18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

Paralelisht me politikat energjetike që i përkasin shfrytëzimit racional të energjisë dhe përmirësimit

të efiçiencës së përgjithshme të energjisë në Kosovë, do të merren masa për stimulimet e

konsumatorëve për shfrytëzimin racional të karburanteve të lëngëta.

Shtrirja e përdorimit të Gazit të Lëngëzuar të Naftës (LPG) përbën prioritet, sepse i shërben

diversifikimit të burimeve energjetike në dispozicion të konsumatorëve. Kjo do të krijonte kushte

për reduktim të ndjeshëm të energjisë elektrike që përdoret për ngrohje, gatim dhe shërbime të

tjera.

Kjo strategji synon edhe krijimin e rezervave të detyrueshme të derivateve të naftës, me qëllim

të sigurimit të furnizimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm me derivate, pa luhatje ekstreme

të çmimeve në tregun vendor. Për këtë, MEM do të propozojë masa për përgatitjen e një qasje

afatgjatë për krijimin e stokut të karburanteve në përputhshmëri me direktivat përkatëse të BE-së.

MEM, gjithashtu do ta mbështesë MTI-në në përgatitjen e një programi masash afatmesme për

arritjen e rezervës së detyrueshme të karburanteve në përputhje me direktivën përkatëse të BE-së.

Masat që do të ndërmerren

Masat për zhvillimin e sektorit të karburanteve të lëngëta do të përfshijnë:

• Rregullimi i sektorit të Gazit të Lëngëzuar të Naftës (LPG), me udhëzime administrative,

përfshirë hartimin dhe zbatimin e një politike nxitëse për penetrimin e gjerë të tij;

• Zbatimi i dispozitave të përgjithshme për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin, që do të

aplikohen nga organizatat dhe individët që merren me biznesin e produkteve të naftës;

• Promovimi i transportit hekurudhor për mallra dhe udhëtarë në tërë rrjetin hekurudhor

të Kosovës, si alternativë e transportit automobilistik;

• Promovimi i përdorimit të biokarburanteve; dhe

• Përgatitja e planit për arritjen e rezervës së sigurisë të karburanteve të lëngëta në

përputhje me direktivat Evropiane.

11.6 Efiçienca e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë

Politika që do të zbatohet

Sipas dispozitave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova është zotuar në rritjen e pjesës

së energjisë të përftuar nga burimet e ripërtëritshme në portofolion e saj të gjenerimit. Qeveria ka

vendosur një cak për Kosovën, që është arritja e një përpjese të energjisë nga burime të ripërtëritshme

prej 7% deri në vitin 2016. Efiçienca e energjisë është mjet i rëndësishëm shtesë për arritjen e këtij

caku. Po ashtu, me këtë do të zvogëloheshin lirimet e gazrave me efekt serë, konsumatorët do

t’i zvogëlonin faturat e tyre të energjisë, dhe do të zvogëlohej kërkesa në përgjithësi, së paku në

kuptim relativ. Është e qartë se rritja e pjesës së energjisë nga burimet e ripërtëritshme është e

rëndësishme për Kosovën në aspektin e diversifikimit të burimeve energjetike dhe varësia gati e

plotë nga kapacitetet gjeneruese me djegie të linjitit.

Përmbushja e parashikimeve për prodhimin e energjisë nga BRE përbën një objektiv afatgjatë

që lidhet edhe me respektimin e detyrimeve të TKE-së. Rritja e EE dhe shfrytëzimi i BRE do të

kontribuojnë në realizimin e tri qëllimeve të politikës energjetike të vendit: mbështetjes për rritjen

e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtjen

Faqe 76

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!