18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

tërheqje të investimeve për të siguruar çmime sa më të favorshme të energjisë për konsumatorët.

Avancimi i mëtutjeshëm dhe investimet e reja janë të domosdoshme në rrjetin e shpërndarjes për

t’i zvogëluar humbjet, ndërkohë që duhet të ndërmerren investime edhe për rritjen e efiçiencës së

energjisë elektrike, për të ndihmuar kështu në kontrollimin e kërkesës. Investimet e fokusuara do të

përmirësojnë besueshmërinë e sistemit të shpërndarjes, do të ndihmojnë në zvogëlimin e humbjeve

teknike dhe do të përmirësojnë shërbimet dhe besueshmërinë. Investimet më urgjente në rrjetin e

shpërndarjes lidhen me asetet e njehsimit në nivel të nënstacioneve dhe njehsimit të sigurt në nivel

të përdoruesve fundorë.

Për shkak të faturimit dhe inkasimit të dobët dhe nevojës së skajshme për investime kapitale,

Qeveria ka vendosur që Divizioni i Shpërndarjes së KEK sh.a. të privatizohet. Qeveria tashmë ka

përzgjedhur Këshilltarët e Transaksionit që do ta mbështesin procesin përgatitor dhe të përzgjedhjes

së investitorit privat strategjik që do t’i privatizojë funksionet e shpërndarjes dhe furnizimit të

energjisë elektrike, tashmë këto të fundit të inkorporuara në një korporatë të re, të ndarë nga KEK

sh.a.

Qeveria e njeh faktin se duhen të ndërmerren veprimet e duhura për përmirësimin e performancës

së KEK sh.a., përpara se investitori privat të zotohet në marrjen përsipër të korporatës së re të

shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike. Në të kundërtën, Qeveria do të duhet që formalisht

të pranojë një nivel të palejueshëm të lartë të detyrimeve kontingjente karshi investitorëve privatë.

Qeveria është zotuar në privatizimin e KEK Shpërndarjes, mundësisht përmes shitjes së aksioneve

të saj, tek investitori privat strategjik nëpërmjet një procedure ndërkombëtare konkurruese të

tenderimit. Ky privatizim me një investitor strategjik me mbështetje financiare jo vetëm që do të

ndihmonte në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët dhe zvogëlimin e barrës së Buxhetit të

Kosovës, por edhe do të mundësonte investime substanciale kapitale të domosdoshme në rrjetin e

shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë.

Qeveria pranon se privatizimet e suksesshme në këtë nivel duhet të përgatiten mirë në mënyrë që

të maksimizohen përfitimet për Kosovën. Ajo është në dijeni të faktit se shpejtësia e procesit në

masë kritike varet nga vendimmarrjet e saj në lidhje me opsionet strategjik për sektorin, kapaciteti

i saj institucional dhe kushtet mbizotëruese në treg.

Angazhimi i sektorit privat mund kërkojë që Kosova të marrë përsipër detyrime të konsiderueshme

kontingjente, qoftë drejtpërdrejt, apo tërthorazi përmes KEK sh.a., apo KOSTT sh.a. Të gjitha

detyrimet kontingjente do të deklarohen/paraqiten në pajtime me udhëzimet e Fondit Monetar

Ndërkombëtar (FMN), apo praktikat tjera më të mira. Kujdes i duhur do të ushtrohet gjatë

negocimit të klauzolave të tilla, ndërsa vëmendje e duhur do t’i kushtohet limiteve fiskale dhe

sigurimit të një shpërndarje të arsyeshme të rreziqeve ndërmjet shtetit dhe sektorit privat.

Masat që do të ndërmerren

Pas privatizimit të KEK Shpërndarjes, investitori privat do të duhet të rritë numrin e pikave të

furnizimit, si dhe të fuqizojë nënstacionet 110/35kV dhe 35/10kV, bashkë me linjat ndërlidhëse.

Përveç kësaj, duhet të përmirësohet konfiguracioni i rrjetit, furnizuesit/linjat e distribucionit dhe

trafostacionet.

Masat dhe veprimet lidhur me rrjetin e shpërndarjes gjatë periudhës 2009-2015 parashikohet të jenë:

• Kryerja e rehabilitimeve të domosdoshme, forcimi dhe modernizimi i rrjetit me qëllim

eliminimin e fyteve të ngushta, reduktimin e humbjeve teknike dhe përmirësimin e

sigurisë së furnizimit me energji elektrike për konsumatorët fundorë;

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!