18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

9. Misioni dhe vizioni i strategjisë së energjisë

Energjia është sektor kyç për ekonominë e Kosovës, veçanërisht kjo për shkak të potencialeve të

mëdha për mihjen e linjitit dhe prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Furnizimi i sigurtë dhe

me cilësi të lartë i energjisë elektrike është element kritik për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik

dhe për tërheqjen e interesit të sektorit privat për investime në Kosovë. Sektori i mihjes së linjitit

dhe prodhimit të energjisë elektrike, po ashtu, ka potencial të bëhet burim substancial afatgjatë i të

ardhurave për vendin, duke shtuar ndjeshëm tregtinë e energjisë elektrike me Evropën Juglindore

si dhe duke kontribuuar në integrim më të afërt me pjesën tjetër të Evropës. Kosova është e

përkushtuar në arritjen e këtij synimi duke qenë në pajtueshmëri me të gjitha direktivat, normat

dhe standardet e BE-së për energji dhe mjedis si dhe me dispozitat e Traktatet e Komunitetit të

Energjisë.

Misioni

Misioni i kësaj Strategjie është t’i kontribuojë zhvillimit të Kosovës, duke mundësuar një zhvillim

të shpejtë dhe të qëndrueshëm të sektorit energjetik në përputhje me qasjen dhe standardet

Evropiane, të bazuar kryesisht në shfrytëzimin racional dhe efektiv të burimeve energjetike

natyrore vendore, për ta arritur një furnizim stabil dhe kualitativ të konsumatorëve me energji dhe

përdorim efiçient të energjisë, duke u kujdesur njëherësh edhe për ruajtjen e mjedisit.

Vizioni

Misioni i strategjisë do të plotësohet nëpërmjet arritjes së qëndrueshmërisë financiare të sektorit

energjetik; ristrukturimit të plotë të tij në përputhje me qasjen Evropiane; plotësimit të kuadrit

ligjor dhe rregullator për tërheqjen e investimeve të nevojshme private, nëpërmjet proceseve të

hapura dhe konkurruese; krijimit të një tregu energjie të lirë, të hapur, konkurrues dhe të integruar

me tregjet rajonale dhe Evropiane të energjisë, nga i cili të gjithë konsumatorët do të përfitojnë, me

kosto minimale të mundshme, shërbime energjetike të ofruara nga sisteme me teknologji miqësore

ndaj mjedisit.

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 59

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!