18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë periudhës 2005-2008 ka përgatitur dhe/ose miratuar

të gjitha metodologjitë për tarifat, si dhe kodet dhe procedurat rregullatore më të rëndësishme

për funksionimin e sektorëve të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore. Paketa rregullatore

e deritanishme është në përputhje me acquis të Bashkësisë Evropiane (BE) dhe obligimeve që

rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë (TKE).

Korniza rregullatore e sektorit energjetik të Kosovës synohet të jetë e plotë dhe e qartë, në mënyrë

që të arrihet besimi i investitorëve të huaj në të, si dhe që kjo kornizë rregullatore të zbatohet me

rigorozitet dhe është e parashikueshme në kuptimin që ajo nuk mund të ndryshohet papritur dhe

arbitrarisht në dëm të aktorëve në tregun e energjisë, përfshirë atë publik apo privat. Por, nga

ana tjetër, ZRrE në kuadër të kornizës rregullatore, ka për qëllim edhe mbrojtjen me përparësi

të interesave të konsumatorëve, duke siguruar kështu një balancë të drejtë midis interesave të

konsumatorëve dhe ndërmarrjeve energjetike, qofshin këto publike apo private.

2.3 Institucionet dhe ndërmarrjet energjetike

Institucionet kryesore përfshijnë MEM, ZRrE, dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale

(KPMM). Ndërsa, ndërmarrjet energjetike kryesore janë Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe

Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a.), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK

sh.a.), dhe ngrohtoret e qyteteve.

2.3.1 Institucionet

1. Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM),është themeluar në fund të vitit 2004 përmes

Shtojcës XIII të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/15 që ndryshon Rregulloren e UNMIK-ut

2001/19 ‘mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme për Vetëqeverisje në Kosovë’.

MEM është përgjegjës për politikat dhe zhvillimin strategjik të sektorit të energjisë, përgatitjen

e programit për zbatimin e strategjisë për energji dhe koordinimin e aktiviteteve për zbatimin e

këtyre politikave dhe strategjive. Roli dhe aktivitetet e detajuara të MEM janë të definuara qartë në

Ligjin mbi Energjinë Nr. 2004/8 dhe në Shtojcën XIII të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/15.

Faqe 14

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!