18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

pasur parasysh që kërkesa për energji elektrike në një ditë dimri arrin deri në 17-18 milionë kWh,

shpeshherë KEK sh.a. ka qenë i detyruar të bëjë kufizime të ngarkesës, duke sjellë shqetësime dhe

dëme në ekonomi dhe në cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Një problem tjetër i mprehtë lidhur me importin e energjisë elektrike, me të cilin po përballet KEK

sh.a., sidomos dy vitet e fundit, janë çmimet gjithmonë e më të larta të këtyre importeve. Kjo jo

vetëm që e ka vënë KEK sh.a. në vështirësi likuiditetesh të mjaftueshme për të bërë këto importe,

por ka kërkuar edhe rritje të mëtejshme të tarifave për klientët tariforë.

Duhet theksuar se importi i energjisë elektrike është vështirësuar për shkak të rritjes së deficitit të

energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit, ku numri më i madh i vendeve janë importues neto të

energjisë elektrike. Parashikohet që për të ardhmen e afërt të vazhdojnë të ekzistojnë vështirësi të

furnizimit me energji elektrike në rajonin tonë.

Nga Masterplani i Gjenerimit të Energjisë Elektrike (përgatitja e të cilit u financua nga Banka

Botërore), rezulton se Rajoni i Ballkanit do të ketë nevojë për 20,000 MW fuqi të re të instaluar, si

dhe për t’i rehabilituar 5000 MW të gjenerimit ekzistues. Ndërkohë, për ta transmetuar këtë energji

nga qendrat gjeneruese tek konsumatorët kërkohet ndërtimi në rajon i linjave të interkonjeksionit

dhe të transmetimit me një vlerë rreth 2.5-3 miliardë USD. Vlen të theksohet se në këtë studim

Termocentrali ‘Kosova e Re’ është identifikuar si një nga projektet më prioritare, gjë që e vendosë

Kosovën në pozicion strategjik rajonal për sa i takon gjenerimit të energjisë elektrike në të

ardhmen.

Faqe 36

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!