18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

11.2.2 Faturimi dhe inkasimi, risanimi financiar i KEK sh.a.

Politika që do të zbatohet

Disa përmirësime teknike në rrjet mund të rrisin sasinë e energjisë elektrike të faturuar. KEK

sh.a. tanimë ka zbatuar një sistem të hollësishëm të raportimit të bilancit të energjisë për të

përcaktuar sasinë e energjisë së humbur për çdo shteg. Përparimi i mëtutjeshëm kërkon zgjerimin

e njehsimit/matjes së siguruar, si në nivel të transformatorëve të shpërndarjes, ashtu edhe në nivel

të përdoruesve fundorë, ku njehsorët do të jenë në lokacione të qasshme dhe të siguruara për të

parandaluar manovrimin e qëllimshëm të tyre. Futja e njehsimit përmes njehsorëve ‘smart’ është

filluar si pilot projekt në një zonë të qytetit të Prishtinës

KEK sh.a. do të mbështetet përmes veprimeve të forta paralele të Qeverisë dhe gjyqësorit. Do të

parashikohen ndëshkime të rënda për vjedhjen e energjisë elektrike dhe për korrupsion të stafit

të KEK sh.a. KEK sh.a. duhet të shkarkojë punonjës të pandershëm dhe joefektivë, pa mundësi

të kërkimit prej tyre të kompensimit shtesë. Policia duhet të asistojë KEK sh.a. në identifikimin

sistematik të rasteve të vjedhjes dhe, sipas nevojës, të kryejë arrestime. Gjykatat duhet të pajisen

me burimet e duhura dhe të përgatiten që me shpejtësi të trajtojnë ngarkesën e madhe të lëndëve

të vjedhjeve të energjisë elektrike dhe të mospagesave, si dhe të procedojë me rastet e reja në të

njëjtën mënyrë. KEK sh.a. duhet t’i lejohet pronësi e plotë e të gjithë njehsorëve të përdoruesve

fundorë, si dhe të jetë autoriteti i vetëm për blerjen dhe instalimin e njehsorëve.

Përmirësimi i faturimit dhe inkasimit, si dhe zvogëlimi i mospagesave të energjisë elektrike 23 kërkon

vullnet të fuqishëm politik dhe zbatim të sundimit të ligjit. Një Plan gjithëpërfshirës dhe integral i

Veprimit (PV), i përkrahur nga Qeveria e Kosovës (QK), që përfshin, mes tjerash, zhvillimin dhe

zbatimin e një fushate mediale për edukimin e konsumatorëve dhe veprimet ndëshkuese përmes

gjykatave për ata që nuk paguajnë, do të përgatitet dhe zbatohet. PV-ja duhet të mbështetet me

investime kritike, siç është prokurimi i njehsorëve për transformatorët e shpërndarjes së energjisë

elektrike, të cilët do të përmirësonin llogaritjen e energjisë në një nivel më të ulët dhe më të

menaxhueshëm. Qëndrimi i MEM/QK është që të ofrojë mbështetje të gjerë për përpjekjet e KEK

sh.a. në zbatimin e këtij Plani të Veprimit. Po ashtu, Qeveria e Kosovës është zotuar që ta miratojë

legjislacionin, përmes të cilit vjedhja e energjisë elektrike do të definohej si vepër penale.

Masat prioritare për zvogëlimin e humbjeve komerciale

Vjedhja dhe mospagesa e faturave të energjisë elektrike përbën rreth 44% të kërkesës së energjisë

elektrike, në sasi pothuajse të barabarta mes tyre, duke përbërë kështu një humbje në të ardhura

prej afro €100 milionë. Një gjë e tillë i pamundëson KEK sh.a. mbulimin e shpenzimeve të veta

operative, investimet dhe mirëmbajtjen e duhur; financimin e kontratave për importin e energjisë

elektrike, si dhe pengon prospektet e joshjes së investimeve private me kushte të favorshme në

sektor. Për trajtimin e kësaj çështjeje, Qeveria e Kosovës:

1. Do të kërkojë nga KEK sh.a. përgatitjen e një plani veprimi (PV) dyvjeçar për rritjen

e faturimit dhe inkasimit në nivel të pranueshëm, për periudhën kohore 2009-2010,

përfshirë vendosjen e caqeve për çdo tremujor;

2. Do të mbështesë KEK sh.a. në zbatimin e PV, të përmendur më sipër;

3. Do ta mbështesë KEK sh.a. në marrjen e masave për punonjësit e pandershëm dhe

joefektivë;

4. Do të ndryshojë Kodin Penal, nëse është e nevojshme, për të siguruar ndëshkime të

23 Në vitin 2007 humbjet teknike përbënin 16.2% të kërkesës; vjedhja 22.4%; dhe humbjet tjera komerciale 21.4%. Thënë shkurt,

60% e kërkesës nuk është paguar. Vetëm 77% e energjisë elektrike të faturuar është inkasuar.

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!