18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

11. Politikat dhe masat prioritare për realizimin e objektivave

strategjike

Kosova parashikon të avancojë një numër reformash, politikash dhe strategjish sektoriale. Këto

përfshijnë:

(i) zhvillimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike;

(ii) shthurjen e plotë të KEK sha., për t’i përmbushur obligimet e Kosovës sipas Traktatit

të Komunitetit të Energjisë dhe për lehtësimin e pjesëmarrjes private;

(iii) zhvillimin e një kornize të shëndoshë dhe gjithëpërfshirëse institucionale për koncesione

dhe/ose privatizim për investitorët strategjikë;

(iv) dhënien në koncesion apo privatizimin e shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë

elektrike, si dhe angazhimin e sektorit privat në industrinë ekzistuese të prodhimit të

energjisë elektrike;

(v) zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të bartjes së energjisë dhe interkonjeksioneve;

(vi) promovimin e efiçiencës së energjisë dhe investimet private në zhvillimin e burimeve

të ripërtëritshme të energjisë; dhe

(vii) zhvillimin dhe zbatimin e politikave të shëndosha për kyçjen në rrjetet rajonale të gazit

dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.

11.1 Mihja e linjitit

Me shterjen e rezervave të linjitit në mihjet Bardh dhe Mirash në vitin 2010-11, hapja e mihjes së re

të linjitit, me qëllim të furnizimit në kontinuitet të objekteve ekzistuese të gjenerimit, TC ‘Kosova A’

dhe TC ‘Kosova B’, është çështje urgjente, pasi që ndikon direkt në sigurinë e furnizimit me energji

elektrike.

Zhvillimi i mihjeve të linjitit në periudhën e ardhshme është paraparë të ndodhë në pjesën veriore të

basenit të linjitit “Kosova”. Kjo pjesë njihet edhe me emrin “Fusha e Sibovcit”, por me kërkesën e

banorëve të asaj ane gjatë konsultimeve publike kjo fushë tani quhet “Mihja e Re”.

Për të siguruar furnizim të pandërprerë me linjit të objekteve ekzistuese të gjenerimit, në mënyrë që

të shmangen ndërprerjet e kushtueshme të furnizimit me energji elektrike, kërkohet që mihja e re në

pjesën Jugperëndimore të “Mihjes së Re” të fillojë me prodhim të linjitit që nga viti 2010; ashtu siç është

paraparë në projektet e financuar nga AER 21 në vitet 2005-2006.

Parandalimi i një kolapsi eventual energjetik, si shkak i vonesës në zhvillimin e “Mihjes së Re”, përbën

prioritet të lartë për Qeverinë. Investimet fillestare, gjatë periudhës 2008-09, të cilat arrijnë vlerën prej rreth

150 milionë Euro, do të mbulohen nga Buxheti i Kosovës. Qeveria, në kuadër të Kornizës Afatmesme

të Shpenzimeve (MTEF), ka ndarë për KEK sh.a. 75 milionë Euro gjatë vitit 2008, si linjë krediti (hua

të butë) për ta financuar rehabilitimin dhe/apo për të blerë pajisjet e reja (ekskavatorët rrotorikë) për

“Mihjen e Re” dhe ka zotuar për vitin 2009 rreth 75 Milionë Euro të tjera. KE (ish AER) dhe KfW kanë

akorduar 26.2 milionë Euro për rehabilitimin e dy ekskavatorëve rrotorikë në sistemin e djerrinës, ku

Buxheti i Kosovës bashkëfinancon me 15 milionë Euro. Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë çdo masë

të nevojshme për të siguruar furnizim të pandërprerë të kapaciteteve ekzistuese gjeneruese me linjit.

21 Agjencioni Evropian për Rindërtim

Faqe 62

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!