18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

a. Rregullimet paraprake financiare

Masat kryesore që do të ndërmerren

Me qëllim të shmangies të vonesës në hapjen e “Mihjes së Re” në pjesën Jugperëndimore, me

qëllim të furnizimit me kontinuitet të objekteve ekzistuese të gjenerimi, Qeveria:

1. po ndihmon në përshpejtimin e procedurave të prokurimit të KEK-ut lidhur me pajisjet

dhe shërbimet e nevojshme për hapjen me kohë të mihjes së Sibovcit jugperëndimor;

dhe

2. po bën financimin e nevojshëm për këtë prokurim.

b. Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të linjitit

Qeveria do të vazhdojë ta përforcojë rolin e vet në mundësimin e investimeve private për zhvillimin

e aktiviteteve minerare. Rrjedhimisht, Qeveria do të:

1. sigurojë shfrytëzimin e pastër të linjitit përmes inkurajimit të operacioneve efikase

të mihjes, përmes zvogëlimit të ndikimit negativ gjatë transportimit të linjitit dhe

deponimit të hirit, përmes inkurajimit të praktikave të mira globale të teknologjisë

së gjenerimit, si dhe përmes ngritjes së institucioneve dhe kornizave rregullative të

nevojshme për monitorim, raportim dhe verifikimin e praktikave të tilla;

2. sigurojë që komunitetet të përfitojnë nga mihja e linjiti dhe ku është e mundshme, që të

lidhet zhvillimi ekonomik lokal me projektin e ri;

3. fitojë mbështetjen e gjerë të komuniteteve të prekura përmes konsultimit dhe

pjesëmarrjes së informuar në nivel lokal; dhe

4. përkujdeset për politikën shtetërore të zhvillimit të minierave dhe mineraleve, e cila

udhëhiqet nga parimet e qëndrueshmërisë.

c. Masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale

Qeveria është e zotuar në ngritjen e çështjeve sociale, të cilat rezultojnë nga zhvillimi i minierave

në mënyrën, e cila është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Politikat sociale

për konsultim me komunitetin, pjesëmarrje dhe zhvendosjen e banorëve të cilët jetojnë në zonat

e parapara për zhvillim, do të bëhen në përputhje me rregulloret e BE-së, si dhe për t’u siguruar

që efektet mbi banorët e prekur nga zhvillimi i sektorit të jenë të trajtuara në mënyrë të duhur. Në

këtë aspekt, Qeveria do të:

1. hartojë dhe miratojë, në fillim të vitit 2010, kornizën e politikës sociale, përmes së cilës

do të rregullohen të gjitha aspektet e procesit të zhvendosjes të banorëve në zonat ku

do të zhvillohen aktivitetet e mihjes;

2. fillojë përpjekjet, gjatë vitit 2009, për rikultivimin e tokës përmes rregullimit dhe

rikultivimit të lokacioneve të mbuluara në të kaluarën me djerrinë; dhe

3. zhvillojë politikat e përshtatshme për të siguruar shpërndarjen transparente dhe të

paanshme të çfarëdo toke të rikultivuar.

Faqe 64

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!