë dhe jo të gjallë, ku përfshihen pothuaj të gjitha dukuritë shkencore që ata do të mësojnë gjatë gjithë vitit.

Janë zgjedhur dy personazhe që bashkëbisedojnë me gjyshin e tyre, nëpërmjet të cilëve do të zbulohen në mënyrë më

praktike, më tërheqëse dhe intuitive njohuritë shkencore të programit, gjë që lidhet dhe me respektimin e veçorive të

zhvillimit mendor e fizik të nxënësve të kësaj moshe.

1. Mësimi teorik ndalet në dy momente kyç:

a) Teksti për lexim, pjesa, ku nëpërmjet bashkëbisedimit të fëmijëve me gjyshin qëmtohet njohuria shkencore, ashtu

si haset ajo në jetën e përditshme. Kjo pjesë mund të përdoret nga mësuesi/ja në fazën e evokimit, duke e provokuar

nxënësin me pyetje të tjera nga jeta e përditshme që lidhen me temën përkatëse.

b) Teksti teorik, ku shpjegohet dukuria shkencore me sa më pak fjalë dhe me shumë ilustrime e foto, të cilat do të

plotësohen edhe me interpretimin e mësuesit/es. Në këtë fazë mësuesi/ja shfrytëzon shembuj të tjerë të shoqëruar me

ilustrime nga albume apo atlase për këtë moshë.

2. Mësimi praktik (si: Matjet; Zhvillimi i një bime etj.), është bërë me qëllim që nxënësi t’i realizojë praktikisht temat

teorike dhe të krijohen tek ai shprehi praktike për jetën e përditshme.

3. Aparati pedagogjik përbëhet nga tri rubrika didaktike:

a) Provo - Ku nxënësit i kërkohet që ta kryejë vetë eksperimentin dhe të bindet në atë çka i sugjeron materiali teorik.

Nëpërmjet kësaj rubrike atij i fiksohet praktikisht njohuria teorike. Kjo rubrikë shoqërohet me skica e ilustrime që e

ndihmojnë nxënësin në veprimtarinë e tij eksperimentuese.

b) Unë zbulova se... - Në këtë rubrikë jepet i përmbledhur informacioni i ri (që duhet të fiksojë nxënësi), i cili realizon

objektivat e çdo teme.

c) Aktivizohu dhe përgjigju - përmbledh pyetje, detyra me gojë dhe me shkrim, të cilat janë hartuar sipas shkallës

së vështirësisë: testohet nxënësi se sa e ka përvetësuar njohurinë e re; i kërkohet atij ta interpretojë dhe të arsyetojë për

të, i zhvillon atij mendimin kritik. Në detyrat me shkrim kërkohen plotësime tabelash, grafikësh; parashikohen detyra

krijuese e zbatuese.

Detyra të tjera plotësuese do të realizohen dhe në Fletoren e punës, e cila do ta ndihmojë më shumë nxënësin që të

ushtrohet praktikisht dhe t’i thellojë më tej njohuritë.

II. SHPËRNDARJA E ORËVE MËSIMORE

Sipas zbërthimit të objektivave të programit dhe parashikimit të orëve për çdo kapitull në tekstin e nxënësit, njohuritë

janë organizuar në bazë të njësisë mësimore, pra janë 52 njësi mësimore.

Në fund të çdo kapitulli është parashikuar 1 orë përsëritje dhe 11 orë janë në dispozicion të mësuesit.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Tema: Mësim hyrës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë se ç’është natyra.

2. Të përcaktojë të paktën tre trupa që i përkasin natyrës së gjallë dhe tre natyrës jo të gjallë.

3. Të bëjë dallimin midis natyrës së gjallë dhe jo të gjallë.

4. Të shpjegojë arsyen se pse njeriu ndryshon natyrën.

Fjalë kyç:

Mjetet:

natyrë e gjallë, natyrë jo e gjallë, ndryshim, cikli i jetës.

fletë vizatimi, ngjyra, dosje.

Zhvillimi i mësimit

Duke u nisur nga objektivat e kësaj ore dhe fakti se nxënësit e zhvillojnë për herë të parë këtë lëndë,

shihet e arsyeshme që kjo orë mësimi të zhvillohet në natyrë. Vendin duhet ta përcaktojë mësuesi në

varësi të kohës në dispozicion dhe të mundësisë që ka shkolla.

Nxënësit nisen te vendi i përcaktuar. Pyeten nxënësit se çfarë shohin në mjedisin përreth. Lihen të

thonë sa më shumë emra trupash.

U shpjegohet nxënësve se ç’quhet natyrë dhe si ndahet ajo.

Natyra e gjallë - trupat zhvillojnë ciklin e jetës, pra lindin, rriten, shumohen dhe vdesin.

Natyra jo e gjallë - nuk ndodh cikli i jetës si te natyra e gjallë.

Secili prej nxënësve duhet të thotë një trup nga natyra e gjallë ose nga ajo jo e gjallë.

Lihen nxënësit të vëzhgojnë përsëri natyrën dhe të përshkruajnë me fjalët e tyre çfarë u bën përshtypje.

Mësuesi duhet t’i nxitë nxënësit në mënyrë që të përmenden ndryshimet që ka bërë njeriu në natyrë.

Listohen nga nxënësit disa të tilla:

1 Mbjellja e pemëve.

2. Ndërtimi i shtëpive.

4. Ndërtimi i urave, rrugëve.

5. Prerja e pyjeve.

6. Krijimi i qyteteve, fshatrave etj.

Shpjegohet se njeriu i bën ndryshimet për nevojat e veta. Ai shpesh e dëmton natyrën.

Nxënësit argumentojnë çdo rast nga shembujt e mësipërm.

Nxënësit paraqesin me vizatim (e mbështetin fletën te dosjet) si do të donin të ishte mjedisi që ata

panë.

Në fund i tregojnë punën njëri-tjetrit.

Kthehen në shkollë të shoqëruar nga mësuesi.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Kreu 1

TRUPAT DHE LËNDËT

Mësimi 1.1

Tema: Ç’janë trupat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë një objekt në mënyrë sa më të plotë, duke përdorur sa më shumë shqisa.

2. Të grupojë trupat sipas një vetie të vetme.

3. Të krahasojë vetitë e dy trupave brenda të njëjtit grup.

4. Të argumentojë që i njëjti grup objektesh mund të grupohet në më shumë se një mënyrë.

Fjalë kyç: trup, objekt, veti, përbërje, formë, madhësi

Mjetet: teksti i nxënësit, trupa të ndryshëm, fletore, fletë A 4

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Lexim me role, lojë Zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit Rendit, grupo, emërto, ditari dypjesësh Ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi Diagrami i Venit Paraqitje grafike e informacionit

Evokimi

Leximi me role i pjesës së parë të mësimit. Përkufizohet termi “trupa”. Përsëritet nga nxënësit përkufizimi:

Të gjitha gjërat që zënë një vend në hapësirë quhen trupa.

Lojë: Nxënësit duhet të shkruajnë për 3 minuta sa më shumë emra trupash. Secili tregon numrin e

trupave që ka shkruar dhe lexon vetëm një prej tyre. Fitojnë 2 -3 nxënës që kanë shkruar më shumë

emra trupash.

Realizimi i kuptimit

U tregohet nxënësve një banane. Pyeten ata se çfarë mund të themi për të. (Nxiten të folur sa më

shumë rreth saj.) Përgjigjet mund të jenë:

Është e verdhë. Është paksa e zgjatur. Është e butë. Hahet. Është e ëmbël. Ka aromë. Ka lëkurë.

Është frutë etj.

Mësuesja: - Për të përshkruar një trup ne mund të përdorim shumë shqisa. Ngjyra e verdhë (shqisa e

të parit), e butë (shqisa e të prekurit), e ëmbël (shqisa e të shijuarit), ka aromë (shqisa e të nuhaturit).

Lexohen përshkrimet e trupave në libër.

Ditari dypjesësh. Nxënësit do të përshkruajnë një prej trupave që kanë në tavolinë, duke dhënë sa

më shumë tipare të saj.

Trupi

Goma

Përshkrimi

e butë, e bardhë, e vogël, nuk thyhet, nuk ka aromë, nuk hahet

Lexohet përshkrimi nga disa nxënës. Më pas pyeten nxënësit, se si mund t’i grupojmë trupat.

Përfundimi: Trupat mund të grupohen në mënyra të ndryshme, sipas vetive që ata kanë.

Punë me grupe. Nxënësit do të grupojnë trupat që janë në libër në dy shtylla, sipas një vetie:

Trupa që i ka krijuar natyra

dielli, flutura etj.

Trupa që i ka krijuar njeriu

këpucët, çelësi etj.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Si mund t’i grupojmë këta trupa në mënyrë tjetër? Dëgjohen mendimet e nxënësve. Përsëri, ashtu si

janë të ndarë në grupe, do të plotësojnë shtyllat sipas vetive të caktuara.

Grupi I dhe II trupa që hahen trupa që nuk hahen

Grupi III dhe IV trupa të butë trupa të fortë

Grupi V dhe VI trupa që lëvizin trupa që nuk lëvizin

Lexohen grupimet që kanë bërë nxënësit.

Reflektimi

Punë individuale në fletore. Krahasohen me diagramin e Venit dy trupa nga i njëjti grup (nga grupet

e mësipërme).

portokall

të përbashkëta

shalqi

i vogël, lëkurë të

hollë, me pore

ngjyrë portokalli

fruta, të ëmbla

hahen, të rrumbullakët me

lëng, kanë farë,

kanë aromë.

brenda i kuq, jashtë

i gjelbër

i madh, lëkurë të

trashë

Lexohen punët e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit me notë për përshkrimin e trupave, klasifikimin dhe krahasimin e tyre.

Detyrë shtëpie jepet të plotësohen ushtrimet e Fletës së punës.

Mësimi 1.2

Tema: Trupat e ngurtë, të lëngët dhe të gaztë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë tri grupet e trupave në natyrë.

2. Të klasifikojë trupat në të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë.

3. Të krahasojë vetinë kryesore të lëngjeve dhe gazeve me atë të trupave të ngurtë.

Fjalë kyç: trup i ngurtë, i lëngët, i gaztë, veti.

Mjetet: teksti i nxënësit, biberon me qumësht, tas, gotë, tullumbace, arra

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi stuhi mendimi Zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit rendit, grupo, emërto. Të nxënët bashkëpunues

Eksperimenti - rezultati

Reflektimi ditari dypjesësh Ndërtimi i shprehive studimore

10

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (stuhi mendimi):

Shkruhet në tabelë fjala trupa dhe nxënësit plotësojnë një kllaster me fjalë të ndryshme që kanë

lidhje me të.

të ndryshëm të mëdhenj të vegjël

të fortë

të lehtë

disa të padukshëm TRUPA zënë vend në hapësirë

veti të ndryshme

dallohen me shqisa

krijon natyra

i krijon njeriu

disa hahen të butë sende të nevojshme

Realizimi i kuptimit

Lexohet dialogu midis gjyshit dhe Blerimit nga një nxënës.

Pyetje: -Cilat mund të jenë këto grupe? Merren përgjigje nga nxënësit. Lexohet në heshtje pjesa e

parë teorike e mësimit për ndarjen e trupave në tri grupe. Komentohen figurat e tekstit.

Për 5 minuta nxënësit plotësojnë tabelën në fletore duke shkruar sa më shumë trupa në çdo kolonë.

trupa të ngurtë trupa të lëngët trupa të gaztë

Ndahen nxënësit në grupe dhe kryhen eksperimente për të provuar vetinë kryesore të trupave duke

i krahasuar me njëri-tjetrin. Plotësohet tabela:

Eksperimenti Rezultati

1. Merret një biberon me qumësht dhe derdhet

në një gotë, më pas në një tas.

Qumështi merr formën e enës ku hidhet. Kështu ndodh me çdo

lëng, pra lëngu merr formën e enës.

2. Merret një tullumbace dhe fryhet, por jo

shumë. Pasi i lidhet gryka, asaj i japim forma të

ndryshme duke e shtrënguar ose rrotulluar në

pjesë të ndryshme.

2. Merren disa kokrra arra dhe hidhen në një

gotë,më pas në një tas.

Gazi brenda tullumbaces e ndryshon formën e tij. Edhe gazi

merr formën e enës.

Arrat nuk e mbushin të gjithë hapësirën e gotës ose tasit,

midis tyre ka boshllëk. Trupat e ngurtë nuk marrin formën e

enës, ato ruajnë formën e tyre.

Reflektimi

Nxënësit do të plotësojnë ditarin dypjesësh për të përshkruar trupat (ushtrimi 3 në libër).

trupat

përshkrimi

portokalli

qumështi

bombola e gazit

Lexohen punët e disa nxënësve.

Vlerësohen nxënësit për kryerjen e eksperimenteve, nxjerrjen e rezultateve dhe përshkrimin e trupave.

Detyrë shtëpie jepet të plotësohen ushtrimet e Fletës së punës.

11

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 1.3

Tema: Trupi dhe lënda

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë se çdo trup përbëhet prej lëndës.

2. Të ilustrojë konkretisht me trupa se lëndët janë të ndryshme.

3. Të etiketojë lëndën e përbashkët për trupa të ndryshëm.

4. Të argumentojë se trupi është në gjendjen që ndodhet vetë lënda.

Fjalë kyç: lëndë, plastikë, qelq, metal, lëkurë.

Mjetet: teksti i nxënësit, mjete prej lëndësh të ndryshme (nxënësit porositen që 1 orë më parë)

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Di, dua të di, mësova Diskutimi i ideve

Realizimi i kuptimit Di, dua të di, mësova, kllaster Nxitja e diskutimit

Reflektimi Rendit, grupo, emërto Paraqitje grafike e informacionit

Evokimi

Lexohet dialogu me gjyshin, i cili mbyllet me pyetjen: - Po çfarë është lënda, gjysh? Shkruhet fjala

LËNDË në tabelë. Nxënësit plotësojnë kolonën e parë të tabelës Di, Dua të di, Mësova. Ata nxiten edhe

nga trupat që kanë mbi tavolinë.

Realizimi i kuptimit

Lexohet nga teksti lënda e re dhe nxënësit plotësojnë kolonën e dytë me pyetjet që mund t’u dalin.

Tabela mund të ketë këtë formë (kjo varet nga nxënësit):

Di

Rreth nesh ka trupa të

ndryshëm.

Disa trupa thyhen, disa jo.

Disa trupa janë të fortë, disa

të butë

Dua të di

Çfarë lidhje ka lënda me trupin?

Kur të gjithë trupat përbëhen prej

lëndës, pse ndryshojnë nga njëritjetri?

Po lëndën kush e prodhon?

Mund të ketë trupa të ndryshëm me

të njëjtën .

Mësova

Diskutohen figurat e faqes 12. U tregohet nxënësve se lënda është e ndryshme. Mund të kemi dhe trupa

të ndryshëm me të njëjtën lëndë. Në qoftë se lënda është lëkurë, edhe trupi do të jetë prej lëkure. U kërkohet

nxënësve që të tregojnë një trup prej druri. Po lënda nga e cila përbëhet ai, cila është? Argumentohet duke

përdorur si shembuj edhe trupa të tjerë që kanë në tavolinë. Etiketohen në libër bashkësitë e trupave.

1. Trupa prej gome. 2. Trupa prej metali. 3. Trupa prej druri. 4. Trupa prej plastike.

Plotësohet ky kllaster:

e ndryshme baza e çdo trupi qelqi

prodhohet nga njeriu

ekziston në natyrë

plastike lënda druri

gome

lëkure

metali leshi

12

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Nxënësit plotësojnë kolonën e tretë të tabelës Di, Dua të di, Mësova (mund të ketë pyetje që nuk u

janë dhënë përgjigje, atëherë ato mund të lihen si detyrë shtëpie).

Reflektimi -(Punë në grup):

Nxënësit grupojnë sipas lëndëve trupat që kanë sjellë dhe më pas plotësojnë tabelën. Mund ta shtojnë

atë edhe me trupa të tjerë që nuk i kanë aty.

Lënda

dru

plastikë

gomë

lëkurë

qelq

Trupat

lapsi, luga, korniza, tavolina

gota, tasi, vizorja,

kukulla, goma, topi

rripi, çanta

gota, llamba, syzet

Lexohen përgjigjet e çdo grupi. Vlerësohen nxënësit me notë për plotësimin e kolonës së tretë të

tabelës dhe grupimet e trupave sipas lëndëve të tyre.

Detyrë shtëpie jepet të plotësohen ushtrimet e Fletës së punës.

Mësimi 1.4

Tema: Lëndët ndryshojnë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë vetitë kryesore të disa lëndëve të ngurta.

2. Të tregojë që vetitë e lëndëve njeriu i përdor për të ndërtuar objekte të caktuara.

3. Të përshkruajë ndryshimin e gjendjes së lëndës.

4. Të argumentojë me shembuj që, kur trupi ndryshon, lënda mund të ndryshojë ose jo.

Fjalë kyç: plastikë, qelq, metal, shkrirje, përcjellës, shndërrim.

Mjetet: teksti i nxënësit, trupa të ndryshëm prej qelqi, metali, plastike, shkrepëse, burim nxehtësie,

tabelë e përgatitur me tiparet semantike.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi lexim me role, grupim dhe emërtim nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit rishikim në dyshe, tabela e koncepteve të nxënët bashkëpunues

Reflektimi analiza e tipareve semantike paraqitje grafike e informacioni

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (lexim me role, grupim dhe emërtim):

Leximi me role i dialogut midis gjyshit dhe nipit. Grupimi i trupave që kanë nxënësit sipas lëndës:

Trupa qelqi trupa plastikë trupa metali

gota, syzet, shishe etj Gotë, tas, lodra plazhi etj. Luga, gërshërët, çelësat

Realizimi i kuptimit (rishikim në dyshe, tabela e koncepteve):

1. Nxënësit lexojnë tekstin të ndarë në pjesë, eksperimentojnë ato që munden dhe diskutojnë përfundimet

në çift.

13

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Plastika - i prekim trupat - pra, është e lëmuar

- e hedhim të tokë - nuk thyhet

- e përthyejmë - shkon në vend (elastike)

- nxehim një shishe - ndryshon formën (shkrin)

hedhim ujë në tas - i papërshkueshëm

qelqi - e vendosim para syve - i tejdukshëm

- prekim syzet - i lëmuar

- e krahasojmë me një copë plastike - i rëndë

- e hedhim në tokë - thyhet

- në temperatura të larta - shkrin

Metalet - i shohim - shkëlqejnë

- i prekim - të ftohtë, të lëmuar

- i hedhim në tokë - nuk thyhen

- në temperatura të larta – shkrijnë

- përcjell shumë mirë zërin, nxehtësinë e elektricitetin.

2. Cilat veti përdoren nga njeriu?

Papërshkueshmëria - çadra, mushamaja e shiut, çizme, dorezat e kuzhinës etj. janë prej plastike.

Tejdukshmëria – dritaret, syzet janë prej qelqi,

Temperatura - Shkrirja në temperaturë të lartë - bëjmë objekte me forma të ndryshme.

Përcjellshmëria e mirë e nxehtësisë dhe elektricitetit - tiganë, tenxhere, tela për energjinë elektrike etj.

Fortësia - çekanë, pjesë të ndryshme për makina, aeroplanë, janë prej metali etj.

3. Diskutohen me mësuesin/en ndryshimet e gjendjes së lëndës së trupave ose të dyja së bashku.

Plotësohet në dërrasën e zezë tabela e koncepteve.

trupat veprimi ndryshon trupi ndryshon lënda

shishe plastike nxehet në temp. të lartë po po

shishe qelqi nxehet në temp. të lartë po po

shishe qelqi thyhet po jo

pasqyra thyhet jo jo

shkrepësja digjet po po

Reflektimi (Punë e pavarur):

Nxënësit plotësojnë tabelën për analizën e tipareve semantike në mënyrë individuale.

Lëndët

Qelq

Shkrinë në

temperatura të larta

Thyhet

E tejdukshme

Elastike

E lëmuar

Nuk thyhet

E rëndë

E fortë

E papërshkrueshme

Shkëlqen

Përcjellës i

mirë i zërit

Përcjellës i

nxehtësisë dhe

i elektricitetit

Plastikë

Metal

Lexohen punët e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet ushtrimi në libër dhe fletë pune.

14

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 1.5

Tema: Vetitë e lëngjeve dhe të gazeve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë veti të ndryshme të lëngjeve dhe gazeve.

2. Të dallojë lëndët e ngurta që treten në ujë nga ato që nuk treten.

3. Të dallojë disa trupa që përzihen me ujin nga ato që nuk përzihen.

4. Të përcaktojë kushtet që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes së ujit (avull, akull).

5. Të krahasojë vetitë e ujit me vetitë e një lëngu tjetër.

Fjalë kyç: avullim, sipërfaqe horizontale, tretje, të padukshëm, ngjeshje, tretje, përzierje

Mjetet: teksti i nxënësit, burim nxehtësie, shkrepëse, provëz, gota qelqi, ujë, sheqer, rërë,

alkool, vaj, akull, tapë shisheje, copë metali, pompë biçiklete, lodra plastike që fryhen, shiringë

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve

Realizimi i kuptimit Eksperiment, ditar dypjesësh Ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi Diagrami i Venit Paraqitja grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (5 min):

Lexohet dialogu midis Borës dhe gjyshit. Më pas mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- A keni parë ndonjëherë breshër? Nga se përbëhet ai? Po borë a keni mbajtur në dorë? Si mendon ju,

kanë diçka të përbashkët këta trupa? Keni vënë re në shtëpi, kur zien uji në tenxhere, çfarë ka te kapaku?

Realizimi i kuptimit (30 min):

Punë në grupe. Të ndarë në grupe me nga 4-6, nxënësit do të kryejnë vetë eksperimentet e përshkruara në libër.

Pasi të mbarojnë eksperimentet, plotësohet ditari dypjesësh.

Eksperimenti

1. Ngrohim pak ujë në një provëz deri sa të vlojë.

Vendosim sipër një kapak. (Eksperimenti kryhet nga mësuesi/ja.)

2. Hedhim disa copa akulli në një gotë me ujë.

3. Hedhim sheqer në një gotë me ujë dhe e përziejmë.

4. Hedhim rërë në një gotë me ujë dhe e përziejmë.

5. Hedhim alkool në një gotë me ujë.

6. Hedhim vaj në një gotë me ujë dhe e përziejmë.

7. Hedhim pak benzinë në një shishe me vaj.

8. Fryjmë me pompë një lodër plastike.

9. Një gotë të përmbysur e zhytim në një enë me ujë.

Më pas e anojmë gotën duke e afruar në grykën e një gote.

10. Marrim një shiringë dhe pasi e bllokojmë me gisht

në pjesën e përparme, shtyjmë pjesën e prapme.

Rezultat

Uji vlon në 100 gradë celsius. Uji shndërrohet në avull (gjendje e gaztë).

Te kapaku avulli shndërrohet përsëri në ujë (gjendje e lëngët).

Akulli noton mbi ujë. Uji shndërrohet në akull nën 0 gradë celsius.

Sheqeri nuk duket. Ai u tret në ujë.

Rëra duket në gotë. Ajo nuk tretet në ujë.

Alkooli përzihet me ujin.

Vaji qëndron sipër, pra nuk përzihet.

Benzina nuk përzihet me vajin.

Gazi brenda saj do marrë formën e trupit.

Në fillim gota nuk mbushet me ujë, sepse nuk e lë

ajri që ka brenda saj. Kur anojmë gotën,

gazi i gotës së parë shkon te gota e dytë.

Ajo mbushet me ujë. (Gazet zënë vend në hapësirë, kanë vëllim.)

Pistoni i shiringës shtyhet deri në një gjatësi të caktuar

(gazi ngjishet). Në industri gazi mund të ngjishet

deri sa të kthehet në lëng (bombola e gazit).

15

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Reflektimi

Nxënësit krahasojnë vetitë e ujit me të qumështit duke përdorur diagramin e Venit:

ujë të përbashkëtat qumësht

pa ngjyrë, pa shije

pa erë

lëngje, pihen, tretës të

sheqerit, ngrijnë, avullojnë

me ngjyrë, i ëmbël

jo i tejdukshëm, me

erë

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen disa nga pyetjet e tekstit.

Mësimi 1.6

Tema: Lëndët dhe mjedisi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë disa nga ndotësit e mjedisit.

2. Të ilustrojë me shembuj dëmtimet që vijnë nga ndotja e mjedisit.

3. Të vlerësojë rëndësinë e riciklimit të mbeturinave.

Fjalë kyç: ndotje, riciklim, mbeturina, fabrika, automjete, infeksione, lëndë e parë etj.

Mjetet:

teksti i nxënësit, foto nga mjedise të ndryshme, kuriozitete, libri ”Mjedisi në qytetin tim”

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Harta e mendjes Zhvillim idesh

Realizimi i kuptimit Tabela e koncepteve Ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi Rrjeti i diskutimit Nxitje e diskutimeve

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Lexohet biseda midis gjyshit dhe nipit.

Nxënësit të ndarë në grupe plotësojnë hartën e mendjes:

rrugë të gjera pallate të larta dyqane shtëpi të ulëta bagëti

shumë makina

fabrika

lulishte

rrugë të ngushta

shumë pemë

toka të mbjella

qytet

fshat

mbeturina

mjedisi

burime uji

gjelbërim lule kafshë shkëmbinj

pemë të larta pyll

kafshë freski

ajër i pastër

mal

lartësi

freskët

shumë pemë

ujë i ftohtë

ajër i pastër

16

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Realizimi i kuptimit

Komentimi i figurave të librit. Mund t’u tregohen fëmijëve edhe pamje të tjera nga qyteti. Këtu mund të

përdoren materiale nga botimi “Mjedisi në qytetin tim”. Vetë fëmijët mund të kenë sjellë kuriozitete rreth

ndotjes. Nxirret përfundimi: Në qytet mjedisi është shumë i ndotur. Vetë njeriu në të shumtën e rasteve

është shkaktari i kësaj ndotjeje. Plotësohet tabela e koncepteve nga mësuesi bashkë me nxënësit.

Mjedisi

Tokë

Ajër

Ujë

Ndotësit

mbeturinat, plehrat kimike

tym nga fabrikat, makinat,

d j e g i e t e l ë n d ë v e t ë

ndryshme

ujërat e zeza, mbeturinat

industriale,

plehrat kimike

Pasojat

Ndotet ushqimi dhe uji i pijshëm,

shkaktohen sëmundje.

Probleme me rrugët e

frymëmarrjes, shkatërrohen

godinat, monumentet, dëmtohen

gjallesat

sëmundje infektive (rreth 200 të

tilla kanë shkak ujin e

ndotur)

Mësuesi/ja: - Ne konsumojmë përditë sasi të mëdha ushqimi dhe njëkohësisht prodhojmë shumë

mbeturina. Çfarë do të bëhet me to? Një pjesë e mirë e tyre mund të përpunohen dhe të kthehen përsëri

në gjendjen e mëparshme. Ky proces quhet riciklim. Ai kërkon që të ndahen veç e veç mbeturinat.

letër

qelq

metal

plastikë

ndarja

Riciklimi

dobitë

Fitojmë lëndë të parë.

Kursejmë energji.

Mjedis i pastër.

Njerëz të shëndetshëm.

Reflektimi (Rrjeti i diskutimit):

PO

JO

1. Mbeturinat janë shtuar shumë. A ka ardhur koha që në Shqipëri 1. Njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm.

2. Këtu te ne po zhvillohet industria, të bëhet e detyrueshme ndarja e Ata nuk i hedhin mbeturinat ku duhet.

kështu që mund të bëhet dhe mbeturinave sipas llojit dhe 2. Shqipëria mbase nuk i ka

riciklimi etj. riciklimi i tyre? Pse? mundësitë teknologjike materiale etj.

Vlerësohen nxënësit.

Detyrë shtëpie jepet krijimi i një posteri për mjedisin.

Pas kësaj ore mund të fillojë ndonjë projekt lidhur me ndotjen e ajrit në qytetin e Tiranës.

17

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Test nr. 1

Kreu I - Trupat dhe lëndët

1. Shkruaj të përbashkëtat e këtyre trupave:

mollë, çokollatë, karameletavolinë,

karrige, tabelë –

top, glob, portokall –

2. Përshkruaj bananen duke përdorur sa më shumë shqisa.

3. Plotëso me nga dy emra:

trupa të lëngët trupa të ngurtë trupa të gaztë

4. Trego lëndën nga e cila përbëhen këta trupa:

çelësi, luga, tenxherja. kartoni, libri, shkrepësja. çanta, rripi, këpuca.

5. Qarko vetëm lëndën:

syze, ekran, qelq, akull, ujë, avull, stol, stilolaps, dru, lëkurë .

6. Plotëso:

Uji kthehet në akull në temperaturën_____

Uji vlon në temperaturën _____

7. Trego disa veti të plastikës.

8. Cilat veti të lëndës ju kujtojnë këto fjali:

a- Hedhim një shishe qelqi në tokë:______________________

b- Dritaret bëhen prej qelqi:______________________

c- Të njëjtën sasi uji e hedhim në enë të ndryshme: _______________

d- Anojmë enën e mbushur me ujë:________________________________

e- Shtypim pistonin e shiringës pasi bllokojmë daljen:__________________

9. Trego disa shkaktarë që ndotin mjedisin. Si mund ta mbrojmë atë?

18

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Kreu 2

PROCESET E MATJEVE

Mësimi 2.1

Tema: Matja e gjatësisë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të tregojë njësinë e matjes së gjatësisë dhe nënnjësitë e saj.

2. Të krahasojë trupat për të përcaktuar përmasat e tyre relative.

3. Të matë gjatësinë e trupit duke përdorur mjetin e përshtatshëm.

4. Të shprehë gjatësinë e trupit me njësi të ndryshme të marra sipas dëshirës.

Fjalë kyç: metër, centimetër, milimetër, njësi matëse, mjete matëse.

Mjetet:

teksti i nxënësit, metër shirit, metër druri, metër muratori, vizore,

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi veprimtari praktike nxitje diskutimi,

Realizimi i kuptimit diagrami shigjetor, lojë paraqitje grafike, të nxënët bashkëpunues,

Reflektimi tabela e koncepteve ndërtimi i shprehive studimore.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Veprimtari praktike):

Fëmijët nxirren te fusha sportive e shkollës ose në oborr. Të ndarë në grupe do të matin me hapa:

1. Gjatësinë e fushës së futbollit, 2. Gjerësinë e fushës së futbollit,

3. Gjatësinë e shkollës, . Gjerësinë e shkollës.

Pasi kryhen matjet, nxënësit japin rezultatet e tyre dhe i krahasojnë ato.

- Përse gjatësia e shkollës nuk ju doli me të njëjtin numër? Nxënësit shprehin mendimet e tyre.

Mësuesi/ja kërkon të dalë prej tyre përgjigja: Pra, hapi juaj nuk është i njëjtë. - Si mund t’i matim saktë

gjatësitë e ndryshme?

Realizimi i kuptimit:

Lexohet pjesa e parë e tekstit (biseda midis Blerimit dhe gjyshit).

U tregohet nxënësve metri. Me të mund të matim gjatësi të ndryshme:

m = 100 cm

cm = 10 mm

Metri është njësia për matjen e gjatësisë, ndërsa centimetri dhe milimetri janë pjesë të metrit.

Në figurat e librit nxënësit shohin se me çfarë mënyra të tjera mund të matim gjatësitë.

- Po përse na duhen gjithë këto njësi matëse? Gjatësitë e trupave janë të ndryshme.

- A mund të matim gjatësinë e klasës me vizore? Pse? Jo, sepse vizorja është shumë e shkurtër në

krahasim me gjatësinë e klasës.

Zgjedhja e mjetit varet nga gjatësia e trupit që do të matim.

Punohet me diagramin shigjetor për të përcaktuar përmasat relative të trupave.

19

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Lidh me shigjetë:

Plotëso:

më i (e) gjatë se

më i (e) shkurtër se

treni fletorja karrigia ___________

i rrituri klasa gishti ___________

libri makina varka ___________

shkolla fëmija një këmbë ___________

Fëmijët ndahen në grupe dhe zhvillojnë një lojë. Një nga fëmijët do thotë emrin e një trupi, ndërsa

tjetri do thotë mjetin matës të përafërt.

P.sh.:

Nxënësi I: - Me çfarë mund të matim bankën? Nxënësi II- Me dorë.

Nëse nxënësi nuk përgjigjet saktë, ai e ndërpret lojën dhe e vazhdon nxënësi tjetër.

Mjetet matëse të përafërta janë: një gisht, një dorë, një pëllëmbë, një këmbë, një hap.

Reflektimi (Veprimtari praktike):

Nxënësit kryejnë matjet e disa trupave me mjete të ndryshme që matin në mënyrë të saktë dhe jo

të saktë dhe e shprehin me njësinë e duhur. Plotësohet tabela:

Trupi gjatësia (jo e saktë) gjatësia (e saktë)

gjatësia e librit

_____ duar

gjerësia e librit _____ gishta _____ cm

lapsi _____ gishta _____ cm

gjatësia e bankës _____ pëllëmbë _____ cm

gjatësia e klasës _____ hapa _____ m

gjerësia e klasës _____ këmbë _____ m

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

Mësimi 2.2

Tema: Matja e vëllimit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përkufizojë me fjalët e tekstit vëllimin e trupave në tri gjendje.

2. Të përcaktojë njësitë dhe nënnjësitë matëse të vëllimit: litër, mililitër dhe cm 3 dhe lidhjen midis tyre.

3. Të matë vëllimin e trupave me mjete të ndryshme.

4. Të krahasojë vëllimin e trupave duke u bazuar te baza dhe lartësia e enës mbajtëse.

Fjalë kyç: vëllim, litër, mililitër, enë të shkallëzuara, centimetër kub (cm³).

Mjetet: teksti i nxënësit, enë njëlitërshe, enë gjysmëlitërshe, enë çereklitërshe, enë të vogla

100 ml, enë të shkallëzuara të formave të ndryshme, ujë, kub me brinjë 1 cm, trupa të vegjël.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Pyetje autorit Të lexuarit ndërveprues

Realizimi i kuptimit Mbajtja e strukturuar e shënimeve Ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi Veprimtari praktike Të nxënët bashkëpunues

20

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Pyetje autorit):

Leximi i dialogut midis gjyshit dhe nipit.

- Gjysh, çfarë po bën?

- Po zbraz qumështin në enë për ta zier.

- Ajo enë është e vogël, do të derdhet.

- Jo, Blerim. Këto enë, megjithëse kanë formë të ndryshme, kanë të njëjtin vëllim.

Pyetje autorit: Nxënësit do të bëjnë pyetje që lidhen me këtë pjesë. Orientohen nxënësit që të bëjnë

sa më shumë pyetje rreth saj. Ato mund të jenë të tilla:

1. Çdo të thotë vëllim?

2. Vetëm enët kanë vëllim? Po qumështi?

3. Si ka mundësi që ato kanë forma të ndryshme, por vëllim të njëjtë?

4. Po vëllimi i qumështit ndryshon kur e hedhim në enën tjetër?

5. A mund të matet vëllimi? Si?

6. Aty thuhet se vëllimi nuk varet nga forma. Gjithmonë ndodh kështu?

Kjo mënyrë i ndihmon nxënësit që të përfshihen në një të lexuar kritik të tekstit.

Realizimi i kuptimit (Mbajtja e strukturuar e shënimeve):

- Pyetjet që ju dolën nga leximi i fragmentit do t’u japim përgjigje së bashku.

Marrja e njohurive të reja do të bëhet nëpërmjet leximit individual të tekstit dhe mbajtjes së strukturuar

të shënimeve. Pasi lexojnë tekstin, nxënësit shënojnë konceptet kryesore. Mësuesi shënon në tabelë

fjalën vëllim dhe e ndan në tri pjesë të tjera.

Mjetet matëse dhe si maten

1. a. Trupat e lëngët (lëngjet)

maten me enë 1 litërshe, gjysmë

litërshe etj.

b. Lëngjet maten dhe me enë të

shkallëzuar.

2. Trupat e ngurtë:

a. Trupat e rregullt gjeometrikë:

gjatësi x gjerësi x lartësi

b. trupat e çrregullt: Vëllimi = me

sasinë e lëngut që zhvendos.

3. Trupat e gaztë: -Vëllimi = me

vëllimin e trupit në të cilin ndodhet

ajri.

Lexohet skema e mësipërme nga

nxënësit.

Vëllimi

Çfarë është?

1. Hapësira që zë një trup.

2. Madhësi që mund të matet..

Njësitë e matjes së vëllimit

1. Për lëngjet - litër, mililitër

1 l = 1000 ml

2. Për trupat e ngurtë e të

gaztë - cm 3

1 cm 3 = 1 ml

Reflektimi (Veprimtari praktike):

Veprimtari praktike me grupe për matjen e vëllimit të disa trupave. Secili grup duhet të ketë enë me

vëllim 1000 ml, 500 ml, 100 ml, enë të shkallëzuar (mundësisht të ngushtë dhe të gjerë), ujë, shishe,

tas dhe do të kryejë eksperimentet e mëposhtme:

Grupi I:1. Mat vëllimin e ujit të një tasi. E hedhin ujin e tasit në një enë të shkallëzuar dhe lexojnë

numrin përkatës.

Grupi II: Të hedhë në shishe 500 ml ujë. E matin vëllimin e ujit me enën gjysmëlitërshe dhe e hedhin

në shishe.

21

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Grupi III: Mat vëllimin e një trupi të vogël të ngurtë (gomë, sferë etj.). Hedhin një sasi uji në enën e

shkallëzuar dhe e matin vëllimin. Më pas hedhin në enë trupin dhe shohin përsëri vëllimin. Vëllimi i trupit

është i barabartë me ndryshimin e vëllimit të ujit.

Grupi IV: Krahason vëllimin e dy enëve me gjerësi të ndryshme dhe lartësi të njëjtë duke matur

vëllimin e ujit që mban secila. Pra, vëllimi varet nga gjerësia dhe lartësia e enës.

Grupi V: Krahason me sy vëllimin e ujit të dy enëve. Hidhet një sasi e njëjtë uji në disa enë. Nxënësit

krahasojnë me sy vëllimin e tyre. Pra, enët me forma të ndryshme mund të matin të njëjtin vëllim.

Vlerësohen nxënësit me notë për mënyrën e mbajtjes së shënimeve dhe për saktësinë e kryerjes

së matjeve.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

Mësimi 2.3

Tema: Matja e masës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë njësitë dhe mjetet matëse të masës.

2. Të përdorë peshoren për të matur masën e trupave të ndryshëm.

3. Të shprehë masën e trupit me njësi të marra sipas dëshirës.

4. Të krahasojë, pa i matur, masën e trupave të ndryshëm.

5. Të provojë që masa e trupit nuk varet nga forma e tij.

Fjalë kyç: masë, peshore, kandar, lloz, baraspeshë, kilogram, gram

Mjetet: teksti i nxënësit, peshore të thjeshtë, kandar, gurë peshe, trupa të ndryshëm, fruta, perime.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Tryeza rrethore Zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit Veprimtari praktike (matje) Ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi Lojëra Të nxënët bashkëpunues

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Tryeza rrethore)

Nxënësit të ulur në grupe (edhe nëse nuk janë në grupe, mund të kthehen nga shoku prapa, duke

formuar grupe 4-she), do të shkruajnë nga një fjali që ka lidhje me fjalën peshore. Të gjitha fjalitë do

të shkruhen me ngjyra të ndryshme. Nxënësit plotësojnë idenë e nisur nga shoku. Lexohen fjalitë që

kanë shkruar.

Kujtesë: Gjatë kësaj ore mësimi duhet pasur kujdes në përdorimin e fjalës masë që ngatërrohet

shpesh me fjalën peshë. Pesha është forcë. Masa është sasia e lëndës së trupit.

Realizimi i kuptimit

Lexohet hyrja e mësimit. Pyeten nxënësit për masën e trupit të tyre. - A keni të gjithë masë të njëjtë?

Diskutohen figurat e librit. Emërtohet çdo lloj peshoreje. U shpjegohet nxënësve parimi i saj që

mbështetet në parimin e llozit me pikë mbështetëse në mes. Theksohet, që të matim me peshore, duhet

22

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

të ketë baraspeshë të të dyja anëve të saj. Përcaktohet njësia matëse kg dhe nënnjësia g si dhe lidhja

midis tyre.

Njësia matëse kg, g (1 kg = 1000 g)

Masa Mjeti matës peshore (elektrike, me gurë, farmacie, kandar)

Ç’tregon?

sasinë e lëndës së trupit

Mirë është që në klasë të jenë siguruar 2-3 peshore. Nxënësit do të kryejnë disa matje me grupe, të

udhëhequr nga mësuesja.

Grupi I: Të shprehë masën e një trupi me gurë standard. Nga njëra anë vendosin një send dhe nga

ana tjetër gurë derisa të baraspeshohen. Themi se masa e trupit është …. g.

Grupi II: Të shprehë masën e një trupi me sende me masë të përafërt. Në njërën anë vendosin librin

dhe në krahun tjetër vendosin fletore derisa të baraspeshohen. Themi se libri e ka masën sa …. fletore.

Grupi III: Të provojë që masa e një trupi nuk varet nga forma e tij. Matet masa e një molle në peshore me

gurë. Molla ndahet në disa pjesë dhe vendoset përsëri në peshore. Masa është e njëjtë me të parën.

Reflektimi (lojëra):

Mësuesja i grupon nxënësit në mënyrë të tillë që të zhvillohen dy lojëra.

Loja I - Luhet loja shitësi dhe klientët. Nxënësit do të blejnë frutat dhe perimet që i kanë sjellë vetë.

Qëllimi është të kryhen sa më shumë matje të sakta, prandaj ndërrohet disa herë shitësi.

Loja II - Zhvillohet në çift. Një prej fëmijëve do të thotë: Pjepri ka masë më të madhe se molla, ndërsa

nxënësi tjetër do të përgjigjet shpejt me Po ose Jo. Nëse humbet, ndërrohen rolet. Qëllimi i lojës është

të krahasojë masën e trupave pa i matur.

Vlerësohen nxënësit.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

Shënim. Këtë orë nxënësit porositen të matin çdo ditë temperaturën më të ulët (në mëngjes) dhe më

të lartën (në mesditë rreth orës 1-2). Të dhënat t’i hedhin në një tabelë. Nëse nuk kanë mundësi t’i matin

vetë, të mbajnë shënim nga shërbimi meteorologjik në TV. Këto do të përdoren në mësimin praktik për

gjetjen e vlerës mesatare të temperaturës.

Ditët e javës e hënë e martë e mërkurë e enjte e premte e shtunë e diel

Temp.më e ulët

Temp.më e lartë

Mësimi 2.4

Tema: Matja e temperaturës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë mjetin dhe njësinë matëse të temperaturës.

2. Të emërtojë lloje të ndryshme termometrash.

3. Të matë temperaturën e trupit duke përdorur termometrin përkatës.

4. Të ilustrojë me shembuj nga jeta që trupat shkëmbejnë nxehtësi me njëri-tjetrin.

Fjalë kyç: temperaturë, nxehtësi, shkëmbim nxehtësie, termometër, zhivë, gradë Celsius.

Mjetet: teksti i nxënësit, termometër trupi, termometër uji, termometër ambienti, enë me ujë të

ngrohtë, me ujë të ftohtë dhe ujë me temperaturën e ambientit.

23

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Di, dua të di, mësova nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit Eksperimente, matje, tabelë konceptesh ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi Di, dua të di, mësova nxitje për të përsosur të shkruarin

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Di, dua të di, mësova):

Shkruhet në tabelë fjala temperaturë. Lihen nxënësit të mendojnë rreth saj dhe të plotësojnë kolonën

e parë të tabelës “Di, dua të di, mësova” me ato njohuri që kanë për këtë fjalë.

Di Dua të di Mësova

Realizimi i kuptimit

1. Lexohet në mënyrë individuale pjesa e parë e mësimit ku zhvillohet biseda midis gjyshit dhe Borës.

Gjatë leximit të pjesës nxënësit shënojnë në kolonën e dytë të tabelës pyetjet që mund t’u dalin nga teksti.

Disa prej këtyre pyetjeve që kanë lidhje me objektivat e orës së mësimit, mësuesi i shënon në tabelë.

2. Eksperiment: Kryhet eksperimenti që tregohet në libër. Dy nxënës vendosin në të njëjtën kohë

nga një dorë përkatësisht në ujë të ftohtë dhe në ujë të ngrohtë dhe dorën tjetër në ujë të zakonshëm.

Ndjesia e tyre për ujin e zakonshëm është e ndryshme. Atij që e ka dorën në ujë të ftohtë, i duket uji i

ngrohtë dhe atij që e ka dorën në ujë të ngrohtë, i duket i ftohtë uji i zakonshëm.

Përfundimi: Shqisa e të prekurit nuk na tregon temperaturën e saktë. Për këtë përdoret termometri.

3. Lexohet pjesa “lloje termometrash”. U tregohen nxënësve tri llojet e termometrave dhe parimin në

të cilin mbështeten (shkëmbimin e nxehtësisë). Sillen shembuj nga jeta për shkëmbimin e nxehtësisë

midis trupave.

Futim lugën në gotën me çaj të nxehtë. Pas pak luga do të nxehet, ndërsa çaji do të ftohet (çaji i dha

nxehtësi lugës).

a. Shtrëngojmë me duar një gotë me ujë të ftohtë për pak minuta. Do vëmë re që duart do të ftohen,

sepse i dhanë nxehtësi gotës.

b. Në dimër ajri brenda dhomës ngrohet, sepse merr nxehtësi nga kaloriferi.

Kryhen disa matje të temperaturës

1. temperatura e ajrit 2. temperatura e një nxënësi 3. temperatura e ujit të ftohtë dhe të ngrohtë

(përcaktohet temperatura e ngrirjes dhe e vlimit të ujit).

6. Plotësohet bashkë me nxënësit tabela:

Termometri

Llojet

termometër për ujin

termometër për ajrin

termometër për trupin e

njeriut

Ndërtimi

Përbëhet nga një gyp

qelqi.

Brenda gypit ka zhivë.

Ndarjet me viza dhe

numra.

Parimi

S h k ë m b i m i i

nxehtësisë midis

trupave.

Reflektimi

Nxënësit plotësojnë të pavarur kolonën e tretë të tabelës Di, dua të di, mësova me njohuritë që

morën. Ndonjë pyetje që nuk është sqaruar mund të lihet për detyrë shtëpie.

24

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Di

1. Në verë temperatura është

e lartë.

2. Në dimër temperatura është

e ulët.

3. Temperaturën e matim me

termometër.

4 . K u r s ë m u r e m i , k e m i

temperaturë të lartë.

Dua të di

1. A matet temperatura e çdo trupi?

2. Sa lloj termometrash ka?

3. A ndryshon temperatura e një

trupi?

4. Me çfarë shprehet

temperatura?

5. Si mund të ketë uji temperaturën

e dhomës?

Mësova

Ka 3 lloj termometrash.

Çdo trupi mund t’i matet

temperatura.

Temperatura shprehet

me gradë Celcius.

Trupat shkëmbejnë

nxehtësi me njëri-tjetrin.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet ndërtimi i termometrit me karton dhe pjesa e zhivës mund të bëhet me fill me

ngjyrë të kuqe të lëvizshme.

Mësimi 2.5

Tema: Vlera mesatare e temperaturës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të dallojë temperaturën më të ulët dhe më të lartë të ditës.

2. Të llogaritë temperaturën mesatare të çdo dite të javës.

3. Të llogaritë temperaturën mesatare të një jave.

4. Të përpilojë një tabelë me të dhënat dhe përfundimet e temperaturave mesatare të ditës dhe të javës.

Fjalë kyç:

dhe pozitive.

temperaturë më e ulët, temperaturë më e lartë, temperaturë mesatare, vlera negative

Mjetet: teksti i nxënësit, termometër i përgatitur me karton, të dhënat e temperaturave ditore, fletë

A4, makinë llogaritëse

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi lojë dyshe të nxënët bashkëpunues

Realizimi i kuptimit veprimtari praktike diskutim idesh

Reflektimi organizues grafik, turi i galerisë paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Nxënësit punojnë me termometrin e ndërtuar vet, që e ka të lëvizshme pjesën e zhivës. Kjo realizohet

me një fill të trashë, gjysma e të cilit është e bardhë dhe gjysma e kuqe.

Lojë dyshe me nxënësit. Njëri prej tyre e vendos treguesin e termometrit, p.sh., në temperaturën 5º

C dhe ndërkohë i thotë shokut të bankës që ta vendosë treguesin e termometrit të tij në një temperaturë

më të ulët (ose më të lartë). Më pas ndërrojnë rolet me njëri-tjetrin. Ata i lexojnë temperaturat për çdo

rast. U tregohet nxënësve edhe vlera negative e temperaturës.

25

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Realizimi i kuptimit

1. Hapet libri. Vëzhgohet grafiku në libër. Lexohen temperaturat më të ulëta dhe më të larta të ditëve të javës.

Theksohet se temperatura më e lartë e ditës shënohet në mesditë dhe më e ulëta në orët e para të

ditës (pa u zbardhur). U shpjegohet nxënësve si mund të gjejnë temperaturën mesatare të një dite:

Temp. më e ulët + 6 º C

Temp. më e lartë + 10º C

Temp. mesatare (6º C + 10º C ) : 2 = 16 : 2 = 8º C

Temperatura mesatare më e ulët e javës: Mblidhen temperaturat më të ulëta të çdo dite dhe shuma

pjesëtohet me numrin e ditëve, pra me 7. Po kështu veprohet edhe për temperaturën më të lartë.

Përcaktohen vlerat e temperaturave mesatare të grafikut në libër bashkë me mësuesin. Fëmijët mund

të kenë vështirësi në këtë ushtrim, sepse nuk e kanë marrë konceptin e mesatares së numrave dhe

veprimet me numra negativë, prandaj duhet të eliminohen rastet e vlerave negative të temperaturave.

Për temperaturat më të ulëta mësuesi mund të japë vlera të tjera në tabelë dhe nxënësit të përcaktojnë

temperaturën mesatare të javës. Për pjesëtimin mund të përdorin makinën llogaritëse.

Reflektimi (Punë e pavarur):

Çdo nxënës plotëson tabelën e vlerave mesatare të temperaturave të cilën e përpilon vetë. Të dhënat

për ditët e javës i kanë marrë shënim çdo ditë. Mësuesi, para se të fillojë puna, mund t’i unifikojë për të

gjithë nxënësit vlerat e temperaturës në mënyrë që përfundimet të dalin të njëjta.

temperatura

më e ulët

temperatura

më e lartë

temp.mes.

e ditës

e hënë e martë e mërkurë e enjte e premte e shtunë e diel temp.mes

13 ºC 10 ºC 8 ºC 11 ºC 10 ºC 14 ºC 11 ºC 11 ºC

21ºC

11 ºC

Turi i galerisë. Nxënësit vendosin punët në mur dhe vlerësojnë njëri-tjetrin për saktësinë e llogaritjeve.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. Të paraqesin me grafik, si në libër, temperaturat më të ulëta dhe më të larta të javës

që kanë vëzhguar.

Mësimi 2.6

Tema: Matja e kohës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë një pjesë të veprimtarisë së tij duke radhitur terma kohorë: më parë, pastaj, më pas etj.

2. Të shpjegojë kuptimin e kohës duke krahasuar intervale kohore të njohura.

3. Të përcaktojë mjetin dhe njësinë për matjen e kohës.

4. Të renditë intervalet kohore duke filluar nga më i vogli.

Fjalë kyç:

interval kohor, sekondë, orë, ditë, javë, muaj, vit, perëndim, lindje

Mjetet:

teksti i nxënësit, orë me rërë, orë e thjeshtë, kalendar.

26

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi parashikim me terma paraprakë zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit lexim i koduar i tekstit të lexuarit ndërveprues

Reflektimi organizues grafikë (kllaster, tabelë, paraqitje grafike e informacionit

zinxhiri i koncepteve)

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (parashikim me terma paraprakë):

Shkruhen në tabelë disa fjalë që tregojnë kohë. Nxënësit do të shkruajnë një tekst të shkurtër ku do

të përshkruajnë veprimet që kryejnë gjatë ditës.

Në fillim pastaj pak më vonë për herë në orën … në fund

Lexohen disa prej punëve të nxënësve.

Realizimi i kuptimit

Nxënësit do të lexojnë pjesën e parë, bisedën e gjyshit me nipin dhe do të mbajnë shënime me iniciale

sipër fjalëve. Me K do të shënojnë fjalët që tregojnë kohë dhe me M fjalët që tregojnë mjetin ose

mënyrën për matjen e kohës.

Pasi të mbarojnë, punojnë në çift me shokun e bankës për t’i grupuar.

Koha (K)

javë, e diel, paradite, ditë, ora 8, ora 12, pastaj,

tri orë, një orë, gjysmë ore etj.

Mjet ose mënyrë për matjen e kohës (M)

ora, hija e trupave, pozicioni i diellit, orë prej rëre,

ora e celularit

Fëmijët shpjegojnë me fjalët të tyre disa prej termave kohorë që kanë gjetur në tekst:

e diel - tregon ditën e fundit e javës, pas së shtunës dhe para së hën^s etj.

javë - tregon një kohë të gjatë, ka 7 ditë, fillon me të hënën e mbaron me të dielën etj.

paradite - pjesa e parë e ditës, pas mëngjesit, para drekës.

U tregohet nxënësve mjeti dhe njësia bazë e matjes së kohës.

mjeti koha njësia

ora

sekonda

Lexohet pjesa tjetër e tekstit dhe përshkruhen disa intervale kohore dhe formimi i tyre (bashkë me

mësuesin):

ditë nata - 24 orë, koha që i duhet Tokës të rrotullohet rreth vetes;

vit - 12 muaj, koha që i duhet Tokës të rrotullohet rreth Diellit;

stinë - 3 muaj, ndryshon moti etj.;

muaj - 4 javë, afërsisht 30 ditë.

Reflektimi (punë në grup)

Do të punohen tri detyra, nga një për çdo grup, të ndarë sipas niveleve;

Grupi I – Ushtrimi 4 i tekstit me kllaster:

27

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

mars

prill

maj

pranvera

vera

qershor

korrik

gusht

janar

shkurt

dhjetor

dimri

stinët

vjeshta

shtator

tetor

nëntor

Grupi II – Ushtrimi 5 i tekstit. Plotëso tabelën.

Muajt janar shkurt mars prill maj qershor korrik gusht shtator tetor nëntor dhjetor

Ditët 31 28 (29) 31

Grupi III – Do të renditë intervalet kohore nga sekonda te viti duke i shënuar në mënyrë të strukturuar.

Sekonda minuta ora dita java muaji stinët viti

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës dhe ndërtimi i orës me karton dhe akrepa të lëvizshëm.

Mësimi 2.7

Tema: Llogaritja e kohës.

Mësim praktik.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të krahasojë intervale kohore të ndryshme.

2. Të lexojë lloje të ndryshme orësh.

3. Të shprehë gjatësinë e intervalit kohor me njësi matëse të ndryshme.

4. Të grupojë intervale kohore sipas kohëzgjatjes së tyre.

Fjalë kyç: interval kohor, kohëzgjatje, sekondë, minutë, akrep, lavjerrës

Mjetet: teksti i nxënësit, lloje të ndryshme orësh, orë me karton, lavjerrës, shkrepëse, qiri, fill i

trashë, çelës.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Lojëra Nxitje e diskutimit

Realizimi i kuptimit Eksperimente, tabelë konceptesh Ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi Grupo, emërto Paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Lojëra):

Zhvillohen disa lojëra të shpejta në tabelë me dyshe të ndryshme fëmijësh.

1. Kush e shkruan më shpejt fjalën “ekskursioni”? Provojeni.

2. Kush vizaton më shpejt një drejtkëndësh dhe një trekëndësh? Provojeni.

3. Kush e kryen më shpejt veprimin: 5678 + 6341? Provojeni.

4. Kush e fryn më shpejt tullumbacen? Provojeni.

5. Kush e mban më shumë topin me këmbë? Provojeni.

Pasi mbarojnë lojërat, mësuesi/ja pyet:

28

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

- Çfarë vutë re në zhvillimin e lojërave?

- Përse disa lojëra u zhvilluan më shpejt dhe disa më ngadalë?

- Nga varet kjo?

Përfundimi: Për të kryer një veprimtari duhet një kohë e caktuar. Kjo varet nga veprimtaria që kryejmë,

nga personi që e kryen etj.

Realizimi i kuptimit (eksperimente):

Kryhen eksperimentet e librit dhe plotësohen fjalitë.

1. Qiriri digjet më ngadalë se shkrepësja.

2. Çelësi i lidhur me pe më të gjatë luhatet më shumë sesa çelësi i lidhur me pe më të shkurtër.

3. Biçikleta ecën më ngadalë se makina.

Ushtrime me orën. Emërtohen llojet e ndryshme të orëve që janë në libër. Lexohet koha te secila prej tyre.

Bëhen kthimet e njësive: 1 orë = 60 minuta 1 minutë = 60 sekonda

gjysmë ore = 30 min

çerek ore = 15 min

Mësuesja u tregon orën nxënësve duke i lëvizur disa herë akrepat dhe nxënësit e lexojnë atë. Më pas

mësuesja përcakton një orë, p.sh., ora 6 e 25 min. dhe nxënësit vendosin akrepat e orës prej kartoni që

kanë përgatitur në këtë orë. Kryhen disa ushtrime të tilla:

Eksperimente në grup. Nxënësit do të shprehin kohëzgjatjen e disa veprimtarive me njësi matëse të ndryshme.

Një nxënës kryen eksperimentin, ndërsa të tjerët do të ndajnë detyrat. Mund të ndërrohen rolet.

Nxënësi I- Do matë me lavjerrës

Nxënësi II - Do matë me përplasje duarsh.

Nxënësi III - Do matë me kërcitje duarsh. Nxënësi IV- Do matë me tik-takun e orës.

Nxënësi V – Kryen eksperimentin.

Plotësohet tabela nga secili nxënës paralelisht me matjet.

Veprimtaria lëkundje lavjerrësi kërcitje gishtash përplasje duarsh tik-taku i orës

1. Lexohet një paragraf. 17 23 20 19

2. Shkruhet një fjali.

3. Vizatohet një kafshë.

4. Recitohet një vjershë.

Reflektimi

Grupim intervalesh kohore të njëjta. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale në një fletë A4 për të

grupuar intervale kohore afërsisht të njëjta. Paraqitja mund të bëhet si më poshtë:

koha për të ngrënë = koha për tu larë

koha për të mësuar = koha për të parë televizor

koha për të parë një pjesë futbolli= koha e një ore mësimi

Vlerësohen punët e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Mat me saktësi sa kohë të duhet të bësh detyrat e matematikës, të mësosh gjuhën,

të këndosh një këngë.

29

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 2.8

Tema: Zbatime të njësive matëse

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë kuptimin e njësive standarde.

2. Të dallojë njësitë standarde nga instrumentet matëse.

3. Të përcaktojë njësitë dhe mjetet përkatëse për matjen e gjatësisë, vëllimit, masës, temperaturës dhe kohës.

4. Të argumentojë rëndësinë e përdorimit të njësive dhe mjeteve matëse standarde.

Fjalë kyç: njësi standarde, instrument matës, kilogram, litër, gradë Celsius.

Mjetet: teksti i nxënësit, enë e shkallëzuar, peshore, termometër uji, orë, metër shirit, fletore, letër A4.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi kllaster zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit lexim i koduar, eksperimente ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi ditari dypjesësh nxitje për të përsosur të shkruarit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Klasa punon me grupe për të plotësuar kllasterat përkatës.

sekondë

minutë

orë kohë muaj

kronometër

vit

javë

cm³

l ml

enë e shkallëzuar

vëllim

enë 1 litërshe

uji trupi ajri

termometër

temperaturë

matet

kg g

masë

sasi lënde

peshore

rrobaqepësi

druri muratori

cm m metër

0

C temperaturë

mesatare

këmbë

gjatësi

hapa

pëllëmbë

Lexohen kllasterat nga secili grup.

Realizimi i kuptimit (lexim i koduar, eksperiment në grup):

Lexohet paragrafi i parë në tekst dhe u shpjegohet fëmijëve përdorimi i njësive standarde.

- Ç’janë njësitë standarde? Si përdoren? Pse përdoren njëlloj në të gjithë botën?

- Gjithashtu u tregohet fëmijëve përdorimi i mjeteve matëse të ndërtuara mbi këto njësi standarde.

Punohet me lexim të koduar pjesa tjetër e tekstit. Nxënësit do të shënojnë në libër me M fjalët që

tregojnë mjete matëse dhe me NJ fjalët që tregojnë njësi matëse. Pasi mbarojnë, nxënësit lexojnë punët

e tyre, diskutojnë për to dhe plotësojnë së bashku me mësuesin tabelën e mëposhtme:

30

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Matjet Mjeti standard Njësia standarde

gjatësi metër metër (m)

vëllim (lëngje) enë e shkallëzuar litër (l)

masë peshore kilogram (kg)

temperaturë termometër gradë celsius (º c)

kohë orë sekonda

Eksperimente në grup. Secili prej grupeve do të kryejë nga një matje me mjetet përkatëse për gjatësinë,

masën vëllimin, temperaturën dhe kohën. Matjet do të bëhen për të njëjtin objekt ose dukuri nga çdo

grup. Nëse nuk sigurohen mjete matëse për çdo grup, atëherë mund të këmbehen mjetet me grupet e

ndryshme. Një nxënës në çdo grup mban shënimet për çdo matje.

Grupi I: Mat gjatësinë e bankës.

Grupi II: Mat masën e librit të diturisë.

Grupi III: Mat temperaturën e ujit.

Grupi IV: Mat vëllimin e së njëjtës sasi uji (një gotë).

Grupi V: Mat kohën që i duhet një nxënësi të lexojë tabelën e plotësuar më sipër.

Në fund secili grup jep rezultatet e matjeve. Ato duhet të dalin të njëjta për çdo grup. Arsyeja është

përdorimi i njësive dhe mjeteve standarde nga të gjithë.

Reflektimi

Në këtë pjesë mësimi punohen detyra me dy nivele:

Nxënësit me nivel të ulët punojnë ushtrimin 2 të librit, pra do të grupojnë në fletore fjalët e shkruara aty.

Nxënësit me nivel të lartë do të punojnë ditarin dypjesësh për të argumentuar rëndësinë e përdorimit

të njësive dhe mjeteve standarde.

Fragmenti

Njësitë e matjes janë standarde në

gjithë botën.

Edhe mjetet matëse janë ndërtuar mbi

këto njësi standarde.

Komenti

Nëse nuk do të ishin njësitë e

matjes standarde, njerëzit nuk do të

merreshin vesh për shkëmbimin e

mallrave. Koha nuk do të vlerësohej

njësoj në të gjithë botën...

Lexohen punët e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit me notë për përcaktimin e njësive dhe mjeteve matëse standarde si dhe për

mënyrën e argumentimit të rëndësisë së tyre.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

31

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Test nr. 2

Kreu II - Proceset e matjeve

1. Plotëso tabelën:

Matjet Mjetet matëse Njësitë standarde

koha

vëllimi

temperatura

masa

gjatësia

3. Plotëso:

1 m = ____ cm 1 kg = ______ g 1 vit = _____ muaj

3 l = _____ ml min = _____ sek orë = _____ min

4. Qarko alternativën e saktë:

a) Në korrik temperatura mund të jetë: 12 ºC 27 ºC -3 ºC

b) Në vjeshtë temperatura mund të jetë: 29ºC -6ºC 11ºC

c) Trupi që jep nxehtësi është: Toka Dielli Hëna

d) Trupi që merr nxehtësi është: kaloriferi Dielli duart

e) Gjatësia e shkollës mund të jetë: 60 m 3 km 425 cm

f) Gjatësia e tavolinës mund të jetë: 1 km 90 cm 87 mm

g) Gjatësia e fletores mund të jetë: 20 cm 50 cm 8 mm

h) Vëllimin më të madh e ka: 1 kg pambuk 1 kg mollë 1 kg dru

i) Vëllimin më të vogël e ka: 1 top tenisi 1 top pingpongu 1 top futbolli

j) Vëllimin më të vogël e ka: 1 makinë Benz 1 furgon 1 autobus

k) Ka masë më të madhe: 1 stilolaps 1 lugë çaji 1 libër

l) Ka masë më të vogël: 1 kg mjaltë 1 kg pambuk gjysmë kg hekur

m) Kanë masë më të madhe: 5 libra 5 fletore 5 kuleta

n) Mësimi fillon në orën 8.00. Tani ora është 11.20. Që nga fillimi i mësimit ka kaluar:

3 orë orë e 20 minuta 4 orë e 20 minuta

o) Në një enë të shkallëzuar kemi 30 ml ujë. Pasi hedhim disa gozhdë, niveli i ujit tregon 53 ml.

Vëllimi i gozhdëve është:

83 ml ml ml

p) Mami bleu 1 kg mollë, 2 kg dardha dhe gjysmë kg rrush. Mami bleu fruta gjithsej:

3 000 g 500 g 000 g

q) Erta mati temperaturën për 4 ditë. Ato shënonin: dita e parë 9º C, dita e dytë 12º C ,

dita e tretë 10º C dhe dita e katërt 5º C .Temperatura mesatare e katër ditëve është:

9º C 10º C 36º C

32

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Kreu 3

LËVIZJA DHE VENDNDODHJA

Mësimi 3.1

Tema: Gjërat që lëvizin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të krahasojë përshkrimet ose pamjet e një mjedisi për të zbuluar ndryshimin.

2. Të përcaktojë nëse ndryshimet e vrojtuara lidhen me lëvizjen.

3. Të përshkruajë lëvizjen e një trupi nëpërmjet krahasimit me një trup tjetër që është në qetësi.

4. Të dallojë trupat që lëvizin nga ata që janë në qetësi.

Fjalë kyç: lëvizje, trup që lëviz, trup në qetësi, largësi

Mjetet: teksti i nxënësit, fletorja e diturisë

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi lojë nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit lexo, puno në dyshe, shkëmbe të nxënët bashkëpunues, diskutim

mendime

idesh

Reflektimi ditari dypjesësh ndërtimi i shprehive studimore

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (lojë):

Nxënësit do të zhvillojnë në grup lojën”. Lëviz, lëviz…” e ngjashme me lojën “Fluturon, fluturon…

bleta”.

Të gjithë fëmijët do të vendosin gishtin tregues në tavolinë dhe do të dëgjojnë shokun që thotë:

”Lëviz … libri?” Nëse trupi që përmend shoku lëviz, nxënësit duhet të ngrenë gishtin lart, në të kundërt

gishti nuk lëvizet nga tavolina. Nxënësit që gabojnë nuk vazhdojnë lojën.

Gjatë kësaj loje nxënësit do të përdorin në mënyrë intuitive konceptin e lëvizjes, pa i krahasuar me trupa që

nuk lëvizin. Qëllimi i lojës është që të përmenden trupa që mund të lëvizin dhe ata që nuk mund të lëvizin.

Mësuesja u thotë fëmijëve nëse ka ndonjë mënyrë për t’i bërë të lëvizin disa trupa që nuk lëvizin.

P.sh.:

- Si mund të lëvizë banka? (duke e shtyrë). Po dera? (duke e tërhequr).

Realizimi i kuptimit

Kryhen tri veprimtari për të përcaktuar ndryshimet në një mjedis.

Ngrihen dy nxënës dhe qëndrojnë pranë tabelës. Të gjithë nxënësit e tjerë mbyllin sytë. Gjatë kësaj

kohe kryhen këto veprime:

a- Të dy nxënësit vizatojnë në tabelë diçka dhe qëndrojnë në vendin e mëparshëm.

b- Një nga nxënësit shkon te dera, ndërsa tjetri nuk lëviz.

c- Nxënësit shkojnë së bashku, të kapur prej dore, në fund të klasës.

Pas çdo veprimi, nxënësit e tjerë hapin sytë dhe shohin ndryshimet. Përcaktohet nëse kanë të bëjnë

me lëvizjen apo jo. Në rastin e parë nuk kemi të bëjmë me lëvizje, ndërsa me dy të tjerat po.

33

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Pyetje: - Ç’është lëvizja? Si do ta dallojmë një trup që lëviz?

Mësuesja u thotë nxënësve që këto përgjigje t’i gjejnë vet në bisedën midis gjyshit dhe fëmijëve.

Lexohet nga nxënësit në dyshe teksti i ndarë në dy pjesë. Pasi lexojnë pjesën e parë (deri te – u

përgjigj gjyshi), shkëmbejnë mendime me njëri – tjetrin, mund të bëjnë pyetje, të mbajnë shënime dhe

më pas i diskutojnë me të gjithë klasën. Po kështu veprohet edhe për pjesën e dytë.

Nxirren këto përfundime:

a. Ne e dallojmë një trup që lëviz kur e krahasojmë me një trup që është në qetësi. (pikë referimi)

b. Trupi lëviz nëse ndryshon largësinë nga trupi që është në qetësi.

c. Një trup mund të jetë në lëvizje në krahasim me një trup dhe në të njëjtën kohë mund të jetë në

qetësi në krahasim më një trup tjetër. (Shoferi është në qetësi në lidhje me makinën, por lëviz në lidhje

me hotelin.)

Shënim: Nuk u thuhet fëmijëve këtë orë se lëvizja ka të bëjë me ndryshimin e vendndodhjes, sepse

konceptin e vendndodhjes do ta mësojnë pas disa mësimeve.

Nxënësit i rikthehen edhe një herë veprimtarisë që kryen në fillim me dy nxënësit (rasti c). Saktësohet se

dy nxënësit lëvizën në lidhje me bankat dhe me nxënësit e tjerë, por nuk lëvizën në lidhje me njëri-tjetrin.

Vëzhgohen dhe komentohen 5 figurat e tekstit. Dallohen trupat në qetësi dhe në lëvizje.

Reflektimi (ditarin dypjesësh):

Punohen në fletoren e diturisë ushtrimet 2, 3 e 4 të tekstit duke përdorur ditarin dypjesësh.

Fragmenti

Treni ecën mbi urë.

Aeroplani fluturon lart.

Mësuesja lëviz në klasë.

Komenti

Pasagjerët janë në qetësi në krahasim me trenin,

janë në lëvizje në krahasim me urën.

Pasagjerët e aeroplanit që fluturon, janë në qetësi në

krahasim me vet aeroplanin, por janë në lëvizje në krahasim

me aeroplanin në tokë.

Mësuesja lëviz në krahasim me bankat dhe në krahasim me

nxënësit që janë ulur. Nxënësit në këmbë janë në

lëvizje në krahasim me nxënësit ulur dhe në krahasim me bankat.

Lexohen komentet e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

Mësimi 3.2

Tema: Pse lëvizin trupat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë shkaqet që i bëjnë trupat të lëvizin.

2. Të ilustrojë me shembuj lëvizjen e trupave të shkaktuara nga forca të ndryshme.

3. Të grupojë trupat sipas shkakut të lëvizjes së tyre.

34

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fjalë kyç:

lëvizje, forcë, muskuj, motor, forcë fizike, luhatje

Mjetet: teksti i nxënësit, etiketa të vogla, letër A4, ngjitës, fletore pune, fletore e diturisë,

foto me pamje që tregojnë lëvizje.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi veprimtari shkrimi zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit diagrami piramidal të lexuarit ndërveprues

Reflektimi organizues grafik paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në etiketa të veçanta emra trupash që lëvizin vetë ose i

lëvizin të tjerët. Pyeten nxënësit se si mund t’i grupojmë këta trupa. Disa nga mendimet mund të jenë:

- Trupa që lëvizin shpejt dhe ngadalë,

- Trupa që lëvizin vet dhe trupa që i lëvizin të tjerët,

- Trupa që lëvizin për një kohë të gjatë dhe për një kohë të shkurtër etj.

Mandej pyeten nxënësit:

- A keni menduar ndonjëherë se kush i bën këta trupa të lëvizin?

- Cili është shkaktari i vërtetë i lëvizjes së tyre?

- A mund t’i grupojmë trupat në bazë të shkakut të lëvizjes?

Pasi merren përgjigje nga nxënësit (nuk ka rëndësi si janë), mësuesi/ja i njeh nxënësit me objektin e mësimit.

- Sot do të përcaktojmë cili është shkaku i lëvizjes së trupave.

Realizimi i kuptimit

Lexohet pjesa teorike e mësimit në heshtje, në mënyrë individuale.

Diskutojnë me mësuesen pjesën shkencore të mësimit dhe komentohen figurat e tekstit. Arrihet në

përfundimin se lëvizja shkaktohet nga një forcë. Kjo forcë mund të ketë natyra të ndryshme.

Së bashku hedhin në një diagram piramidal informacionin e tekstit. Ndoshta fëmijët nuk kanë punuar

ndonjëherë me këtë metodë, prandaj drejtohen nga mësuesi. Fillohet nga etiketat me emrat e trupave

që shkruan në pjesën e parë të mësimit. Grupohen trupat sipas shkakut të lëvizjes dhe ngjiten në një

fletë formati. Sipër çdo grupimi shkruhet lloji i forcës që i lëviz ata trupa. Më pas përcaktohet natyra e

forcave, sipër saj shkaktari i vërtetë i lëvizjes dhe në krye shkruhet tema kryesore.

Lëvizja

Lëvizja shkaktohet nga forca.

Forca mund të ketë natyra të ndryshme.

Muskuj motor erë magnet forcë fizike ujë

35

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit materialet që kanë sjellë (foto që tregojnë lëvizje) dhe shpjegojnë

shkakun e lëvizjes së secilit.

Punohet ushtrimi 1 dhe 2 te Fletorja e punës dhe diskutohen përfundimet.

Reflektimi

Punë e pavarur në fletore. Punohen ushtrimet 1, 2 të tekstit. Ushtrimet paraqiten me organizues grafik:

Shkak – pasojë.

Ushtrimi 1

Forcë fizike shtytëse lëviz karroca me foshnjën forca e muskujve lëviz biçikleta

Forca e muskujve lëviz kali

Forca e motorit lëviz motoçikleta forca e erës lëviz anija me vela

Ushtrimi 2

Helika e ventilatorit

grirësja e perimeve

makina qepëse Me ndihmën e motorit lëviz (rrotullohet) makina larëse

(rrotullohet) soba me mikrovalë

lodrat e fëmijëve

Kontrollohen punët e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit me notë

Detyrë shtëpie jepet vazhdimi i Fletës së punës.

Mësimi 3.3

Tema: Ku lëvizin më lehtë dhe

më shpejtë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë lëvizjen e disa trupave me shpejtësi të ndryshme.

2. Të tregojë dy-tre faktorë që shpejtojnë ose ngadalësojnë lëvizjen.

3. Të vrojtojë varësinë midis lëvizjes dhe fërkimit.

Fjalë kyç:

Mjetet:

fërkim, sipërfaqe e lëmuar, sipërfaqe e ashpër

teksti i nxënësit, foto dhe kuriozitete të trupave që lëvizin shumë shpejt

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi kllaster zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit rishikim në dyshe të nxënët në bashkëpunim

Reflektimi pyetje- përgjigje diskutim idesh

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Plotësohet kllasteri. Klasa ndahet në tri grupe dhe secili grup plotëson përkatësisht trupat që

lëvizin në ujë, në ajër dhe në tokë.

36

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

të gjallë

Në ujë

jo të gjallë

Trupa që lëvizin

të gjallë Në tokë Në ajër të gjallë

jo të gjallë

jo të gjallë

Pasi lexohet kllasteri i plotësuar, përcaktohet për çdo nënndarje nga një trup që lëviz shpejt dhe ngadalë.

Nxënësit mund ta përshkruajnë me pak fjalë trupin dhe lëvizjen e tij. Tani mund të lexojnë kuriozitetet

që kanë për kafshën më të shpejtë në ujë, në tokë, në ajër. Njeriun që vrapon më shpejt (atlet). Makinën

më të shpejtë. Avionin më të shpejtë etj.

Realizimi i kuptimit

- Ju përmendët shumë trupa që lëvizin shpejt dhe ngadalë. Por nga varet shpejtësia e trupave? Kur

mund të lëvizim më shpejt ose ngadalë? Këto fëmijë do t’i zbuloni vet duke parë dhe lexuar tekstin.

Hapen librat. Nxënësit punojnë në dyshe: nxënësi A dhe tjetri nxënësi B. Në fillim lexohet në

heshtje materiali i shkurtër që është në tekst. Pasi e kanë studiuar në mënyrë individuale, nxënësit

bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Nxënësi A tregon një faktor që ngadalëson ose shpejton lëvizjen. Më

pas vazhdon nxënësi B duke mos përsëritur fjalët e nxënësit A. Kjo vazhdon derisa të përmenden të

gjithë faktorët.

Pas punës në dyshe, mësimi diskutohet me të gjithë klasën. Kujdes i kushtohet komentit të figurave

që janë një mjet ndihmës dhe shembujve të sjellë nga jeta.

Shkruhet në tabelë:

Lëvizim më lehtë

në rrugë të asfaltuar

në rrugë fushore

në drejtim të erës

me ski në borë

Lëvizim më ngadalë

në rërë

në rrugë malore

në drejtim të kundërt me erën

me këpucë në borë

Në tekst nxënësit ndeshin fjalën fërkim. U shpjegohet se fërkimi është një forcë që pengon lëvizjen

dhe lind në pjesën ku takohen dy trupa, p.sh., këmba e njeriut me tokën. Kjo shpjegon dhe faktin se në

mjediset pa ajër trupat lëvizin njësoj, sepse nuk ka fërkim. Sa më i madh të jetë fërkimi, aq më e vogël

është shpejtësia e lëvizjes. Konkretizohet me shembuj.

- Kur lëvizim me patina fërkimi është më i vogël se kur lëvizim me këpucë, prandaj ecim më shpejt.

- Një trup e shtyjmë më lehtë mbi xham, sesa në tokë. (Toka ka sipërfaqe të ashpër, ndërsa xhami jo.)

Reflektimi

Punohen pyetjet e tekstit.

Punohen dhe ushtrime nga Fletorja e punës (ushtrimi 2 dhe 3).

Tani nxënësit mund të lexojnë kuriozitetet që kanë për kafshën më të shpejtë në ujë, në tokë, në ajër.

Njeriun që vrapon më shpejt (atlet). Makinën më të shpejtë. Avionin më të shpejtë etj.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

37

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 3.4

Tema: Drejtimi dhe llojet

e lëvizjes

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë drejtimet bazë të lëvizjes: horizontal dhe vertikal.

2. Të dallojë llojet e lëvizjeve të drejta, të lakuara dhe rrethore duke u nisur nga trajektorja.

3. Të ilustrojë me të paktën nga një shembull llojet e lëvizjes në drejtimin horizontal dhe vertikal.

Fjalë kyç:

drejtim horizontal, vertikal, trajektore, vijë e lakuar, e drejtë rrethore

Mjetet: teksti i nxënësit, foto të fëmijëve nga këndi i lojërave, fletore e diturisë.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi stuhi idesh diskutim idesh

Realizimi i kuptimit vëzhgo, diskuto, tabelë konceptesh ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi veprimtari praktike zbatim njohurish

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Diskutim idesh me nxënësit):

Bashkëbisedohet me nxënësit për këndin e lojërave. Nxënësit shohin fotot që kanë sjellë me pamje

nga këndi i lojërave.

- Çfarë kanë të përbashkët këto lodra? (Janë të gjitha në lëvizje.)

- Cila prej tyre ju pëlqen më shumë? Pse?

- A ndieni frikë te ndonjëra prej tyre? Te cila? Si lëviz ajo?

- Te cila lojë ju merren mendtë? Pse?

- Çfarë forme kanë shinat e trenit të fëmijëve?

- Po karuseli si rrotullohet?

Realizimi i kuptimit

U tregohen fëmijëve dy drejtimet bazë të lëvizjes: vertikale dhe horizontale. Shënimi bëhet me

shigjetë. Vizatohen në tabelë dy vija: një vertikale dhe tjetra horizontale.

Vëzhgohen dhe komentohen tri figurat e para për të përcaktuar vetëm drejtimin e lëvizjes.

Demonstrim: Merret shkumësi dhe lëvizet duke e shtrënguar në tabelë. Vija që la shkumësi quhet

trajektore e trupit. Edhe ne kur ecim përshkojmë një trajektore. Po si është ajo?

Vizatohen tri llojet e vijave: e drejtë e lakuar rrethore

Dhe trajektoret e trupave janë rrethore, të drejta dhe të lakuara.

Komentohen figurat e tjera të tekstit. Përcaktohet për çdo rast drejtimi dhe llojet e lëvizjes.

Plotësohet tabela e koncepteve me trupat e ushtrimit 2 duke shtuar dhe disa raste nga këndi i lojërave.

Trupi që lëviz drejtimi i lëvizjes lloji i lëvizjes

autobusi horizontal i lakuar

molla (kur bie nga pema) vertikal

i drejtë

ashensori vertikal i drejtë

CD në kompjuter horizontal rrethor

karuseli vertikal rrethor

treni horizontal i lakuar

38

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Reflektimi (Veprimtari praktike):

Nxënësit dalin në oborrin e shkollës dhe praktikojnë disa lloje lëvizjesh.

1. Lëvizje horizontale e drejtë: ecin në vijë të drejtë të kapur te supi i shokut.

2. Lëvizje horizontale e lakuar: ecin në formë gjarpërushe përsëri të kapur te supi i shokut.

3. Lëvizje horizontale rrethore - rrotullohen të kapur pas njëri-tjetrit.

4. Lëvizje vertikale e drejtë - bëjnë kërcime pupthi në vend në mënyrë individuale.

Hyjnë në klasë.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

Mësimi 3.5

Tema: Vendndodhja e trupave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përkufizojë me fjalët e veta se ç’tregon vendndodhja e një trupi.

2. Të tregojë vendndodhjen e një trupi duke përdorur fjalët ndihmëse: majtas, djathtas, para, pas etj.

3. Të orientohet gjatë lëvizjes duke përdorur pika referimi (trupa të palëvizshëm).

Fjalë kyç: vendndodhje, pikë referimi, pozicion, majtas, djathtas etj.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletore

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi situatë problemore nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit vëzhgo-diskuto, mbajtje

e strukturuar e shënimeve

ndërtimi i shprehive

studimore

Reflektimi lojë zbatim i njohurive

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Situatë problemore):

- Nesër do të ftoni për ditëlindje një shok, por ai nuk e di shtëpinë tuaj. Si do t’ia tregoni, që ai të mos

lodhet për ta gjetur shtëpinë?

2 - 3 nxënës përshkruajnë me fjalë se ku ndodhet shtëpia e tyre.

- A mund ta gjeni me këto të dhëna se ku ndodhet shtëpia e shokut? Përgjigjet mund të jenë Po dhe Jo.

Nxënësi I- Po, ai e përshkroi saktë. Unë e di ku ndodhet posta. Do marr rrugën në të majtë, te kthesa e parë.

Nxënësi II - Jo, unë nuk e di ku është dyqani i ushqimeve që tha shoku. Aty mund të ketë shumë të tilla.

- Pra, fëmijë, që të gjejmë se ku ndodhet një objekt duhet ta përcaktojmë saktë vendndodhjen e tij.

- Po ç’është vendndodhja e një objekti?

- Si mund ta përcaktojmë saktë atë?

- Nga varet ajo?

Këto do t’i shohim së bashku në libër.

39

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Realizimi i kuptimit

Hapet libri dhe punohet me figurat. Lexohen etiketat për trupat. Të gjitha këto fjalë na ndihmojnë të

përcaktojmë vendin se ku ndodhet një trup, pra vendndodhjen e tij.

Ilustrohet vendndodhja me shembuj të tjerë nga klasa.

Tavolina e mësueses ndodhet në të majtë të klasës, pranë dritares dhe përpara dollapit.

Regjistri ndodhet mbi tavolinë, pranë çantës dhe në të djathtë të vazos me lule.

Komentohet pjesa e dytë e mësimit. Lexohet biseda e zhvilluar midis fëmijëve dhe argumentohet se kush

ka të drejtë. Ilustrohet me shembull nga klasa. Mësuesja është e kthyer përballë nxënësve, dhe nxënësit

përshkruajnë vendndodhjen e derës. Përfundimi nuk është i njëjtë, sepse varet nga pozicioni ynë.

Mësuesja shkruan në mënyrë të strukturuar për vendndodhjen e trupave:

Ç’është?

Vendi në të cilin qëndrojmë quhet

vendndodhje. Trupat e ndryshëm kanë

vendndodhje të ndryshme.

Si përcaktohet?

Vendndodhja përcaktohet duke

krahasuar me një trup të palëvizshëm

Na ndihmojnë fjalët: para, pas, majtas

Vendndodhja e trupave

Nga varet përcaktimi i saj?

Varet nga pozicioni dhe shikimi ynë

ndaj objektit.

Punohet ushtrimi 2 te Fletorja e punës.

Shiko origjinalin

Objekti

Tabela

Dera

Tavolina e mësueses

para pas lart poshtë djathtas majtas

Reflektimi (lojë):

Loja 1: zhvillohet me dy nxënës. Njëri prej tyre mendon një trup pa e treguar, ndërsa tjetri mundohet

ta gjejë duke u orientuar prej shokut nga lëvizjet që ai bën. P.sh.: Trupi ndodhet pas bankës së tretë.

Nxënësi shkon atje dhe thotë një trup që mendon se mund të jetë. Nëse nuk e gjen, vazhdon orientimi.

Trupi ndodhet në të majtë të Dorinës. Mos është …. Loja vazhdon derisa të gjendet trupi.

Loja 2: Lojë me shokun e bankës. Një nxënës fsheh një trup dhe shoku tjetër mundohet ta gjejë me

5 pyetje.

- A është sipër tavolinës? Po

- A është në të majtë të karriges sime? Jo etj.

Pas mbarimit të lojës lexohet rubrika përmbledhëse: Unë zbulova se…

Vlerësohen nxënësit.

Detyrë shtëpie jepet pjesa tjetër e Fletës së punës dhe ushtrimi 2 dhe 3 në libër.

40

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 3.6

Tema: Zhvendosja e trupave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përkufizojë rregullën e zhvendosjes së një trupi.

2. Të përshkruajë 2-3 zhvendosje të trupave në lidhje me një objekt të palëvizshëm (pika e referimit).

3. Të dallojë trajektoren nga zhvendosja e një trupi.

4. Të argumentojë varësinë midis vendndodhjes së trupit dhe funksionit të tij.

Fjalë kyç:

Mjetet:

zhvendosje, trajektore, vendndodhje, objekt krahasues, pikë referimi.

teksti i nxënësit, fletore me kuti katrore, kubi në të cilin janë shkruar 6 kërkesat

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi tryeza rrethore zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit kubimi ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi detyrë praktike paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Shkruhet në tabelë: VENDNDODHJA E TRUPAVE

Nxënësit, të ulur në grupe, shkruajnë nga një fjali në një fletë në lidhje me këtë temë. Fleta kalon

me radhë te çdo anëtar i grupit. Nuk duhet që fjalitë të përsëriten, prandaj duhet të jenë të vëmendshëm,

kur shkruan shoku. Secili prej tyre mund të shkruajë me ngjyra të ndryshme. Kjo mënyrë do

të shërbejë për një rikujtim të njohurive të mësimit të mëparshëm, por njëkohësisht ndihmon për të

kuptuar zhvendosjen e trupave. Kur mbaron puna, lexohen fjalitë. Ato mund të jenë të tilla:

Çdo trup ka vendndodhjen e tij.

Trupa të ndryshëm kanë vendndodhje të ndryshme.

Vendndodhja është vendi në të cilin qëndrojmë.

Vendndodhja na ndihmon të orientohemi.

Për të përcaktuar vendndodhjen na ndihmojnë fjalët: majtas, lart, anash, sipër etj.

- Fëmijë, a mund të ndryshojë vendndodhja e trupit? Përgjigjen e saktë do ta japim sot.

Realizimi i kuptimit

Hapen librat. Lexohet mësimi dhe komentohen figurat.

Bora qëndron në vend, ndërsa Blerimi lëviz drejt saj.

Autobusi ka lëvizur nga Tirana e Re në Durrës.

Makina po lëviz drejt pikës X, ndërsa biçikleta po i largohet pikës X.

Të gjithë këta trupa kanë ndryshuar vendndodhjen, pra themi se janë zhvendosur. Për të treguar

zhvendosjen duhet ta krahasojmë me një objekt që nuk lëviz dhe që shërben si pikë referimi.

Nxënësit përshkruajnë disa zhvendosje të trupave në klasë. Mësuesi/ja ishte pranë tabelës, tani

është pranë bankës së tretë. Nxënësi/ja ishte në shtëpi, tani është në shkollë etj.

U tregohet nxënësve trajektorja (vija që përshkruan një trup gjatë lëvizjes) dhe zhvendosja me

anë të vizatimit në tabelë.

41

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Përdoret teknika e kubimit. Secili nxënës do përshkruajë nga dy faqe të kubit. Mund të ndahen me

grupe ose sipas rreshtave.

Grupi I. Përshkruaj zhvendosjen që bën autobusi nga një stacion te tjetri.

Grupi II. Krahaso zhvendosjen e autobusit me trajektoren që bën ai.

(ndryshimi, të përbashkëtat)

Grupi III. Shoqëro zhvendosjen e autobusit me zhvendosjen e trupave të

tjerë të transportit.

Grupi IV. Analizo zhvendosjen e autobusit, çfarë ndryshon, në lidhje me

cilin trup kryhet ajo etj.

Grupi V. Zbato: Përse përdoret zhvendosja e autobusit?

Si ndikon ajo te njerëzit?

Grupi VI. Argumento varësinë e vendndodhjes së stacioneve të autobusit

me qendrat e banuara.

Lexohen punët e fëmijëve.

Reflektimi

Nxënësit vizatojnë në fletoren me kuti katrore lëvizjen e një trupi sipas kutive dhe gjejnë se sa kuti

ka përshkuar trupi (trajektoren) dhe sa është zhvendosur ai.

Kontrollojnë punët me njëri-tjetrin.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet ushtrimi 4 në libër dhe Fletë pune.

Mësimi 3.7

Tema: Orientimi me anë të Diellit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë se çdo të thotë të orientohesh në natyrë.

2. Të përcaktojë 4 drejtimet kryesore të horizontit me anë të Diellit.

3. Të tregojë të paktën dhe një mënyrë tjetër të orientimit në hapësirë.

Fjalë kyç: orientim, anë të horizontit, veri, jug, lindje, perëndim, myshk.

Mjetet:

teksti i nxënësit, hartë, materiale nga enciklopedia.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi harta e konceptit paraqitje grafike e informacionit

Realizimi i kuptimit shënime mbi shënime të lexuarit ndërveprues

Reflektimi veprimtari praktike zbatimi i njohurive

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (harta e konceptit):

Nxënësit plotësojnë në grup hartën e konceptit.

Çfarë është?

Ku qëndron?

forma

Si duket? ngjyra

Dielli madhësia

Përse shërben?

42

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Lexohen punët e nxënësve. Nëse nuk është përmendur se Dielli na shërben edhe për t’u orientuar

në hapësirë, thuhet nga mësuesi/ja.

Realizimi i kuptimit (shënime mbi shënime):

- Çdo të thotë të orientohesh në hapësirë? Si mund të orientohemi me anë të Diellit? A ka mënyra

të tjera për t’u orientuar?

Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve do të studiojmë në grup mësimin dhe do të mbajmë

shënime mbi shënime. Përcaktohen numrat 1, 2, 3 dhe treguesit për çdo numër. Mësuesja shkruan

në tabelë:

Numri 1 është ideja kryesore, orientimi.

Numri 2 janë llojet e orientimit.

Numri 3 tregon mënyrën se si mund të orientohemi.

Nxënësit, pasi lexojnë mësimin, i mbajnë shënimet në etiketa letre pa vendosur numrat. Nëse

është hera e parë që përdoret kjo teknikë, shoqërohet çdo fazë nga mësuesi/ja. Pasi kanë shënuar

idetë kryesore që lidhen me numrat e mësipërm, do t’i grupojmë sipas modelit të mëposhtëm:

1. Orientimi në hapësirë

2. Dielli

a. Në mëngjes dielli tregon Lindjen.

b. Në mesditë dielli tregon Jugun.

c. Pasdite dielli tregon Perëndimin.

3. Pemët

a. Rrathët e dendur tregojnë Veriun.

b. Korja e ashpër, me myshqe, tregon Veriun.

Mund të shtohet se orientimi natën bëhet edhe me yllin polar që tregon Veriun. Nxënësit lexojnë

materiale që kanë sjellë nga interneti ose enciklopedia për fëmijë.

Diskutohet se si mund të gjenden anët e tjera të horizontit, kur dihet vetëm njëra prej tyre. U tregohet

nxënësve edhe harta e Shqipërisë dhe drejtimet kryesore në të. Mund të ilustrohet me shembuj të

qyteteve. Kukësi në veri të Shqipërisë, Saranda në jug etj.

Reflektimi

Nxënësit dalin në oborr 10 minuta. Përcaktojnë praktikisht anët e horizontit. Sugjerohet që kjo orë

mësimi të zhvillohet orën e parë të ditës, në mënyrë që nxënësit ta kenë të lehtë të përcaktojnë Lindjen.

Hapin krahët dhe kthehen me fytyrë nga Dielli që tregon Lindjen. Pas tyre është Perëndimi, në të majtë

është Veriu, kurse në të djathtë është Jugu. Këtu i jepet përgjigje edhe pyetjes 5 të librit duke treguar

drejtimin nga sheh shkolla.

Hyjnë në klasë.

Vlerësohen nxënësit për përcaktimin e anëve të horizontit.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

43

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Kreu 4

MAGNETET

Mësimi 4.1

Tema: Ç’janë magnetet?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të klasifikojë përmes vrojtimit materialet magnetike dhe jomagnetike.

2. Të tregojë formën dhe përbërjen e magneteve.

3. Të identifikojë ndikimin e kushteve të ndryshme në fuqinë e magnetit.

4. Të demonstrojë se materialet magnetike mund të shtyjnë ose tërheqin materialet e ngjashme.

5. Të përcaktojë polet e një magneti të panjohur nëpërmjet një magneti me pole të njohura.

Fjalë kyç: magnet, magnetizim, pole, fuqi magnetike, veti magnetike.

Mjetet: teksti i nxënësit, magnete me pole të përcaktuara, magnete të tjera, trupa prej hekuri,

çeliku, plastike, qelqi, pambuku, druri.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi stuhi mendimesh zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit ditari dypjesësh ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi harta e konceptit paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (stuhi mendimesh):

Plotësohet kllasteri për vetitë e metaleve.

të fortë

të shkëlqyeshëm

vetitë e metaleve

përcjellës të zërit

shkrijnë në

temperatura të larta

përcjellës të

elektricitetit

Në tavolinë mësuesi ka vendosur një gozhdë të madhe. Pyeten nxënësit:

- Si mund ta bëjmë gozhdën që të lëvizë?

1. Mund ta shtyjmë. Një nxënës e shtyn atë duke i ndryshuar vendndodhjen

2. Mund ta tërheqim. E tërheq në drejtim të vetes një nxënës.

- A ka ndonjë mënyrë që gozhda të lëvizë pa e prekur?

Nëse nuk thuhet nga nxënësit, atëherë mësuesi/ja afron magnetin pranë saj dhe nxënësit komentojnë lëvizjen.

U tregohet magneti dhe përcaktohet përbërja e tij.

Pra, ky lloj metali ka një veti të veçantë për të tërhequr trupa të tjerë.

Realizimi i kuptimit

Hapen librat dhe vëzhgohen figurat. Lexohet dhe diskutohet pjesa e parë e mësimit. Përforcohet nga

mësuesi duke përcaktuar këto pika:

a- Magneti është një metal që tërheq metale të tjera.

44

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

b- Ka forma të ndryshme, si: shufër, në formë U-je, sferike, gjilpërë.

c- Ka dy pole: veri që shënohet me të kaltër dhe jug që shënohet me të kuqe.

Për të provuar vetitë e ndryshme kryhen eksperimente dhe shënohen në ditarin dypjesësh.

Eksperimenti

1. Afrohet magneti te një gjilpërë. Pasi hiqet magneti, gjilpëra

afrohet te disa kapëse.

2. Afrojmë dy pole të njëjta (ngjyrat e kuqe).

3. Afrojmë dy pole të kundërta (ngjyrën e kuqe dhe të

kaltër).

4. Afrojmë magnetin pranë disa trupave, si: lapsi, goma, gota

e qelqit, çelësi, gjilpëra, libri, kapëse letrash, vizore.

5. Vendosim polin e magnetit pranë disa gozhdëve dhe më

pas vendosim mesin e magnetit pranë tyre.

6. E vendosim magnetin larg gozhdëve. Më pas e afrojmë

ngadalë.

7. Vendosim magnetin poshtë bankës dhe e lëvizim në drejtime

të ndryshme.

Rezultati

1. Gjilpëra tërheq kapëset. Magneti mund të magnetizojë

trupa të tjerë metalikë.

2. Magnetet shtyhen nga njëri-tjetri.

3. Magnetet tërhiqen me njëri-tjetrin.

4. Magneti tërheq trupat prej hekuri, çeliku, nikeli. Magneti

nuk tërheq trupat prej plastike, gome, druri, qelqi.

5. Magneti ka më shumë fuqi tërheqëse te polet.

6. Fuqia e magnetit është më e vogël në largësi.

7. Druri nuk pengon vetitë tërheqëse të magnetit.

Punohet në tabelë ushtrimi 3 i Fletores së punës. Përcaktohen polet e një magneti, kur dihet poli

i një magneti tjetër. Mund të kryhet dhe si eksperiment para se të punohet. Këtu shfrytëzohet vetia

që polet e kundërta tërhiqen ndërsa polet e njëjta shtyhen.përcjellës të zërit

V J V V

Reflektimi

Plotësohet harta e konceptit në grup dhe lexohet.

jug

shufër

rrethore

U-je forma

përbërja

metal

veri

polet

MAGNETI

e kundërta

tërhiqen

e njëjta shtyhen

merr drejtimin

jug-veri

fuqia

vetitë

në largësi e dobët

në pole e madhe

kur copëtohet magneti,

fuqia zvogëlohet

tërheq metalet

magnetizon trupat

që tërheq

nuk tërheq qelq

dru

plastikë

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet ushtrimi 2 dhe 3 në libër dhe pjesa tjetër e ushtrimeve të Fletës së punës.

45

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 4.2

Tema: Ku përdoren magnetet?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të tregojë dy-tre shembuj të përdorimit të magneteve në objekte të njohura.

2. Të përdorë busullën për t’u orientuar në natyrë.

3. Të zhvendosë një objekt duke përdorur forcën magnetike.

Fjalë kyç:

busull, gjilpërë magnetike, elektromagnet, orientim

Mjetet: teksti i nxënësit, busull, magnet, gjilpërë magnetike ose gjilpërë e thjeshtë,

bukëpeshku, letër me ngjyra, kapëse fletoreje, foto të pajisjeve që kanë magnet.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi imagjinatë e drejtuar të lexuarit ndërveprues

Realizimi i kuptimit punë e drejtuar, veprimtari praktike të nxënët bashkëpunues

Reflektimi pyetje-përgjigje diskutimi i ideve

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (imagjinatë e drejtuar):

U lexohet nxënësve teksti i mëposhtëm me ndalesa. Ata imagjinojnë situatën dhe japin parashikimin

e ngjarjes.

Një grup biologësh janë nisur për të eksploruar. Është mëngjes i bukur. Ata duhet të shkojnë në

drejtim të perëndimit. Si do të orientohen? Merren përgjigje nga nxënësit. (Nga lindja e Diellit).

Në mesditë u ulën të pushojnë pak. Pastaj duhet të nisen për nga veriu. Cili mund t’i ndihmojë për

të gjetur rrugën e duhur? (Dielli tregon drejtimin e jugut.)

Po afrohet mbrëmja dhe biologët duhet të vazhdojnë rrugën në drejtim të veriut. Si do veprojnë?

(Shohin perëndimin e diellit.)

I zuri nata afër pyllit. Vazhdimi i rrugës do të jetë në drejtim të lindjes. Diell nuk ka. Çfarë do të

bëjnë? (Përdoret orientimi me anë të drurëve të pyllit ose yllin polar.)

Afër mëngjesit u qetësuan rreth dy-tre orë dhe u bënë gati të nisen. Por rrugës qielli u nxi dhe filloi

të binte shi. Tani rruga e tyre e ka drejtimin nga lindja. Po si mund ta gjejnë? (Nëse nxënësit nuk

japin përgjigje, plotësohet nga mësuesi\ja):

Në këtë rast do përdorim busullën. Po ç’është busulla? Nxënësit tregojnë ato njohuri që kanë për të.

Realizimi i kuptimit

U tregohet nxënësve parimi i ndërtimit të busullës. Ajo mbështetet në vetinë që ka magneti për të

marrë drejtimin veri-jug. Ta provojmë së bashku këtë:

Merret një gjilpërë e hollë magnetike (në mungesë të saj fërkohet një gjilpërë e zakonshme me

polin e veriut të një magneti) dhe vendoset mbi një copë të vogël bukëpeshku. Gjilpëra do të lëvizë

pak derisa të marrë një drejtim të caktuar. Ky është drejtimi veri-jug.

Shohin busullën në libër. Vizatohet në tabelë dhe tregohet drejtimi i veriut nëpërmjet shigjetës së

kuqe. Nëse gjendet veriu, nxënësit e kanë të lehtë të përcaktojnë anët e tjera të horizontit.

Punë e drejtuar nga mësuesi.

46

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Nxënësit mësojnë të përdorin busullën. E vendosin në një vend të sheshtë dhe presin sa të marrë

drejtimin veri -jug. Kryhet kjo veprimtari me grupet e nxënësve në korridorin e shkollës për të përcaktuar

se në cilin drejtim ndodhen: klasa, salla e mësuesve, drejtoria, dentisti, palestra.

Trupi

drejtimi

Klasa

jug

Salla e mësuesve veriu

Drejtoria

lindja

Dentisti

jugu

Palestra

perëndimi

Lexohen shembujt e tjerë të përdorimit të magnetit. Shtohen njohuritë me materiale të tjera.

Magnetet përdoren në industri (elektromagnetet), te pajisjet elektro-shtëpiake (frigoriferi, televizori), te

lodrat e fëmijëve, në shkollë te tabelat magnetike etj.

Veprimtari praktike: Ndërtohet një varkë letre. Brenda saj vendosen 2-3 kapëse letre. Varka vendoset

në ujë. Magneti mbahet jashtë varkës dhe lëvizet. Njëkohësisht me magnetin lëviz edhe varka, sepse

magneti tërheq kapëset që janë në të.

Kështu nxënësit kanë përdorur forcën magnetike për të vënë në lëvizje një mjet.

Reflektimi

Punohet rubrika Aktivizohu dhe përgjigju. Përgjigjja e parë përdoret si argument fakti që Toka është

një magnet i madh, e cila e ka jugun magnetik te poli verior (gjeografik), prandaj gjilpëra magnetike

tregon të njëjtin drejtim.

Punohen me gojë dhe dy ushtrimet e tjera, ndërsa ushtrimi 4 punohet në fletore.

Vlerësohen nxënësit për njohuritë rreth magneteve, përdorimit të tyre dhe orientimit me busullën.

Detyrë shtëpie jepen 4 ushtrimet e para nga Fletorja e punës.

47

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Test nr. 3

Krerët 2 dhe 3: Lëvizja dhe vendndodhja, Magnetet

Qarko alternativën e saktë:

1. Avioni me pasagjerë sapo u nis nga aeroporti. Ne mund të themi:

a) Avioni nuk lëviz në lidhje me aeroportin.

b) Pasagjerët lëvizin në lidhje me pistën e fluturimit.

c) Pasagjerët lëvizin në lidhje me avionin.

2. Lëviz me anë të motorit: 3. Karroca e fëmijëve lëviz:

a) biçikleta a) duke u shtyrë

b) trageti b) duke u tërhequr

c) varka. c) duke u luhatur.

4. Karroca e fëmijëve lëviz: 5. Lëvizim më shpejt:

a) duke u shtyrë a) në drejtim të erës

b) duke u tërhequr b) në drejtim të kundërt të erës

c) duke u luhatur. c) në rërë.

6. Të gjithë trupat lëvizin njësoj: 7. Forca e fërkimit:

a) në ujë a) shpejton lëvizjen

b) në rrugë të sheshtë b) ngadalëson lëvizjen

c) në mjedise pa ajër. c) nuk e ndryshon lëvizjen.

8. Bën lëvizje vertikale 9. Vendi në të cilin qëndrojmë quhet:

a) anija a) vendlindje

b) ashensori b) pikë referimi

c) lëkundësja. c) vendndodhje.

10. Zhvendosja është: 11. Rrathët më të dendur në pemë janë nga:

a) ndryshim i vendndodhjes a) jugu

b) lëvizje horizontale b) lindja

c) trajektore. c) veriu.

12. Në mesditë, kur ke para Diellin, veriu është: 13. Fuqia e magnetit është më e madhe:

a) në të majtën tënde a) në polin Veri

b) në të djathtën tënde b) në dy polet

c) pas teje. c) në mes të magnetit.

14. Dy polet e njëjta të magnetit: 15. Magneti tërheq trupat prej:

a) shtyhen a) qelqi

b) tërhiqen b) metali

c) nuk bashkëveprojnë. c) plastike.

16. Gjilpëra magnetike merr gjithnjë drejtimin: 17. Të orientohesh do të thotë:

a) veri-jug a) të përdorësh busullën

b) lindje-perëndim b) të shikosh lindjen e Diellit

c) vertikal. c) të gjesh katër anët e horizontit.

18. Elektromagnetet e fuqishëm : 19. Magneti mund të magnetizojë më shumë:

a) vënë në lëvizje makinën a) një trup hekuri

b) ngrenë pesha të rënda b) një trup bakri

c) rrotullojnë ventilatorin. c) një trup çeliku.

48

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Kreu 5

BIMËT

Mësimi 5.1

Tema: Bimët si pjesë e natyrës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të tregojë se bimët janë pjesë e natyrës së gjallë.

2. Të shpjegojë rëndësinë që kanë bimët për njerëzit dhe kafshët.

3. Të argumentojë lidhjen e ngushtë midis bimëve, njerëzve e kafshëve.

Fjalë kyç:

natyrë e gjallë, oksigjen, bimë, kafshë, njerëz.

Mjetet: teksti i nxënësit, foto me pamje nga natyra, bimë të ndryshme, kafshë shtëpiake ose të egra.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi alfabeti i njëpasnjëshëm zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit përmbledhje pohim-mbështetje ndërtimi i njohurive studimore

Reflektimi pesëvargësh nxitja për të përsosur të shkruarit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (alfabeti i njëpasnjëshëm, punë në grupe):

Ç’quajmë natyrë?

Si ndahet ajo?

Ndahet klasa në grupe me nga 4-6 nxënës. Brenda grupit, nxënësit shkruajnë fjalë (një ose më

shumë) për çdo shkronjë të alfabetit. Gjysma e grupeve shkruajnë fjalë që i përkasin natyrës së

gjallë, ndërsa gjysma tjetër për natyrën jo të gjallë.

Lexohen fjalët që kanë shkruar. Nxënësit që kanë shkruar për natyrën e gjallë, pasi t’i lexojnë të

gjitha fjalët, do të veçojnë fjalët që tregojnë bimë.

Theksohet nga mësuesi që bimët janë pjesë e natyrës së gjallë.

Realizimi i kuptimit

(përmbledhje pohim-mbështetje, lexim në heshtje):

Lexohet teksti i shkurtër në heshtje. U kërkohet nxënësve që nga ky tekst të nxirret një pohim që

është më i rëndësishëm se të tjerët. Nëse nuk nxirret nga nxënësit, thuhet nga mësuesi/ja. Shkruhet

në tabelë:

Bimët, kafshët dhe njeriu janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Nxënësit e mbështetin këtë pohim duke sjellë shembuj, fakte, logjikuar vet, duke hulumtuar në

tekst, duke përdorur fotot e tekstit ose ato që kanë sjellë vetë ata etj.

Kjo punë do të bëhet në grup dhe do të shkruhen fjalitë mbështetëse poshtë pohimit. Pasi ka

përfunduar puna, lexohen dhe diskutohen me grupe argumentet.

Paraqitja e materialit mund të ketë këtë formë:

49

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Pohimi

Bimët, kafshët dhe njeriu janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Mbështetje

1. Bimët e prodhojnë vetë lëndën ushqyese nga drita e Diellit.

2. Bimët nxjerrin oksigjen pa të cilin nuk jetojnë dot njerëzit dhe kafshët.

3. Disa kafshë ushqehen me bimë, si: lopa, delja, dhia etj.

4. Njerëzit ushqehen me bimë, si: fruta, perime. Ato janë të shijshme dhe me shumë vitamina.

5. Njerëzit ushqehen dhe me kafshë. Ata përdorin mishin e tyre, qumështin, vezët etj.

6. Nga bimët dhe kafshët njeriu bën veshje (leshi, pambuku).

7. Njeriu i përdor pemët për të bërë shtëpi, mobilie, letër etj.

8. Njeriu mbjell pemë për të pastruar ajrin.

9. Pemët mbillen anës lumenjve që të mos gërryhet toka nga shirat.

10. Ku ka shumë pemë (pyll), ka freski dhe ajër të pastër. Njerëzit i përdorin si vende për t’u çlodhur.

11. Njeriu i përdor kafshët dhe për kënaqësi. Ai mban në shtëpi qen, mace, zogj të ndryshëm.

12. Edhe bimët i përdorim për kënaqësi. Njeriu i mbjell në lulishte, vazo dhe i bën dhurata për festa.

13. Ka disa bimë që njeriu i përdor për t’u shëruar.

Këto fakte mund të mos sillen nga një grup, por gjatë leximit ata plotësojnë njëri-tjetrin.

Këtu mund të lexohen kuriozitete për sipërfaqen e gjelbër, drurin më të vjetër, drurin më të lartë, numrin

e bimëve që rriten në Tokë etj. Materialet mund të merren nga enciklopeditë, libri i dijes, interneti.

Reflektimi

Shkruhet në fletore një pesëvargësh për bimët.

Bimët

Të rëndësishme, të gjelbra

prodhojnë oksigjen, ushqejnë, pastrojnë ajrin

Bimët ndihmojnë njerëzit dhe kafshët.

Natyrë e gjallë

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet ushtrimi 1 dhe 4 në libër.

Këtë orë mësimi nxënësit porositen që të fillojnë të bëjnë koleksionin me gjethe. U shpjegohet se

si do t’i mbledhin dhe si do t’i vendosin në fletore.

Mësuesi/ja mund ta organizojë dhe në mënyrë tjetër duke përdorur orët e lira për një ekskursion

në natyrë. Nxënësit, të udhëhequr nga mësuesi ose ndonjë person që njeh mirë bimësinë e zonës,

do të mbledhin gjethe të llojeve të ndryshme.

Mësimi 5.2

Tema: Pjesët e një bime

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të emërtojë pjesët kryesore të një bime.

2. Të përshkruajë funksionin që ka çdo pjesë e bimës.

3. Të ilustrojë me shembuj bimët që përdor njeriu si ushqim, sipas pjesëve të ndryshme të tyre.

50

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fjalë kyç:

rrënjë, kërcell, gjethe, lule, frutë, farë, oksigjen, dyoksid karboni, shumim.

Mjetet: teksti i nxënësit, bimë e mbjellë në vazo, bimë të ndryshme barishtore, tabak letre

në të cilin është vizatuar një bimë, etiketa letre, fletorja e klasës.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi pyetja sjell pyetjen nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit të nxënët me këmbime (grupe ekspertësh) të nxënët bashkëpunues

Reflektimi pyetje-përgjigje; grupo, emërto diskutim idesh, paraqitje grafike

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (pyetja sjell pyetjen):

Mësuesi/ja bën konstatime të ndryshme për njerëzit dhe kafshët. Pas çdo konstatimi bëhen pyetje.

Është më mirë që pyetjet të bëhen nga nxënësit, ndoshta duke e filluar mësuesi/ja dhe më pas vazhdohet

nga ata. Përgjigjet jepen nga nxënësit. Në ndonjë rast, përgjigjja lihet për t’u saktësuar tek etapa tjetër

e mësimit.

Bimët i klasifikuam te natyra e gjallë, ashtu si kafshët dhe njerëzit.

Cila është arsyeja që bëmë këtë klasifikim?

Njerëzit dhe kafshët marrin frymë. Po me bimët a ndodh kështu?

Si mund të marrin frymë kur nuk kanë hundë, gojë?

Njerëzit dhe kafshët ushqehen me bimë. Po bimët si ushqehen? Ato nuk lëvizin.

Njerëzit dhe kafshët lindin të vegjël. Po bimët, a japin bimë të tjera të vogla?

Trupi i njeriut është i përbërë nga pjesë të ndryshme, si: koka, trungu, duart, këmbët. Po bimët, a e

kanë trupin të ndarë në pjesë?

Realizimi i kuptimit

Mësuesi/ja u tregon nxënësve bimën që sapo e ka shkulur nga vazoja. Ajo ndoshta nuk i ka të gjitha

pjesët, por u tregohen me fjalë të tjerat. Bima ka këto pjesë kryesore:

Rrënja, kërcelli, gjethja, lulja, fryti, fara.

Nxënësit shohin bimën në libër dhe i emërtojnë me radhë pjesët e saj.

Çdo pjesë e bimës ka funksione të ndryshme. Këto do t’i zbuloni duke lexuar dhe diskutuar me njëritjetrin

në grup.

Ndahet klasa në grupe me nga 5 anëtarë. Secili ka një numër nga 1 deri te 5. Rigrupohen nxënësit

sipas numrave. Njëshat mblidhen bashkë, dyshat bashkë e kështu me radhë. Mësuesi/ja i jep fletën e

ekspertit çdo grupi. Në të janë shënuar pyetjet të cilave nxënësit do t’u përgjigjen. Për këtë ata do të

përdorin librin, materialet që kanë me vete, foto të bimëve, njohuritë e tyre.

Pasi i studiojnë në grup, ata bëhen ekspertë për pjesën e tyre dhe kthehen në grupet e para. Çdo

nxënës u mëson anëtarëve të tjerë të grupit pjesën e tij.

Fletët e ekspertit për çdo grup

1. Përse shërben rrënja? Ku qëndron ajo? Si i kanë rrënjët bimët e ndryshme? A mund të hahen?

2. Përse shërben kërcelli? Përshkruaj kërcellin e disa bimëve. A shërben si ushqim?

3. Përse shërben gjethja? Përshkruaj ngjyrën, formën, madhësinë e saj te disa bimë.

4. Përse shërben lulja? A ka çdo bimë lule? Përshkruani lulet e disa bimëve.

5. Përse shërben fryti? Po fara? Çfarë të përbashkëta kanë? Trego disa fruta me lëng dhe pa lëng.

51

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Pasi i studiojnë në grup, mbajnë shënimet përkatëse. Mund të përdorin organizuesit grafikë dhe

etiketat prej letre. Ata bëhen ekspertë për pjesën e tyre dhe kthehen në grupet e para. Çdo nxënës u

mëson anëtarëve të tjerë të grupit pjesën e tij.

Lexohen dhe diskutohen punët me gjithë klasën. Mësuesi/ja mund të saktësojë ose shtojë njohuri që

nuk janë përmendur nga nxënësit.

Shënimet e nxënësve ngjiten te bima e madhe prej letre të cilën mësuesi/ja e ka përgatitur që më parë

dhe e ka ngjitur te tabela. Pranë rrënjës vihen shënimet për rrënjën. Kështu veprohet për çdo pjesë.

Reflektimi

Punohen me gojë pyetjet 1, 2, 3 të librit.

Në fletore punohet ushtrimi 4 i Fletores së punës.

Bimë që u hahet

rrënja kërcelli gjethja fryti fara

karota, patatja qepa, hudhra, sallata, spinaqi, molla, domatja fasulja, lajthia

Lexohet ushtrimi i plotësuar.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet pjesa tjetër e fletës së punës.

Mësimi 5.3

Tema: Kushtet për rritjen e bimës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të listojë faktorët që ndikojnë në rritjen e bimëve.

2. Të shpjegojë fazën e mugullimit.

3. Të vlerësojë rëndësinë që ka uji, ajri, dheu, drita dhe nxehtësia në rritjen e një bime.

Fjalë kyç:

mugullim, dritë, nxehtësi, ujë, ajër, dhe.

Mjetet: teksti i nxënësit, tabela e përgatitur me analizën e tipareve semantike, eksperimentet

me saksitë që janë përgatitur para disa javësh, fletorja e klasës.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi analiza e tipareve semantike nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit vëzhgo-analizo-nxirr përfundimin ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi organizuesi grafik i analogjisë paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (analiza e tipareve semantike, punë në dyshe):

U jepet nxënësve për t’u plotësuar në dyshe tabela e mëposhtme:

(duke përdorur Po ose Jo)

52

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

rrënja

kërcelli

gjethja

lulja

fruti

fara

qëndron nën tokë

përdoret si ushqim

thith lëndët ushqyese

shërben për shumim

formon lëndë ushqyese

ka brenda fara

përcjell lëndët ushqyese

gjelbër

shumica ka ngjyrë të

mund të jetë me

dhe pa lëng

- Nga tabela shohim se rrënja, kërcelli dhe gjethja janë pjesët që ushqejnë bimën. Por nga varet puna

e këtyre pjesëve?

- Çfarë e ndihmon një bimë që të ushqehet dhe rritet e shëndetshme?

- A ju ka shkuar në mendje të pyesni se pse në pranverë gjelbëron dhe lulëzon gjithçka?

- Po pemët e pyllit pse janë kaq të shëndetshme ?

Realizimi i kuptimit

Lexohet dialogu midis gjyshit dhe Borës.

Shkruhen në tabelë katër faktorët që ndikojnë në rritjen e shëndetshme të një bime.

1. uji 2. drita e nxehtësia 3. ajri 4. dheu

Diskutohet figura e parë e librit ku përfshihen të katër faktorët. Këtu shpjegohet se ç’është mugullimi.

Vëzhgohen dhe nxirren përfundimet për eksperimentet e kryera që një muaj më parë.

a) Krahasohen saksitë e para: njëra e ujitur dhe tjetra e paujitur. Fara e fasules nuk ka mbirë te saksia

e paujitur.

Pa ujë nuk ndodh as mugullimi, as rritja e bimës.

b) Krahasohen dy saksitë e tjera: njëra ka qenë e mbyllur, pa ajër, por me ujë, ndërsa tjetra ka ajër dhe ujë.

Te saksia e parë nuk është krijuar embrioni i ri i fasules, ndërsa te e dyta ka ndodhur mugullimi.

c) Saksitë e fundit kanë qenë me lule të njëjta. Njëra është mbajtur në diell, ndërsa tjetra në errësirë.

Për të argumentuar faktorin tjetër, atë të dheut, nxënësit sjellin shembuj nga jeta. Nuk mund të rritet

bima pa dheun dhe plehun e duhur.

Ajo që ka qenë në diell i ka gjethet e mëdha e të gjelbra, ndërsa tjetra i ka të zbehta, të dobëta e pa

gjallëri.

Nxirren përfundimet për çdo rast duke u shoqëruar nga leximi i rubrikës Unë zbulova se...

Reflektimi

Përdoret organizuesi grafik i analogjisë duke krahasuar faktorët që ndikojnë në rritjen e shëndetshme

të njeriut dhe të bimës. Kjo punohet në fletore. Udhëzohen nxënësit që të përdorin fakte që janë të

ngjashme.

53

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

njeriu

1. Pa ajër njeriu nuk jeton dot

2. Pa ujë njeriu mund të jetojë vetëm pak

ditë.

3. Dielli ndihmon njeriun në veprimtarinë

e përditshme. Pa rrezet e tij njerëzit do t’i

kishin kockat e dobëta.

4. Njeriu merr lëndët ushqyese nga ushqimet

që ha.

5. Në bark, bebi ushqehet nga nëna.

6. Kur rritet fëmija, ushqehet vetë.

bima

1. Pa ajër bima nuk mugullon dhe nuk rritet.

2. Pa ujë bima nuk mugullon dhe thahet, kur është

e rritur.

3. Pa dritë dhe ngrohtësi bimët mbeten të vogla, të

zbehta.

4. Bima nuk mund të rritet dot pa dhe, sepse prej tij

merr ujin dhe kripërat minerale.

5. Në fillim, kur bima mugullon, embrioni ushqehet

nga fara.

6. Kur formohet kërcelli dhe gjethja, bima e prodhon

vet lëndën ushqyese.

Lexohen analogjitë përkatëse dhe diskutohen me njëri-tjetrin.

Vlerësohen nxënësit me notë

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

Mësimi 5.4

Tema: Si lind dhe si rritet bima?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë sipas radhës fazat e rritjes së një bime, p.sh., të fasules.

2. Të dallojë ndryshimet që pëson bima gjatë ciklit të jetës së saj.

3. Të kryejë vetë procesin e mbjelljes dhe të kujdesjes për një bimë.

Fjalë kyç:

faza të rritjes, fara, mbirje, mugullim, pleh, filiz.

Mjetet: fara të bimëve të ndryshme, disa saksi të vogla, dhe, pleh, enë me ujë, saksitë me bimën

e fasules të mësimit të kaluar.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi stuhi mendimesh nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit veprimtari praktike zbatimi i njohurive në praktikë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

- Cili është organi i shumimit te bimët? Po fara e bimëve ku ndodhet?

Organ i shumimit është lulja. Nga lulja formohet fryti. Brenda frytit ndodhet fara.

Farat mund të mos ndodhen përherë brenda frytit, por te lulja.

Shohin në grup farat e bimëve të ndryshme që kanë sjellë: fara bizeleje, kungulli, pjepri, fasuleje,

luledielli, molle, pjeshke, portokalli, lajthie, arre, misri, gruri etj.

- Çfarë vini re te këto fara? Pse janë të ndryshme? Përse e kanë të fortë mbështjelljen?

Secila prej tyre, nëse mbillet, do të japë një bimë të re.

54

Por për të marrë një bimë të re, nuk duhet vetëm fara.

Të kujtojmë se çfarë i duhet një bime për t’u rritur.

Nxënësit listojnë të gjithë faktorët që ndihmojnë bimën në rritje.

- Sot do të mbjellim vet një bimë.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Realizimi i kuptimit

Pjesa tjetër e orës së mësimit zhvillohet pranë lulishtes së shkollës.

Demonstrohet para fëmijëve mënyra e mbjelljes së një bime:

1. Merret saksia dhe mbushet me dhe të përzier me pleh.

2. Vendoset në të një farë (fasuleje, misri etj.) dhe mbulohet pak.

3. I hidhet ujë.

Këtë e kryejnë dhe fëmijët në grupe. Ata mund të përdorin saksi të vogla. Pasi e mbjellin farën,

vendosin nga një etiketë me emrin e bimës në çdo saksi. Këshillohet të përdoren fara të cilat kanë

mundësi të mbijnë në kushtet e klasës dhe për një kohë të shkurtër. Këto do të qëndrojnë në klasë,

në një vend me dritë dhe nxënësit do të kujdesen përditë për to. Prej këtyre farave do zhvillohet një

bimë e re. Këtu mund t’u thuhet nxënësve se mund të marrim një bimë të re edhe me mënyra të tjera,

si p.sh.: me zhardhok, me një pjesë bime.

Për të treguar fazat e ndryshme të rritjes së bimës përdoren saksitë që kanë mbjellë nxënësit me

bimën e fasules ose lule apo bimë barishtore të lulishtes së shkollës.

1. Fara e mbjellë në tokë fryhet nga lagështira.

2. Prej saj del një filiz i hollë që drejtohet poshtë në tokë (rrënja) dhe pjesa e sipërme drejtohet për

nga sipër, faqja e tokës (kërcelli). Ky është procesi i mugullimit.

3. Pas kërcellit bimës i dalin gjethet. Tani bima e prodhon vetë ushqimin.

4. Pasi i rritet kërcelli dhe gjethet, bima çel lule.

5. Te lulja formohet fryti ose farat të cilat mund të japin përsëri një bimë të re.

Nxënësit i vëzhgojnë këto faza te bimët e ndryshme duke i shoqëruar me fjalë.

Futen nxënësit në klasë.

Detyrë shtëpie: Shkruani një tregim me titull: Historia e një kokrre misri.

Mësimi 5.5

Tema: Përshtatja e bimëve me

mjedisin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të klasifikojë bimët sipas disa karakteristikave, si: ndërtimi i tyre, lartësia, klima.

2. Të përshkruajë veçoritë kryesore të bimëve barishtore, shkurreve dhe drurëve.

3. Të argumentojë përshtatjen e bimëve me mjedisin në të cilin rriten.

Fjalë kyç: bimë barishtore, shkurre, dru, bimë gjethegjera, kaktuse, livadhe, pemë gjetherënëse,

pemë gjethe-mbajtëse

Mjetet:

teksti i nxënësit, album me lloje të ndryshme bimësh

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi vëzhgo-diskuto nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit INSERT ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi pyetje – përgjigje diskutim idesh

55

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

U tregohet nxënësve albumi me lloje të ndryshme pemësh. Nëse mësuesja nuk ka një të tillë,

atëherë nxënësit përdorin fotot që kanë sjellë.

- Çfarë ju bën më shumë përshtypje?

- A do mundeshit ju t’i shkruanit të gjitha emrat e bimëve? Pse?

- E dini se sa lloj bimësh ka në Tokë? (rreth 350 000 lloje)

- A mund të rriten të gjitha në një vend? Pse?

- Te fotot që patë, çfarë ndryshimi vutë re te bimët?

Përcaktohen këto ndryshime:

gjatësia, trashësia e trungut, ngjyra, forma e gjetheve etj.

- Sot do të mësojmë se si mund t’i grupojmë bimët dhe si përshtaten ato me mjedisin.

Realizimi i kuptimit (INSERT):

Njohuritë e reja do të merren duke lexuar mësimin me vëmendje dhe duke shënuar te çdo paragraf

simbolet e mëposhtme:

unë e dija këtë unë e dija ndryshe unë nuk e kuptoj unë nuk e dija

Pasi lexohet dhe shënohet me simbole teksti, plotësohet tabela e mësipërme në fletore. Sugjerohen

nxënësit që në tabelë të shkruajnë idetë kryesore, jo të gjithë paragrafin.

Pasi mbarojnë punë nxënësit, mësuesja paraqet në mënyrë të strukturuar mësimin. Këtu sqarohen

dhe paqartësitë e nxënësve (kolona e tretë).

Materiali i përmbledhur mund të ketë këtë formë :

degëzime që në tokë

shumëvjeçarë

trung të trashë

të lartë

Drurë

shkurre

jo shumë të larta

Llojet

kërcej të fortë

Barishte

kërcej të njomë

të ulëta

një-dy-vjeçare

bimë barishtore

fusha

shkurre

pyje gjetherënës

Bimët

sipas lartësisë

sipas klimës

kodra male

dru gjethembajtës

livadhe

56

shkretëtirë

vende të ftohta vende të ngrohta

pisha

bredha

bregdet

portokaj

limona

fushë

perime

kaktuese

gjethe me gjemba

tropikale

drithëra

pyje të dendur

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Reflektimi (Aktivizohu dhe përgjigju):

Punohen me gojë pyetjet e kësaj rubrike.

1. drurë – gështenja, lisi shkurre-shqopa, dëllinja barishte- perimet, lulet

2. Disa bimëve u bien gjethet në dimër. Disa të tjera gjelbërojnë dhe çelin lule në pranverë. Disa

bimë thahen në dimër, janë njëvjeçare.

3. Bimët ujore i kanë gjethet e mëdha që të avullojnë sa më shumë ujë.

4. Bimët e shkretëtirës i kanë gjethet në formë gjembash që të avullojnë sa më pak ujë.

Vlerësohen nxënësit.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

Orë në dispozicion

Tema : Koleksioni i gjetheve

Në këtë orë sugjerohet që të bëhet mbledhja e koleksioneve të gjetheve. Për këtë nxënësit janë

porositur që në fillim të këtij kapitulli.

Çdo nxënës paraqet koleksionin e vet duke e shoqëruar me shpjegimet përkatëse. Këtu nxënësit

përdorin njohuritë që morën për përshtatjen e gjetheve me klimën e vendit ku rriten.

Vëzhgohen dhe diskutohen punët edhe me njëri-tjetrin.

Mblidhen dhe ruhen në klasë koleksionet e tyre.

Kreu 6

KAFSHËT

Mësimi 6.1

Tema: Kafshët si pjesë e natyrës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të tregojë disa kafshë që jetojnë në vende të ngrohta, vende shumë të nxehta, vende shumë të ftohta.

2. Të klasifikojë kafshët në kafshë që jetojnë: në tokë, nën tokë, në ujë, pranë ujit.

3. Të krahasojë kafshët që rriten në mjedise të ndryshme.

4. Të shpjegojë përshtatjen e këtyre kafshëve me mjedisin ku jetojnë.

Fjalë kyç: kafshë ujore, kafshë nënujore, përshtatje, gëzof, shtresa dhjami, cipa notuese,

luspa, pendë etj.

Mjetet:

teksti i nxënësit, enciklopedi e kafshëve, fletore e nxënësit.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi lojëra zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit vëzhgo-diskuto, kubimi ndërtimi i njohurive studimore

Reflektimi pyetje-përgjigje diskutimi i ideve

57

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (lojëra):

Shkruhen në tabelë përballë njëra-tjetrës këto fjalë:

numri i llojeve të bimëve

numri i llojeve të kafshëve

Kërkohet nga nxënësit që të vendosin shenjën e mosbarazimit. Këtu lexohen kuriozitetet për numrin

e llojeve të kafshëve duke theksuar se ai është shumë më i madh se numri i llojeve të bimëve.

Lojëra në dyshe: kafsha enigmë.

Një nxënës mendon një kafshë, por nuk e tregon emrin, ndërsa nxënësi tjetër mundohet ta gjejë

me anë të pesë pyetjeve enigmë. Nxënësi që e mendon pyetjen, i tregon vetëm ku jeton kjo kafshë.

Udhëzohen nxënësit që pyetjet të jenë të tilla:

1. Është kafshë shumë e madhe? 4. Ka sqep të gjatë? (këmbë të gjata, qafë të gjatë)

2. E ka lëkurën me qime? (pendë) 5. Mund të fluturojë? (zvarritet)

3. Ushqehet me mish? (bar) 6. Ecën shpejt? (shumë shpejt, ngadalë)

Realizimi i kuptimit

Lexohet dialogu i gjyshit me Borën.

Vëzhgohen figurat në libër dhe komentohen.

Kafshët jetojnë në mjedise të ndryshme:

të ngrohta lopa, ujku, pula, kali, ketri, qukapiku etj

kafshët që jetojnë në vende shumë të nxehta deveja, luani, gjirafa , elefanti, akrepi etj.

shumë të ftohta pinguini, ariu, foka, balena, luan deti etj

Pavarësisht këtyre mjediseve kafshët mund të jetojnë:

në tokë nën tokë në ujë nën ujë.

Jepen disa shembuj për çdo mjedis. Nxënësit përdorin dhe atlasin e kafshëve për t’i ilustruar.

Punohet me teknikën e kubimit. Çdo nxënës do t’i përgjigjet 6 pyetjeve të faqeve të kubit. Për të

përfshirë kafshët që jetojnë në të gjitha mjediset, kërkesat do të jenë sipas grupeve.

Grupi I. Përshkruaj nga pamja e jashtme kafshët që jetojnë në ujë (për grupet e tjera: në tokë,

nën tokë, nën ujë).

Grupi II. Krahaso kafshët e ujit me kafshët që jetojnë nën ujë.

Grupi III. Me cilat ngjajnë kafshët që jetojnë në ujë?

Grupi IV. Si e kanë të ndërtuar trupin?

Grupi V. Përse përdoren këto kafshë.

Grupi VI. Shpjego se si janë përshtatur me mjedisin ku jetojnë.

Pasi i plotësojnë, lexohen punët (nga një nxënës për çdo grup).

Reflektimi (Pyetje- përgjigje):

Punohen pyetjet e tekstit 2, 3, 4. Në fletoren e klasës plotësohet tabela e ushtrimit 1.

Lexohen dhe vlerësohen punët e nxënësve.

Detyrë shtëpie jepet fletë pune dhe vizatimi e përshkrimi i një kafshe.

58

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 6.2

Tema: Si ndahen kafshët?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të klasifikojë kafshët sipas ndërtimit skeletor në rruazorë dhe jorruazorë.

2. Të përcaktojë klasat që bëjnë pjesë te rruazorët dhe te jorruazorët.

3. Të përshkruajë karakteristikat kryesore të këtyre klasave.

4. Të identifikojë të paktën nga dy kafshë për çdo klasë.

5. Të bëjë dallimin midis rruazorëve dhe jorruazorëve.

Fjalë kyç: rruazorë, jorruazorë, skelet, shtyllë kurrizore, gjitarë, zvarranikë, peshq, shpendë,

amfibë, butakë, kandrra, lëkurëgjëmborët.

Mjetet: teksti i nxënësit, foto të kafshëve të ndryshme, etiketa letre, fletë A4, fletore e klasës.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi rendit, grupo, emërto diskutimi i ideve

Realizimi i kuptimit shënime mbi shënime, shpjegim ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi diagrami i Venit paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Nxënësit kanë sjellë figura kafshësh të ndryshme të prera (mundësit të sigurohen shumë prej tyre).

Mësuesi/ja, pasi i grumbullon këto figura, ua jep fëmijëve në grup dhe kërkon prej tyre:

1. Identifikoni me radhë çdo kafshë.

2. Mundohuni t’i gruponi sipas një cilësie.

Këtu fëmijët mund të bëjnë grupime të tilla:

a) Kafshë të mëdha, kafshë të vogla.

b) Kafshë që fluturojnë ose jo

c) Kafshë që jetojnë në ujë, në tokë, nëntokë.

d) Kafshë pa këmbë, me dy këmbë, me shumë këmbë.

Pasi kanë bërë këto grupime, u thuhet nxënësve se do t’i klasifikojmë kafshët në një mënyrë tjetër,

duke u mbështetur në ndërtimin e brendshëm të trupit të tyre.

Realizimi i kuptimit (shënime mbi shënime):

- Kush ka kafshë shtëpiake, me siguri ka vënë re se, kur e përkëdhel në kurriz, prek me dorë disa

pjesë të forta. Ato janë kockat e skeletit të tyre. Këtë mund ta provoni tani duke prekur me dorë vijën

vertikale që përshkon mes për mes kurrizin tuaj. Ato kocka të vogla quhen rruaza dhe së bashku formojnë

shtyllën kurrizore.

Duke u mbështetur në këtë ndërtim, kafshët i ndajmë në dy grupe të mëdha: në rruazorë dhe jorruazorë.

- Po cilat kafshë bëjnë pjesë në këto grupe? Nga ndryshojnë ato?

Për të përcaktuar këtë do të studioni mësimin dhe do të komentoni fotot e librit në grup.

Do të përdoret metoda shënime mbi shënime, e cila është sqaruar në mësimet e kaluara.

Numri 1 tregon konceptin kryesor, kafshët. Numrat 2 tregojnë dy grupime e mëdha sipas skeletit.

Numrat 3 tregojnë klasat e ndryshme që bëjnë pjesë te dy grupet e mëdha. Numrat 4 tregojnë kafshët

që i përkasin asaj klase.

59

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Nxënësit duhet të shkruajnë fjalët që u përkasin këtyre koncepteve në etiketa të vogla dhe më pas, me

ndihmën e mësuesit, do t’i radhitin në një fletë A4 duke i ngjitur. Në fund shënimet duhet të kenë këtë formë:

1. Kafshët

2. Rruazore (kanë shtyllë kurrizore)

. Gjitarët

. kali, majmuni, balena

. Zvarranikët

. iguana, gjarpri, breshka

. Peshqit

4. peshkaqeni, qefulli, ngjala

. Shpendët

. shqiponja, pula, pelikani

. Amfibët

. bretkosa, thithëlopa, salamandra

2. Jorruazorët (nuk kanë shtyllë kurrizore)

3. Kandrrat

4. karkaleci, flutura

3. Butakët

. kërmilli, midhja,

3. Lëkurëgjemborët

. iriqi i detit, ylli i detit

Kur diskutohen shënimet e nxënësve, mësuesi shoqëron me sqarimet përkatëse për çdo klasë të

kafshëve.

1. Gjitarët janë kafshë me gjak të ngrohtë, i ushqejnë të vegjlit me qumësht, e kanë trupin me qime.

2. Zvarranikët janë kafshë me gjak të ftohtë, lëkurë me luspa, shumohen me vezë.

3. Peshqit jetojnë në ujë, kanë luspa dhe marrin frymë me velëza.

4. Shpendët kanë gjak të ngrohtë, bëjnë vezë, kanë pupla dhe krahë.

5. Amfibët kanë gjak të ftohtë, lëkurë të butë, jetojnë në ujë dhe në tokë.

6. Butakët kanë trup të butë (të squllët) shpesh kanë guaskë.

7. Kandrrat kanë trup të segmentuar, këmbë me nyje, kanë krahë.

8. Lëkurëgjemborët kanë lëkurë me gjemba, këmbë thithëse.

Reflektimi

Punohet ushtrimi 2 në fletore dhe më pas krahasohen rruazorët dhe jorruazorët me diagramin e Venit.

rruazorë të përbashkëtat jorruazorë

kanë shtyllë kurrizore

disa i ushqejnë të vegjlit

me qumësht,

disa kanë luspa

kafshë

jetojnë në mjedise të ndryshme,

disa shumohen me vezë,

disa fluturojnë

nuk kanë shtyllë kurrizore

trup të butë

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fleta e punës.

60

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 6.3

Tema: Grupimi i kafshëve në bazë të të ushqyerit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë karakteristikat kryesore të kafshëve të buta dhe të egra.

2. Të grupojë kafshët e buta dhe të egra sipas mënyrës së të ushqyerit.

3. Të identifikojë të paktën nga dy kafshë për çdo grup.

4. Të argumentojë rëndësinë që kanë për njeriun kafshët e buta.

Fjalë kyç: kafshë të egra, kafshë të buta, mishngrënëse, barngrënëse, gjithçkangrënëse

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore e nxënësit, Fletë A 4 e përgatitur me treguesin alfabetik, foto të

kafshëve të ndryshme.

Faza e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi

Realizimi i

kuptimit

Reflektimi

Alfabeti i njëpasnjëshëm

Rishikim në dyshe. Harta e konceptit

Ditaret e të nxënit, tabelë përmbledhëse

Zhvillimi i fjalorit

(punë me grupe)

Të nxënët bashkëpunues,

Paraqitje grafike

Ndërtimi i shprehive studimore

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (alfabeti i njëpasnjëshëm):

Nxënësit ndahen në grupe me nga 4 anëtarë. Çdo grupi i jepet për të plotësuar fleta e përgatitur

që më parë me alfabetin e njëpasnjëshëm. Nxënësit shkruajnë emra kafshësh me secilën shkronjë.

Për arsye kohore, alfabeti mund të ndahet në dy pjesë (nga A-M dhe nga N –ZH). Në qoftë se klasa

ka 6 grupe, atëherë 3 prej tyre do të plotësojnë pjesën e parë dhe 3 të tjerët pjesën e dytë.

Pasi kanë shkruar emrat e kafshëve, lexohen punimet nga çdo grup.

Realizimi i kuptimit

Pyeten nxënësit: - Si mund t’i grupojmë kafshët që keni shkruar?

Përgjigjet e mundshme: a- rruazorë, jorruazorë

b- gjitarë, zvarranikë, peshq, shpendë etj.

c- fluturojnë ose ecin

Në qoftë se nxënësit nuk arrijnë të përgjigjen, atëherë ndërhyn mësuesja:

- Kafshët mund t’i ndajmë sipas mënyrës së jetesës në dy grupe të mëdha:

1- kafshë të egra 2- kafshë të buta

Njohuritë e reja merren duke lexuar materialin mësimor në çift. Pjesa e parë e mësimit përfshin kafshët

e egra dhe pjesa e dytë kafshët e buta. Në pjesën e parë një nxënës lexon me zë, përmbledh çështjet

kryesore, ndërsa nxënësi tjetër, pasi e dëgjon, i bën dy pyetje rreth pjesës. Kur mbaron së studiuari

pjesa e parë, diskutohet me gjithë klasën. Këtu mësuesja mund të shtojë ose saktësojë njohuritë e

nxënësve. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për pjesën e dytë, pra për kafshët e buta.

61

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Udhëzohen nxënësit që të përqendrohen në këto pika:

1- Karakteristikat e kafshëve të egra dhe të buta,

2- Grupimi sipas ushqimit,

3- Përfaqësimi me dy tre kafshë i çdo grupi.

Gjatë kohës që diskutohet mësimi me pjesë, plotësohet në tabelë harta e konceptit.

Jetojnë pranë

Jetojnë në pyll

njerëzve

KAFSHËT

Ushqehen

vet Të egra Të buta

Kujdesen

njerëzit

Sipas

ushqimit

Sipas

ushqimit

Gjithçkangrënëse

Mishngrënëse

Gjithçkangrënëse

Mishngrënëse

barngrënëse

barngrënëse

Reflektimi

1. Vendosen në tabelë emrat e kafshëve që janë shkruar tek alfabeti i njëpasnjëshëm. (punë në

grup si tek evokimi)

Kafshë mishngrënëse Kafshë barngrënëse Kafshë gjithçkangrënëse

2.Ditari i të nxënit (punë individuale)

Kafshët e buta

Lopa

Delja

Derri

Pula

Rëndësia që kanë për njeriun

Prej saj marrim qumështin, mishin etj.

Lexohet tabela nga disa nxënës duke plotësuar njëri-tjetrin.

Vlerësohen nxënësit me notë për mënyrën e përmbledhjes së njohurive dhe plotësimet e tabelave.

Detyrë shtëpie jepet ushtrimi 4 në libër dhe Fletë pune.

62

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 6.4

Tema: Shumimi te kafshët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të grupojë kafshët në bazë të mënyrës së shumimit.

2. Të bëjë dallimin midis kafshëve që shumohen drejtpërdrejt nga nëna dhe atyre që shumohen me vezë.

3. Të përshkruajë ndryshimin që pëson bretkosa nga veza tek individi i rritur.

Fjalë kyç: shumim, pasardhës, vezë, inkubator, individ i ri.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore e klasës, të dhëna për kohën e qëndrimit në bark të të vegjëlve

të gjitarëve, numrin e vezëve që lëshojnë disa kafshë etj.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi organizuesi grafik i analogjisë nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit rishikim në dyshe, ditarët e të nxënit ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi pyetje-përgjigje ndërtimi i shprehive studimore

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Plotësohet në tabelë nga mësuesja bashkë me nxënësit organizuesi grafik i analogjisë për bimët

dhe kafshët. Një variant është që mësuesi të ketë përgatitur fletën me treguesit për bimët dhe nxënësit

plotëso jnë në grup analogjinë për kafshët.

analogjia

bimë

1. Janë në numër shumë të madh.

2. Jetojnë në mjedise të ndryshme, si ujë, tokë.

3. Gjethja përshtatet me mjedisin (forma, ngjyra).

4. Mund t’i grupojmë në drurë, shkurre e barishte.

5. Prodhojnë vet lëndën ushqyese.

6. Nuk lëvizin për t’u ushqyer.

7. Bimës për t’u rritur i duhet ujë, ajër, dhe dritë.

8. Shumohet me fara ose pjesë të bimës.

kafshë

1. Janë me miliona specie në botë.

2. Jetojnë në ujë, tokë, nëntokë, nënujë.

3. Lëkura përshtatet me mjedisin (trashësia, ngjyra)

4. Mund t’i grupojmë në rruazorë dhe jorruazorë.

5. Ushqehen me gjallesa të tjera.

6. Lëvizin për të kërkuar ushqim.

7. Kafshëve u duhet oksigjen dhe ushqim për të jetuar.

8. Po kafshët si mund të shumohen ?

Realizimi i kuptimit

Lexohet pjesa e parë e mësimit, pra dialogu midis personazheve, nga një nxënës, (deri te: lindin

nga nëna e tyre)

Shpjegohet nga mësuesja se të gjitha kafshët shumohen në dy mënyra:

1. Drejtpërdrejt nga nëna.

2. Me vezë.

Nxënësit punojnë në çift për të marrë të dhëna të tjera për secilën mënyrë shumimi. Për këtë do të

shfrytëzojnë tekstin, figurat dhe njohuritë që kanë nga jeta. Punohet me dy ndalesa. Në fillim u kërkohet

nxënësve të diskutojnë në çift për shumimin drejtpërdrejt nga nëna dhe më pas këto njohuri diskutohen

me të gjithë klasën. Këtu mësuesja shton njohuri të cilat nxënësit nuk i përmendën. Po kështu veprohet

edhe për shumimin me vezë. Te kjo pjesë tregohet procesi i ndryshimit (metamorfozës) të bretkosës.

63

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Bretkosa – vezë- larva (si peshk) - dalin këmbët e pasme - dalin këmbët e përparme-zhduket bishti-bretkosë.

Më pas plotësohen ditarët e të nxënit. Një grup nxënësish do të komentojnë shumimin me vezë dhe

grupi tjetër shumimin drejtpërdrejt nga nëna.

Citati

Disa kafshë shumohen drejtpërdrejt nga nëna.

Disa kafshë shumohen me vezë.

Komenti

Të tillë janë gjitarët. Të vegjlit e tyre rrinë në

barkun e nënës për disa muaj.

Kjo ndryshon te kafshë të ndryshme.

Pasi lindin, të vegjlit ngjajnë me nënën e tyre.

Ata ushqehen me qumësht derisa bëhen të zotë

të ushqehen vet.

Një gjitar mund të lindë më shumë se një të

vogël.

Të tillë janë: zvarranikët, peshqit, amfibët,

shpendët, kandrrat. Femrat e këtyre kafshëve

lëshojnë shumë vezë. Disa prej tyre i ngrohin

vezët që të dalin individët e rinj. Pula

i ngroh vezët për 21 ditë. Brenda vezës zhvillohet

embrioni i ri. Te disa kafshë, të vegjlit nuk ngjajnë

me të rriturit.

Kjo ndodh te kandrrat (flutura, karkaleci). Edhe te

bretkosa ka ndryshime gjatë shumimit.

Lexohen komentet e disa nxënësve. Këtu mund të lexohen të dhënat ose kuriozitetet që kanë

marrë nxënësit për shumimin e gjitarëve ose shumimin me vezë.

Reflektimi

Punohet me gojë ushtrimi 1 dhe 3 nga libri dhe në fletore plotësohet tabela e ushtrimit 2.

me vezë

drejtpërdrejt nga nëna

rosa, gjarpri, flutura, pula, peshku luani, dhia, delja, balena, ariu.

Vlerësohen nxënësit me notë për komentin dhe plotësimin e tabelës.

Detyrë shtëpie jepet fletë pune.

64

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

TEST

Kreu V- Bimët

Kreu VI- Kafshët

1- Cilat janë pjesët e një bime?

2- Shkruaj përse shërben :

Rrënja______________________________________________________________________

Kërcelli_____________________________________________________________________

3 -Shkruaj tri arsye përse bimët janë të rëndësishme për jetën tonë.

a.________________________________________________________

b.________________________________________________________

c._______________________________________________________

4. Çfarë i duhet një bime për t’u rritur?

5. Ç’është mugullimi?

6- Lidh me shigjetë:

luledele

lis

gështenjë

mollë

rrepa

karafili

bimë barishtore

drurë

7- Qarko përgjigjen e saktë.

a. Bimët që rriten në ujë i kanë gjethet:

të holla, të gjera, si gjemba.

b. Bimët që rriten në shkretëtirë i kanë gjethet:

të trasha, si gjemba, të mëdha.

c. Bimët barishtore e kanë kërcellin:

të hollë, të trashë, të lartë, të fortë.

d. Drurët janë:

të ulët, njëvjeçarë, me trung të trashë, kërcell të gjatë.

e. Karotës i hahet:

gjethja, rrënja kërcelli

65

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

f. Spinaqit i hahet:

fryti kërcelli gjethja rrënja

g. Domates i hahet:

gjethja lulja kërcelli fryti

h. Janë fruta pa lëng:

dardha arra lajthia molla

8-Plotëso fjalitë.

a) Kafshët jetojnë në ______________________________________________

b) Në bazë të ndërtimit të trupit kafshët ndahen në ________________________________________

c) Në bazë të llojit të ushqimit kafshët ndahen në _________________________________________

d) Kafshët rruazore_______________________________________________

e) Kafshët jorruazore_____________________________________________

9- Plotëso tabelën:

Kafshë

(6 pikë)

Mishngrënëse Barngrënëse Gjithçkangrënëse

Të buta

Të egra

10- Lidh me shigjetë. (5 pikë)

Shumohen me vezë

Shumohen drejtpërdrejt nga nëna

lejleku

lopa

macja

bretkosa

dreri

11- Vendos fjalët në vendin e duhur. (8 pikë)

amfibët, butakët, shpendët, lëkurëgjemborët, gjitarët, zvarranikët, kandrrat, peshqit

Rruazore

Jorruazore

66

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Kreu. 7

NJERIU DHE SHËNDETI

Mësimi 7.1

Tema: Njeriu si pjesë e natyrës

dhe shoqërisë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë pse njeriu është pjesë e natyrës së gjallë.

2. Të përshkruajë disa veprime që e bëjnë njeriun pjesë të shoqërisë njerëzore.

3. Të krahasojë njeriun me një gjitar të zhvilluar.

4. Të argumentojë rolin e pazëvendësueshëm të njeriut në natyrë.

Fjalë kyç: shoqëri njerëzore, qenie e gjallë, lindje, plakje, vdekje, cikli i jetës, komunikim.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletore e diturisë

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi Stuhi mendimesh diskutim idesh

Realizimi i kuptimit diagrami i Venit, citati- komenti paraqitje grafike e informacionit

Reflektimi rrjeti i diskutimit diskutim i ideve

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

1. Ç’quajmë natyrë?

2. Si ndahet ajo?

3. Nga ndryshon natyra e gjallë nga ajo jo e gjallë?

Përmendni disa trupa jo të gjallë.

4. Cilët bëjnë pjesë te natyra e gjallë?

bimët natyra e gjallë kafshët

njerëzit

Nxënësit japin disa arsye pse bimët dhe kafshët janë pjesë e natyrës së gjallë.

- Pse njerëzit janë pjesë e natyrës së gjallë?

Nxënësit renditin disa arsye që njerëzit bëjnë pjesë te natyra e gjallë.

Realizimi i kuptimit

Hapen librat. Nxënësit gjejnë te fjalitë e para të tekstit pse njeriu është pjesë e natyrës së gjallë.

Përsëriten ato nga disa nxënës.

Vëzhgohet figura në libër që paraqet njeriun dhe disa kafshë. E përbashkëta e tyre është shtylla kurrizore.

Krahasohet me diagramin e Venit njeriu me majmunin. Kjo veprimtari kryhet nga mësuesja bashkë

me nxënësit duke plotësuar në tabelë.

njeriu të përbashkëtat majmuni

tru të zhvilluar, ecën me dy

këmbë, është më i gjatë,

flet, mendon, mban mend,

shkruan, krijon, ndërton,

jeton në familje

natyrë e gjallë,

shtyllë kurrizore,

ndërtimi i

organizmit, gjitar

komunikon me tinguj,

kacavirret në pemë,

ka bisht, turi të zgjatur,

trup të mbuluar me qime,

jeton në grup

67

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Pyetje : Shihni me kujdes tri figurat e faqes tjetër. Çfarë ju bën përshtypje në to?

Lexohet paragrafi prej tyre. Mësuesja u shpjegon nxënësve se njeriu jeton në shoqëri. Ai bashkëpunon

me të tjerët. Njeriu e ka prejardhjen nga një lloj majmuni shumë i zhvilluar. Gjatë miliona viteve pësoi

ndryshime të mëdha, derisa arriti në formën e njeriut të sotëm. Mësuesi mund të renditë disa ngjarje të

rëndësishme që favorizuan këtë ndryshim.

1. Ecja me trupin drejt, pra me dy këmbë. 2. Përdorimi i duarve për vegla. 3. Shpikja e zjarrit. 4. Fillimi

i të folurit 5. Zhvillimi i bujqësisë etj.

Punohet në fletore ditari dypjesësh. Një formë e komentit mund të jetë si më poshtë:

fragmenti

Njeriu është pjesë e shoqërisë njerëzore

komenti

Njerëzit jetojnë në familje. Ata dëgjojnë, respektojnë dhe kujdesen

për njëri-tjetrin. Njerëzit marrin pjesë në grupe shoqërore të tjera

si: në punë, shkollë, kopsht, ushtri, organizata të ndryshme etj.

Njerëzit kanë vendosur rregulla dhe ligje për mënyrën e sjelljes.

Njerëzit merren vesh me njëri- tjetrin dhe ndërtojnë, shpikin,

prodhojnë për të lehtësuar jetën e tyre.

Lexohen disa nga punët e nxënësve.

Reflektimi

Përdoret rrjeti i diskutimit për të vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të njeriut në natyrë. Gjatë përdorimit

të kësaj teknike, fëmijët do të mbajnë një qëndrim të caktuar për Po ose Jo dhe do ta argumentojnë atë.

Gjatë leximit të tyre sugjerohet që të përdoret argumenti nga njëra palë dhe kundërargumenti nga

pala tjetër.

Po

A mendoni se njeriu

Jo

Njeriu krijon shumë gjëra.

është më i fuqishmi në

A mund të mposhtë ai një luan?

Askush tjetër nuk mund të

Tokë?

Njeriu mund të gjejë vdekjen nga

ndërtojë qiellgërvishtës, makina,

Pse?

një kafshë e vogël si akrepi..

avionë, anije kozmike etj.

Rrufetë, ciklonet, tërmetet janë më

Njeriu ka shpikur ilaçe për

të fuqishme se ai.

t’u mbrojtur nga helmi i kafshëve.

Një robot punon, kryen llogaritje

Ai e merr veten edhe pas

më mirë se një njeri etj.

fatkeqësive natyrore.

Robotin e ka krijuar njeriu,

kështu që ai mund ta shkatërrojë.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë me temë “ Shoqëria ime shkollore”.

68

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 7.2

Tema: Pjesët e trupit tim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të emërtojë pjesët kryesore të trupit.

2. Të përkufizojë se ç’quajmë organ.

3. Të grupojë organet në të brendshme dhe në të jashtme.

4. Të formulojë dy-tri këshilla për një qëndrim të rregullt të trupit.

Fjalë kyç: organ, trung, krahë, organe të brendshme, organe të jashtme

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore e diturisë, tabelë e madhe e pjesëve të trupit (nga kabineti i biologjisë)

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi rrjeta e merimangës përfshirje në grup

Realizimi i kuptimit vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi tryeza rrethore nxitja për të përsosur të shkruarit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (Veprimtari nxehjeje, rrjeta e merimangës).

Mund të zhvillohet në klasë (kur ka hapësirë) ose në oborrin e shkollës. Kjo nuk lidhet drejtpërdrejt

me objektivat e orës, por krijon frymën e bashkësisë përmes të dëgjuarit të vëmendshëm. Shërben

gjithashtu si veprimtari zbavitëse për nxënësit.

Nxënësit vendosen në një rreth ose në dy, kur klasa është e madhe.

Një nxënës thotë emrin e tij dhe diçka të veçantë për veten. Pastaj mban fundin e fillit dhe e lëshon

topin në drejtim të një nxënësi që ka përballë. Po kështu vazhdojnë dhe të tjerët, derisa të kenë folur të

gjithë dhe të jetë krijuar një rrjetë merimange.

Ulen nxënësit nëpër vendet e tyre.

Lexohen dy gjëegjëza për pjesët e trupit.

Dy dëgjojnë,

Bëjnë t’ia kalojnë njëra-tjetrës

Dy shikojnë

Por në një vend ndalen.

Dy tunele ngjiten lart

(këmbët)

Dhe një shpellë

e kuqe gjak.

(koka)

- Çfarë janë koka dhe këmbët?

- Përse shërbejnë këmbët ? Po duart ?

Realizimi i kuptimit

- Cilat janë pjesët e tjera të trupit të njeriut?

Shihen te figura e librit dhe emërtohen me radhë, ndërkohë që nxënësit i prekin te trupi i tyre.

Shkruhen në tabelë këto pyetje:

Ç’quajmë organe? Si ndahen ato? Pse ndryshojnë nga njëri-tjetri?

Nxënësit duhet t’i gjejnë në tekst përgjigjet e duhura (pjesa e parë e mësimit).

Diskutohen me nxënësit përgjigjet. Saktësohen nga mësuesja.

69

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Organet janë pjesë të vogla të trupit që kryejnë një funksion të caktuar.

Organet ndahen në të brendshme dhe në të jashtme.

Ato ndryshojnë nga forma dhe funksioni që kanë.

Pjesët e trupit përbëhen nga disa organe.

Grupohen organet:

organe të brendshme

truri, zemra, mëlçia

stomaku, veshkat etj.

organe të jashtme

sytë, hunda, goja,

lëkura, veshët.

Përmenden funksionet e disa organeve. Këtu të mos këmbëngulet shumë, sepse këto do t’i mësojnë gjatë

kapitullit. Syri shërben për të parë, hunda për të nuhatur, stomaku përpunon (bluan, tret) ushqimin etj.

Sillet në kujtesë fakti që një nga ndryshimet midis kafshëve dhe njeriut është të ecurit në këmbë, pra

mbajtja e trupit drejt. Shtrembërimi i shtyllës kurrizore sjell dëmtim edhe të organeve të tjera.

Vëzhgohen figurat e tjera që tregojnë qëndrimet e drejta dhe të gabuara të trupit. Komentohen

qëndrimet e gabuara. Nxënësit sjellin shembuj nga jeta në shkollë e shtëpi.

Shkruhen në fletore disa këshilla për qëndrimin drejt të trupit.

Reflektimi

Përmblidhen njohuritë e marra në këtë mësim me anë të tryezës rrethore. Në një fletë A4, çdo nxënës

shkruan nga një fjali. Kjo pasohet me radhë te shokët e tjerë të grupit, të cilët vazhdojnë mendimin e

shokut, pa e përsëritur atë.

Për të pasur rezultat të kënaqshëm, mësuesja shkruan në tabelë disa pika në të cilat do të mbështeten

nxënësit.

1. Pjesët kryesore të trupit të njeriut.

2. Organet e njeriut, llojet, ndryshimet, funksioni.

3. Rëndësia e qëndrimit drejt.

Lexohen punët e nxënësve nga disa grupe.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. Nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve të tekstit.

Mësimi 7.3

Tema: Unë dhe shqisat e mia

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë pozicionin e çdo organi shqisor.

2. Të përshkruajë funksionin e çdo organi shqisor.

3. Të hartojë të paktën nga 2 këshilla për mbrojtjen dhe higjienën e shqisave tona.

Fjalë kyç: shqisa, organe shqisore, truri, higjienë.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore e nxënësit, Fletë A 4 e përgatitur me treguesin alfabetik, foto

të kafshëve të ndryshme.

70

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Zhvillimi i mësimit

Metodat mësimore

Lojë, përvijimi i të menduarit

Grupet e ekspertëve

Tabela e koncepteve

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Veprimtaritë e nxënësve

Nxitje diskutimi

Të lexuarit ndërveprues

Paraqitje grafike

Ndërtimi i shprehive studimore

Evokimi (lojë):

Organizohet me fëmijët një lojë. Njëri prej fëmijëve me symbyllur u afrohet me radhë disa sendeve.

Ai përpiqet t’i emërtojë me mënyra të ndryshme.

a. Një kivi - E prek dhe nëse nuk e dallon, i merr erë dhe në fund provon ta hajë.

b. Një karafil - Në fillim ia lëvizim disa herë pranë veshit. Pastaj e prek dhe më pas i merr erë.

c. Një daulle - E prek, i merr erë, dëgjon tingujt.

d. Një libër (të dallojë se çfarë është shkruar) - e prek…i zgjidhen sytë dhe nxënësi e emërton figurën

Pyetje:

1 Përse nuk i gjeti që në fillim shoku? 2. Me anë të kujt arriti t’i dallojë sendet?

3. Si quhen ato? 4. E keni dëgjuar më parë fjalën shqisë? Po organe shqisore?

Nxënësit njihen me objektivat e orës së mësimit.

Realizimi i kuptimit (grupet e ekspertëve):

Nxënësit ndahen në grupe me nga 5 vetë dhe secili do të ketë numrin përkatës nga 1-5. Rigrupohen

nxënësit sipas numrave. Njëshat bashkë, dyshat bashkë e kështu me radhë. Nxënësit do të studiojnë

sipas numrave këto çështje:

1-syri 2-veshi 3-hunda 4-gjuha 5-lëkura

Për secilën prej tyre nxënësi duhet të dijë: a-vendin ku ndodhet shqisa, b-funksionin e saj, c-1-2

rregulla për mbrojtjen e shqisës.

Brenda grupit lexohen materialet nga teksti (duke përzgjedhur pjesën përkatëse për çdo numër) dhe

diskutohen ato. Nxënësit mund të shtojnë njohuri nga ato çfarë kanë lexuar ose dëgjuar nga të rriturit.

Brenda grupit çdo nxënës bëhet ekspert për pjesën e vet.

Nxënësit kthehen në vendet e tyre të fillimit. Secili nxënës u mëson anëtarëve të tjerë të grupit pjesën

e vet. Kështu çdo fëmijë përvetëson njohuritë për të gjitha shqisat.

Diskutohet me të gjithë klasën materiali i sapomësuar.

Reflektimi

Nxënësit punojnë të pavarur për të plotësuar tabelën e koncepteve në fletore.

shqisa

Sytë

Veshi

Hunda

Gjuha

Lëkura

Vendi ku

ndodhet

Në kokë, pjesa e

përparme

Në kokë, pjesa

anësore

Në kokë, pjesa e

përparme

Në kokë, brenda

në gojë

Në gjithë trupin

pjesa e jashtme

Funksioni

Organ i të parit

Organ i të dëgjuarit

Organ i të nuhaturit

Organ i të shijuarit

Organ i të prekurit

Mbron trupin

Këshilla për mbrojtjen e shqisave

1. Qëndro larg ekranit të televizorit.

2. Mos lexo dhe shkruaj me dritë të dobët.

1. Mos qëndro afër zërave të lartë dhe zhurmave të forta.

2.Mos i pastro veshët me sende të forta

1. Mos e prek hundën me gishta.

2. Mbaj higjienë të rregullt të saj.

1. Mos ha ushqime të nxehta dhe të ftohta.

2. Mos e prek gjuhën me duar.

1. Mos prek objekte të nxehta.

2. Mbaj higjienë të rregullt të lëkurës

71

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Lexohet plotësimi i tabelës nga nxënësit.

Vlerësohen nxënësit për mënyrën e përmbledhjes nga grupet e ekspertëve dhe saktësinë e plotësimit

të tabelës

Detyrë shtëpie: Ditarët e të nxënit. Argumentoni rëndësinë që kanë shqisat në jetën tonë.

fragmenti

komenti

5 shqisat luajnë rol të rëndësishëm

në jetën tonë. Mbrojini dhe kujdesuni

për higjienën e tyre.

Mësimi 7.4

Tema: Organet e lëvizjes

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë organet e lëvizjes.

2. Të përshkruajë kockat si organe pasive të lëvizjes.

3. Të përshkruajë muskujt si organe aktive të lëvizjes.

4. Të tregojë pasojat që vijnë nga dëmtimi i kockave.

5. Të hartojë dy-tri këshilla për mbrojtjen dhe shëndetin e organeve të lëvizjes.

Fjalë kyç: organe të lëvizjes, kocka, muskuj, skelet, rakitizëm.

Mjetet:

teksti i nxënësit, skeleti i njeriut, tabela e muskujve.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi stuhi mendimesh nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit rishikim në dyshe të nxënit bashkëpunues

Reflektimi pyetje-përgjigje, pesëvargësh ndërtimi i shprehive studimore

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Kryhen 5 minuta ushtrime gjimnastikore në klasë: lëvizje e krahëve në drejtime të ndryshme, lëvizje

rrotulluese e kokës, lëvizje e trungut para, prapa dhe anash. Ulje dhe ngritje e trupit. Lihen nxënësit të

pushojnë pak, pastaj iu drejtohen pyetjet:

- Çfarë kryet ju pak më parë?

- Kush na ndihmon të kryejmë lëvizjet?

- Po një bebe 2-3 muajsh a lëviz dot si ju ? Pse?

- Ju keni dëgjuar shprehjet: “Ajo nuk ecën dot, sepse ka thyer këmbën” ose “Ai nuk shkruan dot se

ka thyer dorën”. A mund të thyhet dora? Cila thyhet në të vërtetë?

Sot do të mësojmë për organet e lëvizjes. Do të tregojmë pozicionin e tyre, format, madhësinë, si

funksionojnë ato.

Realizimi i kuptimit (punë në çift):

Njohuritë e reja do të merren duke punuar në çift. Njëri është nxënësi A dhe tjetri është nxënësi B.

Nxënësi A do lexojë me zë paragrafin e parë (A e di se ç’janë …. dhe të muskujve). Nxënësi B e dëgjon me

vëmendje dhe, pasi mbaron shoku, shkruan dy pyetje të cilat ia drejton nxënësit A. Pas kësaj, diskuton e gjithë

klasa për këtë pjesë. Këtu mësuesja sqaron paqartësitë që kanë fëmijët dhe gjithashtu shton njohuri të reja.

72

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Për pjesën e dytë nxënësit ndërrojnë rolet. Nxënësi B lexon, ndërsa nxënësi A dëgjon dhe bën pyetje.

I gjithë mësimi do të ndahet në pesë pjesë. Përmbledhjet për secilën pjesë do të jenë këto:

Pjesa e parë

Organet e lëvizjes janë kockat dhe muskujt. Kockat janë pjesa e fortë e trupit, ndërsa muskujt janë

pjesa e mishtë. Muskujt mbështjellin kockat.

Pjesa e dytë (kockat)

Kockat kanë forma dhe madhësi të ndryshme (të shkurtra, të gjata, të sheshta, të çrregullta). Kockat

formojnë skeletin. Skeleti përbëhet nga kockat e kokës, kockat e trungut, kockat e krahëve dhe kockat

e këmbëve. Kockat kryejnë dhe një funksion tjetër. Ato mbrojnë organet e brendshme. Kockat lidhen

me njëra-tjetrën me anë të nyjeve.

Pjesa e tretë (muskujt)

Muskujt janë të lidhur me kockat me anë të disa fijeve. Muskujt janë të brendshëm dhe të jashtëm.

Kur muskuli mblidhet, bashkë me të lëviz edhe kocka. Çdo lëvizje e muskulit komandohet nga truri.

Pjesa e katërt (dëmtimet e kockave)

Te disa fëmijë, kockat janë të buta dhe ata kanë vështirësi në ecje. Këta vuajnë nga rakitizmi. Nga

kjo sëmundje mbrohemi duke përdorur qumësht, vezë, djathë, gjalpë dhe duke marrë rreze dielli.

Kockat mund të thyhen nga pakujdesitë. Ato trajtohen nga mjeku.

Pjesa e pestë (këshilla për organet e lëvizjes)

Përdorni ushqime të pasura me vitaminën D, si: qumësht, djathë, gjalpë, vezë.

Merruni me sport dhe lëvizje të përhershme.

Merrni rreze dielli paradite.

Tregoni kujdes kur vraponi dhe lëvizni.

Reflektimi

Punohen pyetjet e tekstit 1 - 4.

Nxënësit shkruajnë nga një pesëvargësh për kockat dhe muskujt.

kockat

muskujt

të ndryshme, të forta,

të butë, mishtorë,

lëvizin, forcohen, thyhen.

mblidhen, shtrihen, forcohen.

Kockat janë organe të lëvizjes. Muskujt mbështjellin kockat e njeriut.

skelet

organe të lëvizjes

Vlerësohen nxënësit me notë

Detyrë shtëpie jepet: Trego si ke vepruar ti ose shoku yt kur keni pasur raste të dëmtimit të organeve të lëvizjes.

Mësimi 7.5

Tema: Organet e tretjes

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përkufizojë ç’quajmë tretje.

2. Të emërtojë organet e tretjes.

3. Të përcaktojë funksionin e çdo organi të sistemit të tretjes.

4. Të përshkruajë rrugën në të cilën kalon ushqimi që përtypim.

Fjalë kyç: sistemi i tretjes, zgavra e gojës, kapërcelli, stomak, zorrë e hollë, zorrë e trashë,

grimcim, përpunim, përtypje, gëlltitje, gjëndra.

Mjetet: teksti i nxënësit, tabela me organet e tretjes, etiketa të vogla bosh, etiketa të plotësuara

me foljet e duhura, fletë A4, ngjitës.

73

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi imagjinatë e drejtuar nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit vëzhgo-diskuto, tabela e koncepteve ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi shkak-pasojë, turi i galerisë paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

- Çfarë i duhet një bime për t’u rritur?

- Po njeriut çfarë i nevojitet që të jetojë?

- A e di ndonjë nga ju se ç’rrugë bën ushqimi brenda trupit tuaj?

Mësuesja mund të pranojë disa përgjigje, pavarësisht saktësisë së tyre.

Mësuesja i përgatit nxënësit që të dëgjojnë një tregim për rrugën që bën një kokërr mollë në trupin

tonë. Ata do ta imagjinojnë tregimin, por duke parë edhe figurën e tekstit që tregon organet e tretjes.

Historia e një kokrre molle

Unë të dashur fëmijë jam një mollë e bukur, e kuqe flakë. Më kanë vendosur në vitrinë, sigurisht për

ta zbukuruar atë. Ja ku po vjen një tetë. Ajo thotë se fëmijët e saj më duan shumë, prandaj po më merr

me vete dhe po më çon në shtëpi. Oh, po më bën një dush të mirë. Tani dukem më e bukur akoma.

Por nuk zgjati shumë. Djali i vogël po më kafshon me dhëmbët e mprehtë. Tani më kaloi te dhëmballët.

Ato qenkan më të këqija, ma shtypën të gjithë trupin. Iiiii, se kush po më njom, ja tani po më rrotullon.

Sa qejf, po bëj kollotumba. Hop, bëllduq! Rashë nga lartësia në një thes, por nuk u vrava. Këtu paska

dhe shoqe të tjera. Kush e di se ç’bëjnë me mua. Po më përziejnë prapë me një lëng dhe po më bëjnë

thërrime-thërrime. Ndihmë! Përsëri u dashka të lëviz. Po futem në një tunel të hollë. Qenka shumë

ngushtë dhe errësirë. Oh, këtu më shndërruan fare, mora fund. Sapo më ndanë dhe nga motrat e mia.

Thonë se ato janë të padobishme, prandaj do t’i hedhin, ndërsa mua po më çojnë të ushqej trupin e

djalit. Do të shpërndahem në të gjithë trupin. Mirupafshim, fëmijë!

Zhvillohet një diskutim rreth tregimit. Nxënësit tregojnë se si e përjetuan atë dhe bëjnë krahasimin duke

treguar se çfarë tregonte në të vërtetë ai. Këtu nxënësit mund të përdorin edhe emërtimet që janë në libër.

Realizimi i kuptimit

Organet që shihni në figurë janë organet e tretjes. Përkufizohet se ç’quajmë tretje dhe përsëritet nga

disa nxënës. Vëzhgohet dhe analizohet figura (nëse ka mund të përdoret tabela e madhe e organeve

të tretjes) duke treguar rolin që kryen çdo organ në tretje dhe pozicionin e tij. Saktësohet fjala “sistem i

tretjes” që nënkupton disa organe që funksionojnë së bashku.

Paralelisht plotësohet tabela e koncepteve në dërrasë nga mësuesi së bashku me nxënësit.

Organet

e tretjes

Funksioni Vendi Lloji i

organit

Dhëmbët Presin ose këputin ushqimin.

Goja Copëtojnë dhe përtypin.

Pjesa e poshtme e

Dhëmballët Zbut ushqimin.

kokës

Pështyma

Rrotullon dhe e gëlltit ushqimin.

Gjuha

Kapërcelli Shtyn ushqimin në stomak. Pjesa e sipërme e

trungut

Stomaku

Përpunon ushqimin (e ndihmon Në qendër të trungut

lëngu gastrik).

Zorra e hollë

Zorra e trashë

Shpërbën ushqimin. Ai thithet

nga enët e gjakut.

Nxjerr jashtë lëndët e

panevojshme.

74

Pjesa e poshtme

e trungut

Pjesa e poshtme

e trungut

i jashtëm

i brendshëm

i brendshëm

i brendshëm

i brendshëm

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Duke parë figurën, nxënësit tregojnë rrugën që ndjek ushqimi në trupin tonë. Përsëritet nga dy nxënës

kjo rrugë.

Reflektimi

Punohen me gojë ushtrimet e librit 1-4.

Punë në grup. I jepet çdo grupi nga nëntë etiketa të paplotësuara dhe nëntë etiketa në të cilat janë

shkruar foljet e mëposhtme:

këput; copëton; zbut; rrotullon; shtyn; përpunon; shpërbën, thithen; nxjerr.

Nxënësit duhet të shkruajnë për çdo folje organin që e kryen atë funksion dhe më pas bëhet renditja

në një varg sipas radhës (skema shkak-pasojë). Nxënësit mund t’i ngjitin etiketat në një fletë A4 duke

i bashkuar me shigjeta. Në përfundim do ketë këtë formë:

këput

copëton zbut rrotullon shtyn përpunon shpërbën nxjerr

dhëmbët dhëmballët pështyma gjuha kapërcelli stomaku zorra e hollë zorra e trashë

Vendosen punët në mur dhe nxënësit vetëvlerësojnë punët e tyre.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Shkruani në fletore rrugën nëpër të cilën kalon ushqimi në trupin tonë.

Mësimi 7.6

Tema: Të ushqyerit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të tregojë rëndësinë e ushqimit në jetën tonë.

2. Të dallojë ushqimet me prejardhje bimore nga ato shtazore.

3. Të vlerësojë përdorimin e shumëllojshëm dhe të rregullt të ushqimeve.

4. Të hartojë një listë ushqimesh (menu) të shëndetshme për veten e vet.

Fjalë kyç: karbohidrate, vitamina, yndyra, proteina, kripëra minerale, prejardhje bimore dhe shtazore.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore e diturisë, fletë A4 e përgatitur me alfabetin e njëpasnjëshëm.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi alfabeti i njëpasnjëshëm zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit Di, Dua të di, Mësova, rrjeti i diskutimit diskutimi i ideve, paraqitje grafike

Reflektimi Di, Dua të di, Mësova (kolona e tretë) nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi (punë në grupe):

Mësuesja u jep nxënësve në grup nga një fletë me alfabetin e njëpasnjëshëm (nga A – Zh). Nxënësit

do të shkruajnë emra ushqimesh për çdo shkronjë. Nëse i mbarojnë shpejt, mund të kthehen përsëri

për të shkruar më shumë se një fjalë. Lexohen fjalët sipas grupeve.

Të gjitha këto që shkruat, njeriu i përdor për t’u ushqyer.

- Çfarë dini ju për ushqimin?

- Përse i shërben njeriut ushqimi?

- Si përdoret ai?

- Nga ndryshojnë ushqimet nga njëri-tjetri ?

75

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Realizimi i kuptimit

Nxënësit do të plotësojnë kolonën e parë dhe të dytë të tabelës Di, Dua të di, Mësova.

Te kolona e parë do të shkruajnë ato çfarë dinë për ushqimin, duke pasur parasysh dhe pyetjet e

mësipërme.

Te kolona e dytë shkruajnë pyetjet që mund të kenë rreth ushqimeve.

Lexohen pyetjet që kanë shkruar nxënësit dhe disa prej tyre (ato që do trajtohen në mësim) shkruhen

në tabelë.

Komentohen figurat e librit. Zhvillohet bashkëbisedim me nxënësit për të trajtuar çështjet më të

rëndësishme të mësimit.

Shënohen në tabelë në mënyrë të strukturuar si më poshtë:

Rëndësia

Ai shërben për rritje, për t’i dhënë

energji trupit, për t’u mbrojtur nga

së mundjet, për ta mbajtur ngrohtë trupin,

për të funksionuar si duhet organet.

ushqimi

Çfarë përmban?

karbohidrate, proteina, yndyra,

vitamina, kripëra minerale, ujë.

Si ndahet?

Si duhet përdorur?

me prejardhje bimore

ushqim i shumëllojshëm, sasia e

me prejardhje shtazore më i shpeshtë duhur, ngrënie e shpeshtë, ushqim

me prejardhje bimore,

i freskët.

fruta, perime.

Përdoret rrjeti i diskutimit. Shkruhet pyetja në tabelë dhe nxënësit marrin një qëndrim të caktuar.

Dëgjohen argumentet e kombinuara të secilës përgjigje. (një Po një Jo)

Po

1. Mua më shijojnë më shumë.

2. Mendoj se kur ha me dëshirë

diçka, të bëhet shëndet.

3. Ne kemi të drejtat tona.

4. Prindërit nuk e kuptojnë se

çfarë na shijon më shumë.

5. Atëherë pse tregtohen ato

ushqime?

A duhet të hamë vetëm

ushqime që na pëlqejnë?

Pse?

Jo

Fëmijët pëlqejnë shumë ëmbëlsirat.

Kur hahen me shumicë ato të

dëmtojnë .

2. Fëmijët nuk e kuptojnë rëndësinë

e vërtetë të ushqimeve.

3. Nuk mund të rregullojmë në të

ardhmen, problemet shëndetësore

që kanë lidhje me ushqimin.

4. Ne kemi nevojë për shumë lloje

lëndësh ushqyese.

Reflektimi

Plotësohet kolona e tretë e tabelës Di, Dua të di, Mësova. Nëse ka pyetje, të cilave mësuesi nuk u

jep dot përgjigje, atëherë këshillohet që të shkruhen te këndi i pyetjeve. Kjo mund të jetë një tabelë apo

një vend tjetër i dukshëm në klasë, në të cilin nxënësit do të shkruajnë përherë pyetje të cilave nuk

arrihet t’u jepet përgjigje në klasë. Këto u lihen detyrë shtëpie nxënësve në mënyrë që ata të përdorin

burime të ndryshme informacioni.

Pasi plotësohet tabela, lexohet përmbledhja e kolonës së tretë. Ajo mund të ketë këtë formë:

76

Di

Dua të di

1. Pse janë të rëndësishme ushqimet?

2. A mund të grupohen ato? Si?

3. Çfarë përmbajnë ushqimet?

4. A kanë njësoj vlera ushqimore ato?

5. Cilat janë më të ushqyeshme?

6. Sa herë duhet të hamë bukë në ditë?

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësova

1. Ushqimet na rritin, na japin fuqi, na mbrojnë nga

sëmundjet.

2. Ato ndahen: me prejardhje bimore dhe shtazore.

3. Ushqimet përmbajnë: karbohidrate, proteina, yndyra,

vitamina, kripëra minerale.

4. Ushqime të ndryshme kanë vlera ushqimore të ndryshme.

5. Më të ushqyeshme janë ushqimet me prejardhje bimore.

6. Është mirë që fëmijët të hanë 6 herë në ditë.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet hartimi i një recete të ushqyeshme ditore.

Material për mësuesin

1. Karbohidratet i japin energji trupit. Gjenden më shumë te buka, patatet, orizi, frutat dhe

ëmbëlsirat.

2. Proteinat shërbejnë për rritje. Ato gjenden te mishi, peshku, vezët, fasulet, qumështi.

3. Yndyrat shërbejnë për të krijuar energji dhe të mbajnë ngrohtë trupin. Gjenden te gjalpi, dhjami,

vaji, arrat, bajamet.

4. Vitaminat mbajnë trupin të shëndetshëm. Vitamina A, e nevojshme për sytë. Gjendet te qumështi,

vezët, perimet. Vitamina B, e nevojshme për prodhimin e energjisë në të gjitha qelizat. Gjendet te buka

e zezë, orizi etj.

Vitamina C, e nevojshme për enët e gjakut, shërim plagësh. Gjendet te portokalli, limoni, perimet e

freskëta. Vitamina D, e nevojshme për kockat e trupit. Gjendet te qumështi, vaji i peshkut, vezët, gjalpi

etj. Vitamina E, e nevojshme për enët e gjakut, zemrën. Gjendet te vajrat vegjetale, buka e zezë, orizi

etj. Vitamina K, e nevojshme për mpiksjen e gjakut. Gjendet te perimet e freskëta dhe mëlçitë.

5. Mineralet: Kalciumi dhe fosfori gjenden te qumështi, djathi, gjalpi etj. Natriumi gjendet te kripa,

qumështi, spinaqi. Fluori gjendet te qumështi, uji. Jodi gjendet te prodhimet e detit, kripa. Hekuri gjendet

te mëlçitë dhe perimet e freskëta.

Mësimi 7.7

Tema: Kujdesi për organet

e tretjes

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të dallojë disa ushqime të cilat dëmtojnë organet e tretjes.

2. Të përshkruajë të paktën dy raste për pasojat që vijnë nga përdorimi jo i rregullt i ushqimeve.

3. Të shkruajë pesë rregulla për kujdesin ndaj organeve të tretjes.

Fjalë kyç: higjienë, ushqime të prishura, helmim, çrregullime.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletore e diturisë, ushqime të ndryshme të paketuara

77

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi parashikim me terma paraprakë zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit ditari dypjesësh ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi shkrim i lirë nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Rikujtim njohurish mbi organet e tretjes. Cilat janë ato dhe funksioni i tyre.

kapërcelli

zgavra e gojës

organet e tretjes

stomaku

zorra e hollë

zorra e trashë

Parashikim me terma paraprakë. Shkruhen në tabelë katër fjalë dhe nxënësit formojnë një tregim

duke i përdorur ato.

ushqim i prishur ha vjell spital

Një variant i tekstit mund të jetë:

Blerina u kthye e uritur nga shkolla. Mami kthehej vonë nga puna, kështu që ajo nuk e priti. Sapo lau

duart, u ul në tavolinë për të ngrënë. Mori pjatën nga soba dhe filloi të hante. Ashtu, e uritur siç ishte, e

mbaroi shumë shpejt ushqimin. Pasdite, kur ishte duke bërë detyrat, filloi t’i dhembte barku. Dhimbjet

bëheshin më të forta. Filloi të villte ushqimin. Prindërit e çuan menjëherë në spital. Doktori tha se ishte

helmuar nga ushqimi. Ajo qëndroi dy ditë në spital.

Lexohen disa krijime të nxënësve. Theksohet se përdorimi i ushqimit të prishur dëmton organet e

tretjes.

Realizimi i kuptimit

Lexohet dialogu midis gjyshit dhe fëmijëve. Zhvillohen dhe pyetjet më poshtë.

Diskutim me klasën për ushqimet që dëmtojnë organet e tretjes. Nxënësit vëzhgojnë etiketat e

ushqimeve që kanë marrë me vete. Udhëzohen nxënësit se si të dallojnë një ushqim që i ka kaluar

koha e skadimit.

Listohen ushqimet që dëmtojnë organet e tretjes:

ushqimi i ndenjur

ushqim i pambrojtur nga mizat

fruta – perime të palara

ushqime të thata

ushqime me yndyrë

ushqime shumë të nxehta

ushqime shumë të ftohta

thyerja me dhëmbë e ushqimeve të forta

ushqimi i tepruar

Nxënësit përshkruajnë pasojat që vijnë nga përdorimi jo i rregullt i ushqimeve: Detyra punohet me

teknikën ditari dypjesësh në mënyrë individuale në fletore. Një nxënës do të përshkruajë dy raste.

78

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fragmenti

1. Arbi hëngri një çokollatë që i kishte

kaluar afati i skadimit.

2. Mirela përtoi t’i lante frutat, kështu ajo i

hëngri të palara.

3. Sonilës i pëlqeu shumë ushqimi.

Ajo nuk mund të ngrihej nga tavolina edhe

pse ndihej e ngopur.

4. Enesi po thyen arrën me dhëmballë.

Ai mendon se kështu i ha më shpejt.

Komenti

Ai do ketë dhimbje barku dhe temperaturë. Mund të

shoqërohet me të vjella dhe diarre. Arbi nuk do të ketë fuqi

të kryejë asnjë veprimtari.

Frutat spërkaten me kimikate (ilaçe bimësh). Ato gjithashtu

kanë mikrobe, sepse kalojnë në vende të ndryshme. Mirela

do të ketë dhimbje barku të shoqëruara me diarre. Sonila

nuk veproi mirë. Ajo do të ketë fryrje barku dhe vë shtirësi

në frymëmarrje. Stomaku i saj nuk e përballon këtë sasi

ushqimi. Ai kërkon më shumë kohë të tretet.

Gjatë këtij veprimi ai mund të thyejë dhëmballët. Pa ato

nuk mund të copëtohet ushqimi. Nëse nuk ndodh kjo,

stomaku do të detyrohet të punojë më shumë.

Lexohen disa komente të nxënësve.

Më pas komentohen figurat e faqes tjetër në lidhje me dhëmbët si dhe disa këshilla për të mbrojtur

këto organe.

Reflektimi

Mësuesi/ja: -Nga të gjitha këto që diskutuam sot, ju do të shkruani pesë rregulla për të mbrojtur

organet e tretjes.

Nxënësit punojnë në fletore.

Lexohen punët e nxënësve dhe vlerësohen.

Detyrë shtëpie jepen pyetjet 2 dhe 3 të librit.

Mësimi 7.8

Tema: Si marr frymë ?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të emërtojë organet e frymëmarrjes.

2. Të tregojë pozicionin dhe funksionin e secilit organ të frymëmarrjes.

3. Të përshkruajë procesin e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes te njeriu.

4. Të shpjegojë rëndësinë që ka ajri për jetën e njeriut.

Fjalë kyç:

frymëmarrje, frymënxjerrje, mushkëri, skërfyell, oksigjen, dyoksid karboni.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore e diturisë, tabela e organeve të frymëmarrjes .

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi stuhi mendimesh nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit tabela e koncepteve paraqitje grafike e informacionit

Reflektimi kubimi ndërtimi i shprehive studimore

79

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

- Çfarë keni vënë re kur shkoni në një pyll?

- Pse ndiheni më mirë ? Si mendoni se është ajri atje ?

- Po kur qëndroni në klasë disa orë pa hapur dritaren, çfarë ndieni ?

- I keni parë polumbarët çfarë kanë në shpinë? Përse u duhet ajo? Çfarë ka brenda?

- Po astronautët, përse përdorin bombola?

- Ju kujtohet për çfarë kanë nevojë bimët? Çfarë thithin dhe nxjerrin ato?

- Po njerëzit, si mendoni ju, çfarë thithin dhe çfarë nxjerrin ?

Realizimi i kuptimit

Provo: nxënësit mbyllin hundën dhe gojën me dorë. Kjo nuk do të zgjatë shumë.

Përfundimi: 1) Njeriu nuk jeton dot pa ajër. 2) Ajrin e thithim me hundë dhe me gojë.

Shihen tri figurat që tregojnë rëndësinë që kanë për njeriun ajri, uji dhe ushqimi. Theksohet se pa

ajër njeriu duron më pak se të tjerat.

Përshkruhet në tabelën e madhe të organeve të frymëmarrjes emërtimi, pozicioni dhe funksioni i

secilit organ të frymëmarrjes. Plotësohet tabela e koncepteve bashkë me nxënësit:

Organet e

frymëmarrjes

Hunda

Skërfyelli

(trakeja)

Mushkëritë

Pozicioni Funksioni Ndërtimi

Në qendër

të fytyrës

Midis fytit dhe

mushkërive

Në kraharor

Thith ajrin, nxjerr ajrin,

ndalon papastërtitë,

lagështon ajrin

Përcjell ajrin

I japin oksigjen gjakut,

nxjerrin dyoksidin

e karbonit

Qime të holla,

mukus

Tub i hollë, ka

mukus

Dy bronke, qese

ajri (hojëza), enë

gjaku

Veprimtari praktike:

1. Nxënësit vendosin dorën te stomaku dhe marrin frymë thellë me mushkëri, pastaj e nxjerrin atë.

Përshkruajnë se çfarë ndodh gjatë këtij procesi.

2. Numërojnë sa herë marrin frymë në një minutë. Krahasohen këto matje me ato të tabelës për

grupmosha të ndryshme.

Përfundimi: Fëmijët marrin frymë më shpesh se të rriturit.

Reflektimi (kubimi):

Do të punohet me grupe. Për secilin grup do të ketë nga dy kërkesa:

1. Përshkruaj organet e frymëmarrjes nga ana e jashtme.

Hunda është organ i dukshëm dhe paksa i ngritur në pjesën e fytyrës. Skërfyelli është tub i zgjatur.

Lidh hundën me mushkëritë. Mushkëritë janë si dy qese të fryra në dy anët e kraharorit.

2. Krahaso: me cilin ngjan procesi i frymëmarrjes? Nga ndryshon?

Procesi i frymëmarrjes ngjan me atë të tretjes. Te të dy proceset marrin pjesë disa organe të lidhur

me njëri-tjetrin.

80

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

ngjashmëritë

Hunda thith ajër.

Skërfyelli e kalon ajrin te mushkëritë.

Mushkëria furnizon gjakun me oksigjen.

Ndryshimet

Procesi kryhet nga tri organe.

Kryhet shumë shpesh.

Një frymëmarrje dhe frymënxjerrje zgjat pak.

Goja copëton ushqimin

Kapërcelli e kalon ushqimin te stomaku.

Ushqimi nga zorra e hollë kalon te zorra e trashë,

mëlçia dhe më pas në të gjithë trupin.

Procesi kryhet nga pesë organe.

Kryhet disa herë në ditë.

Tretja zgjat 2-3 ditë.

3. Shoqëro. Çfarë të vjen në mendje?

Frymëmarrja e bimëve. Edhe ato marrin frymë, vetëm se thithin dyoksid karboni dhe nxjerrin oksigjen.

Edhe gjallesat e tjera kryejnë frymëmarrjen.

4. Si janë ndërtuar këto organe? Nga se përbëhen ato?

Hunda ka dy kanale të hollë me qime. Skërfyelli në fund ndahet në dy bronke. Mushkëritë janë të

përbëra nga qese të vogla ajri dhe enë gjaku. Në hundë dhe skërfyelli ka një lëng që quhet mukus. Ai

zbut ajrin që kalon nëpër to.

5. Zbato: Përse shërbejnë?

Ato kryejnë procesin e frymëmarrjes. Pasurojnë gjakun në të gjithë trupin me oksigjen dhe nxjerrin

gazin që nuk duhet nga organizmi, pra dyoksidin e karbonit.

6. Argumento rëndësinë që ka frymëmarrja në jetën tonë.

Pa procesin e frymëmarrjes ne nuk do mund të jetonim. Njerëzit mund të durojnë vetëm pak minuta

pa ajër. Oksigjeni është shumë i rëndësishëm për gjakun dhe pa gjak ne nuk jetojmë dot.

Lexohen faqet e kubit sipas niveleve.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie ushtrimet 1, 2 dhe 3 në tekst.

Shënim: Porositen nxënësit që të pyesin prindërit nëse i kanë bërë vaksinat e tuberkulozit dhe t’u

tregojnë diçka rreth kësaj sëmundjeje.

Mësimi 7.9

Tema: Kujdesi për organet

e frymëmarrjes

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të identifikojë faktorët që ndikojnë në dëmtimin e organeve të frymëmarrjes.

2. Të përshkruajë pasojat negative të qëndrimit në mjedise të ndotura ose të infektuara.

3. Të thotë emrat e dy sëmundjeve që shkaktohen nga dëmtimi i organeve të frymëmarrjes.

4. Të hartojë pesë këshilla për të mbrojtur organet e frymëmarrjes.

Fjalë kyç: mushkëri, astma, tuberkuloz, infeksion.

Mjetet:

fletë A4.

teksti i nxënësit, fletore, etiketa të vogla letre, të dhëna për sëmundjet e mushkërive,

81

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi përvijimi i të menduarit zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit organizues grafik shkak-pasojë ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi shkrim i lirë, pyetje-përgjigje nxitja për të përsosur të shkruarin

Zhvillimi i mësimit

i

Evokim

Shkruhet në tabelë fjala “frymëmarrje” dhe lihen nxënësit të shkruajnë fjalë që kanë lidhje me të.

Çdo nxënës plotëson në një fletë dhe më pas mësuesja plotëson tabelën me mendimet e tyre.

mushkëri organe ajër

dyoksid karboni

oksigjen

skërfyell frymëmarrje hundë

frymënxjerrje

thith

zgjerim tkurrje jetë

Përshkruhet nga një nxënës se si ndodh procesi i frymëmarrjes. Një nxënës tjetër tregon me pak fjalë

ndërtimin e organeve të frymëmarrjes.

Realizimi i kuptimit

Njihen nxënësit me objektivat e orës së mësimit. Sot do të mësojmë se si të kujdesemi për organet

e frymëmarrjes, por më parë duhet të dimë shkaqet që mund të dëmtojnë këto organe.

Lexohet pyetja e parë dhe jepet përgjigjja nga nxënësit.

Pse duhet të marrim frymë me hundë?

Pranohen disa alternativa dhe në fund theksohet se duhet të marrim frymë me hundë sepse qimet që

janë në të pengojnë papastërtitë të futen në mushkëri, ndërsa goja nuk e kryen një funksion të tillë.

Lihen nxënësit të lexojnë dhe diskutojnë në çift për të treguar shkaqet dhe pasojat e dëmtimit të

organeve të frymëmarrjes.

Plotësohen në çift organizuesit grafikë “shkak-pasojë”. Mësuesja shkruan në tabelë kutitë e para të

plotësuara për secilin rast.

shkaku

Qëndrimi në

mjedise të mbyllura.

pasoja

Trupi nuk thith dot

sasinë e duhur të

oksigjenit.

Marramendje

dhe përzierje

stomaku.

Qëndrimi në mjedis

me duhan dhe

shumë pluhur.

Hunda nuk e

pastron dot ajrin.

Ajri i ndotur

shkon në

mushkëri.

Mushkëria

dëmtohet.

Qëndrimi pranë një

personi të infektuar

në organet e

frymëmarrjes.

Infeksioni

kalon te njeriu i

shëndoshë.

Duke plotësuar etiketat nxënësit listojnë faktorët që çrregullojnë organet e frymëmarrjes: ajri i ndotur,

mjedisi i paajrosur, tymi i duhanit, qëndrimi me persona të infektuar etj.

Organi i frymëmarrjes i cili preket më shumë nga sëmundjet është mushkëria. Ajo ka enë të holla

gjaku dhe miliona qese të mbushura me ajër.

82

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Nxënësit janë porositur në mësimin e kaluar të pyesin prindërit për vaksinën e tuberkulozit dhe ç’dinë

rreth saj. Diskutohen përgjigjet e tyre. Mësuesja sqaron se tuberkulozi shkaktohet nga një bakter që

quhet “bacili i kokut”. Ai dëmton mushkëritë dhe është sëmundje ngjitëse. Përpara shumë vitesh vdisnin

shumë njerëz prej kësaj sëmundjeje, ndërsa tani bëhen vaksina për ta parandaluar atë.

Një sëmundje tjetër e organeve të frymëmarrjes është edhe astma. Ajo shkaktohet nga çrregullime

të bronkeve dhe krijon vështirësi në frymëmarrje te këta njerëz.

Sëmundje të lehta të organeve të frymëmarrjes janë dhe laringiti, faringiti, gripi, ftohja.

Komentohen figurat e fundit të mësimit për të treguar rëndësinë që ka për njeriun qëndrimi në mjedise

me ajër të pastër.

Reflektimi

Punohen ushtrimet e librit 1-3.

Punë e pavarur individuale. Shkruhen në fletore pesë këshilla për të mbrojtur organet e frymëmarrjes.

Nxënësit mund të ndihmohen edhe nga libri. Lexohen punët e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit me notë

Detyrë shtëpie jepet:

a) Krijimi i një posteri për mbrojtjen e shëndetit nga tymi i duhanit.

b) Shkruaj për kujdesin që tregon ti për mbrojtjen e organeve të frymëmarrjes.

Mësimi 7.10

Tema: Qarkullimi i gjakut tek unë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të emërtojë organet e qarkullimit të gjakut.

2. Të përcaktojë pozicionin e secilit organ në trup.

3. Të përshkruajë funksionin e zemrës, arterieve dhe venave.

4. Të shpjegojë rëndësinë që ka gjaku për jetën e njeriut.

Fjalë kyç: gjak, zemër, arterie, vena, pompë, rrahje të zemrës.

Mjetet:

teksti i nxënësit, tabela e qarkullimit të gjakut, fletorja e nxënësit.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi lexim-diskutim nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit Di, Dua të di, Mësova paraqitje grafike e informacionit

Reflektimi pesëvargësh nxitja për të përsosur të shkruarin

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Lexohet biseda e Blerimit me mësuesen dhe shokët e klasës.

Pas kësaj zhvillohet një diskutim me nxënësit. Ata bëjnë pyetje rreth pjesës dhe disa përgjigje mund

t’i japin vetë. Të tjerave mund t’u përgjigjet mësuesja ose t’i lërë për fazën e realizimit të kuptimit.

Pyetjet mund të jenë të tilla:

1- Si mund të jenë shqetësimet e zemrës?

2- Kam dëgjuar që të moshuarit kanë shpesh shqetësime të zemrës. Pse ndodh kjo?

3- Po fëmijët, mund të kenë shqetësime në zemër? etj.

83

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Realizimi i kuptimit

Shkruhen në tabelë:

Qarkullimi i gjakut

Organet e qarkullimit të gjakut (vendi, si janë, puna që bëjnë)

Gjaku

Udhëzohen nxënësit që të shkruajnë çfarë dinë rreth këtyre çështjeve te kolona e parë e tabelës “

Di , Dua të di, Mësova”.

Pas kësaj, në kolonën e dytë, shkruajnë pyetje për ato çfarë duan të dinë rreth temave të

mësipërme.

Pasi plotësohen dy kolonat e para, lexohen nga disa nxënës dhe mësuesi shkruan në tabelë disa

prej pyetjeve që kanë lidhje me objektivat e kësaj ore mësimi. Nëse ka kohë, në fund mund t’u jepet

përgjigje edhe pyetjeve të tjera të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me mësimin e ditës. I kujtohet mësuesit

se pyetjeve të cilave ai nuk i jep dot përgjigjje, ose pyetjeve që kërkojnë të dhëna statistikore, mund t’ua

japë nxënësve detyrë në shtëpi.

Lexohet mësimi në heshtje nga nxënësit. Mësuesja diskuton me klasën për pikat kryesore të mësimit,

duke përdorur edhe tabelën e madhe të qarkullimit të gjakut. Tregohet në tabelë (ose te figurat e librit)

çdo organ dhe funksioni i tij.

Plotësohet nga nxënësit kolona e tretë e tabelës duke u ndihmuar edhe nga mësuesja.

DI DUA TË DI MËSOVA

1. Organet e qarkullimit të gjakut janë

1. Cilat janë organet e qarkullimit

zemra, arteriet dhe venat.

të gjakut?

2. Zemra ndodhet në krahun e majtë,

në kraharor. Arteriet dhe venat janë

2. Ku ndodhen ato?

të shpërndara në të gjithë trupin.

3dhe 4.Qarkullimi: Zemra dërgon

3. Çfarë bën secili prej tyre?

gjakun në mushkëri për të marrë

oksigjen dhe ai kthehet përsëri në

4. Çdo të thotë qarkullim i gjakut?

zemër. Më pas shpërndahet me

anë të arterieve në të gjithë trupin

5. Çfarë është gjaku?

për ta ushqyer atë. Gjaku që e ka

shpenzuar oksigjenin, kthehet me

6. Çfarë është zemra?

anë të venave në zemër për të filluar

përsëri qarkullimin.

5. Gjaku është lëng me ngjyrë të

kuqe. Ai shpërndan lëndët ushqyese

në gjithë trupin. Gjaku lufton

mikrobet, shëron sëmundjet, ruan

temperaturën e trupit.

6. Zemra është organi kryesor i

qarkullimit të gjakut. Ajo është si një

pompë që punon pa pushim.

Kuriozitet: Nëse do të lidheshin njëra pas tjetrës të gjitha enët e gjakut, ato do bënin gjysmën e

rrugës deri në Hënë ose do t’i binin Tokës rreth e qark dy herë.

Për mësuesin: Gjaku përbëhet nga qeliza të kuqe, qeliza të bardha dhe nga trombocitet që ndihmojnë

në mpiksjen e gjakut kur vritemi. Të tria këto lëndë lundrojnë në një lëng me ngjyrë të verdhë që quhet

plazmë.

84

Reflektimi

Nxënësit shkruajnë një pesëvargësh për zemrën dhe enët e gjakut.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

zemra

e kuqe, muskulore,

rreh, pompon, tërheq.

Zemra punon pa pushim.

organ i brendshëm

enët e gjakut

të holla, të zgjatura,

nxjerrin, shpërndajnë, kthejnë.

Enët shpërndajnë gjakun në trup

arterie, vena

Lexohen pesëvargëshat e plotësuar nga nxënësit.

Vlerësohen nxënësit.

Detyrë shtëpie: Materiale nga burime të ndryshme për sëmundjet e gjakut dhe të zemrës.

Mësimi 7.11

Tema: Kujdesi për organet e

qarkullimit të gjakut

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të listojë disa faktorë që ndihmojnë organet e qarkullimit të gjakut.

2. Të tregojë 2-3 sëmundje të gjakut dhe zemrës.

3. Të argumentojë rëndësinë që ka të dhuruarit e gjakut.

4. Të demonstrojë një situatë të ndihmës së shpejtë në rast plagosjeje.

Fjalë kyç:

Mjetet:

leuçemi, hepatit, sida, infarkt, gjakderdhje, dezinfektim.

teksti i nxënësit, alkool, jod, fashë, pambuk farmacie, gërshërë,

Kjo orë mësimi do të zhvillohet në dy pjesë:

Pjesa e parë (teorike, bashkëbisedim)

Diskutohen me nxënësit detyrat e shtëpisë. Ata janë porositur të gjejnë materiale për disa sëmundje

të gjakut dhe të zemrës. Nxënësit mund të japin shembuj edhe nga të afërmit e tyre (nëse kanë ndonjë

rast) për këto sëmundje. Shkruhen në tabelë:

sëmundje të zemrës

infarkti

arterioskleroza

sëmundje të gjakut

leucemi, talasemi

anemi

Gjaku ka rëndësi të madhe për organizmin tonë. Rikujtohen shërbimet që kryen gjaku në trupin tonë.

Ne nuk jetojmë dot pa të. Ai nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj njerëzit e shëndoshë duhet ta

dhurojnë atë për njerëzit që kanë nevojë. Këtu mund të sillen shembuj të dhurimeve masive që bëjnë

njerëzit për të ndihmuar në fatkeqësi të mëdha ose raste që nxënësit i kanë përjetuar vetë.

Nxënësit ndahen në grupe. Do të plotësohen kllasterat e mëposhtëm dhe do të lexohen. Më pas

vendosen në tabelë ose mur.

85

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

të aksidentuarit

të sëmurët me leuçemi

Kush ka nevojë për gjak?

të sëmurët me talasemi

njerëzit që operohen

të plagosurit në luftë

gjumi

shëtitja në natyrë

lojërat ndihmon organet e qarkullimit të gjakut sportet

ecja në ajër të pastër

ushqim i rregullt

regjim ditor

Pjesa e dytë ( veprimtari praktike)

Nxënësit siç janë të ndarë në grupe do të demonstrojnë një rast të ndihmës së shpejtë. Një nxënës do

të bëhet i plagosuri. Shokët e tjerë i japin ndihmën e parë duke kryer veprimet sipas radhës. Përgatiten

nxënësit duke i përsëritur me gojë veprimet, pastaj veprojnë praktikisht.

1. Shtrëngohet fort me gisht ose shami vendi i plagës që të ndalohet gjakderdhja.

2. Dezinfektohet plaga duke përdorur alkool ose jod.

3. Vendoset pambuk mbi plagë.

4. Lidhet plaga me fashë.

Kujdes! Kjo është vetëm ndihma e parë. Më pas ai çohet në ambulancë për të vazhduar mjekimin.

Nxënësit mund të ndërrojnë rolet brenda grupit (nëse ka kohë) në mënyrë që ta provojnë sa më

shumë fëmijë.

Motivohen nxënësit për veprimtarinë.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë me titull: “Dhuro gjak, shpëto një jetë” ose kjo ide e shprehur me vizatim.

Mësimi 7.12

Tema: Veshkat dhe shëndeti

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë funksionin e veshkave.

2. Të shpjegojë se ç’është urina.

3. Të tregojë faktorët që ndikojnë në dëmtimin e veshkave.

Fjalë kyç: urinim, veshka, pastrim, lëndë të panevojshme, dializë

Mjetet: teksti i nxënësit, tabela me sistemin e urinimit, materiale

të ndryshme për veshkat, fletorja e diturisë, etiketa të përgatitura me fjalët e

duhura.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi tryeza rrethore zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit lexo-diskuto-nxirr përfundimin diskutim i ideve

Reflektimi tabela e koncepteve paraqitje grafike e informacionit

86

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Zhvillohet në formë loje me fëmijët një pyetje: - Cilat gjëra mund të pastrohen? Nxënësit përmendin

sa më shumë emra për këtë pyetje. Përgjigjet mund të jenë:

Pastrohet makina, shtëpia, klasa, trupi, çanta, këpucët, rrugët, tavolina, soba, dritaret.

A e dini fëmijë që mund të pastrohet edhe gjaku? Lihen pak nxënësit të imagjinojnë situatën dhe u

jepet mundësia të bëjnë pyetje rreth këtij fakti. Përpara se t’u japim përgjigje këtyre pyetjeve, nxënësit

rikujtojnë se ku e kanë përdorur fjalën gjak.

Përsëritet me grupe sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi i tretjes dhe ai i frymëmarrjes duke përdorur

teknikën “tryeza rrethore”. Nëse klasa ndahet në 6 grupe, atëherë çdo dy grupe do të shkruajnë për të

njëjtin sistem. Nxënësit shkruajnë me radhë nga një fjali duke e kaluar fletën te shoku tjetër.

P.sh: Njerëzit hanë ushqime të ndryshme. Pasi copëtohet, ai zbutet nga pështyma dhe gëlltitet me

anë të gjuhës. Prej andej kalon në kapërcell…

Realizimi i kuptimit

Njihen nxënësit me objektivat e orës së mësimit. Cili është organi që bën pastrimin e gjakut dhe

ç’ndodh më pas ?

Hapen librat. Në fillim, fëmijët do të punojnë ashtu siç janë në grup duke lexuar dhe diskutuar tekstin.

Pasi lihen disa minuta, komentohen figurat që tregojnë veshkat. Veshka kryen pastrimin e gjakut.

Enët me ngjyrë të kuqe tregojnë gjakun që hyn në veshka për t’u pastruar. Aty ndahet gjaku i pastër

nga lëndët e panevojshme. Gjaku i pastër (enët me ngjyrë të kaltër) qarkullon në trup, ndërsa lëndët e

panevojshme dalin nëpërmjet kanaleve të urinës.

Mësuesi ka përgatitur etiketa me fjalët e ushtrimit 4 të fletores së punës. Nxënësit do t’i grupojnë

sipas lidhjes që kanë ato (punë në grup)

gjaku pastrohet gjaku merr oksigjen gjaku qarkullon

në veshka në mushkëri në zemër dhe enët e gjakut

Theksohen faktorët që ndikojnë në dëmtimin e veshkave.

ushqime të kripura

ushqime pikante

të ftohtit

dëmtohen veshkat janë të ndjeshme

infeksionet

Njeriu ushqehet disa herë në ditë. Nga përdorimi i këtij ushqimi krijohen përherë lëndë të panevojshme,

prandaj dhe urinimi është i shpeshtë.

Nxënësit lexojnë materialet shtesë që kanë për veshkat.

Diskutohen dëmtimet që mund të pësojnë veshkat. Dëgjohen shembujt që sjellin nxënësit, më pas

plotëson mësuesja.

Nga infeksioni i rëndë, veshka mund të mos funksionojë. Njeriu mund të jetojë edhe me një veshkë.

Nëse nuk funksionon edhe veshka tjetër, njerëzit detyrohen që procesin që kryejnë veshkat ta bëjnë në

rrugë artificiale. (Dializa). Nëse ndërpritet kjo, njeriu nuk jeton dot.

Sëmundje të tjera të veshkave janë dhe nefriti e gurët në veshka.

87

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Reflektimi

Plotësohen tabelat e koncepteve. Mësuesi shkruan kokat e tabelave dhe nxënësit i plotësojnë në fletore.

pozicioni funksioni ushqime të dëmshme ushqime të dobishme

veshkat në fund të brinjëve pastron gjakun të skuqura, të kripura, lëng frutash, çaj, perime

pjesa e prapme

pica, majoneza, piperi të ziera, supë.

pse formohet përbërja ku formohet ku derdhet

urina njeriu konsumon ushqim, lëndë të panevojshme në veshka nga kanalet e urinës

dhe ujë

derdhet jashtë

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepen ushtrimet 2 dhe 3 të librit.

Mësimi 7.13

Tema: Sistemi nervor

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të emërtojë organet e sistemit nervor.

2. Të tregojë pozicionin e secilit prej tyre.

3. Të përcaktojë funksionin e trurit, palcës kurrizore dhe të nervave.

4. Të përshkruajë se si përcillet ngacmimi në sistemin nervor.

Fjalë kyç:

Mjetet:

sistem nervor, truri, kafka, palca kurrizore, nerva, fije nervore.

teksti i nxënësit, fletë A4, ngjitës, lëvozhgë arre, fije pambuku ose makarona, oriz, ngjitës

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi lojë nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit lexim dhe pyetje, tabela e koncepteve të nxënit bashkëpunues

Reflektimi turi i galerisë paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Zhvillohet një lojë me nxënësit për të provuar kujtesën e tyre.

Shkruhen në tabelë pesë numra të ndryshëm, i lexojmë dhe i fshijmë menjëherë. Nxënësit provojnë t’i

shkruajnë sipas radhës. Nxënësit që i kanë shkruar saktë vazhdojnë lojën, por tani me më shumë numra.

Qëllimi është të vënë në punë kujtesën afatshkurtër.

Pasi mbaron loja pyeten nxënësit:

Pse disa nxënës i shkruan numrat edhe pasi e fshimë tabelën?

Kush na vjen në ndihmë për këtë?

Pse ne mbajmë mend veprime që kanë ndodhur para shumë kohësh?

Hapet libri dhe lexohet pjesa e parë e mësimit.

Saktësohet nga mësuesi se të gjitha këto veprimtari, përfshirë këtu edhe kujtesën, i drejton sistemi nervor.

88

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Realizimi i kuptimit

Sistemi nervor përbëhet nga truri, palca kurrizore dhe nervat. Për të mësuar më shumë rreth këtyre do

të studioni tekstin. Përdoret teknika “lexim dhe pyetje” e cila punohet në grup dyshe. Njëri nxënës lexon

me zë paragrafin e parë (për trurin dhe palcën kurrizore) dhe të dy nxënësit së bashku shkruajnë termat

kryesore anash tekstit. Nxënësi i dytë bën pyetje duke përdorur këto fjalë. Pyetjet më të rëndësishme i

shkruajnë në skeda dhe pasi bien dakord shkruajnë përgjigjen në pjesën e pasme të saj. Tani për pjesën

e dytë (nervat) nxënësit ndërrojnë rolet.

Pasi mbaron kjo veprimtari, pyetjet diskutohen me të gjithë klasën dhe mund të korrigjohet ndonjë

përgjigje.

Ndërkohë që nxënësit punojnë të pavarur, mësuesi bën në dërrasë tabelën e mëposhtme dhe plotësimi

bëhet paralelisht gjatë diskutimit të pyetjeve. Nëse ndonjë nga pjesët e tabelës mbetet e paplotësuar sepse

nuk del gjatë pyetjeve, atëherë mësuesi i nxit nxënësit që të përfshijnë në pyetje edhe këtë pjesë.

sistemi nervor vendi funksioni ndërtimi

truri brenda në kafkë kontrollon dhe drejton punën e org. përbëhet nga 4 pjesë

palca kurrizore brenda shtyllës kurrizore përcjell ngacmimet nerv i madh

nervat në gjithë trupin marrin e japin sinjale fije të holla nervore

Përshkruhet se si kalon ngacmimi në sistemin nervor kur duam të kryejmë

një veprim, p.sh., të ngremë dorën.

truri analizon ngacmimin e merr nga palca te nervat ngacmojnë muskujt lëvi

veprimin palca e kurrizit nervat muskujt zin dorën

Kur kemi lëvizje të tilla si largimi me shpejtësi i dorës nga e nxehta, reagimi vjen nga palca e kurrizit,

pra nuk përdoret truri. Kjo bëhet sepse reagimi ndaj të nxehtës duhet të jetë shumë i shpejtë.

Reflektimi

Vizatohet trupi i njeriut me sistemin nervor. Përdoren materiale të ndryshme për t’i bërë sa më të

besueshme këto organe. Truri mund të bëhet duke përdorur një gjysmë arre, palca me fije të trasha

pambuku ose leshi, ndërsa nervat me fije të holla. Shkruhen emrat e organeve të këtij sistemi.

Turi i galerisë. Punët e nxënësve vendosen në tabelë ose ngjiten në mur dhe vlerësohen nga njëritjetri.

Detyrë shtëpie jepet Fleta e punës.

Mësimi 7.14

Tema: Kujdesi për sistemin nervor

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë faktin se truri lodhet më shumë se organet e tjera të trupit.

2. Të përcaktojë të paktën tri veprimtari që e ndihmojnë sistemin nervor.

3. Të përcaktojë të paktën tri veprimtari që e dëmtojnë sistemin nervor.

Fjalë kyç: mbingarkesë, lodhje, sforcim, sistem nervor, alkool, drogë.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore, skeda për çdo nxënës, muzikë klasike

89

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi dy të vërteta, një gënjeshtër veprimtari argëtuese

Realizimi i kuptimit ruaje fjalën e fundit për mua diskutim i ideve

Reflektimi punë e pavarur nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Zhvillohet me nxënësit në grup një veprimtari argëtuese. Secili nxënës brenda grupit shkruan në një

letër tri gjëra për veten e tij, nga të cilat dy janë të vërteta dhe një e gënjeshtërt. Thëniet mund të jenë

për një hobi që kanë ata, një send të blerë, një cilësi e tyre, një punë shtëpie etj. Gënjeshtra duhet të

jetë e besueshme, ndërsa fjalitë e vërteta befasuese. Nxënësit e tjerë të grupit duhet të gjejnë thënien

që është gënjeshtër.

Pasi mbarojnë, pyeten nxënësit se përse zhvilluam një veprimtari të tillë. Nëse nuk del nga përgjigjet

e tyre thuhet se kjo shërbeu thjesht për zbavitje.

Realizimi i kuptimit

U drejtohen nxënësve këto pyetje:

1. A ndjeni dhimbje koke kur mësoni gjatë?

2. Po orët e mësimit pse zhvillohen me pushime ndërmjet tyre?

3. Pse shkoni me pushime pas mbarimit të vitit?

4. A ju kujtohet sa lëndë mësimore bënit në klasë të parë?

5. Po tani, pse bëni më shumë?

Shkruhet në tabelë fjala TRURI dhe plotësohet me fjalë që kanë lidhje me të.

sistem nervor i rrudhosur nerva

zhvillohet

kafkë

kujtesë TRURI disa pjesë

kontrollon

palcë kurrizore

drejton

rregullon

punon pa pushim

Truri drejton punën e të gjitha organeve, prandaj lodhet më shumë se të tjerët.

Nxënësit lexojnë pjesën e mbetur të tekstit dhe përzgjedhin një ose dy fjali (varet sipas kuptimit) për t’i

komentuar. E shkruajnë fjalinë e përzgjedhur në një skedë dhe në pjesën e pasme të saj japin mendime,

e argumentojnë ose e kundërshtojnë atë.

Lexohet fjalia e zgjedhur nga një nxënës dhe të tjerët bëjnë komentin rreth saj. Në fund lexon komentin

e tij nxënësi që e përzgjodhi këtë pjesë.

Kjo vazhdon dhe me nxënës të tjerë në mënyrë që të komentohen sa më shumë pjesë të tekstit.

Meqë teksti ka pak pjesë, nxiten nxënësit në mënyrë që të përzgjidhen pothuajse të gjitha.

Reflektimi

Punohet në fletore ushtrimi 3 nga libri.

aktivitete që e ndihmojnë sistemin nervor

pushimi, gjumi, shëtitja në natyrë,

leximi i librave zbavitës, lojëra zbavitëse,

muzika e qetë, ushqim i pasur me vitamina

e kripëra minerale.

aktivitete që e dëmtojnë sistemin nervor

punë mendore e tejzgjatur, zhurma, grindjet,

duhani, alkooli, droga.

90

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Nëse ka kohë, nxënësit mund të dëgjojnë një muzikë të qetë klasike dhe të shprehin kënaqësinë me

forma të ndryshme: me vizatim, me lëvizje, duke imagjinuar.

Vlerësohen nxënësit.

Detyrë shtëpie: Hartoni një regjim ditor duke pasur parasysh detyrat që duhet të zbatoni gjatë ditës

por dhe ngarkesën e sistemit nervor.

Mësimi 7.15

Tema: Njeriu lind dhe rritet

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të tregojë mënyrën e shumimit te njeriu

2. Të përshkruajë lidhjen midis nënës dhe fëmijës gjatë shtatzënisë dhe muajt e parë të lindjes.

3. Të përcaktojë ndryshimet kryesore që ndodhin te njeriu gjatë jetës.

4. Të bëjë lidhjen midis moshës dhe ndryshimeve trupore.

Fjalë kyç: shumim, shtatzëni, embrion, dhëmbë qumështi, dhëmbë të përhershëm, adoleshencë,

pjekuri.

Mjetet: teksti i nxënësit, album i nxënësit në periudha të ndryshme, foto me dhëmbë të rënë,

foto të mamit shtatzënë, dhëmbët e qumështit (nëse i kanë), veshje dhe sende që i kanë përdorur kur

kanë qenë foshnje.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi shkrim i shpejtë zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit lexim i koduar i tekstit ndërtimi i shprehive studimore

Reflektimi organizuesi grafik i analogjisë paraqitje grafike e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Ora fillon duke dëgjuar në magnetofon (ose duke e kënduar) një ninullë.

Lihen nxënësit të shprehin mendimet ose emocionet që u krijon kënga.

Shkruhet në tabelë titulli i mësimit “Njeriu lind dhe rritet” dhe nxënësit udhëzohen që të shkruajnë një

tekst rreth tij, por pa u menduar gjatë. Koha do jetë 5-7 minuta. Rëndësi më shumë ka larmia e fakteve

sesa ndërtimi gjuhësor i tekstit.

Lexohen punët e disa nxënësve.

Realizimi i kuptimit

Hapet libri.

Lexohen dhe u jepen përgjigje tri pyetjeve të para në tekst.

Komentohen figurat me radhë.

Njeriu, ashtu si gjitarët e tjerë, krijon pasardhës drejtpërdrejt nga nëna. Fëmijët lindin nga marrëdhënia

intime e burrit dhe gruas. Po cilat janë ndryshimet që nga embrioni në bark e deri në individ i rritur?

Marrja e këtij informacioni do të bëhet me lexim të koduar të tekstit. Nxënësit do të lexojnë dhe do të

vendosin në libër simbolet (shkronjat) për pjesët përkatëse. Këto simbole do vendosen edhe te figurat

91

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

përkatëse. Mësuesi shkruan në tabelë shkronjat dhe informacionin që do të shënohet me këto shkronja.

simboli informacioni

Sh - periudha e shtatzënisë

B - 0-1 vjeç (bebe)

F - 1-6 vjeç (fëmijë)

A - 12-15 vjeç (adoleshenca)

P - pas moshës 18 (pjekuria)

Pas kësaj veprimtarie, informacioni kryesor shkruhet në tabelë (nga mësuesja), duke u thënë nga

nxënësit dhe duke u plotësuar ose korrigjuar nga mësuesja. Gjatë diskutimit të informacionit, përdoren

fotot që kanë sjellë nxënësit ose sende të tjera që prindërit u kanë ruajtur fëmijëve si kujtim nga foshnjëria,

si: biberoni, dhëmbi i qumështit, flokët e parë, pjesa e kërthizës, veshje etj.

Periudha e

shtatzënisë

( Sh)

Embrioni

rritet 9 muaj.

Në muajin e

pestë foshnja

lëviz. Foshnja

ushqehet nga

trupi i nënës.

0-1 vjeç , bebe

(B)

Bebja lind i

vogël, ushqehet

me qumësht

gjiri.

I dalin dhëmbët

e parë.

Sapo ka filluar

të flasë dhe të

ecë.

1-6 vjeç, fëmijë

(F)

Fëmija ha

ushqime të

ndryshme.

Ushqehet vetë.

Flet rrjedhshëm

dhe ecën mirë.

Bien dhëmbët e

qumështit

Dalin dhëmbët

e përhershëm.

12-15 vjeç Pas moshës 18 vjeç,

adoleshenca (A) Pjekuria (P)

Ndodhin

ndryshime

trupore dhe

psikike.

Ndryshimet

ndodhin te

vajzat dhe

djemtë.

Tani quhet i rritur.

Fillon pjekuria.

Njeriu mund të

punojë.

Mund të krijojë

familje.

Reflektimi

Nxënësit do të krijojnë tabelën e analogjisë në fletoret e tyre. Ajo mund të kenë këtë formë:

Lindja dhe rritja e bimës

Embrioni i bimës zhvillohet në tokë.

Bima në fillim ushqehet nga toka.

Bima del mbi sipërfaqen e tokës.

Te bima rritet kërcelli, gjethet..

Prodhon vetë lëndën ushqyese.

Bima fillon të çelë lule.

Formohet fruti dhe fara.

Fara mund të japë një bimë të re.

Lindja dhe rritja e njeriut

Embrioni i fëmijës zhvillohet në barkun e nënës.

Bebja në bark ushqehet nga trupi i nënës.

Foshnja del nga barku i nënës.

Foshnja rritet, shton në peshë, i dalin dhëmbët.

Mbi 1 vjeç fillon të ushqehet vetë.

Në adoleshencë ndodhin ndryshime trupore.

Pas moshës 18 vjeç, fillon pjekuria.

Njeriu krijon familje dhe krijon pasardhës.

Për të krijuar këtë tabelë nxënësit udhëzohen në fillim. Nëse niveli i arritjeve në klasë nuk është i lartë,

atëherë mësuesja mund të shkruajë nga një fjalë kyç për çdo fjali te kolona e parë.

Në fund nxënësit shkëmbejnë mendimet dhe plotësojnë njëri-tjetrin.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie jepet ushtrimi 2 dhe 3 në libër.

92

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 7.16

Tema: Kujdesi për shëndetin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përkufizojë ç’është higjiena personale dhe ajo e përgjithshme.

2. Të shpjegojë rëndësinë që ka shëndeti për veprimtarinë e njeriut.

3. Të tregojë si kujdeset shteti për shëndetin e njerëzve.

4. Të listojë veprimet që bën për higjienën personale.

5. Të bëjë lidhjen midis higjienës së mjedisit ku jeton dhe shëndetit të tij.

Fjalë kyç: higjienë personale, higjienë e përgjithshme, kontroll mjekësor

Mjetet: teksti i nxënësit, fletorja e diturisë, fletë A4, vizatime të mjeteve të higjienës personale,

të higjienës së përgjithshme dhe të kontrollit mjekësor.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi harta e konceptit paraqitje grafike e informacionit

Realizimi i kuptimit përmbledhje e strukturuar, ditarët ndërtimi i shprehive studimore

e të nxënit

paraqitje grafike e informacionit

Reflektimi shkrim i lirë nxitja për të përsosur të shkruarin

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

- A vini në shkollë kur keni temperaturë? Pse?

- Si ndiheni kur jeni sëmurë?

- Çfarë do të dëshironit në ato momente?

Shkruhet në tabelë fjala e urtë:

Shëndeti është pasuria më e madhe e njeriut.

Lihen nxënësit të lirë të komentojnë këtë thënie.

Nxirret përfundimi se nga shëndeti varet i gjithë aktiviteti që kryen njeriu.

Punë me grupe: Nxënësit do të shkruajnë njohuritë që kanë marrë gjatë kapitullit për kujdesin ndaj

organeve të trupit. Do të plotësohet pema e mendimit dhe punët pasi lexohen, vendosen në një vend në

tabelë.

kujdesi për sistemin nervor

kujdesi për organet e

qarkullimit të gjakut

kujdesi për organet

e frymëmarrjes

kujdesi për shëndetin

kujdesi për veshkat

kujdesi për shqisat

kujdesi për organet e tretjes

Realizimi i kuptimit

Mësuesi bën një përmbledhje të strukturuar të njohurive që do të marrin nxënësit në këtë orë mësimi.

Plotësohet tabela në këtë formë:

93

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

SHËNDETI YNË

kujdesi për organet kujdesi për pastërtinë kujdesi për pastërtinë kontrolli mjekësor

e trupit e trupit e mjedisit

Pika e parë lidhet me njohuritë që u diskutuan në pjesën e parë të mësimit. Mësuesi shpjegon se

ç’kuptojmë me higjienë personale, higjienë të përgjithshme dhe kontroll mjekësor.

U tregon nxënësve vizatimin e parë në të cilin janë paraqitur këto mjete: furçë dhëmbësh, pastë

dhëmbësh, krehër, peshqir, sapun, shampo. Nëse nuk ka mundësi për t’i vizatuar, atëherë t’i shkruajë

me germa kapitale të dukshme. Kërkon nga nxënësit pranë kujt do t’i vendosë ato dhe pse.

Vendoset ky vizatim poshtë etiketës që lexon “kujdesi për pastërtinë e trupit” dhe mësuesi thekson

se kjo ka të bëjë me higjienën personale.

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për dy vizatimet e tjera. Vizatimi i dytë ka: fshesë, shtupë për

larje, detergjent, kosh mbeturinash etj. Në vizatimin e tretë ka: stetoskop, termometër, veshje e bardhë

e mjekut etj.

Edhe këto vendosen poshtë etiketave përkatëse.

Komentohen dhe figurat e tekstit. Më pas u jepet përgjigje pyetjeve që janë te mësimi për higjienën

personale dhe të përgjithshme.

Punohet me teknikën “ditari dypjesësh”. Kjo mund të bëhet në çift ose individualisht. Për të komentuar

fjalitë nxënësit do të ndihmohen nga teksti dhe njohuritë që kanë.

pjesa

Shteti kujdeset për shëndetin

e njerëzve

Shëndeti ynë varet nga higjiena

e mjedisit.

komenti

Në lagje ka ambulancë dhe dentistë. Ne kontrollohemi

te mjeku kur kemi nevojë. Ne duhet të bëjmë kontrolle të

herëpashershme te mjeku. Edhe në shkollë ka mjek dhe

dentist. Ata na këshillojnë përherë për kujdesin që duhet të

kemi për trupin.

Ne nuk duhet të kujdesemi vetëm për trupin, por edhe për

mjedisin.

Kur ka mbeturina, kur është shumë pis mjedisi rreth nesh, ne

mund të marrim mikrobe dhe të sëmuremi.

Shumë sëmundje përhapen duke prekur sendet e ndotura.

Pse nuk marrin masa për njerëzit që ndotin mjedisin?

Lexohen komentet e nxënësve.

Reflektimi

Nxënësit shkruajnë në fletore veprimet që kryejnë për t’u kujdesur për higjienën personale.

Lexohen disa nga shkrimet e tyre.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Krijoni një poster për higjienën e mjedisit.

94

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësimi 7.17

Tema: Siguria ime

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të tregojë të paktën 4 rregulla të qarkullimit rrugor.

2. Të këshillojë shokun për kujdesin që duhet të tregojë në shtëpi.

3 Të parashikojë rrezikun që vjen nga përdorimi i ushqimeve dhe ilaçeve të pakontrolluara.

4. Të zgjidhë situata problemore që kanë lidhje me sigurinë e jetës së tij.

5. Të vlerësojë rëndësinë që ka për jetën zbatimi i rregullave nga vetë fëmijët.

Fjalë kyç:

medikamente.

Mjetet:

siguri, qarkullim rrugor, semafor, rrymë elektrike, pajisje shtëpiake, pakujdesi,

teksti i nxënësit, fletorja e diturisë.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi parashikim me terma paraprakë nxitje diskutimi

Realizimi i kuptimit vëzhgo-diskuto, situata problemore të nxënit bashkëveprues

Reflektimi rrjeti i diskutimit diskutimi i ideve

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Shkruhen në tabelë dy grupe fjalësh me nga 5 fjalë secila. Nxënësit do shkruajnë një tekst të shkurtër

duke përdorur këto fjalë. Ata lihen të lirë të përzgjedhin një nga tekstet ose i ndan mësuesi në dy grupe.

makinë semafor fëmijë çakmak luaj flakë

përplasje spital shtëpi zjarrfikëse

Lexohen shkrimet e nxënësve, dy-tri variante për secilën ngjarje.

Theksohet se nga pakujdesitë e tyre, fëmijëve iu rrezikohet jeta.

Kur mund të ndodhet në rrezik jeta jonë?

Shkruhen në tabelë:

në rrugë

në shtëpi

në det

jeta rrezikohet

nga medikamentet

në mjedise publike

nga ushqimet

Realizimi i kuptimit

Hapet libri. Lexohet pjesa e parë, siguria në rrugë. Vëzhgohen dhe komentohen figurat përkatëse.

Nxënësit thonë disa rregulla që duhet t’i zbatojnë në rrugë.

Lexohet pjesa e dytë, siguria në shtëpi. Nxënësit komentojnë figurat dhe këshillojnë njëri-tjetrin për

kujdesin në shtëpi.

Kështu veprohet edhe për pjesën e tretë. Përcaktohen rreziqet që vijnë nga përdorimi i medikamenteve

dhe ushqimeve të pakontrolluara.

95

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Mësuesi krijon situata problemore të cilat kërkojnë t’u jepen zgjidhje, ndoshta disa mundësi. Pasi lexohet

situata e krijuar nga mësuesi, kërkohet zgjidhja brenda grupit. Çdo nxënës jep mendimin e vet.

Situatat që do të krijohen janë këto:

1. Ira është vetëm në shtëpi. Papritur asaj filloi t’i dhembë koka. Ajo ka dëgjuar mamin se në këto

raste përdoret një medikament, por nuk i kujtohet emri i tij. Si do të veprojë ajo?

2. Jeni në një kryqëzim. Semafori ka disa minuta që nuk funksionon. Si do të veproni ju?

3. Jeni me vëllanë e vogël në shtëpi. Duke luajtur te rubineti i ujit, papritur ai prishet. Uji vërshoi

gjithandej. Çfarë do të bëni ju?

4. Jeni në shtëpi me gjyshin që nuk lëviz dot nga krevati sepse është sëmurë. Ai ju kërkon t’i bëni një

filxhan çaj. Ju nuk e keni përdorur vetë sobën. Si do të vepronit?

5. Jeni në breg të detit. Prindërit janë në rërë duke marrë rreze. Motra juaj më e madhe po shkon me

not thellë në det. Edhe juve ju pëlqen shumë kjo. Si do të veproni?

Reflektimi

Punohet ushtrimi 3 në libër.

U drejtohet nxënësve një pyetje e cila pranon përgjigje Po dhe Jo. Nxënësit përzgjedhin një përgjigje

dhe e argumentojnë në fletore atë. Diskutimi i pyetjes me gojë të bëhet me grupe kundërshtare (po, jo).

Disa variante të argumenteve mund të jenë këto:

Po

1. Prindërit nuk duhet të na lënë

vetëm në shtëpi.

2. Ata duhet të na kishin këshilluar

më shumë.

3. Prindërit janë të rritur dhe i

kuptojnë më mirë rreziqet e jetës etj.

Kur ju kryeni në shtëpi një

veprim që rrezikon jetën

tuaj, mendoni se ky është

faji edhe i prindërve tuaj?

Pse?

Jo

1. Prindërit punojnë dhe ne

jemi të detyruar të rrimë vetëm

në shtëpi.

2. Prindërit na porositin shumë

herë.

3. Ne duhet të mbajmë vet

përgjegjësi sepse është jeta

jonë. etj

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Shkruani pesë rregulla të qarkullimit në rrugë dhe tri këshilla për sigurimin e jetës në shtëpi.

Mësimi 7.18

Tema: Trupi i shëndetshëm

(mësim praktik)

Objektivat: Në fund të ekskursionit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë rëndësinë që ka për shëndetin shëtitja dhe lojërat në natyrë.

2. Të listojë disa ushqime të domosdoshme për trupin.

3. Të përcaktojë afërsisht peshën normale për moshën e tij.

4. Të vlerësojë rëndësinë që ka pushimi për jetën e njeriut.

Fjalë kyç: trup i shëndetshëm, ushqim i pasur, higjienë, mbipeshë, argëtim.

Mjetet: ushqime të shumëllojshme të gatuara në shtëpi, lëngje, letra të lagura, peshore, sende

për argëtim, fletë A4 në të cilën janë shkruar udhëzime.

96

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Kjo temë mësimi është menduar të zhvillohet në natyrë. Koha mund të jetë 3-4 orë mësimore (sipas

mundësive). Këtu mund të përdoren orët e lira ose orët kroskurrikulare, pra duke përdorur tema nga

edukata, matematika, gjuha shqipe, edukimi fizik. Për vendin, mësuesi duhet ta zgjedhë të tillë që fëmijët

të kenë mundësi të shëtitin në ajër të pastër, të hanë ushqim në vend të këndshëm dhe të kenë mundësi

të argëtohen.

Nxënësit janë porositur një ditë më parë për mjetet që duhet të marrin me vete. Duhet të marrin

ushqim të përgatitur në shtëpi, shoqëruar me fruta dhe lëngje. Nëse ka mundësi në vendin ku do të

shkojnë, të përdoret uji dhe sapuni për larjen e duarve. Në të kundërt, nxënësit duhet të kenë letra të

lagura. Gjithashtu duhet një peshore për matjen e masës së trupit.

Zhvillimi i temës

Nxënësit nisen të rreshtuar duke ecur me hap normal. Rrugës mësuesi duhet t’i tregojë emrin e zonës

në të cilën kalojnë dhe largësinë e rrugës që po përshkojnë.

Pas mbërritjes, nxënësit ulen dhe pushojnë 10 minuta. Mësuesi u tregon rëndësinë që ka shëtitja

në natyrë, të cilën sapo e bënë. Pushimi është gjithashtu i rëndësishëm për të qenë i freskët dhe për

të çlodhur trupin.

Pyeten nxënësit se cili prej tyre u lodh më shumë. Diskutohet përse ndodhi kjo te këta nxënës. Arsyet

mund të jenë se ata nuk merren me aktivitete sportive ose mbipesha. U shpjegohet nxënësve rëndësia

që ka pesha normale për funksionimin e rregullt të trupit.

Kryhen matjet e çdo nxënësi me peshore. Disa nxënës të tjerë mbajnë shënim peshën e secilit.

Krahasohen ato. Përcaktohen disa fëmijë të cilët mund të jenë mbipeshë ose nënpeshë.

Më pas mund të interpretohen disa vjersha, fabula, ose gjëegjëza.

Kryhen ushtrime të lehta gjimnastikore. Ndahet klasa në dy grupe dhe çdo grup drejtohet nga një

nxënës.

Pas kësaj kryhen gara stafetë. Kjo është veprimtari shumë e dashur për nxënësit dhe kërkon shpenzim

energjie.

Zhvillohet 5 minuta pushim. Rifillohet me një veprimtari argëtuese. Mësuesi duhet të ketë përgatitur

nga një udhëzim të shkruar në një fletë A4 për secilin nxënës. Udhëzimet mund të jenë të formës:

1. Mbylli sytë disa herë. 2. Më buzëqesh.

3. Shih këpucët e mia. . Shiko lart në qiell.

5. Fillo të kërcesh. 6. Rregullo flokët.

7. Hap gojën, mbyll sytë. 8. Trego një gënjeshtër etj.

Mësuesja i ngjit në kurriz nga një fletë secilit nxënës, në mënyrë që ai të mos e lexojë. Nxënësit lëvizin

në një hapësirë të caktuar dhe lexojnë udhëzimin e dikujt tjetër. Pasi e lexojnë, përpiqen t’ia shpjegojnë

me shenja se ç’shkruan letra ose të bëjnë atë veprim që shkruhet në të.

Nxënësit vazhdojnë të lëvizin derisa të gjithë të kuptojnë se çfarë shkruhet në udhëzimin e tyre.

Në fund secili thotë shënimin që ka në kurriz dhe e krahason me fletën në të cilën është shkruar.

Pas kësaj veprimtarie nxënësit hanë ushqim, por përpara se të fillojnë, kujtohen se çfarë duhet të

bëjnë në lidhje me higjienën.

Nxënësit shkëmbejnë ushqime me njëri-tjetrin duke treguar vlerat ushqimore të tyre. Frutat nuk duhet

t’ua tregojnë njëri-tjetrit tani. Mësuesi vlerëson ushqimet të cilat janë shumë të rëndësishme për njeriun,

duke mos harruar lëngjet.

Përpara se të hanë frutat, nxënësit zhvillojnë një lojë-gjëegjëzë për të gjetur frutën që ka marrë shoku

pranë. Ai e ndihmon duke i treguar formën, ngjyrën apo veti të tjera.

97

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

Pasi hanë, bëjnë përsëri pak pushim dhe më pas lihen të lirë të zhvillojnë lojëra të ndryshme si: topadjegësi,

me litar, ngriva-shkriva etj.

Nxënësit pyeten për kënaqësitë që përftuan në këtë veprimtari dhe çfarë u pëlqeu më shumë.

Rreshtohen dhe kthehen në shkollë me hap normal.

Organet

Syri

Lëkura

Muskujt

Kockat

Stomaku

Hunda

Mushkëritë

Zemra

Veshkat

Truri

Arteriet

Nervat

Organ i i brendshëm

Organ i jashtëm

Është shqisë

Organ i qarkullimit

të gjakut

Shërben për të lëvizur

Organ i frymëmarjes

Drejton gjithë organet

Përcjellin ngacmimet

në tru

Furnizon gjakun me

oksigjen

Shpërndan gjakun në

trup

Kanë forma të

ndryshme

Njeriu ka vetëm

një të tillë

98

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

TEST nr. 4

Kapitulli VII- Njeriu dhe shëndeti

1. Qarko përgjigjen e duhur. (12 pikë)

a. Organet janë të brendshme dhe të jashtme. V G

b. Pjesët kryesore të trupit janë: koka, trupi dhe krahët. V G

c. Njeriu ka katër shqisa. V G

d. Rakitizmi është sëmundje e kockave. V G

e. Kockat e këmbëve janë më të shkurtra se të tjerat. V G

f. Dhëmballët shërbejnë për të kafshuar ushqimin. V G

g. Kur nxjerrim frymë mushkëritë zgjerohen. V G

h. Arteriet e nxjerrin gjakun nga zemra. V G

i. Leuçemia është sëmundje e veshkave. V G

j. Ushqimet e kripura janë të domosdoshme për veshkat. V G

k. Sistemi nervor përbëhet nga truri, palca kurrizore dhe nervat. V G

l. Adoleshenca fillon në moshën 18 vjeçare. V G

2. Plotëso fjalitë. Shkruaj nga një këshillë për çdo shqisë. (10 pikë)

Syri shërben _________________________________________________

Këshillë: _____________________________________________________

Veshi shërben ________________________________________________

Këshillë: _____________________________________________________

Hunda shërben _______________________________________________

Këshillë: _____________________________________________________

Gjuha shërben _______________________________________________

Këshillë: _____________________________________________________

Lëkura shërben _______________________________________________

Këshillë _____________________________________________________

(2 pikë)

3. Cilat janë organet e tretjes? ________________________________________________________

(2 pikë)

4. Përse shërbejnë veshkat? _______________________________________

(2 pikë)

5. Shkruaj disa faktorë që dobësojnë dhe çrregullojnë organet e tretjes.

99

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 3”

6. Plotëso tabelat. (12 pikë)

Ushqime me prejardhje bimore.

1

2

3

Ushqime me prejardhje shtazore

1

2

3

Ushqime të dëmshme për funksionin

e veshkave.

1

2

3

Ushqime të dobishme për funksionin

e veshkave.

1

2

3

7. Plotëso fjalitë.

(6 pikë)

Njeriu lëviz me anë të _____________________________________________________________

Skeleti i njeriut përbëhet nga kockat e ________________________________________________

Grimcimi, lagia dhe përpunimi i ushqimit quhet _________________________________________

Organet e frymëmarrjes janë _______________________________________________________

Sistemi nervor mund të dëmtohet nga ________________________________________________

Organet e qarkullimit të gjakut janë __________________________________________________

8. Plotëso fjalëkryqin.

1

T

(6 pikë)

Horizontalisht

1. Kthejnë gjakun në zemër.

2. Kaq muaj rri foshnja në bark.

3. Kështu quhen ata që ushqehen vetëm

me ushqime me prejardhje bimore.

Vertikalisht:

1. Shërben për zbutjen e ushqimit.

2. Ndodhet në kafkë.

3. Bën pjesë në sistemin nervor.

3

2

3 G J

2

Y

E

100

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!