18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

10. Objektivat strategjike

Zhvillimi i përshpejtuar dhe i qëndrueshëm ekonomik për Kosovën do të varet në masë të

konsiderueshme nga zbatimi i politikave dhe reformave adekuate ekonomike dhe strukturore, të

cilat do të sigurojnë shfrytëzim racional të burimeve natyrore dhe burimeve njerëzore në Kosovë.

Qeveria e Kosovës (QK) ka përcaktuar sektorin e energjisë si njërën nga shtyllat më të rëndësishme

të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Ristrukturimi i sektorit të energjisë për

të joshur investime private dhe zhvillimi i kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike,

bazuar në shfrytëzimin racional të resurseve të pasura të linjitit, për ta mbuluar jo vetëm kërkesën

gjithnjë në rritje të vendit për energji, por edhe për të eksportuar, janë dy synimet prioritare për

QK. Këto synime janë gurëthemelet e kësaj Strategjie.

Siguria e furnizimit, nxitja e investimeve në sektor, ruajtja e mjedisit dhe zhvillimi i mëtejmë i

tregut energjetik janë qëllimet strategjike kryesore të strategjisë së re Evropiane për sektorin

energjetik në BE. Nga këto qëllime rrjedhin një numër objektivash të rëndësishme, përfshirë ato të

ashtuquajturat 20% - 20% - 20%.

Kosova synon integrimin sa më parë në BE. Kjo do të kërkojë edhe zbatimin e objektivave 20-20-

20 të planit të BE-së për fushën e energjisë, që kërkon nga shtetet anëtare që deri në vitin 2020 të:

(i) Reduktojnë me 20% emetimi i gazeve që krijojnë efektin ‘sere’, (ii) Rritin në 20% pjesëmarrjen

e burimeve të ripërtëritshme në konsumin e energjisë, dhe (iii) Përmirësimin me 20% të efiçiencës

së energjisë.

Rishikimi i objektivave strategjike është bazuar në analizën e thellë të: (i) situatës aktuale të

sektorit energjetik, (ii) Strategjisë së Energjisë 2005-2015, (iii) Programit të Qeverisë, si dhe (iv)

angazhimit të Kosovës për t’u integruar sa më parë që është e mundur në BE.

Objektivat e identifikuara strategjike të kësaj Strategjie të Rishikuar të Energjisë janë:

1. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm të energjisë: Të gjitha kategoritë e konsumatorëve të

energjisë duhet të jenë në gjendje të gëzojnë furnizim efiçient dhe të pandërprerë të energjisë,

dhe të cilësisë adekuate.

2. Ristrukturimi dhe zhvillimi i sektorit të energjisë në pajtim me Traktatin e Komunitetit

të Energjisë (TKE): Legjislacioni i energjisë në Kosovë duhet të jetë i bashkërenduar me

Acquis communautaire të BE-së mbi energjinë, si dhe me planin kohor të përcaktuar nga

TKE. Kosova duhet të vazhdojë me reformimet në sektorin e saj të industrisë së energjisë, në

mënyrë që të sigurojë konkurrencë në tregun e energjisë sipas parimeve të përgjithshme të

konkurrencës së hapur, mosdiskriminimit, transparencës, barazisë, respektimit të mbrojtjes

së konsumatorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.

3. Zhvillimi dhe rehabilitimi i kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike nga linjiti.

Zhvillimi dhe rehabilitimi i kapaciteteve energjetike gjeneruese përmes investimeve private

është prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës. Prodhimi i mjaftueshëm i energjisë elektrike për

shfrytëzim vendor, sigurimi i rezervës dhe e një sasie për eksport do të promovojë zhvillim

të qëndrueshëm të vendit dhe do të sigurojë të ardhura të rëndësishme për ekonominë e

vendit.

Faqe 60

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!