18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

Mund të thuhet se gjatë periudhës 2000 – 2007 dhe vitit 2008:

• prodhimi vendor i energjisë elektrike ka qenë nën nivelin e kërkesës;

• gjatë periudhave të dimrit ka pasur mungesa në furnizim të mjaftueshëm të qymyrit për

operim të blloqeve në termocentrale;

• revitalizimi i blloqeve në TC ‘Kosova A’ nuk është krye siç ka qenë planifikuar

sipas studimit të vitit 2005, gjë që e ka bërë të paarsyeshëm revitalizimin e tyre në të

ardhmen;

• ka pasur kufizime të shkaktuara nga kapacitetet e pamjaftueshme të bartjes dhe

shpërndarjes në periudhën e ngarkesave të larta (sidomos gjatë dimrit);

• kontrolli dhe menaxhimi me konsumin elektroenergjetik (demand side management)

nuk është arritur;

• arkëtimi i energjisë elektrike të konsumuar dhe faturuar ka qenë në nivel të ulët, pra

humbjet komerciale kanë qenë tepër të larta;

• furnizimi me energji elektrike është balancuar me reduktime, sipas skemës kohore 5:1;

dhe

• importi i vazhdueshëm i energjisë elektrike, i cili viteve të fundit mbulon 10-15% të

konsumit.

Rritja e lartë e konsumit të energjisë elektrike dhe ngarkesave maksimale në sistemin

elektroenergjetik të Kosovës në periudhën 2000-2007 është shkaktuar kryesisht nga humbjet e larta

komerciale në nivelin prej 25% - 31% nga bruto konsumi elektroenergjetik. Në periudhën 2005–

2007, humbjet totale (teknike dhe joteknike) të energjisë elektrike në sistemin elektroenergjetik të

Kosovës (bartja dhe shpërndarja) ishin sa rreth gjysma e bruto konsumit. Në këtë periudhë shkalla

e inkasimit ishte rreth 75% e energjisë elektrike në pjesën e kontrolluar të konsumit.

Rreth 90% e bruto konsumit aktual të energjisë elektrike realizohet në rrjetin e shpërndarjes të

nivelit të tensionit të mesëm 35(20)/10 kV dhe të tensionit të ulët 0.4 kV. Rritja relative e madhe

e konsumit elektroenergjetik në nivel të tensionit të ultë në periudhën 2000– 2007 është shkaktuar

kryesisht nga:

• mos lidhja e të gjitha kontratave ndërmjet furnizuesit dhe konsumatorëve;

• mos menaxhimi i duhur i konsumit në amvisëri dhe sektorin komercial;

• mos inkasimi në enklavat e minoritetit serb;

• mosarritja e konsolidimit të procesit të faturimit dhe inkasimit; dhe

• shfrytëzimi i energjisë elektrike për qëllimet e ngrohjes.

4.6 Importi i energjisë elektrike

Duke filluar nga viti 2000 vendi ynë është shndërruar nga një eksportues neto i energjisë elektrike

në një vend importues neto. Gjatë këtyre viteve vendi ka importuar prej maksimum 33% energji

elektrike në vitin 2001 deri ne 12.6% në vitin 2008 të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike,

në varësi të sasisë së energjisë të prodhuar në vend. Duke pasur parasysh rritjen e kërkesës për

energji elektrike nga viti në vit, është pothuajse e sigurt që roli i importeve të energjisë elektrike në

të ardhmen e afërt do të jetë esencial për sigurimin e një furnizimi të sigurt dhe të qëndrueshëm me

energji. Importet e energjisë do të ndikojnë jo pak edhe në koston e furnizimit, për rrjedhojë edhe

në rritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e të gjitha kategorive.

Duhet nënvizuar se kapaciteti importues/eksportues i sistemit elektroenergjetik të Kosovës nuk

është i mjaftueshëm për plotësimin e ngarkesave maksimale (pikut) në rritje gjatë dimrit. Duke

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!